Hafizi

1541077003-fadilkasemidhefildez_1545903832-3150606.jpg
Sej rie12:30 | 15/05/2019

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la të pandryshuar dënimin me burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, të caktuar më herët për të nga gjykata e shkalles së parë. Në Janar të këtij viti, Kasemi ishte shpallur fajtor dhe u dënua për vrasjen e ish-bashkëshortes se tij Fildez Hafizi, në Gusht 2017 në Tiranë. 39-vjeçarja u qëllua me 2 plumba pistolete brenda makinës së saj.

Gjatë procesit autori kishte pranuar se e kishte qëlluar ish-bashkëshorten për arsye xhelozie, sepse ajo ishte divorcuar prej tij, pas shumë shpenzimeve të tij për të.

Gjyqtarja Fildez Hafizi ishte kërcënuar me armë edhe me herët nga ish-bashkëshorti i saj, pas divorcit. Por Fadil Kasemi sërish ishte lënë i lirë nga drejtësia.

Çifti ka dy fëmijë, njëri nga të cilët në moshë të mitur./ABC News Albania 24/7

FADIL-KASEMI-GJYQ-1280x720.jpg
G. P.15:31 | 16/05/2018

Gjykata e Tiranës vendosi të shtyjë për në 30 Maj seancën e parë gjyqësore në ngarkim të Fadil Kasemit. Ai akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes gjyqtare, Fildes Hafizi, në 31 Gusht të vitit të kaluar.

Shkak i dështimit të seancës u bë mungesa e avokatit të Kasemit, Ilia Ilia, cili nuk kishte paraqitur asnjë shkak për mospraninë e tij. Ndërkohë në sallë ishte një përfaqësuese ligjore e viktimave të këtij krimi, fëmijëve të mitur dhe prindërve të gjyqtares, e cila kërkoi një proces me dyer të mbyllura.

Dosja penale në ngarkim të Kasemit mbërriti në Gjykatën e Tiranës pas shpalljes së moskompetencës nga Gjykata për Krimet e Rënda për shkak të ndryshimeve ligjore të Kodit të Procedurës Penale./abcnews.al

 

 

FADIL-KASEMI-GJYQ-1280x720.jpg
ent ela13:44 | 29/03/2018

Gjykata për Krimet e Rënda shpall moskompetencë për gjykimin e Fadil Kasemit, të akuzuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes, gjyqtares, Fildes Hafizi. Deklarimi i moskompetencës u artikulua në seancë nga avokatët e Kasemit. Në zbatim të vendimit, dosja penale në ngarkim të Kasemit do t’i dërgohet Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë.

Kërkesa u motivua me vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 16 mars 2018, i cili argumenton se Krimet e Rënda janë kompetente vetëm për gjykimin e veprave penale nën juridiksionin e SPAK.

Gjyqtarja Fildez Hafizi u ekzekutua me armë brenda në makinën e saj në fund të gushtit të vitit të kaluar nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi. Krimi i rëndë familjar, si pasojë e të cilit ngelën jetim dy fëmijë, ndodhi për shkak se i pandehuri nuk e pranonte dot divorcin me ish-gruan, e cila punonte si anëtare e trupës të gjykatës së rrethit Shkodër. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono