Guardiola

Mourinho-Guardiola.jpg
Veronik Istrefaj21:20 | 16/02/2020

Anglia është goditur nga një dënim i Manchester Cityt ditët e fundit dhe të gjithë trajnerët kanë komentuar në lidhje me këtë gjë. As Jose Mourinho, nuk mund të mungonte, por reagimi i tij, ka pasur një batutë që ka marrë shumë vëmendje në media.

Skuadra e Pep Guardiola e përfundoi atë sezon me një rekord, 100 pikë, 19 më shumë sesa Manchester United në vend të dytë. Mourinho tha: “Unë nuk humbas asnjë minutë të vetme duke analizuar atë që UEFA dhe FIFA duhet të analizojnë.

“Nëse hyj në atë analizë, duhet të pyes nëse skuadra që përfundoi e dyta në vitin 2018, do të jetë kampion, po apo jo? Kjo do të ishte interesante. Përveç shakave, unë vetëm po pres me qetësi se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Mourinho./abcnews.al

Messi-Guardiola-1.jpg
Veronik Istrefaj22:51 | 11/02/2020

Po flitet shumë për një kalim te Pep Guardiolës te Juventusi në verë dhe ne si tifozë të futbollit, fillojmë dhe mendojmë si do të ishte formacioni i teknikut spanjoll te “Zonja e Vjetër”. Pep njihet si një nga trajnerët që shpenzon më shumë dhe arkat e Juventusit, janë të kënaqshme.

“The Sun” ka menduar të ndërtojë një formacion të mundshëm të Guardiolës te kampionët e Serie A. Szcezny, i cili rinovoi sot deri në 2024, në portë. Alex Sandro, De Ligt, Bonucci dhe Meunier në mbrojtje, me anësorin e djathtë shumë pranë largimit nga PSG.

Në mesfushë, sërish dy juventinë, Pjanic dhe Bentacur, por sulmi është gjëja më e bukur e këtij formacioni. Leroy Sane në të majtë, i cili me shumë gjasa do të largohet nga City, Messi në të djathtë, me “pleshtin” që ka probleme në Katalonjë, dhe me Dybalan pas Ronaldos. Nëse kjo gjë do të ndodhte, atëherë Pep do të kishte një skuadër thuajse të pathyeshme./abcnews.al

 

Formacioni i mundshëm i Juventusit 20/21 (The Sun)
Guardiola.jpg
Veronik Istrefaj21:30 | 03/02/2020

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për mediet pas ndeshjes së humbur ndaj Tottenham me rezultatin 2-0. Si gjithmonë, strategu spanjoll nuk mundi të anashkalojë pyetjet për Liverpoolin, që e kanë ndjekur nga fillimi i sezonit.

Duket se tashmë Guardiola e ka humbur toruan me këto pyetje dhe në fjalën e tij, tha: “Kur ne fituam kampionatin me 100 pikë, presidenti i Premier League tha se kjo është diçka e shëmtuar dhe që po i humbnim bukurinë këtij kampionati.

Tani, le të shqetësohen për Liverpoolin. Unë i motivoj lojtarët e mi në mënyrën më të thjeshtë të mundshme: Luftoni për veten tuaj, jo për titullin kampion. Ata e dinë këtë gjë dhe të gjithë duan të përmirësohen, ditë pas dite”, tha mes të tjerash spanjolli./abcnews.al

Guardiola-Klopp.gif
Veronik Istrefaj17:02 | 27/01/2020

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, vazhdon t’i thurë elozhe ekipit rival, Liverpoolit. Numri një i “Cityzens” është një nga trajnerët që merr vëmendjen më të madhe me deklaratat e tij dhe kjo e sotmja, nuk përbën përjashtim.

“Liverpool, pa asnjë diskutim, do të jenë kampionët e këtij sezoni në Premier League. Gjithsesi, jam i bindur se ata do të shpalleshin kampionë edhe në Bundesliga, edhe në La Liga, edhe në Serie A. Ekip solid dhe me një mentalitet të shkëlqyer”, tha mes të tjerash Guardiola.

Të kuqtë e Jurgen Klopp kryesojnë kampionatin në Premier League që nga java e parë e sezonit, pas asaj fitoreje 4-1 kundër Norwich, dhe duket se nuk kanë ndërmend të ndalen. Diferenca me Manchester Cityn është plot 16 pikë dhe me një ndeshje më pak./abcnews.al

Guardiola-3-e1579542638700.jpg
Veronik Istrefaj19:17 | 20/01/2020

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, vazhdon të pyetet për titullin kampion në Premier League. Liverpool është plot 16 pikë larg “Qytetarëve” dhe kanë edhe një ndeshje më pak, por kjo gjë nuk e huton trajnerin Guardiola. Spanjolli tha se Liverpool bën futboll special, por ai është i fokusuar vetëm te skuadra e tij.

“Nuk mund ta mohojmë, skuadra e Liverpoolit është fantastike brenda fushës së lojës dhe po dhuron një futboll special. Gjithashtu, po merr edhe rezultate të mira.

Megjithatë, unë nuk mendoj për ata, çdo ditë mendoj për skuadrën time dhe çfarë ne jemi, çfarë po bëjmë dhe çfarë mund të bëjmë më shumë. Nuk hutohem nga skuadrat e tjera, ose në këtë rast, nga Liverpool”, përfundoi Guardiola./abcnews.al

Guardiola-2.jpg
Veronik Istrefaj19:04 | 18/01/2020

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli për mediet britanike pas barazimit 2-2 kundër Crystal Palace. Strategu spanjoll nuk e fshehu zhgënjimin e tij, por pranoi se ky është futbolli dhe të tre rezultatet janë të pranishme.

“Ne u përpoqëm të bënim gjithçka për të fituar. Fryma ishte aty. Ne u përpoqëm dhe u përpoqëm. E përmbysëm rezultatin, por prapë kemi lënë pikë. Ky është futbolli.

Ne kemi luajtur me të njëjtën mënyrë si kemi bërë në “VillaPark” kundër Aston Villas, me Benjamin Mendy duke sulmuar nga e majta dhe lojtarët e tjerë në qendër.

Vuajtëm pak në 10 minutat e para të pjesës së dytë, por pastaj mendoj se bëmë gjithçka siç duhet. Crystal Palace nuk bëri shumë, por arritën të merrnin një pikë”, tha mes të tjerash strategu spanjoll./abcnews.al

Guardiola-Aguero.jpg
Veronik Istrefaj20:25 | 12/01/2020

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i ka thurur elozhe Kun Agueros pas fitores 1-6 kundër Aston Villës. “Ishte një paraqitje tepër pozitive.

Kontrolluam sulmin e shpejtë dhe pasimet ishin të mira. Ishte një rezultat shumë pozitiv për ne. Aguero është një legjendë. Henry është një nga lojtarët më të mirë që ka luajtur në Premier League, por ai do të jetë krenar që Sergio është lojtari që i ka thyer rekordin.

Të shënon kaq shumë gola vit pas viti, do të thotë se ke punuar shumë për këtë ditë. Ai ka qenë një nga futbollistët më konstant dhe jemi shumë krenarë për të. E kam thënë edhe herë të tjera, ai do të vdesë duke shënuar gola, kjo është gjëja që bën më mirë.

Kemi humbur shumë pikë në fillim të sezonit. Ndoshta nuk kemi qenë shumë të fokusuar, por edhe në ndeshjet që i humbëm, kemi krijuar më shumë shanse se kundërshtari. Do të mundohemi të ruajmë vendin e dytë në renditje”, përfundoi Guardiola./abcnews.al

Guardiola-David-Silva.jpg
Veronik Istrefaj19:11 | 11/01/2020

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për mediet britanike sa i takon merkatos së janarit. City ka vuajtur shumë këtë sezon nga dëmtimet dhe nuk po arrin të ruajë ritmin e Liverpoolit.

Guardiola i është përgjigjur pyetjes se si do e zgjidhë largimin e David Silvës, si dhe kush është objektivi i tij kryesor sa i takon merkatos së janarit.

“Pasuesi i David Silvës? Nuk më shqetëson aspak kjo gjë. Kemi Bernardo Silvën, Phil Foden, Ilkay Gundogab, Kevin De Bruyne, të gjithë mund të luajnë në atë pozicion. Nuk është ky prioriteti im, kam dilema të tjera.

Më shqetëson fakti që Aguero është i pazëvendësueshëm, kjo është diçka që duhet të rregullojmë sa më parë”, u shpreh tekniku spanjoll kur u pyet për merkaton./abcnews.al

Pep-Guardiola.jpg
Veronik Istrefaj16:44 | 03/01/2020

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar rikthimin e mbrojtësit francez, Aymeric Laporte.

Gjiganti i prapavijës u dëmtua që në fillim të sezonit dhe la një hapësirë shumë të madhe në mbrojtjen e “Qytetarëve”.

Mesfushori Fernandinho u spostua në mbrojtje, pasi Guardiola nuk i beson dyshes Stones-Otamendi.

Por tashmë, strategu spanjoll dhe mesfushori brazilian nuk kanë pse të shqetësohen, pasi Laporte do të jetë gati brenda javës.

Këtë gjë konfirmoi dhe vetë Pep Guardiola në konferencën e tij për shtyp, para sfidës së FA Cup kundër Port Vale.

Manchester City transferoi Aymeric Laporten në merkaton e janarit 2018, për plot 65 milionë euro, klauzola e francezit në klubin e Atletic Bilbaos./abcnews.al

 

Jurgen-Klopp-Liverpool.jpg
Veronik Istrefaj17:59 | 31/12/2019

Viti 2019 ishte i mbushur me konferenca të çuditshme për shtyp të trajnerëve. Jurgen Klopp, Pep Guardiola, Jose Mourinho e shumë strategë të tjerë të njohur kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe janë ndjekur me shumë interes në çdo fjalë të tyre.

Klopp, Mou dhe Guardiola janë padiskutim trajnerët që ndiqen më shumë dhe shpeshherë, batutat e tyre janë sa gazmore, aq dhe epike, duke mbetur gjatë në memorien e gazetarëve dhe tifozëve. Një ndër faqet më të ndjekura sportive, B/R Football, ka përmbledhur disa nga konferencat më të çuditshme të vitit 2019./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono