grupi

tryezaaa222.jpg
eri Ida15:23 | 18/02/2020

Kur ka skaduar më shumë se gjysma e kohës në dispozicion për përfundimin e reformës zgjedhore, palët politike nuk kanë arritur në asnjë produkt.

Burimë për ABC News, saktësojnë se ato pak takime mes ekspertëve të partive, nuk kanë arritur marrëveshje për asnjë çështje. Dialogu nisi publikisht në 14 janar dhe do të duhej të mbyllej në 15 mars, por sipas burimeve ky afat tashmë është në rrezik.

Në nisje të punës, grupimi politik vendosi në tryezë 13 çështje, nga të cilat 8 duhet të gjenin zgjidhje deri në 15 shkurt, por siç saktësojnë burimet asnjë nen i Kodit Zgjedhor nuk është rishkruar me dakordësi mes palëve.

Arsyeja e parë është kërkesa e opozitës për Qeveri teknike përpara zgjedhjeve, që është refuzuar kategorikisht nga mazhoranca. Kjo pengon ecjen përpara, pasi Kodi duhet të shkruhet ndryshe nëse pranohet qeveria kujdestare.

Por palët nuk kanë rënë dakord as për çështje të vogla. Mazhoranca kërkon që zgjedhjet të zhvillohen brenda një muaji, ndërsa opozita propozon që periudha zgjedhore të jetë për pranverën 1 prill-15 maj dhe për vjeshtën, 1 shtator-15 tetor.

Po ashtu, mazhoranca kërkon që partitë të jenë të detyruara të kenë 50 % gra në listat për deputetë, ndërsa opozita nuk është dakord.

Financimi i partive nuk është dakordësuar as brenda opozitës. PS ka rënë dakord për një kufizim të parave që mund të përdoren në fushatë, ndërsa një lloj si  LSI, as mazhoranca nuk bie dakord për propozimet e PD-së për financim të fushatave zgjedhore 100 % nga buxheti i shtetit.

Shqetësim për Partinë Demokratike ka shënuar edhe fakti që OSHEE zotëron një listë të saktë adresash të votuesve. Për këtë çështje, Oerd Bylykbashi i ka dërguar një email me 30 pyetje Damian Gjiknurit.

Nëse plani do të ishte respektuar, që në  3 shkurt palët duhet të ishin dakordësuar për çështjet që lidhen me barazite gjinore, regjistrimin e subjekteve, dhe periudhen zgjedhore.

Në 5 shkurt duhet të ishin zgjidhur cështje të listatve të zgjedhësve dhe votimit  fiktiv të emigrantëve, ndërsa në 10 shkurt duhet të ishin gjetur zgjidhje për goditjen e krimeve zgjedhore, të ishin marrë masa shtesë për dekriminalizimin, të ishin zgjidhur çështjet e financimit të partive, apo për parandalimin e abuzimit me burimet shteterore dhe administraten publike ne periudhen zgjedhore./abcnews.al

Japan-to-introduce-6g-technology-by-2030.jpg
So Nila12:31 | 22/01/2020

Qeveria japoneze duket që tashmë ka vendosur që të fillojë përgatitjen për futjen e një rrjeti të gjeneratës së gjashtë (6G) të lëvizshme, me qëllimin për të filluar këtë rrjet ultra të shpejtë në vitin 2030.

Ndërtimi i një gjenerate të tillë ka bërë që të krijohet një ekspertësh që përfshin ekspertë teknikë, përfaqësues të kompanive private dhe institucioneve përkatëse publike, detyra e të cilit është të krijojë një strategji komplekse për kalimin në formatin e ri.

Sistemi i komunikimit i gjeneratës së pestë (5G) do të përdoret gjerësisht në Japoni këtë pranverë. Në atë vend, vendi mbeti prapa SHBA dhe Koreja e Jugut, ku përdorimi i 5G tashmë ka filluar.

Sipas agjensisë japoneze të lajmeve Kyodo qeveria, në bashkëpunim me ekonominë, dëshiron të bëjë këtë prapambetje dhe të marrë drejtimin për të kaluar në një sistem edhe më të shpejtë dhe më të sigurt të gjeneratës së gjashtë.

6G pritet të jetë një rrjet i cili veçanërisht do të përdoret në automjete autonome, pa shofer./abcnews.al

masa-sigurie-shkoder.jpg
nev ila16:10 | 23/11/2019

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në qeli 5 anëtarët e grupit “Bajri” në Shkodër. Togat e zeza caktuan masën e sigurisë “arrest në burg” për Safet Rustemin, Ilir Rustemin Astmer Bilalin, Ismet Idrizin, Behar Bajrin, dhe Sirjan Alija që vazhdon të jetë në kërkim.

Masën “arrest në shtëpi” gjykata caktoi për të afërmen e kreut të grupit “Bajri” Jorida Murtati. Ndërsa për punonjësit e spitalit të Shkodrës, Senad Halluni, Florine Hoxha, Mira Nikaj, gjykata vendosi masën “detyrim paraqitje”.

Pas përfundimit të seancës Avokti i Behar dhe Safet Bajrit, Arbër Hoxha deklaroi se akuzat janë një flluskë sapuni.

Gjatë zhvillimit të seancës personat nën hetim janë shprehur se po i mbajnë në burg padrejtësisht dhe se prokurori Anton Martini ka sajuar akuzat.

“ABC News” mëson se prokurorët kanë vërtetuar se ishte shtetasja Jorida Murati, e afërme e Behar Bajrit, ajo që bënte lidhjen mes tij dhe pjesës tjetër të grupit. Sipas organit të akuzës 32 vjeçarja Murati, me anë të ushtrimit të ndikimit, ka ndikuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke u punësuar fiktivisht si infermiere.

Prokuroria pretendon se ka mjaft fakte të reja që Behar Bajri kontrollonte grupin nga burgu, pasi ka përdorur si korriere  32 vjeçaren, e cila merrte porositë e tij në Holandë dhe ia përcillte pjesës tjetër të grupit.

Sipas Dosjes se prokurorisë një tjetër femër ishte pjesë e grupit “Bajri” shtetasja me iniciale F.Gj. në OSHE-në e Shkodrës. Edhe ajo punësonte njerëz fiktivisht, për llogari të grupit “Bajri”, dhe në këmbim, u merrte atyre para.

Organi i akuzës ka zbardhur edhe mënyrën se si Ilir Rustemi dhe anëtarë të tjerë të grupit, nëpërmjet kanosjes, u vinin  gjoba biznesmenëve të ndryshëm, në qytetin e Shkodrës, për tu marrë paratë.

Ata nga frika detyroheshin që të shlyenin gjobën.

Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda Tiranë, pranoi dje kërkesën e mbrojtësit, avokatit Arbër Hoxha dhe 4 anëtarëve të grupit “Bajri”, për shuarjen e masës së sigurisë të vitit 2018, për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit.

4 anëtarët e grupit “Bajri” u arrestuan në kuadër të operacionit “Oaz”. /abcnews.al

 

 

 

shkodra.jpg
Autor E11:11 | 29/10/2019

Autoritetet kanë sekuestruar 3 milion euro pasuri të në grupi të strukturuar kriminal me qendër në Shkodër.

Burime zyrtare bëjnë me dije se pasuria në fjalë i përket katër personave dhe ka ardhur pas aktivitetit kriminal.

Operacioni u zhvillua pas arrestimeve të ndodhura në më datë 26 qershor në Danimarkë. Grupi në fjalë dyshohete dhe për një vrasje të bujshme gjatë fillimit të këtij viti në Shkodër.

“Këta persona janë pjesëtarë të një grupi të madh të strukturuar kriminal për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike në vendet e BE-së dhe një pjesë të parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal e kanë investuar në Shqipëri, kryesisht në vende bregdetare dhe qytete të mëdha.

EMRAT/ “Mbytën” Europën me kokainë: Kush është grupi i Shkodrës që sot iu sekuestruan 3 milion euro pasuri

Të gjitha këto pasuri ishin të regjistruara në emër të familjarëve të tyre dhe personave me të cilët kishin lidhje miqësore.

Pasuritë e sekuestruara tashmë administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Minsistrisë së Financave”, bën me dije policia.

Në vazhdim të operacionit “Goldfinger“, i zhvilluar më datë 26.06.2019, gjatë të cilit u sekuestruan 200 mijë euro, 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes, operacion i koordinuar nga Europol-i dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në Danimarkë, i shtrirë në disa shtete, si Danimarkë, Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Suedi, Slloveni dhe Shqipëri, Drejtoria Hetimore Qëndrore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka vijuar hetimin pasuror për të sekuestruar të gjitha pasuritë e personave të arrestuar gjatë operacionit, të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i tyre.

Pasuritë e sekuestruara

Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;
10 apartemente banimi, në plazhin e Velipojës;
1 apartament banimi në Shkodër;
14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit;

Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 3 milionë euro.

Njoftimi i plotë i policisë

Vijon operacioni “Goldfinger“, për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale e personave të arrestuar gjatë këtij operacioni.

Sekustrohen 3 milionë euro pasuri, me burim të ardhurash nga aktiviteti kriminal i 4 personave, të cilët janë arrestuar gjatë operacionit, në Danimarkë, më datë 26 qershor 2019.

Këta persona janë pjesëtarë të një grupi të madh të strukturuar kriminal për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike në vendet e BE-së dhe një pjesë të parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal e kanë investuar në Shqipëri, kryesisht në vende bregdetare dhe qytete të mëdha.

Të gjitha këto pasuri ishin të regjistruara në emër të familjarëve të tyre dhe personave me të cilët kishin lidhje miqësore.

Pasuritë e sekuestruara tashmë administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Minsistrisë së Financave.

Në vazhdim të operacionit “Goldfinger“, i zhvilluar më datë 26.06.2019, gjatë të cilit u sekuestruan 200 mijë euro, 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes, operacion i koordinuar nga Europol-i dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në Danimarkë, i shtrirë në disa shtete, si Danimarkë, Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Suedi, Slloveni dhe Shqipëri, Drejtoria Hetimore Qëndrore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka vijuar hetimin pasuror për të sekuestruar të gjitha pasuritë e personave të arrestuar gjatë operacionit, të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i tyre.

Gjatë hetimeve për identifikimin e pasurive të tjera që kishin rrjedhur nga aktiviteti kriminal i shtetasve J. K., D. E., A.D. dhe E.P., të arrestuar në Danimarkë më datë 26.06.2019, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal ”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, Drejtoria Hetimore Qëndrore, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, evidentoi një sërë pronash të tjera të këtyre personave dhe i kërkoi Gjykatës sekuestron përfundimtare në bazë të ligjitit antimafia.

Bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, u vendos sekuestrimi mbi pasuritë, si më poshtë:

Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;
10 apartemente banimi, në plazhin e Velipojës;
1 apartament banimi në Shkodër;
14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit;

Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 3 milionë euro.

Të gjitha pronat e sekuestruara dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i personave të arrestuar, të cilët i kanë regjistruar në emër të familjarve të tyre.

Pronat e sekuestruara më datë 26.06.2019 dhe 29.10.2019, me vendim gjykate, i janë dorëzuar për administrim Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Minsistrisë së Financave.

Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e gjithë skemës së këtij grupi kriminal, personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në Shqipëri në emër të tyre, familjarëve apo personave me të cilët kanë lidhje miqësore dhe shoqërore.

Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të tjera të luajtshme apo të paluajtshme, si dhe llogari bankare të përfituara nga aktiviteti kriminale i këtyre personave.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë për të identifikuar pasuri të tjera të përfituara nga aktiviteti kriminal i këtyre personave dhe i personave të tjerë. /abcnews.al

arrestuar.jpg
Autor E09:21 | 24/10/2019

Në 2 gusht të këtij viti policia arrestoi dy persona me akuzën e gjobvënies. Njëri prej të arrestuarëve, i njohur edhe si koka e grupit është Edmond Gecaj. Grupi i tyre vendoste gjoba në Tiranë dhe zona të tjera duke përfituar nga ky aktivitet shuma të konsiderueshme.

Ndëerkohë, gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe një tjetër anëtar i kësaj bande. 35 vjeçaru V.U i lindur në Tropojë u arrestua sëfundmi në kryeqytet me të njëjtën akuzë.

Por aksioni i policise ku ra ne pranga 35-vjecari eshte ne vijim te operacionit “Përsëritësit“ për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e gjobëvënies.

Koka e grupit të gjobëvënësve është identifikuar si shtetasi Edmond Gecaj rreth 30 vjeç.

Ky person nuk është emër i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi në marsin e vitit 2016, ai së bashku me personin me iniciale S.M, tentuan të vrasin me thikë presidentin e klubit të Korabit, Fehmi Mëziu, por ndërhyrja në kohë e Policisë shmangi ngjarjen e rëndë.

Policia bën me dije se nga hetimet e deritanishme, dyshohet se pjesëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal në bashkëpunim me njëri-tjetrin në periudha të ndryshme kohore, janë autorë të disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie në qytetin e Tiranës.

“Këta shtetas dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7.500 euro”, tha Policia. /abcnews.al

negociataa.jpg
ad min14:17 | 17/10/2019

Grupi i Vishegradit ka kërkuar që të iniciohet debat në Këshillin Evropian, gjatë samitit të BE-së, lidhur me fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kërkesa është bërë përmes një letre dërguar kryetarit të këshillit, Donald Tusk. 

Kryeministrat e vendeve anëtare të Grupit të Vishengradit i kanë kërkuar kryetarit të Këshillit Evropian, Donal Tusk, që të mundësohet debat për fillimin e negociatave të Unionit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjatë zhvillimit të Samitit të BE-së, që do të mbahet sot dhe nesër në Bruksel.

Kryeministrat e Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Çekisë thonë në letrën dërguar zotit Tusk se janë të pakënaqur nga mungesa e konsensusit në takimin e së martës midis shefave të diplomacive të vendeve anëtare, lidhur me fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e të dy vendeve.

Ata propozojnë që në Samitin e BE-së këtë javë të inicohet debat në një përpjekje për të zhbllokuar këtë ngërç. Katër kryeministrat thonë se vendimi që do të merret për dy vendet do të përfaqësojë edhe besueshmërinë e BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe do të ketë pasoja për sigurinë edhe stabilitetin e BE-së.

Ata dënojnë faktin se BE ende nuk është në gjendje që t’u garantojë këtyre vendeve perspektivë të qartë evropiane”.

Ka reaguar ndërkohë edhe anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, e cila i është drejtuar presidentit francez Macron, duke i e quajtur JO-në franceze një turp të madh dhe duke i bërë thirrje zotit Macron që të zgjohet.

“Eshtë koha që BE të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike. Këta drejtues kanë bërë pjesën e tyre të punës! Tani është radha e Këshillit të Bashkimit Evropian për të përmbushur pjesën e tij dhe më në fund pranojnë të fillojnë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Fajon në rrjetet sociale, duke postuar edhe foto me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe ministrin e Jashtëm Nikola Dimitrov./abcnews.al

rama-per-prokurorin-1280x709.jpg
nev ila13:01 | 09/10/2019

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar sërish akuza të forta në adresë të prokurorit të Durrësit dhe gjykatëses që lanë në burg drejtuesin e hipotekës Liridon Pula, duke i kërkuar Kuvendit, reagim me forcë ndaj këtyre prokurorëve, që i ka etiketuar si pjesë e grupit më të madh kriminal në vend ose “KÇK” (kap ça të kapësh).

“I them parlamentit se ka ardhur koha që të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vetingun e dinë që nuk e kalojnë dhe kanë nxjerrë dhe një togfjalësh mes tyre, KÇK, kap ca të kapësh. Këtë grupim KÇK ky parlament duhet ta shpalli grup në kërkim, jo metaforikisht, e them në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ta shpalli në kërkim, me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu të gjithë së bashku, është e kotë ti bëjmë njëri tjetrit predikime dhe e kotë që nga tryezat e opozitës të ngrihemi këtu e të fajësojmë qeverinë, apo nga qeveria të ngrihemi e të justifikojmë. Procesi i vetingut për të përfunduar do kërkojë disa vjet, e ne nuk lejojmë që prokurorë si ai i Durrësit, gjykatës si ajo apo plot të tjerë të bëjnë kërdinë mbi njerëzit, çdo ditë. Policia po ju them e do ju sjell prap, se janë thënë e stërthenë sa herë policia ka dështuar në përballjen me gjykatën për vrasës që pasi kanë dalë kanë rivrarë, për dhunues që pasi kanë dalë kanë ridhunuar, janë qindra. KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri, sot me fakte, prokurorë e gjykatës që e dinë se vetingun se kalojnë dot. Si mundet një prokuror të regjistroje tokë të dhuruar në emër të gruas, që paska qenë asistente a avokate e dikujt dhe ky dikushi regjistron tokën 500 metra dhe dhuron 50 mijë metra? E keni parë ndonjëherë që dhuruesi të dhurojë 100 fishin e gjësë që ka? Keni ju ndonjë krushk, ndonjë vjehrrë, ndonjë kunat kaq zemërgjerë sa t’ju dhurojë 100 fishin e asaj që ka?”, tha kryeministri.

KÇK, sipas kryeministrit Rama është grupi me i madh kriminal në vend duke iu referuar disa prej gjyqtarëve dhe prokurorëve./abcnews.al

raketa-1-1280x743.jpg
ad min21:15 | 15/07/2019

Autoritetet italiane kanë sekuestruar një raketë ushtarake dhe armë të sofistikuara në një operacion masiv kundër ekstremistëve të djathtë. Në pranga kanë përfunduar tre persona, të cilët sipas hetuesve luftonin përkrah separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Agjentë të seksionit të anti-terrorit në veri të Italisë kanë sekuestruar një raketë “ajër-ajër” dhe armë të tjera të sofistikuara gjatë një operacioni kundër grupeve të ekstremit të djathtë. Sipas mediave italiane, tre persona u arrestuan, dy prej të cilëve në afërsi të një aeroporti, ndërsa u konfiskuan edhe materiale propagandistike neo-naziste. Burimet mediatike nënvizojnë se bastisjet e policisë ishin pjesë e një hetimi mbi ndihmën që ekstremistët italianë i kanë ofruar separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Operacionet e policisë u udhëhoqën nga drejtoria e anti-terrorit të Torinos, DIGOS, dhe u shtrinë në qytetet Milano, Vareze, Forli dhe Novara. Personat e arrestuar janë dy shtetas italianë dhe një zviceran me origjinë italiane. Më 3 korrik, një gjykatë në Xhenova dënoi me burg tre persona që u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në luftimet përkrah separatistëve pro-rusë, që kontrollojnë pjesën dërrmuese të rajoneve Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës.

Dy prej tyre, mes të cilëve shtetasi shqiptar Olsi Krutani, u dënuan me nga dy vjet e tetë muaj, ndërsa i treti, një shtetas moldav, me 1 vit e 4 muaj. Mbi 10 mijë persona kanë humbur jetën në luftimet që kur separatistët e mbështetur nga Moska nisën ofensivën në lindje të Ukrainës, në prill të vitit 2014. Luftimet vazhdojnë ende, por janë më sporadike dhe fronti i betejës ka mbetur i qëndrueshëm prej më shumë se një viti./ABC News Albania 24/7

SHULLAZI-1280x720.jpg
ad min14:44 | 18/06/2019

Seanca në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda për grupin e Emiljano Shullazit ka dështuar sërish. Gilmando Dani, i ka kujtuar gjyqtares Albana Boski se ajo duhet që të japi dorëheqjen duke qene se ka gjykuar çështjen e “Hotel Vollgës” në Durrës, ashtu siç kanë bërë edhe shumë kolegë të tjerë të saj.

Gjyqtarja Albana Boksi, që më short është caktuar edhe kryesuese në këtë proces, i ktheu përgjigje Danit duke i thënë “Faleminderit për paralajmërimin”. Seanca duhet që të shtyhej pas Apeli i Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Blerim Shullazit për përjashtimin e Saida Dollanit nga trupi gjykues.

Pasi ky i fundit e kishte ngritur padi më herët për Dollanin duke e akuzuar për shkelej proceduriale.  Seanca është shtyrë për në datën 24 Qershor, në orën 11:00 pasi KLGJ akoma nuk ka caktuar gjyqtarin e tretë në këtë çështje.

Pritet që Apeli për Krime të Rënda të shqyrtoj kërkesën për përjashtimin e Albana Boksit. Në këtë seancë mungonin edhe avokatët e caktuar kryesisht./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono