grua

e9e2e7a9-b5e3-4350-8d14-3a7c055ae040-1280x720.jpg
R D09:45 | 08/01/2020

Sot përcillet në banesën e fundit, Drita Saliaj 51-vjeçe e cila u vra në mënyrë barbare në Gjerbë të Mallakastrës, nga nipi i burrit të saj dhe dy persona të tjerë. Autorët e krimit, dyshohet se kanë hyrë në banesën e saj për ta grabitur, por pas rezistencës ata e kanë lidhur 51-vjeçaren dhe e kanë hedhur në rezervuarin e ujit, ku ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur të dielën në darkë dhe është zbuluar nga policia ditën e djeshme (e martë).

Sot zhvillohet ceremonia mortore për të ndjerën. Për ti dhënë lamtumirën kanë ardhur bashkëshorti dhe dy djemtë që ishin emigrantë në Greqi.

Sakaq, gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se ka mbërritur nga Greqia edhe kunati i Drita Saliajt, i cili ka deklaruar se është grabitur edhe banesa e tij.

Kunati i viktimës, (vëllai i burrit) Mitat Saliaj i cili sapo ka mbërritur nga Greqia ka parë shtëpinë e shkallmuar. Paraprakisht dyshohet se kanë qenë autorët e vrasjes që kanë grabitur edhe banesën ngjitur për marrë sende me vlerë. Policia është ende në zonë, për të dokumentuar ngjarjen, motivet e saj. Efektivët po pyesin fqinjët dhe personat që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Familja Saliaj ndërkohë ka hapur dyert e mortit.

Autorët e krimit, L.Saliaj 17 vjeç banues në Gjerbë, S.Shehaj 16 vjeç banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj 26 vjeç banues në Gjerbë janë arrestuar nga policia e Mallakastrës. /abcnews.al


5e8c90b1-d440-49db-955d-f25653a48163-1280x710.jpg
in a18:04 | 01/01/2020

Papa Françesku u ndodh në një situatë të sikletshme, ndërsa përshendetej mbrëmë me besimtarët në Sheshin Shën Pjetri në Vatikan. Ai hasi në rezistencen e një gruaje me tipare orientale që nuk ia lëshonte dorën për disa sekonda. Francesku u ndje i bezdisur dhe i ra me dorën tjeter gruas që e mbante të shternguar. Pas videos, që u bë virale në rrjetet sociale, Papa ka kërkuar falje.

Gjatë fjalimit që ka mbajtur në Vatikan, Papa Françesku ka kërkuar falje duke u shprehur se ndjehet i keqardhur për shembullin e keq.

“Rilindja e njerëzimit filloi me gratë. Ato janë burim i jetës. Por pavarësisht kësaj, ato vazhdimisht ofendohen, rrihen, përdhunohen, detyrohen të prostituojnë veten dhe të shtypin jetën që mbajnë në barkun e tyre. Dhuna ndaj grave është përdhosje e Zotit, që u lind nga gruaja dhe shpëtimi i njerëzimit erdhi po nga gruaja”, u shpreh Papa.

Mijëra besimtarë nga e gjithë bota e pritën vitin e ri në sheshin Shën Pjetër, duke u lutur për paqe, dashuri dhe një ambient më të pastër. /abcnews.al

apel-grua-ok.png
R D17:11 | 14/12/2019

Shembja e godinave pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës ka lënë në qiell të hapur një pjesë të familjeve që jetonin aty prej 25 vitesh. Ata i bëjnë apel shtetit që ti trajtojë me bonus qiraje ose të pakten t’u sigurojë një strehë ku të fusin kokën.

Situata paraqitet e vështirë për Dilën e cila ka mbetur e pastrehë së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj, të dy me probleme shëndetësore.

“Që kur u shemb godina unë jam jashtë. Me burrin invalid dhe djalin e sëmurë. Plaçkat i kam çuar tek të njohurit, por vetë s’kemi ku të shkojmë. Kërkojmë një strehë të fusim kokën”, apelon ajo përmes Abc News.

Por si Dila ka edhe shumë banorë të tjerë që deri para pak ditësh jetonin tek godinat pranë Universitetit Bujqësor. Një pjesë e tyre shprehën se prej 3 ditësh kanë mbetur në qiell të hapur, ndërsa një pjesë tjetër kanë marrë shtëpi me qira të cilën e paguajnë vetë deri sa t’u dalë bonusi i qirasë.

Në zonën pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës për shkak të amortizimit dhe dëmtimeve nga tërmeti ka nisur procesi i shembjes së 10 godinave, në 8 prej të cilave jetonin familjarë dhe 2 të tjera me studentë./abcnews.al

feminism-needs-to-cater-to-muslim-women.png
So Nila14:58 | 10/12/2019

Gratë kanë shumë angazhime dhe gjëra për të bërë gjatë ditës, por edhe plot elementë që i diferencojnë nga seksi i kundërt! Nga hendeku gjinor tek pagat dhe standardet joreale të bukurisë, lista mund të jetë akoma edhe më e gjatë…Por, një studim i ri ka zbuluar vendet më të mira në botë ku gratë mund të jetojnë, sepse të drejtat e tyre kanë përparësi mbi gjithçka tjetër.

Lista e vendeve më të mira për vitin 2019-të nga US News & World Report ka marrë parasysh të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, barazinë në të ardhura, zhvillimin dhe sigurinë e 80 vendeve dhe i renditi ato. Kampioni i njerëzve që u përfshinë në këtë studim ishte goxha bujar, afro nëntë mijë gra u bënë pjesë e kësaj ankete. Në përgjithësi, kombet nordike rezultojnë të jenë vendet më të mira në botë për të jetuar si grua.

1.Suedia zuri vendin e parë, me renditjen e barazisë gjinore në 9.6 /10 dhe barazinë e të ardhurave në një 9.9 mbresëlënëse. Kombi skandinav shënoi edhe një 10 të përsosur për përparimin dhe zhvillimin në shumë sektor të jetës, sidomos në arsimin dhe kujdesin shëndetësor falas.

2.Pastaj vjen Danimarka, e cila kryesoi listën e vitit 2018-të vitin e kaluar. Mund të ketë rënë nga vendi i parë, por ka akoma rezultate të larta në të gjithë aspektet me barazinë gjinore në 9.1 dhe barazinë e të ardhurave në 10/10.

3.Kanadaja fitoi vendin e tretë në renditjen e vitit 2019-të duke u ngritur me tre pikë nga viti i kaluar, me sigurinë duke shënuar një 9.8 dhe barazinë gjinore në 9.1.

4.Vendi i katërt është Norvegjia, e cila është befasuese duke marrë parasysh që vendi ka një traditë të gjatë të punës intensive për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore.

5.Holanda renditet vendi i pestë më i mirë për të jetuar si një grua. Ajo shënoi 10 vitet e përsosura për barazinë gjinore dhe të drejtat e njeriut.

6.Finlanda pasoi në vendin e gjashtë me barazinë në pagë dhe sigurinë duke shënuar notat kryesore në 9.6 secila.

7.Zvicra pasoi në vendin e shtatë.

8.Australia në vendin e tetë me barazi gjinore 7.7.

9. Zelanda e Re  kishte vetëm rezultatin 7.3 për barazinë gjinore.

10.Gjermania mbajti pozicionin e saj të 10-të nga 2018-ta, me një 9.8 frymëzuese për përparimin.

E nëse këto janë 10 vendet më të mira për të jetuar nëse je grua, befasues është rezultati për Mbretërinë e Bashkuar, e cila nuk u rendit këtë vit në dhjetë vendet e para. Ajo u vendos e 13-ta në listë pas Belgjikës dhe Luksemburgut./abcnews.al

policia-tirane-933x445.jpg
ad min08:17 | 02/07/2019

Policia e Krujës ka arritur të kapë një 43-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim që prej 21 Qershorit. Sipas njoftimit të uniformave blu, kapja e G.Gj. u bë pasi për motive të dobëta tentoi të vriste bashkëshorten e tij duke e goditur disa herë me thikë.

“Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda Tiranë në ngarkim të shtetasit G.Gj., për veprat penale “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 79/c-22 dhe 279 të Kodit Penal”, përfundon njoftimi i policisë./abcnews.al

karabinieret.jpg
ad min11:10 | 05/06/2019

Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia italiane pasi tentoi të mbyste gruan. Sipas mediave ngjarja ka ndodhur të mërkurën e 29 Majit në një qendër strehimi, ku gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë publike, jetonte sëbashku me fëmijët prej disa vitesh.

Mësohet se i riu kishte shkuar direkt nga Shqipëria dhe pasi tentoi të vriste gruan u largua me një nga djemtë e tij. Kur autoritetet shkuan në vendin e ngjarjes gjetën gruan, e cila kishte pësuar dëmtime në fytyrë dhe në qafë.

Menjëherë pas kësaj, ata u vunë në kërkim të të riut shqiptar, i cili ishte arratisur sëbashku me një prej fëmijëve. Kapja e 36-vjeçarit u realizua gjysmë ore më vonë, ndërsa fëmija iu bashkua nënës.

Më pas, shqiptari u dërgua në qeli, por ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri, aty ku jeton. Por më parë ai duhet të përgjigjet për veprat penale që rëndojnë ndaj tij, që janë keqtrajtim të familjarëve dhe kryerja e dhunës në prani të minorenëve./abcnews.al

amely.jpg
ad min19:15 | 02/04/2019

Një tjetër grua ka akuzuar ish-zëvendës presidentin amerikan Xho Bajden për sjellje të pahijshme. 43-vjeçarja i ka kërkuar atij që përballë akuzave të tërhiqet nga ambiciet për Shtëpinë e Bardhë, por vetë Bajden është përgjigjur duke thënë se asnjë herë nuk është sjellë në mënyrë të papërshtatshme.

Një tjetër grua ka akuzuar ish-zëvendës presidentin amerikan Xho Bajden për sjellje të papërshtatshme. Bëhet fjalë për Emi Lapos, ish-asistente e një kongresmeni, e cila ka deklaruar se Bajden e ka prekur gjatë një takimi për mbledhje fondesh rreth një dekadë më parë. Akuza e radhës ndaj atij që shihet si kandidati favorit i demokratëve për Shtëpinë e Bardhë vjen pas asaj të një gruaje tjetër, Lusi Flores, e cila disa ditë më parë tha se Bajden e kishte puthur në kokë gjatë një eventi elektoral. Zonja Lapos, 43 vjeçe, ka saktësuar se Bajden i kishte prekur fytyrën me të dyja duart dhe fërkuar hundën me të në një shtëpi private në Konektikat në vitin 2009.

Ajo i ka bërë thirrje zotit Bajden që të mos garojë për Shtëpinë e Bardhë, pasi veprimet e tij nuk i shkojnë për shtat një burri shteti. Nga ana e tij, Bajden ka reaguar duke deklaruar se nuk beson të jetë sjellë në mënyrë të papërshtatshme me askënd. “Në shumë vite, në shumë fushata elektorale dhe në jetën time publike kam shtrënguar shumë duar, kam përqafuar shumë njerëz, kam shprehur dashuri, mbështetje dhe afrimitet, por asnjë herë të vetme nuk jam sjellë në mënyrë të papërshtatshme”, ka thënë Bajden përmes një deklarate për shtyp. Ditën e hënë, një zëdhënës i tij akuzoi elementë të së djathtës për keqpërdorim të fotove të Bajden pranë grave të ndryshme për të ngritur akuza ndaj tij./abcnews.al

vrasaj-en-sharre.mp4_snapshot_00.05-1280x685.jpg
ent ela09:20 | 14/02/2019

Liri Xhepa është qëlluar me tre plumba dhe është hedhur në disa shkurre në periferi të kryeqytetit, në kodrat e liqenit të Sharrës. Ngjarja tronditëse është zbuluar nga banorët e zonës. Nga hetimet paraprake, dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie.

Dyshohet krimi i rëndë ka ndodhur në një vend tjetër ndërsa, trupi ishte hedhur në kanal për të fshehur gjurmët.

Autori pasi vrasjes ishte larguar me një automjet që e priste disa metra larg vendit të ngjarjes, pohojnë burime nga policia e Tiranës. Viktima u gjet gjysmë e zhveshur dhe e qëlluar me plumb pas koke.

Mungesë e nënës në shtëpi e ka vënë re djali i vogël i familjes i cili më pas njoftoi uniformat blu.

Fqinjët flasin fjalët më të mirë për familjen Xhepa, teksa bëjnë apel policisë për të gjetur autorin.

“Unë di që ka kaluar një jetë të shkëlqyer me vëllezërinë ajo grua, por nuk di si kanë ndodhur rrethanat këto 2-3 javë”.

“Rob i mirë rob i urtë, nuk e di”.

Një nga pistat që po heton policia është se, krimi mund të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie.  Kunati i viktimës, Dashamir Xhepa, nuk u paraqit vullnetarisht në Komiasiatin Nr.6, duke u shpallur edhe në kërkim policore.

Ky është momenti kur shoqërohen në polici kushërinjtë e familjes Xhepa, të cilët identifkuam edhe trupin e të ndjerës.

Ekspertët e kriminalistikës në policinë e Tiranës nuk kanë gjetur gëzhoja pranë trupit të viktimës. Dyshohet se e ndjera u trasproportuar drejt vendit të qujatur Kodrat e Liqenit të Sharrës me një makinë mallrash të mbuluar në orët e vona të datës 13 shkurt.

Gazetar: Andi Qosja

/abcnews.al

sadedin-sula.jpg
ad min15:25 | 08/01/2019

Sadetin Sula, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Suela Sula në Shkodër, kërkon gjetjen e autorit të vrasjes.

Sula u paraqit sot në procesin gjyqësor ndaj Fatjon Karmeshtnës, por nuk pranoi të pyetet. Karmeshtna po gjykohet si ekzekutor i Suela Sulës, me porosi të Sadedinit, bashkëshortit të saj dhe njëkohësisht pronarit të mobilerisë ku ishte punësuar. Gjatë seancës së sotme Sula nuk dha pëlqimin të pyetet në gjykatë.

“Drejtësia të vazhdojë. Kërkoj të gjejë autorin e vrasjes së gruas sime”, deklaroi Sadedin Sula para trupes gjykuese./abcnews.al

GJEORGJI-PRESIDENT-ABCM2T1.mpg_snapshot_00.33-1280x720.jpg
ad min12:21 | 29/11/2018

Gjeorgjia ka zgjedhur presidenten e parë grua. Salome Zurabishvili që do të marrë postin në 16 dhjetor, është presidentja e fundit që zgjidhet nga populli, pasi kreu i ardhshëm i shtetit do të zgjidhet nga parlamenti.

Salome Zurabishvili është zgjedhur presidentja e re e Gjeorgjisë, gruaja e parë që mban këtë post, me 59 për qind të votive kundër 40 për qind të kandidatit tjetër Grigol Vashadze. Në raundin e parë që u mbajt në fund të tetorit, kishte marrë 38.63 për qind të votave. Zurabishvili, e cila ishte zgjedhur si e pavarur në parlament dy vjet më parë, mbështetej nga Sogno Georgiano, partia aktualisht në qeveri, e themeluar në 2012-ën nga miliarderi Bidzina Ivanishvili, ndërsa Vashadze ishte kandidate e opozitës. Ajo do të marrë postin në 16 dhjetor. Kjo është hera e fundit që në Gjeorgji presidenti zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, si pasojë e një reforme kushtetuese e miratuar një vit më parë. Tashmë presidenti i vendit do të zgjidhet nga parlamenti, do të humbasë shumë pushtet dhe do të ketë një funksion ceremonial dhe përfaqësues.

Zurabishvili është 66 vjec dhe ka lindur në Paris nga dy prindër gjeorgjianë të cilët ishin larguar nga vendi në vitin 1921, pas aneksimit ndaj Bahskimit Sovjetik. Ajo bëri karrierë në diplomacinë franceze dhe u dërgua si ambasadore në kryeqytetin Tbilisi në vitin 2003. Një vit më pas ajo mori nënshtetësinë me vendim të presidentit gjeorgjian dhe u zgjodh minister e jashmte, një post që mbajti deri në vitin 2005. Në vitin 2006 ajo themeloi partinë Rruga dhe u zgjodh në parlament. Zurabishvili është përpjekur të propozojë Gjeorgjinë si një pikë takimi në gjendje për të ruajtur ekuilibrin në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bashkimit Europian, ndërsa Vashadze – rivali i saj 60 vjeçar që ka qenë ministër i jashtëm në periudhën 2008 – 2012, konsiderohet më pranë perëndimit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono