grup

droge-igumenice.jpg
G. P.17:49 | 13/02/2019

Goditet nga policia greke një rrjet trafikantësh që sillte sasi të mëdha kanabisi nga Shqipëria, nëpërmjet kufirit tokësor përgjatë zonës së Thesprotisë, dhe e trafikonte kryesisht në Athinë .

Sipas shefi të drejtorisë së sigurimit publik të Athinës, që nga Shtatori i vitit të kaluar deri në ditët e fundit, grupi kishte trafikuar 500 kg kanabis, 6 kg kokainë dhe 1 kg heroinë. Gjatë operacioneve të zhvilluara në qytete të ndryshme të Athinës u arrestuan 21 persona, kryesisht grekë dhe shqiptarë, si të implikuar me rrjetin në fjalë.Nga kontrollet e ushtruara në banesa, automjete dhe vende magazinimi, u sekuestrua mbi 142 kg kanabis, 3,3 kg kokainë, një sasi e vogël heroine, një pistoletë dhe mbi 17 mijë euro./abcnews.al

kruje.jpg
G. P.15:30 | 07/12/2018

Një grup që trafikonte lëndëplasëse dhe mina me telekomandë u godit nga Policia e Krujës.

Dy persona Artan Bruka, 38 vjeç dhe Halil Gjana, 26 vjeç, të dy nga Kukësi përfunduan në pranga ndërsa u sekuestruan tre kallëpë cilindrike të mbështjellë me letër kartopecetë dhe natriban transparent, ku ishin të vendosura tre kapsolla detonatore të lidhura me tel përcjellës të kapura me natriban, ku në anën tjetër ishin të bashkuara me dy aparate celularë të markës “Nokia”.

Dy kuksianët me çantat me eksploziv u kapën në Thumanë gjatë operacionit “Muzgu”.  Kallëpët ishin me peshë rreth 225, 240 dhe 469 gramë secili. Policia njoftoi se sipas informacioneve këto mina me telekomandim, mund të përdoreshin në kryerjen e  veprave të rënda kriminale./abcnews.al

grupii.png
G. P.13:06 | 31/10/2018

Pesë persona janë vënë në pranga nga policia, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Arrestimi i tyre u u bë pasi ata siguronin pritjen, transportimin dhe ambientet e akomodimit si hotele dhe shtëpi banimi për shtetas të huaj kryesisht sirianë. Më pas, ata bënin të mundur trafikimin e tyre nga  Shqipëria drejt Malit të Zi dhe si destinacion përfundimtar BE-në.

Personat e ndaluar janë Ndue Ulaj, 33 vjeç; Sajmir Karaj, 34 vjeç; Florind Tole, 26 vjeç; Griseld Dekovi, 24 vjeç, dhe Gjokë Murçaj, 33 vjeç. Ndërkohë në kërkim u shpall P.P. Ky grup i strukturuar kriminal në trafikimin e qenieve njerëzore ushtronte aktivitetin nga Greqia, në qytetet Korçë-Elbasan-Tiranë-Lezhë-Shkodër-Malësi e Madhe dhe më pas kalimi në Malin e Zi.

Ndërkohë janë sekuestruar, 3 automjete, të cilët përdoreshin për transportimin e shtetasve të huaj,   një sasi Euro të gjetura personave të arrestuar si dhe dhjetëra  telefona celularë dhe karta SIM. Mbi këtë grup rëndojnë veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./abcnews.al

whacapi.jpg
G. P.11:15 | 01/08/2018

Aplikacioni WhatsApp ka lëshuar një opsion të ri që do t’ju ndihmojë ju dhe miqve tuaj që të komunikoni më lehtësisht.

Tashmë të gjithë do të kenë mundësinë që të kryeni telefonata video në grup.

“Mund të bëni një telefonatë në grup deri në katër persona, kurdo dhe kudo”, tha një zëdhënës i kompanisë.

Fillimisht duhet të jenë dy persona që komunikojnë me njëri-tjetri dhe më pas mund të shtojnë edhe dy miq të tjerë në telefonatë.

WhatsApp ka komunikuar që të gjitha bisedat do të jenë të koduara.

Kjo siguron të gjithë përdoruesit se do jenë vetëm anëtarët e grupit që mund të dëgjojnë apo shikojnë përmbajtje nga telefonata./abcnews.al

spaho-123-1280x700.jpg
G. P.12:03 | 19/07/2018

Opozita braktisi punimet e seancës plenare, kur nisën diskutimet për rendin e ditës. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, tha se largimi nga seanca ishte në shenjë proteste për mospërsëritjen e votimit të ligjit për teatrin, që sipas opozitës ishte i manipuluar. Mazhoranca e akuzoi për mungesë alternative.

Opozita nuk është tërhequr nga kërkesa e saj. Këmbëngul se projekt ligji për teatrin duhet të rivotohet.

Kryetari i Kuvendit urdhëroi që të mblidhej Këshilli i Emërimeve dhe Procedurave, i cili u mblodh dhe në fakt vërtetoi qëndrimin e opozitës. Në fakt votimi i një deputeti të opozitës ishte kryer pavarësisht pretendimeve të palëve se kush e kishte kryer. Sa kohë që ky votim ka qenë i parregullt duhet të përsëritet. Unë në emër të opozitës kërkoj që  të ripërsëritet ky votim.

Kërkesa e tyre është refuzuar prandaj Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e sheh me vend qëndrimin në sallën e Kuvendit.

Në shenjë proteste ne do të largohemi nga kjo seancë sepse nuk mund të qëndrojmë në një Kuvend ku vidhet vota edhe pse nuk është e nevojshme që të bëhet”.

Kryetari i grupit parlamentar socialist i sqaron edhe një herë se barra e asaj që ndodhi i bie përsëri opozitës për rrengu që iu bë deputetit Bitri.

Nëse ka një faj për këtë çështje u takon deputetëve të caktuar të opozitës”.

Taulant Balla i kujton opozitës kërkesën e eurolomisionerit Johanes Hann për mosbojkotim.

Kreu i grupit të Partisë Socialiste tha se do të shtyhet dhe votimi i dy ligjeve që duan shumicë të cilësuar votash siç janë Kodi Rrugor dhe ligji i Magjistraturës.Ai ftoi në mënyrë të vecantë LSI-së për të votuar së bashku ligjin.

Kjo është hera e dytë që dështon votimi i Ligjit për magjistratët i cili kërkon 84 vota.

/abcnews.al

Policia-e-Tiranes-1280x662.jpg
G. P.19:50 | 06/07/2018

Policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë ka arrestuar 5 persona të akuzuar si shpërndarës të dozave të heroinës dhe kokainës në lokalet e natës në Tiranë. Operacioni i koduar “Porosia e natës” është zhvilluar në kuadrin e “Forcës së ligjit”.

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë goditën një grup personash të dyshuar për shpërndarjen e kokainë dhe heroinës në lokalet e natës në kryeqytet. Pas shtatë muajsh hetim me metoda speciale, operacioni i koduar “Porosia e natës” çoi në pranga pesë persona. Për katër prej tyre ishte caktuar më herët masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se keta shtetas nën drejtimin dhe organizimin e shtetasit Shaqir Shtishi, shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re””

Gjatë operacionit të zhvilluar në kuadrin e operacionit madhor “Forca e ligjit” sekuestruar përzierës për lëndër narkotike, doza narkotike të llojit kokainë dhe heroine, telefona celular, 3 automjete dhe një  një sasi lekësh dhe eurosh.

Sipas Skënderajt në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më parë 5 persona dhe se materialet i janë përcjellë prokurorisë për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në bashkëpunim” dhe “përshtatje e lokaleve për prostitucion”./abcnews.al

kontrabanda-1280x590.jpg
G. P.14:17 | 05/04/2018

Goditet një grup kriminal që kryente kontrabandë mallrash, ndërsa u prangosën 17 persona e 5 të tjerë u shpallën në kërkim.

Sipas policisë së shtetit, u sekuestruan 2.7 ton kafe e dyshuar kontrabandë, vlera e së cilës në treg arrinte 900 mijë lekë.

Gjithashtu u bllokuan edhe 105 mijë paketa cigare pa pullë fiskale me vlerë 28 milionë lekë. Secili prej të ndaluarve kishte funksione të caktuara në këtë veprimtari te paligjshme si financues, transportues, magazinues apo tregtare.

Disa nga personat e arrestuar, sipas uniformave blu, janë me precedent penale,  të akuzuar më herët po për kontrabandë mallrash.

Malli i sekuestruar gjatë këtij operacioni policor shitej në dyqane, lokale dhe qendra tregtare.

Njoftimi i Policisë

Operacioni “Forca e Ligjit” godet një tjetër grup të strukturuar kriminal që operonte në Tiranë në fushën e kontrabandës. Policia ka ndaluar 17 persona dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë, si anëtarë të këtij grupi. Sekuestrohet kafe, koli me cigare, automjete dhe shuma të mëdha lekësh.

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në D.V.P. Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Forcën e Posaçme për Operacione Speciale në D.V.P Tiranë, finalizoi me sukses operacionin “Kontrabanda 2018”.

Grupi ndiqej prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit. Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i 17 shtetasve në kryeqytet, mes tyre të proceduar edhe më parë:

• Astrit Vila, 56 vjeç, banues në Tiranë
• Dashamir Ymeri 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
• Edvin Aliko, 51 vjeç, banues në Tiranë.
• Xhoi Besholli, 23 vjeç, banues në Tiranë.
• Agim Velo, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
• Merushe Xhani, 54 vjeçe, banues Tiranë, e dënuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
• Olsi Hamolli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
• Artan Hamolli, 46 vjeç, banues në Tiranë.
• Valter Kondi, 56 vjeç, banues në Tiranë.
• Fredi Bejkollari, 44 vjeç, banues në Tiranë.
• Bujar Beqiri, 53 vjeç, banues në Tiranë.
• Divlon Gjoni, 33 vjeç, banues në Tiranë.
• Arben Pervataj, 44 vjeç, banues në Tiranë.
• Admir Zylfo, 31 vjeç, banues në Tiranë.
• Petrit Mëcuku, 60 vjeç, banues në Tiranë.
• Bektesh Gica, 56 vjeç, banues në Tiranë.
• Amario Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë, por për shkak të specifikës së hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitetet. Arrestimi i anëtarëve të dyshuar të këtij grupi kriminal, u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm për veprat penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim transportim i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga nenet 178/3 dhe 172/2 të Kodit Penal.

Çdonjëri prej të ndaluarve kishte funksione dhe role të caktuara në këtë veprimtari si financues, transportues, tregëtues dhe apo magazinues malli. Gjatë kontrollit në njësi tregtare, dyqane, lokale, magazina, banesa, kioska, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

• 2.7 tonë kafe e dyshuar kontrabandë, me një vlerë në treg rreth 900 mijë lekë;
• 2 automjete të markave ‘Mercedez Benz’ dhe ‘Volkswagen Passat’;
• 28 telefona të markave të ndryshme;
• 105 000 paketa të markave të ndryshme pa pullë fiskale, me vlerë shitjeje në treg, rreth 28 milionë lekë;
• 300 mijë lekë, etj.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale të “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim, transportim i mallrave që janë kontrabandë dhe Shkelje të Drejtave e Pronësisë Industriale”.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën intensive në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare./abcnews.al

policia-4.jpg
G. P.15:17 | 20/02/2018

Një tjetër pikë e këmbimit valutor është sulmuar nga grabitësit në Sukth të Durrësit. Autorët fillimisht kanë ndërprerë energjinë elektrike në zonë dhe më pas kanë shpërthyer derën e lokalit. Pasi kanë marrë kasafortën janë larguar nga vendi i ngjarjes. Brenda në kasafortë gjendeshin rreth 2 milionë lekë të vjetra. Dyshohet se autorët janë një grup, që vepron në atë zonë pasi kanë ndodhur disa vjedhje në harkun kohor të një muaji të kryera me të njëjtin skenar. Një javë më parë u grabit një kompani në autostradën Durrës – Tiranë në të njëjtën mënyrë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono