guatemala

aksidenttttt.jpg
G. P.23:30 | 28/03/2019

Të paktën 18 persona humbën jetën tragjikisht pasi u përplasën nga një kamion. Ngjarja e rëndë ndodhi në Guatemala. Sipas asaj që shkruan BBC, viktimat ndodheshin në një zonë në perëndim të qytetit Nahuala pasi po shikonin skenën e një tjetër aksidenti rrugor.

Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i kamionit u largua. Autoritetet janë vënë në kërkim të tij. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se 19 persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

Ndërkohë qeveria e Guatemala-s ka shpallur tre ditë zie. Në një reagim në Twitter, presidenti Jimmy Morales ngushëlloi familjarët dhe siguroi të afërmit e viktimave për mbështetje.

Në Guatemala kanë ndodhur disa aksidente të rënda gjatë viteve të fundit. Në vitin 2013, 43 vetë humbën jetën pasi autobusi në të cilin udhëtonin ra në humnerë./abcnews.al

TRUMP-PROKURORI.mpg_snapshot_00.02.jpg
G. P.23:46 | 18/10/2018

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të mbyllë kufirin që ndan Shtetet e Bashkuara me Meksikën, nëse kjo e fundit nuk merr masa për të ndalur valën e emigrantëve të nisur nga vendet e Amerikës Qendrore.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të dërgojë ushtrinë në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara nëse vendet e Amerikës Latine nuk ndalojnë karvanet e emigrantëve të nisura nga Hondurasi, Guatemala dhe El Salvadori.

“Më duhet t’i kërkoj Meksikës, në mënyrën më serioze, që të ndalë këtë agresion, në të kundërt do të më duhet të angazhoj ushtrinë dhe të mbyll kufirin tonë jugor”, ka paralajmëruar Trump në Twitter.

Disa mijëra emigrantë nga Hondurasi udhëtuan këtë javë përmes Guatetmalës dhe më pas përmes Meksikës, me shpresën për të arritur në Shtetet e Bashkuara, për t’i shpëtuar varfërisë dhe dhunës në Amerikën Qendrore. Ata kanë kaluar përmes xhunglës, baltës dhe shumë prej tyre kanë mbajtur edhe fëmijë të sapolindur në kurriz.

Nga kryeqyteti i Guatemalës, ku janë ngritur streha për emigrantët, një valë njerëzish u nis drejt kufirit më të afërt me Meksikën, rreth 177 kilometra larg. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të udhëtojë drejt Meksikës, ku të premten do të takojë presidentin Enrique Pena Nieto.

Ministri i Jashtëm meksikan ndërkohë ka refuzuar të komentojë situatën, por ka thënë se nuk është i habitur nga deklarata e Trump. Trump, i cili është përpjekur të frenojë emigracionin dhe të ngrejë një mur në kufirin me Meksikën, më herët gjatë javës kërcënoi se do të ndërpresë ndihmat financiare nëse qeveritë e vendeve të Amerikës Qendrore nuk veprojnë./abcnews.al

p05qf0jp.jpg
us er11:15 | 25/12/2017

Presidenti i Guatemalas Xhimi Morales konfirmoi vendimin e tij për të transferuar ambasadën e vendit që ndodhej në Tel Aviv, në Jeruzalem. Deklarata u bë nga presidenti pak ditë pasi vendi i tij u bashkua me SHtette e bashkuara të amerikës dhe vende të tjera për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të shtetit të Izraelit.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Morales pohoi se kishte biseduar me kryeministrin Netaniau për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve që kur Guatemala kishte mbështetur krijimin e shtetit të Izraelit. Sipas tij një nga temat e diskutuara ishte dhe transferimi i ambasadës së Guatemalës në Jeruzalem. Morales shkruan se i kishte dhënë urdhër ministrit të jashtëm që të fillonte punën për procesin e transferimit.

As presidenti amerikan Donald Trump, dhe as ai i Guatemalas nuk kanë fiksuar një datë për transferimin ambasadave të tyre në Jeruzalem./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono