guvernator

sejko.jpg
G. P.16:32 | 14/06/2019

“Stabiliteti financiar dhe monetar në rajon në një mjedis me rritje të ngadalësuar në eurozonë”, ishte tema e Samitit Vjetor të Vendeve të Rajonit i cili u zhvillua në Mal të Zi.

Pjesëmarrës në këtë samit ishin guvernatorë e përfaqësues të lartë të bankave qendrore nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Kosova.

Guvernatori Gent Sejko vlerësoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla, si një mundësi e mirë për të shkëmbyer eksperienca mes homologësh mbi çështje të bankingut qendror. Sejko o theksoi rëndësinë e harmonizimit të politikës fiskale me atë monetare, si parakusht për stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit./ABC News Albania 24/7

gent-sejko.jpg
G. P.19:20 | 06/06/2018

Banka e Shqipërisë do të ndërhyjë në treg duke blerë valutë për të frenuar rënien e euros. Vendimi Keshillit Mbikqyrës të BSH u bë me dije gjatë një deklaratë për mediat të guvernatorit Gent Seiko. Njëkohësisht Banka e Shqipërisë uli më 0.25 % normën bazë të interesit.

Rënia e euros në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri ka vënë në lëvizje Bankën e Shqipërisë. Guvernatorit i saj, Gent Sejko, lajmëroi të mërkurën vendimin e Këshillit Mbikqyrës për një ndërhyrje direkte në tregun valutor.

Gent Sejko: “Duke u nisur nga nevoja për ndërtimin e kushteve të duhura monetare për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe duke reflektuar mbi reduktimin e hapësirës së përdorimit të instrumentit tranacional të monedhës monetare, normës bazë të interesit, këshilli mbikëqyrës vendosi ndërmarrjen e operacioneve të blerjes së valutës në tregun e brendshëm valutor”.

Guvernatori shpjegoi edhe qëllimin e kësaj manovre.

Gent Sejko: “Kjo është një ndërhyrje për blerje të tepricës së valutës në tregun valutor në mënyrë që të frenohet përshpejtimi i mëtejshëm i mbikursit të mbiçmimit, i cili është konstatuar që ka pasur ritme të shpejta gjatë muajit Maj, në një mbiçmim që ka dalë përtej parametrave dhe kritereve që ne kemi si Bankë Shqipërie”.

Sejko theksoi se leku po forcohet nga oferta për valutë dhe nga konvertimi i kapitalit të disa bankave. Një tjetër vendim i Bankës së Shqipërisë ishte ulja e normës bazë të interesit.

Gent Sejko: “Të ulë më 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit duke e zbritur atë në nivelin e 1%. Të ulë me 0.15% normën e interesit të depozitës një-ditore”.

Guvernatori tha se rritja e stimulit monetar pritet të shoqërohet me reduktim të normave të interesit të kredisë dhe rritje të qarkullimit të lekut.

Gent Sejko: “Trendi i zhvillimit pritet të jetë pozitiv i karakterizuar nga rritja e mëtejshme ekonomike, nga lëvizja graduale e ekonomisë drejt ekuilibrit”.

Referuar kursit zytar të Bankës së Shqipërisë, të mërkurën një euro u këmbye me 124.42 lekë, me një rritje prej 0.25 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme./abcnews.al

moti-i-keq-ne-maryland.jpg
G. P.13:03 | 28/05/2018

Gjendje e jashtëzakonshme në shtetin amerikan të Maryland, pas reshjeve të dendura që kanë përmbytur qendra të ndryshme përfshirë dhe atë në Baltimore, e cila u godit rëndë dhe nga përmbytjet e vitit 2016.

Pamjet e transmetuara nga mediat në vend tregojnë ujin që rrjedh si lumë nëpër rrugë, ndërsa në kontenë Hauard, është shpallur gjendja e emergjencës. Banorët kanë mbetur të izoluar dhe ka pasur shëmbje ndërtesash.

Guvernatori i Maryland, i ka bërë apel banorëve që të shmangin zonat në rrezik dhe të kërkojnë strehim në katet e larta të ndërtesave./abcnews.al

gent-sejko-1280x664.jpg
G. P.19:48 | 12/03/2018

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka zhvilluar një takim me përfaqësues të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Takimi vjen në kuadër të monitorimit pas përfundimit të marrëveshjes.

Permes një njoftimi për shtyp, Banka e Shqipërisë deklaron se çështjet që janë diskutuar mes Guvernatorit Sejko dhe misionit të FMN-s kanë qenë zhvillimi makroekonomik, parashikimet për rritjen ekonomike, konsolidimi fiskal, kreditimi dhe pritshmëritë e bankës.

Po ashtu mes Guvernatorit Sejko dhe misionit të FMN-s është diskutuar raporti i kredive me probleme dhe rënia e këtij treguesi, si dhe stabiliteti financiar./abcnews.al

vlcsnap-error870-1280x720.jpg
G. P.19:23 | 22/02/2018

Afrimi i përfundimit të mandatit të ish-guvernatorit, Ardian Fullani, në Nëntor të këtij viti ka ngritur pikëpyetje mbi përfundimin ose jo të mandatit te guvernatorit aktual, Gent Sejko.

Ndërprerja katër vite më parë të mandatit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe zëvendësimi me atë aktual, Gent Sejko, ka ngritur pikëpyetje lidhur me përfundimin e mandatit të këtij të fundit. Muaji Nëntor shënon përfundimin e mandatit të ish-guvernatorit Fullani, gjë që ka krijuar dy opinione lidhur me atë të guvernatorit Sejko, një që pretendon nënshtrimin ndaj garës për guvernator të atij aktual dhe një që pretendon mandatim të plotë 7-vjeçar të zotit Sejko nga dita kur mori mandatin, që do të çonte automatikisht në përfundimin e tij në vitin 2022.

Banka e Shqipërisë është institucion i pavarur ndaj veprimtaria e saj rregullohet nga Kushtetuta dhe ligji për Bankën e Shqipërisë. Sipas interpretimit ligjor dhe kushtetues, ekspertët deklarojnë se guvernatori zgjidhet për një mandat 7-vjeçar, jo për plotësimin e një mandati të ndërprerë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono