grumbullim

KOMBETARJA-GAVAZAJ-ABAZAJ-1280x720.jpg
ad min13:15 | 14/03/2019

Dy lojtarë të rëndësishëm do të jenë sërish pjesë e kombëtares për ndeshjet e radhës në Europian. Sadiku dhe Abrashi lanë pas dëmtimet, ndërsa trajneri Panuçi bëri të ditur listën e futbollistëve për Turqinë dhe Andorrën.

Sërish me mungesa, por edhe me rikthime të mëdha. Kristian Panuçi mund të ndihet i lumtur përgjysmë, ndërsa lajmëron listën e lojtarëve për dy ndeshje zyrtare, ato ndaj Turqisë dhe Andorrës në Euro 2020. Në skuadër do të jenë pas shumë muajsh dy prej lojtarëve më të rëndësishëm, sulmuesi kryesor Armando Sadiku, dhe mesfushori i fortë Amir Abrashi.

I pari kaloi dëmtimin e pësuar në Spanjë dhe gjeti formën me Luganon në Zvicër. Shqiptari i Kosovës vuajti shumë nga dëmtimi në Gjermani, por tashmë është kthyer në formacion tek Freiburg në Bundesligë. Mungojnë, gjithsesi, Odise Roshi ende i pariaftësuar, apo Sokol Cikalleshi i dëmtuar, ndërsa Panuçi ka lënë jashtë lojtarë si Lenjani e Ndoji, për zgjedhje personale teknike.

Kuqezinjve u kthehet edhe sulmuesi Kristal Abazaj që ka fituar formën pas huazimit tek Osijeku në Ligën e Parë të Kroacisë, ku ka shënuar edhe gol. Në mesfushë, është ftuar Kristi Qose, lojtar i elitës në Sllovaki, që po zhvillon sezon shumë të mirë me Ruzomberokun.

Në listë janë 24 lojtarë, ku nuk mungojnë emrat e zakonshëm në portë, mbrojtje apo mesfushë, ndërsa kombëtarja luan në 22 mars ndaj Turqisë në “Loro Boriçi” dhe në 25 mars në fushën e Andorrës.

Panuçi do të dalë para mediave të dielën në orën 11:00 në Kompleksin “Tropikal” në plazhin e Durrësit, të njëjtën ditë kur nis edhe grumbullimi, me seancën e parë në orën 15:00./abcnews.al

blendi-klosi-1280x651.jpg
ad min19:21 | 06/03/2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, pralajmëruan marrjen e masave për pikat e grumbullimit të mbetjeve që nuk plotësojnë kriteret mjedisore. Ndërkohë që akuzuan opozitën si shkaktarë të gjendjes së mjedisit sot dhe mbështetes të paligjshmërisë.

180 pika që gurmbullojnë mbetje skrapi në Tiranë po monitorohen për respektimin e kritereve mjedisore. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, bashkë me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, inspektuan një pikë të tillë në një zonë të banuar.
Pas kryeqyetetit, aksioni do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

“Janë jashtë kushteve, janë krejtësisht në kundërshtim me të gjitha rregullat mjedisore, janë pika, të cilat jo vetëm grumbullojnë të gjitha mbeturinat e qytetit, por edhe zhvillojnë aktivitetin e tyre brenda zonave të banuara. Pra nuk kemi heqje të licensave të zhvillimit të aktivitetit të ndershëm, por kemi revokim lejesh mjedisore dhe pastaj sëbashku me të gjitha organet e tjera shtetërore, evidentim të problematikave.

Keto biznese, sipas Klosit dhe Maznikut, do të zhvillohen jashtë qendrave të banuara, ndërkohë që për gjendjen e mjedisit akuzat i drejtuan nga opozita.

“Ajo që doja të thoja e të ritheksoja është edhe një përgjigje për një batare mbështetjesh për paligjshmërinë që në fillim erdhi nga Saliu, i cili mbronte guroret e paligjshme në të gjithë Shqipërinë të cilat ne po i mbyllim, po i evidentojmë dhe do të nxjerrim kriteret e reja mbi të cilat të zhvillohet biznesi guror. Sot erdhi mbështetja nga Luli për pisllëkun e qytetit”.

“Jam i sigurtë se edhe zoti Basha, që sot përmendi këto raste, në Holandë, ku edhe ka shansin të shkojë shpesh, nuk ka parë njerëz të cilët shpenzojnë një pjesë të madhe të jetës së tyre brenda kazanëve të plehrave, duke u përpjekur të marrin mbetjet dhe më pas i grumbullojnë në pika të tilla brenda zonave urbane. Ky është një akt jo vetëm joeuropian, jo vetëm i rrezikshëm për shëndetin e banorëve, por është një çështje që në mënyrë të vazhdueshme banorët e Tiranës, edhe nëpërmjet portalit të bashkëqeverisjes, e kanë denoncuar si një problem për qytetin e tyre dhe për mënyrën dhe mundësinë për të funksionuar si një qytet normal”.

Aksioni vjen në kuadër të iniciativës “Pastrojmë Shqipërinë që duam” dhe mbështetet nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono