Haaland

haaland.jpg
Veronik Istrefaj22:46 | 27/11/2019

Janë mbyllur sfidat e orës 21:00 në Champions League. Barcelona arriti të mposhtë pa shumë probleme Borussia Dortmund, me rezultatin 3-1. Lionel Messi bëri një ndeshje të shkëlqyer. Ky rezultat i shkoi për shtat dhe skuadrës së Interit, që mposhti Slavia Prague 1-3 dhe mori vendin e dytë në Grupin F.

Salzburg vazhdon të surpzizojë dhe sot ka mposhtur 1-4 Genkun. Edhe pse erdhi nga stoli, goli nuk mungoi për Haaland, që shënon në pesë ndeshje radhazi në Champions. Kryendeshja mes Liverpool dhe Napolit u mbyll e barabartë 1-1.

Ajaxi është një ndër skuadrat më simpatike të viteve të fundit në futboll dhe kampionët e Holandës, triumfuan sërish, kësaj radhe 0-2 përballë francezëve të Lille. Ndërsa Leipzig barazoi në frymën e fundit 2-2 përballë Benficës./abcnews.al

United-2.png
Veronik Istrefaj19:26 | 18/11/2019

Erling Haaland dhe Jadon Sancho janë padiskutim dy prej lojtarëve më të talentuar në Europë dhe jo më kot, shumë skuadra kërkojnë shërbimet e tyre. Si Sancho, ashtu dhe Haaland, po shkëlqejnë me skuadrat e tyre, çka ka bërë që vlera në treg të rritet ndjeshëm.

Klubi gjigant anglez, Manchester United, është gati të bëjë një çmenduri për t’i transferuar në “Old Trafford” dy lojtarët. Siç raportojnë mediet britanike, “Djajtë e Kuq” kanë përgatitur plot 160 milioënë euro për të marrë dy lojtarët e talentuar.

Borussia Dortmund kërkon minimalisht 100 milionë euro për Jadon Sancho, ndërsa Salzburg nuk tundohet me një ofertë më pak se 50 milionë. Merkato e janarit, pritet të ketë shpenzime marramendëse!/abcnews.al

pjimage.jpg
Veronik Istrefaj16:22 | 15/11/2019

Muaji janar pritet të jetë i nxehtë në merkato, pasi shumë skuadra nuk e kanë nisur sezonin siç duhet dhe pretendojnë të përforcohen në merkaton e dimrit. Për të gjetur lojtarë në mes të sezonit, është shumë e vështirë, por këtë vit, gjërat duket se janë ndryshe. Shumë futbollistë janë pro një transferimi në janar dhe skuadrat e interesuara nuk mungojnë.

Dayot Upamecano, mbrojtësi i talentuar i Leipzig, mund të largohet nga kampionati gjerman, për t’iu bashkuar Arsenalit. “Topçinjtë” kanë probleme në mbrojtje dhe kanë përgatitur një ofertë prej 60 milionë eurosh. Erling Haaland po kërkohet me ngulm nga Juventus. “Zonja” e sheh si pasuesin ideal të Higuain e Mandzukic, me të dy sulmuesit që janë nxjerrë në shitje në janar.

Hakim Ziyech duket se më në fund do të largohet nga Ajax. Edhe pse ishte në shitje në verë, asnjë skuadër nuk preferoi të paguajë klauzolën e tij, prej 30 milionë eurosh. Por në janar, Manchester United dhe Arsenal pritet të pagujnë, pasi po bëjnë një sezon për t’u haruar deri më tani./abcnews.al

Haaland-2.png
Veronik Istrefaj21:02 | 13/11/2019

Fenomeni Erling Haaland është futbollisti në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i talentuar norvegjez i ka mahnitur të gjithë këtë sezon në Champions League, si dhe në kampionatin austriak, aty ku aktivizohet me fanellën e Salzburg.

Bomberi ka shënuar 5 tripleta këtë sezon dhe ka zbuluar një detaj interesant: “Të pestë topat që i kam marrë në shtëpi, janë në krevatin tim. Fle gjumë me ta”. Ndërsa për emocionet e Champions League, 19-vjeçari u shpreh: “Himni i Champions është shumë emocionues.

E kam vënë si alarm, më zgjon gjithmonë të lumtur nga gjumi. Dua të luaj sa më shumë në këtë kompeticion dhe të shënoj gola. Po kaloj një moment të mirë në karrierën time dhe nuk dua të mbarojë”, tha mes të tjerash Haaland./abcnews.al

Ronaldo-NApoli-Juve-1280x852.jpg
Veronik Istrefaj16:15 | 12/11/2019

Juventusi dhe Napoli do të rivalizojnë edhe jashtë fushave të blerta. Gjatë merkatos së janarit, pritet që dy skuadrat italiane të luftojnë me njëra-tjetrën për firmën e talentit të Salzburg, Haaland.

Sulmuesi 19-vjeçar po çmend Europën me paraqitjet e tij dhe ka tërhequr interes të madh nga shumë skuadra. Juventusi dhe Napoli janë gati të paguajnë deri në 60 milionë euro, raportojnë mediet italiane. Haaland ka qenë i shkëlqyer për Zalburg këtë sezon, duke shënuar 26 gola dhe duke asistuar 6 herë në 18 sfida!

Statistika të frikshme këto për bomberin norvegjez, i cili duket se ka një të ardhme të ndritur dhe do të jetë një ndër goleadorët më të mirë në botë!/abcnews.al

Haaland i shenoi Napolit ne UEFA Champions League
Liverpool-Halaand.jpg
Veronik Istrefaj23:20 | 05/11/2019

Rokadë në krye të Grupit E në Champions League. Liverpool ka marrë kreun e këtij grupi pas fitores 2-1 kundër Genk, një sfidë që ishte shumë më e vështirë se sa ishte parashikuar për të kuqtë e Jurgen Klopp. Ishte Wijnaldum që kaloi në avantazh ekipin anglez në minutën e 12-të, por Samata barazoi në të 41-ën.

Chamberlain do t’i jepte fitoren Liverpoolit në pjesën e dytë, me një gol shumë të bukur me të majtën. Në takimin tjetër të Grupit E, Napoli është ndalur në barazim 1-1 kundër Salzburg. Haaland shënoi golin e tij të shtatë në këtë sezon në Champions League, duke kaluar në avantazh Salzburgun, megjithatë, djemtë e Ancelotitt do të barazonin me Lozanon në minutën e 44-ët.

Pas katër ndeshjesh, situata në Grupin E është e tillë: Liverpool kryeson në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Napoli zbret në vend të dytë me 8 pikë. Salzburg ka katër pikë në vend të tretë, ndërsa Genk renditet në pozitën e fundit me vetëm një pikë!/abcnews.al

UEFA Champions League, Grupi E

Liverpool – Genk  2-1
Wijnaldum 12′, Chamberlain 53′ / Samata 41′

Napoli – Salzburg  1-1
Lozano 44′ / Haaland 11′

Haaland.jpg
Veronik Istrefaj21:32 | 05/11/2019

Takimet e Champions League gjithmonë dhurojnë gola të shumtë, ashtu siç po ndodh dhe me takimet e sotme. Salzburg ka befasuar Napolin në Itali, pasi Haaland ka kaluar në avantazh ekipin austriak. Sulmuesi tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe shënon golin e shtatë në Champions League. Magjik!

Në takimet e tjera, Ajaxi ka gjetur edhe golin e dytë përballë Chelsea. Quincy Promes shënoi sërish, të dytin personal në këtë sfidë, për të kaluar në avantazh 1-2 kampionët e Holandës. Ndërsa Liverpool, e ka pasur të thjeshtë kundër belgëve të Genk, pasi Wijnaldum i kaluar në avantazh në minutën e 14-të./abcnews.al

juventus.jpg
Vladimir Prenga10:30 | 05/11/2019

Juventusi kërkon të përforcohet dhe një nga objektivat kryesorë të merkatos është sulmuesi i Salzburg, Erlind Haaland. Norvegjezi ka arritur të shënojë gjashtë gola në tre ndeshjet e para në Champions League dhe është kthyer në një objektiv për disa prej klubeve më të mëdha në Europë.

Manchester United dhe Real Madrid përfliten si të interesuara për shërbimet e 19-vjeçarit, i cili njihet mjaft mirë nga Ole-Gunnar Solskjaer. Ky i fundit e ka stërvitur sulmuesin te Molde dhe do e donte në skuadrën e tij në Premier League.

Tuttosport raporton se Salzburg e vlerëson sulmuesin me 100 milionë euro dhe Juventusi është gati të futet në këtë ankand, duke tentuar të përdorë edhe faktin që Mino Raiola e ka në menaxhim Haaland.

Haaland duke festuar një gol kundër Liverpoolit në Champions League

MILIONAT NGA MILANI – Kuqezinjtë duan një mbrojtës qendre dhe nga Italia raportohet se në tavolinën e Maldinit dhe Boban janë vënë sërish dy emra të përfolur edhe më parë: Rugani dhe Demiral. Në verë Milani i ka tentuar dhe këto pista rikthehen sërish, por me Juventusin që kërkon 40 milionë euro.

Shitjet mund t’i vijnë në ndihmë bardhezinjve për të bërë përforcime më pas, por duhet parë gatishmëria e Milanit për të shpenzuar të tilla shifra. Dihet që kuqezinjtë po mundohen në limite të respektojnë rregullat e “Fair Play”-it financiar, për të mos iu shtuar humbjet në bilanc. /abcnews.al

Haland.jpg
Veronik Istrefaj21:57 | 23/10/2019

Lionel Messi dhe Erling Haaland kanë shënuar sot në Champions League dhe si rrjeta e yllit argjentinas, ashtu dhe ajo e talentit norvegjez, ishin historike. Me golin e shënuar në minutën e tretë kundër Slavia Prague, Lionel Messi u bë futbollisti i vetëm që shënon në 15 sezone në Champions League, një rekord fantastik për “Pleshtin”.

Edhe sulmuesi i Salzburg, Haaland, gjeti rrjetën në pjesën e parë kundër Napolit. Sulmuesi i talentuar shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë gol, Haaland i bashkohet Karim Benzemas, duke u bërë adoleshenti i dytë që shënon në tre sezonet e para në Champions./abcnews.al

Haaland.jpg
Veronik Istrefaj22:25 | 02/10/2019

Liverpool po fitonte 3-1 në pjesën e parë përballë Salzburg, por në të dytën, miqtë kanë barazuar gjithçka, duke shënuar dy gola të shpejtë. Fillimisht, ishte një supergol nga Minamino ai që shkurtoi diferencat në 3-2.

Ndërsa për të barazuar, mendoi talenti Haaland. 19-vjeçari shënoi me portën e boshatisur për të gjetur golin e tij të 18-të këtë sezon. I pabesueshëm!/abcnews.al

Champions League

Liverpool – Salzburg  3-3
Mane 9′, Robertson 25′, Salah 36′ / Chan 39′, Minamino 56’, Haaland 60’

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono