grure

gruri-fier-1280x710.jpg
nev ila14:52 | 07/07/2019

Fermerët myzeqarë braktisin kultivimin e grurit dhe orientohen drejt një bujqësie me fitimprurëse. Viti 2019, shënon uljen më drastike të prodhimit, në të gjitha kohërat.

Autokombajnat hynë me vonesë në fushat e Myzeqesë. Por sipërfaqet e pakta me grurë bëjnë që ato ta kapin kohën e humbur.

Në fshatin Shën Pjetër të Fierit po korren sipërfaqet e fundit me grurë. Mili Sako, një nga atokombajnerët më të vjetër shkon në çdo fshat për të korrur grurin. Një punë jo shumë e lehtë, por ditët më të shumëpritura për të. Janë të ardhura ekonomike që i shërbejnë familjes për 1 vit të tërë. Mili thotë se pavarësisht se viti 2019 ishte i mbarë për cilësinë e grurit, sipërfaqet e mbjella më këtë kulturë në Myzeqe  po tkurren.

Nga hambari i dikurshëm  i Shqipërisë me grurë, sot Fierit i kanë mbetur 4430 ha, shifër e cila, nga viti në vit, zbret. Miti tashmë ka rënë. Në shtëpitë e tyre, sa vjen dhe futet akoma më pak drith.

Specialistët e Bujqësisë në Fier thonë se dikur mbjellja e grurit lidhej direkt me sigurimin e bukës në vend. Sot alternativat e garantimit të saj zgjidhen më shumë nga importi. Të kultivosh sot nuk është më fitimprurëse për myzeqarët: kushton shumë dhe fitimi është i paktë. Fermerët i janë drejtuar kulturave të tjera : vreshtave, pemëtarisë, ullishtave dhe serave.

Një vit më parë sipërfaqja me grurë e mbjellë në Bashkinë e Fierit ishte 4710 ha, kurse këtë vit 4430 ha. Kjo cilësohet si ulja më e madhe në të gjitha kohët./ABC News Albania 24/7

bujqesore.jpg
ad min15:06 | 06/06/2019

Në Lushnje shumë fermerë po vuajnë pasojat nga lagështira për shkak të motit me reshje në kohëzgjatje. Bimësia është dëmtuar dhe bujqërit po kujdesen të kryejnë veprimet pasi të sigurohen për motin.

Gruri ka nisur të mbijë në kalli ende pa u korrur. Kurse jonxha është mykur. Moti i këtij Qershori i ka penalizuar fermerët. Lagështia e tepërt po kalb të mbjellat.

“Varet nga kushtet atmosferike që janë dëmtuar”.

Pas frutave, më të dëmtuar janë bimët foragjere. Fermerët e Lushnjes dhe të Divjakës, janë vënë në alarm jo vetëm për humbjen e miliona lekëve shpenzime, por nuk kanë të siguruar as ushqimin e blegtorisë për një vit.

“Problem për të gjithë, edhe për faragjerët, për grurit, për misrin”.

Kullimi i ujërave nëpërmjet kanaleve nuk po funksionon në masën e duhur. Për specialistët e bujqësisë qëndrimi i rrënjëve nën ujë për më shumë se 48 orë, sjell asfiksim të bimës deri në kalbëzimin total.

“Ne si problem këtu e Dushkut kemi hidrovorin. Ne na mbyt hidrovori. Po të punojë hidrovori nuk gjejnë ujë as për zhabkat në Tërbufin e Lushnjes”.

Nëpër tokat e zonës së Tërbufit, qindra hektarë me grurë janë rrëzuar nga shiu dhe jonxha në shumicën e rasteve pas korrjes nuk është mbledhur, por është lënë nëpër ara e dëmtuar nga kalbëzimi. /ABC News Albania 24/7

torovica-1280x667.jpg
ad min18:42 | 09/03/2018

Edhe në Torovicë të Lezhës, përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha. E gjitha toka bujqësore është e mbuluar nga uji. Kulturat e sezonit janë dëmtuar, por fermerët nuk mund të bëjnë as mbjelljet e pranverës.

Shirat pushuan, por kjo fushë është nën ujë. Kjo po u kushton shumë fermerëve të Torovicës. Ata thonë se tashmë kanë humbur edhe të mbjellat e dimrit, por nuk kanë garanci as për të mbjellat e pranverës.

“Unë kam rreth 100 dynymë tokë të mbjellur me grurë, por po nejti uji edhe dy ditë aty, atëherë mbaron krejt”.

“Gruri ka mbaruar. S’merr kërrkush grurë sivjet”.

“Kam dashur të mbjell jonxhë, por s’kam ku e mbjell. Grurin e ka mbuluar uji”.

“Ajo që është më e dhimbshme këtu janë përmbytjet. Ne riciklohemi dy-tre herë në vit, mos të the katra-pesë herë në vit që përmbytemi. Mos të themi që rrezikojmë bukën, që është më elementarja”.

Drejtori i bujqësisë në Lezhë, Ndoc Llleshi, konfirmon riskun e lartë që kanë fermerët dhe kërkon zgjidhje.

Ndoc Lleshi: “Problemi është që ne të minimizojmë sa është e mundur”.

Situata i referohet kapacitetit të ulët të hidrovorit që bën evadimin e ujërave. Dhe këtë e thotë specialisti i Bordit të Kullimit Lezhë, Ilmi Dushku.

Ilmi Dushku: “Të gjitha këto prurje do të kalojnë përmes këtij hidrovori. Të hartojmë një projekt dhe një preventiv për një hidrovor shtesë që të thithë në kuota më të ulëta rreth dy metra që ta përballojmë dhe ta bëjmë këtë këtu produktive siç ka qenë gjithmonë”.

Pavarësisht rëndësisë që ka kjo zonë bujqësore në njësinë administrative Balldren në Lezhë duke mbajtur me punë rreth 1 mijë familje, përmbytjet vazhdojnë të sjellin humbje të shumta për femerët dhe ulje të interesit për të zhvilluar sektorin e bujqësisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono