gruaja

jeff.jpg
So Nila12:22 | 25/12/2019

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos deri disa muaj më parë konsiderohej njeriu më i pasur në botë.

Por, divorci me gruan i ka kushtuar shumë, dhe tashmë ai nuk e mban më këtë titull. Shkak për divorcin u bë Lauren Sanchez, historia e së cilës me Bezos, bëri bujë të madhe, pasi ata patën një aferë ndërsa ishin të dy të lidhur me persona të tjerë.

Tashmë ata jetojnë bashkë dhe shfaqen më të lumtur se kurrë në publik. Së fundmi miliarderi 55-vjeçar dhe e dashura e tij 50-vjeçare janë fotografuar në Karaibe, bashkë me djalin 18-vjeçar të kësaj të fundit. Ka raportime se Bezos do të martohet me Sanchez, por deri më tani nuk ka ende asnjë konrmim./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

shqiptari-gruaja.jpg
ger ta09:52 | 17/12/2019

Një shqiptar që vrau gruan e tij është dënuar me 19 vite burg. Ngjarja ndodhi më Oxford, Angli më 17 qershor të këtij viti.

Safie Xheta, 35 vjeç, u gjet e vdekur, pasi u qëllua me thikën e kuzhinës nga bashkëshorti i saj Fatos Xheta, 46 vjeç, në shtëpinë e tyre.

Ajo u godit me thikë disa herë, para se të gjente vdekjen, ndërsa 46-vjeçari lëndoi edhe veten me thikë.

Gjykatësi e dënoi atë me 19 vjet vjet pasi trupës gjykuese iu deshën 90 minuta për ta gjetur atë fajtor për vrasje.

Gjykata arriti në përfundimin se Xheta ishte xheloz për gruan e tij. Kjo u vu re edhe në shënimet që i janë gjetur atij në banesë.

“Tradhtia shlyhet vetëm me vdekje”, është një prej shënimeve që është gjetur në shtëpinë e tij, shkruar në gjuhën shqipe.

/abcnews.al

mbyte.jpg
Autor E14:51 | 10/12/2019

Kryeministri Rama ka qenë mesditën e sotme në Shijak pas thirrjes publike që i bërë mbrëmë Arben Meçe që të shikonte gjendjen atje.

Rama vizitoi disa nga pallatet e dëmtuara nga tërmeti duke takuar edhe banorët, të cilët i shprehën shqetësimin për banesat e tyre.

Gjatë takimeve nuk kanë munguar batutat e shkëmbyera mes tij e banorëve, ndërkohe që gratë që e kanë takuar nuk i kanë kursyer lavdet e madje edhe puthjet.

I tillë ishte edhe rasti me një grua që më parë, teksa Rama sqaronte një nga banorët i prekte dorën. Më pas, nuk nguroi t’i kërkonte leje për ta përqafuar.

“Avash se me myte, shih ç’më bërë, je ly sot gjithë ditën dhe ma hodhe gjithë suvanë mua tani”- tha Rama, teksa pastronte pardesynë e zëzë që iu bë gjithë make up.

Një tjetër grua e thirri Ramën nga ballkoni duke i kërkuar që të shkonte për të parë dëmet në shtëpinë e saj.

“O vdeksha unë për ty, mos ki merak, por kujdes se mos na bish e do thonë e rrëzoi Rama”, tha kryeministri.  /abcnews.al

klotilda.jpg
ger ta16:34 | 04/12/2019

Me lot në sy bashkëshortja e Sajmir Grekut që humbi jetën bashkë me prindërit e tij nga tërmeti në Thumanë ka nisur të rrëfehet. Nga Sajmiri i kanë mbetur vetëm kujtime të bukura. Ndërsa ka një merak të madh për vajzën e vogël që ende thërret babi, të rritet mirë. Nga strukturat e shtetit është e zhgënjyer deri tani askush nuk e ka kontaktuar.

Kjo është Klotilda Greku bashkëshortja e Sajmirit që së bashku me prindërit e tij humbi jetën nga tërmeti në Thumanë. Klotildës sot i kanë mbetur vetëm kujtimet. Ajo me lot në sy tregon se si u njohën dhe se sa të lumtur ishin.

Ne jemi njohur kur unë kam qenë studente në shkollë dhe ai punonte. Unë Sajmiri, vajza dhe dy prindërit jetonim në një shtëpi. Kemi qenë një familje e lumtur, kemi jutuar në një harmoni të madhe dhe kjo ishte një lumturi që Zoti nuk deshi që ta jetonim në tutje ne”, shprehet mes lotësh Klotilda.

Çifti Greku ka sjellë në jetë këtë vajzë që është shumë e vogël për të kuptuar gjëmën që I ka ndodhur. E ëma me zërin që I dridhet tregon se e vogëlushja e thërret vazhdimisht babain e saj.

Vajza e ndjen shumë mungesën e të atit, nuk ka ditë që ajo nuk e përmend. Një veprim që bën vëllai im, apo dikush tjetër në shtëpi asaj i kujtohet që e ka bërë edhe i ati dhe shikon fotografitë e tij në telefon, i qesh fytyra kur i shikon. E ndjen edhe ajo mungesën e tij, këto ditë ka qenë shumë  mërzitur, vetëm qan, si duket edhe ajo e ndjen mungesën”, thotë Klotilda.

Klotilda pas humbjes së jetës së bashkëshortit po qëndron tek prindërit në një fshat të Peshkopisë. Asnjë zyrtar nuk është takuar me të apo e ka telefonuar.

Nga institucionet shtetërore deri më tani nuk kam pasur ndonjë lajm ose ndonjë telefonatë, përveç këtyre gjërave që janë thënë edhe në Tv”, shprehet ajo.

Ajo në këto kushte përmes ABC Neë kërkon që shteti t’i vijë në ndihmë se në Thumanë s’i ka mbetur më asgjë. Për Klotildën meraku më i madh është që vajza të rritet siç e meriton pasi i ati i saj që ndërroi jetë punonte shumë që asaj mos i mungonte asgje.

Doja vetëm të kisha një vend ku të rrija me gocën që ajo të rritet sic duhet”.

Klotilda dhe vajza e saj kanë qënë me fat se ditën kur ra tërmeti nuk ndodhej në Thumanë por tek prindërit e saj./abcnews.al

f7d6b9384cda99c24885c921302934b6.jpg
ent ela22:58 | 21/11/2019

Një 40 vjeçar në Itali ka përdhunuar gruan e tij me një grup miqsh, ndërsa ka rrahur djalin e tij. 40 vjeçari banonte në një qytet në Alto Lario, por kishte aktivitete që shpesh i duhej të lëvizte jashtë vendit. Ai përfundoi në burg me akuzën e dhunës në grup kundër gruas së tij nga e cila sapo ishte ndarë.

Hetimi u nxit pas denoncimit të gruas dhe prokuroria e Leccos, e cila koordinoi hetimin kërkoi nga gjykata arrestimin e 40-vjeçarit i cili tani është nën mbikëqyrje në burgun e Leccos. /abcnews.al

burri.jpg
Autor E18:45 | 20/11/2019

Kamerat e sigurisë kanë kapur një moment tronditës në një nga rrugët e qytetit Buzios në Brazil teksa një grua i ka shpëtuar abuzimit seksual.

Teksa ajo ishte duke ecur anë rrugës me një çadër për t’u mbrojtur nga shiu, anash i afrohet një makinë tip “Ford KA”, brenda të cilës ishte një burrë krejtësisht i zhveshur.

Papritur burri zbret nga makina dhe e ndjek gruan nga pas, por ajo largohet e tmerruar duke thirrur në ndihmë banorët që gjendeshin afër.

Ky moment nuk është fiksuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa në fund kapet momenti kur burri kthehet në makinë dhe ikën nga vendi i ngjarjes.

Përdhunimet janë një problem i madh në Brazil dhe autoritetet po shtrëngojnë ligjet për të dënuar më ashpër abuzuesit e kësaj natyre.

Shikoni VIDEON

kryemadhi.jpg
ger ta18:37 | 15/11/2019

“Arta Vorpsin e ka shpallur anëtare të Gjykatës Kushtetuese gruaja e Maks Haxhisë”, kështu është shprehur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Teksa ndodhet në një vizitë në SHBA, Kryemadhi ka dhënë një intervistë për “Zërin e Anerikës”, ku ndër të tjera ka folur për “ngërçin” e ngritjes së Kushtetueses.

Liderja e LSI është shprehur se me ç’të drejtë Dvorani boton vendimet e KED në Fletore Zyrtare, duke ngritur më pas dyshime për lidhjet e tij me drejtoreshën e qendrës së botimeve, e cila është bashkëshortja e avokatit të njohur, Maks Haxhisë.

Dua të përgëzoj që filloi lëvizja për të krijuar institucionin më të rëndësishëm në Shqipëri. Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë këtë rezultat që kemi sot, zgjedhje moniste, opozitën jashtë parlamentit, një sistem drejtësie që kërkohet të kapet nga qeveria dhe një stanjacion dhe depopullim të Shqipërisë.

Me çfarë të drejte z.Dvorani boton vendimet e KED në Fletore Zyrtare. Kush ia ka bërë këtë gjë? Cila është lidhja me drejtoreshën e qendrës së botimeve, bashkëshortja e Maks Haxhisë? A ka një lidhje me avokatin e ish-ministrit Tahiri?

Zonjën Vorpsi e ka shpallur gruaja e Maks Haxhisë, i cili është avokat i Saimir Tahirit. Gjykata Kushtetuese u ngrit, ka shumë çështje për të diskutuar”, tha ndër të tjera Kryemadhi./abcnews.al

 

VG11928-2.jpg
nev ila22:18 | 11/11/2019

Një vajzë shqiptare 33 vjeçe, ishte paraqitur duke qarë, me foshnjën e saj në krahë, përpara Komandës Vendore të Policisë së Romagna Faentina, në provincën e Faenzas, Itali. Mes lotëve ajo denoncoi burrin e saj për dhunë fizike dhe psikologjike.

33 vjeçarja deklaroi se kishte frikë të kthehej në shtëpi sepse bashkëshorti, edhe ai shqiptar, e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe fëmijët, pas vendimit të saj për ta divorcuar.

Vajza, e cila ishte e martuar për 16 vjet, ka jetuar në Faenza për vite me radhë. E dëshpëruar  ajo u tha oficerëve të policisë për gjithë dhunën dhe traumën që i kishte shkaktuar burri i saj i cili vazhdimisht ishte nën efektin e alkoolit.

Ju lutem më ndihmoni, jeta ime është shndërruar në një ferr të abuzimit fizik dhe psikologjik, kam vajzën e vogël ende në shtëpi”, deklaroi ajo përpara oficerëve të policisë .

Policia lokale në Manfreda menjëherë reagoi duke marrë masa mbrojtjeje për 33 vjeçaren. Agjentët menjëherë shoqëruar 33 vjeçaren në shtëpi duke bërë të mundur që ajo të marrë edhe fëmijën tjetër që ndodhej në shtëpi.

Pas kësaj gruaja së bashku me 2 fëmijët e saj, iu besuan shoqatës për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve “Sos Donna”, e cila garantoi jetën e tyre, duke bërë të mundur shmangien e një tragjedie të vërtetë.

Nga hetimet policia e Faenzës konfirmoi se, vajza kishte denoncuar edhe më parë, se ishte kërcënuar me vdekje burri i saj, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëshortin e 33 vjeçares./abcnews.al

makina573.jpg
Autor E09:22 | 01/11/2019

Një grua, e cila vërejti se një aromë po vinte nga vetura e saj, ka mbetur e shokuar kur hapi kapakun dhe zbuloi mbi 200 kokrra arra të fshehur brenda. Holly Persic, nga Pittsburghu i SHBA-së, vërejti se diçka nuk është në rregull kur parkoi para një biblioteke dhe një aromë djegie filloi ta mbushte ajrin, shkruan mediumi britanik “The Mirror”. Po ashtu, ajo dëgjoi një zë të çuditshëm që vinte nën kofanon e veturës së saj.

Kur hapi kofanon, ajo gjeti qindra kokrra arre dhe tufa bari. Duket sikur një familje ketrash kishte vendosur që t’i ruajë ato para se të vijë dimri. “Gruaja ime më thërriti nga Biblioteka Northland dhe më tha se veturës së saj po i vinte një aromë djegieje dhe një zë i çuditshëm. I thash që të hapte kofanon dhe është shfaqur kjo fotografi të cilën më ka dërguar”, tha Chris, burri i Persicit, transmeton Koha.net.

Çiftit i mori gati një orë kohë për ta pastruar veturën. “Ato ishin të vendosur pothuajse në çdo cep, nën bateri, nën radiator, etj. Arrat në bllokun e motorit ishin bërë të zeza dhe u vinte aromë sikur ishin pjekur tërësisht”, shtoi ai.

Hera e fundit që Persic hapi kofanon ishte muajin e kaluar dhe arrat në kopshtin e tyre kanë filluar të binë para disa javë. Mekanikët i kanë larguar të gjitha arrat dhe tufat e barit, dhe fatmirësisht nuk është dëmtuar asgjë te vetura.

vajza-1280x720.jpg
Autor E10:49 | 10/10/2019

Policia është duke kërkuar prova për ngjarjen e rëndë në Kavajë ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur. Ndërkohe, është zbuluar edhe identiteti i vajzës në shtëpinë e së cilës ndodhi ngjarja. Ajo është M.Qatja.

Gazetari Andi Qosja bën me dijë për abcnews.al se në shtëpi në momentin e ngjarjes ndodheshin edhe tre fëmijët e të resë, të cilët kanë shpëtuar pa dëmtime për fat të mirë

Nga kjo ngjarje mbeti i vdekur Dritan Hoxholli, ndërsa u plagos polici B.Toci.

 

 

Policia dyshon se ngjarja ndodhi për shkaqe xhelozie pasi të dy burrat kishin lidhje me një grua që e kishte bashkëshortin emigrant në Gjermani.

Abcnews.al mëson se fillimisht Hoxholli ka tentuar të futet në shtëpinë e gruas duke përdorur derën e saj, por pasi ajo ka refuzuar ai është ngjitur nga pas pallatit duke shqyer grilën e ballkonit.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono