guvernatorja

lam-1280x720.jpg
G. P.13:25 | 20/08/2019

Guvernatorja e Hong Kong Kerri Lam deklaroi krijimin e menjëhershëm të një platforme për dialog pas protestave të vazhdueshme në vend. Në dialog sipas saj do të marrin pjesë përfaqësues social dhe politikë të qytetit.

Pas manifestimeve të mëdha anti-qeveritare fundjavën e kaluar, një korte paqësor rekord me pjesëmarrjen e 1.7 milionë personash, Kerri Lam. Guvernatorja e Hong Kong, deklaroi krijimin e menjëhershëm të një platforme për dialogun.

Një lëshim ky përballë manifestuesve që protestojnë që nga muaji Qershor. Në tryezën e dialogut është ligji për ekstradimet në Kinë dhe kërkesa e vazhdueshme për dorëheqjen e Lam.

Në një kohë që mediat shtetërore publikuan pamjet e stërvitjes së forcave speciale të policisë në qytetin e Shenzen, ku Kina ka dërguar ushtrinë, Lam përpiqet që t’i zgjasë dorën kundërshtarëve.

Ajo deklaroi se do të nisë menjëherë puna për krijimin e një platforme për dialogun, për të cilin ajo shpreson të mbështetet në kuptimin reciprok dhe në respektin për gjetjen e një zgjidhjeje të situatës aktuale.

Lam theksoi se propozimi për reformimin e ligjit për ekstradimin në Kinë, tashmë nuk ekziston më, pas shqetësimit të madh që shkaktoi në vend. Por ajo nuk foli për një tërheqje të plotë të ligjit, që është dhe një nga pikat kryesore të pesë kërkesave të manifestuesve.

Këta të fundit kërkojnë dorëheqjen e Lam për shkak të qëndrimit të mbajtur prej saj gjatë përplasjes së policisë me protestuesit. Gjithashtu kërkohet rrëzimi i akuzave ndaj të arrestuarve, më shumë se 700 persona janë ndaluar nga policia, si dhe lirimi i menjëhershëm i tyre. Ndërsa pika e fundit i takon rifillimit të reformës politike./ABC News Albania 24/7

b71f9326fd2c4c629b9a66f0be0fa77a_18.jpg
Sej rie13:40 | 09/07/2019

Guvernatorja e Hong Kong, Kerri Lem, deklaroi se ligji për ekstradimin në Kinë mund të konsiderohet i vdekur. Por protestuesit kanë paralajmëruar manifestime të reja deri në plotësimin e të gjitha kushteve.

Ligji i kundërshtuar për ekstradimin në Kinë nga Hong Kong mund të konsiderohet i vdekur. Deklarata është bërë gjatë një konference për shtyp nga ana e guvernatores së ish kolonisë britanike, Kerri Lem, pas javësh të tëra protestash në shesh. Lem përjashtoi mundësinë që qeveria të rinisë procesin në këshillin legjislativ: “E përsëris nuk ekziston një plan I tillë, ligji ka vdekur, por një nga grupet kryesore, mes atyre që zbritën në shesh javët e fundit në Hong Kong kundër ligjit për ekstradimin në Kinë, premtoi protesta të reja. Sipas këtij grupi Kerri Lem dhe ekzekutivi i saj duhet të dëgjojë pesë kushtet e tyre, dhe deri sa të ndodhë një gjë e tillë protestat do të vazhdojnë. Liderja e Hong Kong deklaroi se ligji mund të konsiderohej i vdekur, por nuk konfirmoi tërheqjen e plotë të tekstit ashtu si kërkojnë manifestuesit./ABC News Albania 24/7

MBULIM-SANDERS-LARGIMI.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela12:00 | 14/06/2019

Presidenti amerikan Donald Tramp konfirmoi se zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sara Sendërs do të largohet nga posti i saj në fund të muajit. Pas tre vjet e gjysëm, shkruan Tramp në Tuiter, e mrekullueshmja Sarah Sendër largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe kthehet në shtëpinë e saj në Arkansas”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e përshkruan si një person shumë të veçantë, me talent të jashtëzakonshëm dhe që ka bërë një punë të pabesueshme: Shpresoj të vendosë të garojë për postin e guvernatores së Arkansas, do të ishte fantastike!, përfundon Trump. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono