gropat

luli-ne-parlament.jpg
ad min17:30 | 29/03/2018

Në përmballjen e kësaj të enjteje në Kuvend, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë kaluar nga argumentet për tarifën e Rrugës së Kombit tek aludimet, se cili do bjerë më shpejt në gropën e tjetrit.

Kanë zgjedhur të mos flasin vetëm për rrugë në Parlament, por edhe për gropat.

Lulzim Basha: “Sapo ra me këmbët e veta në gropën që vetë ka hapur, një njeri që me të vërtetë nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë, nuk mban përgjegjësi për asgjë që bën”.

Edi Rama: “Miku im që vjen këtu e tregon këmbët e mia në gropën që paskam hapur vetë, thotë “o kjo, o kjo”. Domethënë, ose 7×7=42, ose s’ka 7 dhe s’ka as 42.”

Lulzim Basha: “E para e punës, ti i ke zgjedhur miqtë e tu, nuk jam unë miku yt. Miku yt është Shullazi, janë Habilajt, është Klement Balilaj, etj, etj, disa i ke pasur këtu, nuk i ke më këtu me Armando, me Benin e me të gjithë. Ata janë miqtë e tu, disa të kanë ikur nga kjo sallë, ata janë miqtë e tu.”

Edi Rama: “Natyrisht, ju e keni pjesë të funksionit në këtë parti, që të qeshni për solidaritet me çdo lloj budallallëku që duhet mbrojtur, apo mbi çdo lloj grope që duhet mbuluar. Është funksionale kjo. Është pjesë e detyrave.”

Se kush ia ka hapur më shumë gropën vetës apo njëri tjetrit e sqarojnë me përgjigje kundërpërgjigje dy kryetarët e partive më të mëdha në vend.

Edi Rama: “Çështjen e gropës, kur iu thua të tjerëve se bien me këmbët e tyre, konsideroje seriozisht dhe të paktën mos e thirr më shpejt fatin tënd, që e ke shkruar vetë, pa u konsultuar as me partinë tënde e lëre më me mua, se po të ishte konsultuar me mua do të kisha thënë, zgjedhjet do t’i humbësh, mos merr para nga rusët, sepse na duhesh për rrugë të gjatë, por me sa duket ia ke shkurtuar rrugën vetes, pikërisht sepse për ty 7×7 bëjnë 42.”

Lulzim Basha: “Ti mos u fsheh pas fustanit të gruas së Bilalit. Sa për çështjen e Abi Bank-ut dhe influencës ruse tek Abi Bank-u dhe aferën kriminale të kërcënimit të investitorëve shqiptaro-amerikan nga killera shqiptarë të porositur nga një anëtar i kabinetit për hesap të Juremeksit rus, këtu jemi do të kemi kohë t’i shkojmë deri në fund në qoftë se Prokurorisë i mungon vullneti.”

Nuk tregojnë vetëm për madhësinë e gropave por edhe llojin. Një prej të cilave ka të bëjë me influencën ruse në Shqipëri.

Lulzim Basha: “Hajde bëjmë një hetim parlamentar për influencën ruse në Shqipëri, e ta shohim se ku i ka futur kthetrat ariu. Këtë të bëjmë”.

Edi Rama: “Sa për komisionin parlamentar, nuk ka nevojë fare, në këtë rast, çështja nuk është thjesht në dorë të prokurorisë shqiptare e ti këtë e di shumë mirë, sepse ka kapërcyer kufijtë e brendshëm. Problemi nuk është një problem i transparencës që duhet të bëjë KQZ-ja, apo i zbardhjes që duhet të bëjë prokuroria shqiptare. Është një problem më kompleks. Prandaj u sugjerova kolegëve të tu të mos qeshin se nuk është për të qeshur dhe i vetmi që s’qesh, sepse e di shumë mirë dhe e kupton shumë mirë, është lideri digjital.”

Të dy palët thonë se nuk i tremben drejtësisë. Mbetet për t’u parë vazhdimi nëse gropa do të mbetet brenda sallës së Parlamentit apo do të shqyrtohet edhe nga organet e akuzës./abcnews.al

vlcsnap-error302-2-1280x720.jpg
ent ela15:44 | 15/02/2018

Në një fushë të Dropullit janë shfaqur dhjetë gropa që kanë nxitur fantazitë e banorëve. Por ekspertët e Mjedisit shpjegojnë atë çfarë në të vërtetë ka ndodhur aty.

Gropat në fushën e Vanistres në Dropull kanë nxitur imagjinatën e banorëve.

Mes tyre bisedat sillen rreth fenomeneve të pazakonta dhe fantazojnë se mund të jenë mbetje meteorësh.

Ato janë 10 gropa me sipërfaqe më të mëdha në distancë të rregullt me njëra-tjetrën.

Por te gjitha hipotezat e ngritura dhe dyshimet e banoreve Agjensia e Mjedisit i ka perjashtuar . Ne inspektimin qe iu be zones ky u cilesua si fenomen gjeologjik me veprimtari të ujërave nëntokësore

Për ekspertin kërkohet një studim më i specializuar gjeologjik, por shkaku i tyre janë prurjet e shumta të ujërave nga burimi nëntokësor i shpellës së Skotinisë.

Megjithate ky fenomen shihet edhe si një resurs i shtuar turistik për zonën, krahas monumenteve të tjera natyrore dhe kulturore të zonës./abcnews.al

vlcsnap-error868-1280x720.jpg
ad min14:53 | 19/11/2017

Në Biçukas të Divjakës rruga është në një gjendje të atillë sikur 40 vjet më parë. E mbuluar nga balta dhe gropat, fëmijët veshin çizme plastike për ta kaluar atë. Kurse të rriturit kërkojnë një mundësi tjetër për të ikur që aty.

Në çantë, përveç librave mbajnë edhe këpucë. Iu duhen pasi të kalojnë rrugën me baltë. Këtë e bëjnë duke veshur çizme llastiku.
Në fshatin Biçukas në Divjakë koha ecën mbrapsht. Balta dhe gropat janë aty në tërë gjatësinë e rrugës.
Në ditët me shi nuk mund të kalojnë as mjetet e transportit urban. Drejtuesit e tyre duhet të mendohen mirë përpara se të përshkojnë këtë segment.
Dikur rruga e Biçukasit ka qenë e shtruar me gurë. Kurse disa muaj më parë në të u hodh dhé, ç’ka shkaktoi dhe baltën e madhe. Shumë nga banorët po e braktsin fshatin.
Rruga e gjatë dy km nën administrimin e Bashkisë Divjakë, nuk është asfaltuar asnjëherë. Por sipas informacioneve që siguroi Abc News, nuk është as në planet e bashkisë për tu sistemuar as për vitin 2018./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error376-1-1280x720.jpg
ad min14:41 | 19/11/2017

Në Fier-Seman, me fillimin e reshjeve rruga është bërë e pakalueshme. Përmes këtij segmenti qarkullojnë banorët e tre njësive administrive.

Devijimet për shkak të gropave nuk janë vetëm të detyrueshme por edhe të rrezikshme.
Banorët e 3 njësive administrative në Fier jetojnë mes zhurmave dhe pluhurit. Tani edhe mes baltes që po u hyn brenda banesave.
Përgjatë gjithë rruges Fier-Seman ndodhen 10 fshatra, banorët e të cilëvë nuk kanë kalim tjetër për tu lidhur me njëri-tjetrin dhe qytetin e Fierit.
Rruga ka qenë peng investimesh prej dekadash. Tani është shndërruar në makth për banorë dhe udhëtarë.
Pjesa pakalueshme fillon nga ura e Bancinozëve deri në urën e Semanit. Banorët e kanë bllokuar në shenjë proteste duke kërkuar rehabilitimin. Një ngërç institucional që fillon me statusin nacional të rrugës po ngadalëson zgjidhjen e situatës. Bashkia e Fierit po kërkon që TAP të investojë për rrugën, por këtij të fundit i duhet leje nga autoriteti rrugor shqiptar. Në këto kushte edhe mirëmbajtja nga nënkontrakorët është bërë me mangësi./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error583-1280x720.jpg
ad min14:58 | 18/11/2017

Gropat e krijuara në rrugën e Kombit vënë në rrezik përdoruesit e saj. Drejtuesit e mjeteve thonë për ABC Neës se makinat pësojnë dëmtime sa herë kalojnë në aksin Kukës-Morinë dhe shpesh herë bëhen edhe shkak për aksidente.

Pamjet vijnë nga rruga e Kombit.

Këtu gjendja është përkeqësuar.

Në shtatë urat e papërfunduara gropat sa vijnë dhe zgjerohen.

Drejtuesit e automjeteve detyrohen të devijojnë rrugën për të shmangur dëmtimin e makinave.

Ata thonë se situata është e paprecedentë për një rrugë që kërkon të tjera standarde.

Sipërmarrësit e kontraktuar nga koncesionarët po meren me pastrimin e rrugës dhe përmirësimin e sinjalistikës.

Për mbushjen e gropave nuk eshte koha e pershtatshme.

Deri në pranverë përdoruesit e rrugës duhet t’i ruhen ndonjë aksidenti të mundshëm./abcnews.al

 

 

 

 

vlcsnap-error354.jpg
ad min14:23 | 12/11/2017

Të shkosh drejt qytetit të Vlorës nuk është e lehtë. Në të vetmen nyje që shërben si hyrje dhe dalje të qytetit, përballesh me gropa dhe pa sinjalistikë.

Gjurmët e një aksidenti tragjik të kohëve më parë, janë aty. Në këtë gropë përfundoi një makinë dhe një djal i ri humbi jetën.
Kanë kaluar muaj dhe asgje nuk ka ndryshuar. Shiritat e dëmtuar tregojnë për një emergjencë të shkuar.
Gropa është e hapur dhe jo e siguruar. Ndriçim nuk ka dhe kalimi këtu është rrisk.
Me braktsjen e punimeve per By pass-in e Vlorës, gjendja e hyrjes së qytetit është përkeqësuar. Në të dy krahët ka gropat e mëdha janë shtuar.
Dy prej tyre u hapën gjatë punimeve dhe u lanë pa asnjë barrierë mbrojtëse.
E vetmja nyje hyrëse e dalëse e Vlorës, më tepër i ngjason një hyrje fshati të braktisur se një qyteti bregdetar./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono