hage

ladrovsi.jpg
ger ta13:13 | 08/11/2019

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri Ramiz Lladrovci është thirrur në Hagë.

Lladrovci, i cili aktualisht është kryetarit i Komunës se Drenasit ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Ai ka njoftuar se do të intervistohet në cilësi të dëshmitarit më 19 dhjetor.

Lajmin se është ftuar nga Specialja e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

“Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019”, ka shkruar Lladrovci.

Ndërkhë, dje ftesë nga Specialja ka marrë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli./abcnews.al

 

 

SHPEND-MAXHUNI-HAGE-MBULIM.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela18:51 | 07/11/2019

Ish-drejtori i shërbimit sekret të Kosovës Shpend Maxhuni, i cili dha të mërkurën në mbrëmje dorëheqjen nga posti, është larguar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës për shkak të ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Mediat kosovare shkruajnë se ftesa e Gjykatës speciale të Hagës për Maxhunin nuk ka të bëjë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por me rrjedhjen e informacioneve të ndjeshme nga Agjencia e Inteligjencës e Kosovës.

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj tha të enjten se zoti Maxhuni ka dhënë dorëheqjen për shkaqe shëndetësore. /abcnews.al

OK-KADRI-VESELI-HAGE-_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_01.04-1280x720.jpg
ent ela18:17 | 07/11/2019

Kryetari i kuvendit të Kosovës Kadri Veseli është ftuar për t’u intervistuar në Hagë. Veseli tha se ka qenë i bekuar që ishte një ndër ideatorët dhe themeluesit e UÇK-së. Ai  shtoi se që nga prilli i vitit 1999, deri në qershor të vitit 2008, ka drejtuar Shërbimin Informativ të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, konfirmoi të enjten se është ftuar për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë më 4 dhjetor. Ai tha se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese. Veseli tha se ka qenë gjithë jetën i angazhuar për të mirën e Kosovës dhe këtë e ka bërë tërësisht në baza vullnetare dhe me përkushtimin më të lartë. Kryetari i PDK-së theksoi se e ka nisur që fëmijë, si nxënës i shkollës fillore në Mitrovicë, me demonstratat e prillit të vitit 1981, si pjesëmarrës, e pastaj në shumicën prej tyre edhe si organizator dhe drejtues. Nga mesi i viteve ’80, ka hyrë në organizatat patriotike, anti-jugosllave, për të kundërshtuar robërinë dhe për të punuar për lirinë.

“Kam qenë i bekuar që isha një ndër ideatorët dhe themeluesit e saj, luftëtar i lirisë deri në çlirimin e vendit…Nga prilli i vitit 1999, deri në qershor të vitit 2008, kam udhëhequr Shërbimin Informativ të Kosovës…Të gjithë së bashku arritëm lirinë dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës është simboli i saj. Por, duhet pranuar një fakt, lufta e drejtë e popullit tonë për liri ka qenë e sulmuar vazhdimisht. Që nga paslufta, ky është procesi i pestë i drejtësisë – të cilës i nënshtrohet kjo luftë. Duke filluar nga UNMIK-u, e për të vazhduar me Gjykatën e Hagës, EULEX-in, drejtësinë vendore, dhe tani me Gjykatën Speciale.”

Veseli tha se nuk beson se ka pasur në historinë e lëvizjeve çlirimtare një shembull të tillë.

“Edhe ky proces duhet të ketë epilog, duke u bazuar në të vërtetën, faktet e drejtësinë, dhe që nuk e dëmton shtetin e Kosovës në pafundësi. Jam i bindur se edhe kjo Gjykatë do ta vërtetojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe që do t’i ndalë goditjet ndaj të vërtetës së popullit tonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese, më 4 dhjetor.” /abcnews.al

kadri-veseli-1280x857.jpg
nev ila15:35 | 07/11/2019

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Ai e ka bërë të ditur vet përmes një konference për media, ku ka thënë se do të paraqitet pranë kësaj Gjykate më 4 dhjetor.

“Si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë sot kam pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë. Ashtu siç jam zotuar, se në momentin që do ta kisha një ftesë të tillë, unë do ta bëja publike”.

Më parë për të dëshmuar pranë gjykatësve në Hagë, ishte edhe Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj./abcnews.al

ibrahim-gashi-rektori.jpg
nev ila12:00 | 22/10/2019

Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës Ibrahim Gashi, që ka qenë pjesë e UÇK-së, është ftuar për t’u intervistuar nga Gjykatën Speciale e Hagës në cilësinë e dëshmitarit.

Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, që ka qenë pjesë e UÇK-së, konfirmoi në rrjetet sociale se para një jave, ka marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për tu intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. Intervistimi do të bëhet gjatë kësaj jave në Prishtinë. Gashi tha se beson në drejtësi dhe është shumë i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së./abcnews.al

abelard-tahiri.jpg
ad min15:45 | 17/10/2019

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se ministri Abelard Tahiri është ftuar nga Gjykata Speciale për shkak të pozicionit institucional që e ka. Gjykata thirri javën e kaluar edhe 4 ushtarakë të tjerë të UÇK-së. Ministri i në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri, është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale në Hagë.

Zoti Tahiri tha se është ftuar nga gjykata speciale para dy javësh, në cilësinë e dëshmitarit. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka konfirmuar ftesën e gjykatës, ka thënë se ministri Tahiri është ftuar nga Gjykata Speciale për shkak të pozicionit institucional që e ka.

“Duhet të jetë intervistë qartësuese në procesin që po kalon Specialja”, tha Veseli.

Numri i personave të thirrur nga Gjykata e Hagës për intervistim ka vazhduar të rritet. Së fundi është thirrur edhe Salih Mustafa, i cili gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit.

Ndërsa javën e kaluar, Gjykata e Hagës thirri edhe Fadil Bekën, Fatmir Sopin dhe Sejdi Veselin. Beka është ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, i njohur si kirurgu i UÇK-së./ABC News Albania 

74745204-c279-44e2-8c12-f27755527491.jpg
ent ela09:37 | 04/10/2019

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë Konventës së Drejtoreve të Policive Europiane në ambientet e Europol-it në Hagë, është takuar me Drejtoreshën Ekzekutive të EUROPOL-it znj. Catherine de Bolle dhe me Komisionerin Europian për Çështjet e Sigurisë dhe Emigracionit Z. Dimitris Avramopoulos.

Drejtori i Përgjithshëm ka siguruar z. Avramopoulos dhe znj. De Bolle se Policia e Shtetit është e vendosur në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të emigracionit të paligjshëm, në goditjen e grupeve kriminale dhe në sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët  e vendeve të BE-së e më gjerë, me mbështetjen edhe nga EUROPOL-i.

“Rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit dhe operacionet e zhvilluara me partnerët për shkatërrimin e grupeve kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta, trafikimit të qënieve njërëzore nëpërmjet falsifikimit të dokumentave dhe të goditjes së elementëve të rrezikshëm në fushën e terrorizmit, tregojnë më së miri se jemi në rrugën e duhur”, ka theksuar ndër të tjera Drejtor Veliu gjatë takimit me dy zyrtarët e lartë. /aabcnews.al

vucic-ironizon-1280x718.jpg
nev ila19:12 | 24/07/2019

Ka reaguar presidenti serb duke e përcjellë me ironi paraqitjen në Gjykatën e Hagës të Ramush Haradinajt. Vuçiç ka thënë se Serbia do ndihmojë në mirëqenien e qytetarëve të saj që jetojnë në Kosovë, pavarësisht se nuk ka sovranitet në shtetin që nuk pranon të njohë.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka ironizuar me paraqitjen në Gjykatën në Hagë të kryeministrit në dorëheqje të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku ka qenë i ftuar si i dyshuar.

Vuçiç ka pyetur në një intervistë, nëse do të ketë edhe koktej rasti dhe sa shpejt paska arritur të largohet. Ai u ka thënë serbëve që Serbia do të luftoj për mirëqenien e tyre në Kosovë, por sipas tij, nuk duhet të presin shumë drejtësi pasi kjo nuk ka ndodhur deri më tani për Serbinë dhe serbët.

“Ne serbët duhet të qëndrojmë dhe të kuptojmë që lotët tanë nuk kanë prindër dhe nuk do ta gjejnë në botë. Jam krenar kur forcojmë vendin tonë pasi me këtë e forcojmë edhe pozitën e serbëve në Kosovë dhe nuk duhet të humbim kontrollin. Me ne të gjithë tani flasin, kurse me ata gati askush nuk flet”, tha Vuçiç.

Shtypi serb ka raportuar për dëgjimin e Haradinajt nga kjo gjykatë dhe për një pjesë prej tyre ka qenë i befasishëm largimi i shpejt. Haradinaj gazetarëve u ka folur edhe në gjuhën serbe. Politika në Serbi megjithatë e ka idenë të forcohet për negociata, por Vuçiç ka theksuar se Serbia nuk e ka sovranitetin në Kosovë.

“Që prej vitit 1999 nuk kemi sovranitet në Kosovë dhe Metohi, po flas për monopolin e pranisë ushtarako-policore. Prej vitit 2008 ata kanë marrë kontrollin si një shtet dhe shteti ynë ka heshtur, bashkë me ta edhe qeverisja e atëhershme në Serbi. Por, në do të ndihmojmë serbët e Kosovës”, u shpreh Vuçiç. 

Vucic ka thënë edhe për shtypin serb se procesi ndaj Haradinajt mund të ishte një farsë dhe Serbia nuk pret asgjë pasi gjykata e mëparshme në të cilën ka qenë ish-kryeministri i Kosovës, ka qenë gjykatë politike./ABC News Albania 24/7

haradinaj-2-1280x849.jpg
ad min13:00 | 24/07/2019

Kanë përfunduar intervistimet në Gjykatën Speciale në Hagë Kryeministri në dorëheqje  Ramush Haradinaj dhe ish zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi.

Ramush Haradinaj ka zgjedhur heshtjen për tu mbrojtur , duke mos iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të dhomave të specializuara në Hagë.

Haradinaj pas intervistimit tha se nuk ia lejon këshilla ligjore që të tregojë se për çfarë konkretisht është pyetur derisa ende nuk e di rolin e tij për çfarë është ftuar si i dyshuar.

“Kam pranuar këshillën ligjore që të mos i përgjigjem pyetjeve. Me këtë kam përfunduar detyrimet ligjore ndaj Gjykatës, nuk kam detyrime të tjera. Kjo është gjithçka që mund të them sot. Nuk ka një material, apo përmbajtje, se për çfarë bëhet fjalë dhe këshilla ligjore ka qenë që të mos hyj në diskutime tjera por të mbrohem në heshtje. Nuk e di për çfarë jam ftuar, kam kërkuar shpjegime, për rolin tim në UÇK po, por jo diçka konkrete”.

Për momentin prokuroria nuk ka paraqitur ndonjë detyrim tjetër ndaj Haradinaj ndërsa ky i fundit u shpreh se do të kthehej në Kosovë.

Haradinaj tha se dorëheqja e tij është një ndërhyrje e madhe për Kosovën.

“Është një ndërhyrje e madhe për Kosovën. Jemi detyruar në momentet kur është dashur të ruhet vëmendja në gjëra të tjera, që të japim dorëheqjen. Për fat të mirë në Kosovë ka qëndrueshmëri dhe është respektuar ligji dhe Kushtetuta. Partitë politike garojnë, nëse populli me jep besim e vazhdoj punën nëse jo u uroj fat të tjerëve”.

Intervistimin sot në Hagë e përfundoi edhe ish zëdhënësi i UCK-së Jakup Krasniqi. Ai nuk ka dashur të japë detaje për mediat se në çfarë cilësie është ftuar por vetëm ka thënë se e ka kryer detyrimin e tij ligjor./ABC News Albania 24/7

KRIZA-HARADINAJ.mpg_snapshot_00.54-1280x720.jpg
ent ela11:10 | 24/07/2019

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së kanë përfunduar marrjen në pyetje në Hagë, me ftesë të Gjykatës Speciale.

Pas marrjes në pyetje, Haradinaj u shpreh se kishte kryer detyrimet e tij ligjore dhe tashmë po kthehej në Kosovë për t’u përqendruar sërish tek jeta politike. Haradinaj tha se me këshillën e avokatëve të tij nuk i ishte përgjigjur asnjë pyetjeje, e që aktualisht nuk kishte më asnjë detyrim ndaj gjykatës speciale. Haradinaj theksoi se rikthehej në atdhe i palëkundur për vendimet e tij politike.

Ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi nuk pranoi të jepte asnjë deklaratë për gazetarët pas daljes nga ndërtesa e gjykatës.

Ramush Haradinaj u dorëhoq pak ditë më poarë nga posti i kryeministrit, me qëllim që të shkonte pera Gjykatës së Hagës si qytetar i thjeshtë. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono