grida duma

SINKRON-GRIDA-DUMA.mpg_snapshot_00.37-1280x720.jpg
G. P.14:44 | 12/12/2018

Deputetja e PD-së, Grida Duma, e quan pako turpi, shpërblimin e qeverisë me 50 dollarë për çdo pensionist me rastin e festave të fundvitit. Sipas saj, nëse të rinjtë janë sot në protestë për të ardhmen, të moshuarit janë në lëmoshë për jetën.

“Me faturën energjisë të dyfishuar, faturën e ujit të trefishuar, ilaçet mesatarisht mbi 30 mijë lekë të vjetra në muaj, marrin pako denigrimi 50 dollarë në vit”, shprehet deputetja demokrate.

Sipas Grida Dumës, për pensionistët ka vetëm një zgjidhje alternativa e PD, 250 mijë lekë pensioni minimal./abcnews.al

GRIDA-1280x720.jpg
ent ela15:36 | 16/11/2018

Deputetja demokrate Grida Duma ka denoncuar buxhetin 2019 të Rilindjes si antisocial dhe në dëm të profesionistëve të cilët i takson edhe në pagën minimale, ul numrin e familjeve në ndihmë ekonomike dhe indekson pensionet vetëm me 2%.

“Buxheti i Rilindjes godet profesionistet me taksim gjobites te pagave përfshi atë minimale, me të varfërit duke i hequr ndihmën ekonomike si dhe mohon borxhin historik ndaj të përndjekurve politikë, gjithçka për të favorizuar shërbyesit e pushtetit.”

Deklarata vjen nga Partia Demokratike nga foltorja e së cilës, deputetja Grida Duma, denoncimin e ndau në tre kategori.

“Nga 103 mijë para 5 vitesh, sot përftojnë afërsisht 80 mijë, minus 50 mijë familje. Paga minimale parashikohet të rritet me 10 mijë lekë, në një kohë kur shtrenjtimi i jetës kërkon një rritje minimale me 40 mijë lekë në muaj për të përballuar rritjen e çmimeve.  

Në buxhetin 2019 deklarohet se pensionet do të indeksohen sipas inflacionit, pra maksimumi rritja vjetore do të jetë  2%.  Gjatë këtyre pesë viteve, pensionet janë indeksuar si breshka me nga 2 %, ndërsa çmimet dhe faturat e pensionistëve janë rritur deri në 42%“.

E ndërsa një pensionist sipas demokratëve paguan sot bukën 10% më shtrenjtë, ushqimet bazike deri në 35% më shtrenjtë, ujin 40% më shtrenjtë, energjinë 23% më shtrenjtë, shto këtu edhe taksë prone dhe arsimi në disa bashki, indeksimi i pensionit me 2% nuk do të fillojë zbatimin nga data 1 janar, por vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve, thekson Duma.

“Shqipëria renditet e fundit në rajon sa i përket vlerës mesatare të pensionit ( rreth 98 euro), në një kohë kur Maqedonia e ka rreth 191 euro dhe Bosnja rreth 179 euro”.

Buxheti 2019 i Rilindjes gjithashtu përgjysmon fondin për ish-të përndjekurit politikë nga 20 milionë në 10 milionë, duke nxjerrë zbuluar premtimin bosh të socialistëve se askush nuk do të mbetej pa paguar sidomos nga trashëgimtarët e parë, përfundoi Duma. Për këtë, taksimi i sheshtë, anulimi i koncesioneve korruptive, pasqyrimi i shtrenjtimit të jetës në pagën minimale, janë zgjidhja e vetme për tëndaluar shkretimin e Shqipërisë në mundësi dhe njerëz, sipas Partisë Demokratike. /abcnews.al

grida.png
G. P.14:43 | 12/10/2018

Partia Demokratike ka deklaruar se ndërsa policia e shtetit është ngritur e gjitha në këmbë për të mbrojtur të vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Shqipëria është e zhytur në kaos. Janë pesë të vrarë vetëm në 24 orë, thekson opozita, ndërkohë që vartësit e Fatmir Xhafës flasin për ulje të krimit.

https://youtu.be/GNtBTRGoEAM

Ndërkohë që policia është ngritur në këmbë për të mbrojtur vëllanë e eprorit të tyre ministrit Fatmir Xhafaj, Shqipëria është e zhytur në kaos dhe kriminalitet. Deklarata erdhi nga Partia Demokratike.

“Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 5 persona dhe plagosur disa të tjerë. Jo ditë pas ditë, por orë pas ore vendi është në panik në pasiguri të plotë.. Ndërsa policia është vendosur e gjitha në shërbim të vëllait të Ministrit të Brendshëm, puna e saj është si të fabrikojë prova kundër një gazetari, kundër medias, denoncuesve dhe opozitës”.

Pesë të vrarë vetëm për 24 orë ndërsa vartësit e Fatmir Xhafës flasin për ulje të krimit, thekson Duma e cila një thirrje ia drejton efektivëve të policisë së shtetit.

“Partia Demokratike i bën thirrje atyre burrave dhe grave që rrezikojnë jetën në detyrë  që të kryejnë detyrën e tyre pavarësisht tradhtisë që iu bëjnë drejtuesit politikë të ministrisë së Xhafajt. Koha e tyre po mbaron.Partia Demokratike garanton shqiptarët, por veçanërisht ata burra dhe gra të ndershëm në policinë e shtetit që sakrifikojnë të mos shiten, që shumë shpejt policia e shtetit do të kthehet në funksionin e saj”.

Shqipëria është në duart e krimit, sepse krimi është mendësia me të cilën qeveris Edi Rama sipas demokratëve dhe ky ka qënë paralajmërim i opozitës që po provohet dita ditës, përfundon Duma. /abcnews.al

 

GRIDA-1280x720.jpg
ent ela13:57 | 02/10/2018

Pas intervistave televizive të Xhisiela Malokut e cila deklaroi se nuk është dhunuar nga Rexhep Rraja, demokratët kanë akuzuar kryeministrin si orkestruesin e këtij skenari, ku viktima mbron dhunuesin duke akuzuar vetëveten.

Deklaratë e Sekretares për Marrëdhënie me Publikun në PD, Grida Duma

Sonte shqiptarët ndërsa ndjekin vajzën e dhunuar që mbron dhunuesin, e mpirë e ngrirë agresive e egër ndaj kujtdo që do ta mbrojë; po bëhen dëshmitarët okularë që Shqipëria është tashmë e varur në litarin e pushtetit kriminal.

Sonte litari po shtrëngohet, kujtdo i është marrë frymë se si viktima mbron edhe me humbjen e lirisë së vet dhunuesin.

Sonte vajza e dhunuar por vret veten, po pranon të dënohet për dëshmi të rreme, po lavdëron dhunuesin, po falenderon kërcënuesit dhe po pështyn mbi veten duke shkelur mbi plagët e veta, duke pranuar të banalizohet si një e sëmurë që vetëdigjet me cigare.

Nuk ka fuqi të mendojë sot për sa po rrezikon dhe kjo shpjegohet me vetëm një gjë, kërcënimi që i bëhet tani duhet të jetë edhe më i egër se vetë burgosja e saj.

Kërcënimi duhet të jetë shumë i rëndë, mund të jetë marrje jete të motrës apo nënës, mund të jetë çdo gjë e rëndë që nuk na e kap imagjinata. Dhe jo nuk mund të jetë vetëm një blerje me para, këtë skenar mund ta kishin bërë më parë për heshtjen e saj.

Kërcënimi duhet të jetë shumë më i rendë.

Xhiseila kapet lehtësisht në gënjeshtër nga gazetarët, dhe ajo sërish i gjuan vetes. Ajo mund të pranojë të duket e sëmurë, e ulët e gënjeshtërt madje dhe të dënohet me burg por vetëm një gjë nuk pranon, ti preket dhunuesi.

Pranon të jetë e tallur, ajo zor se gëlltitet dhe nxjerr vrerin e një njeriu në hall jo kur i preket dinjiteti i vet por kur i preket reputacioni i babait deputet të djalit dhunues.

Nuk tha asnjë çast, “vuajtjet e nënës sime prej meje”, nuk tha as “vuajtjet e motrës”, ajo bërtet për prekjen e deputetit.

Shqiptarët e kanë të qartë që sonte ka shpërthyer si një vatër infeksioni, e vërteta therëse dhe ndoshta më e rrezikshme e qindra viteve histori.

Në pushtetitin diktatorial të Hoxhës dhuna e përbindshme ka ndodhur për arsye histerie politike. Në pushtetit ramist viktima është varur në sheshin mediatik dhe po jep shoën se si njeiru pasi dhunohet mund të vetëgoditet për pendesën që preku mafian, ky shoë po bëhet me qëllim shembull që askush mos guxojë të prekë mafian në pushtet.

Ku janë sonte të gjithë agjitpropët që çirreshin se kishin hallin e vajzës së dhunuar. A mendojnë sonte të gjithë ata që janë prindër vetë, ndërsa ironizonin se po përdorej e dhunuara, që e çuan studio më studio, si trup i vdekur ta copëtonin korbat e pushtetit.

Sot e nxorën me fytyrë nëpër ekrane ta poshtëronin.

I bënë publikisht atë që i bënë nëpër hotele. /abcnews.al

SINKRON-GRIDA-DUMA.mpg_snapshot_00.37-1280x720.jpg
G. P.14:03 | 28/09/2018

Demokratët vijojnë denoncimin e heshtjes së kryeministrit për rastin e Xheisila Malokut, vajzës nga fshati Nikël i Krujës e përfshirë në skandalin për të cilin akuzohet djali i deputetit socialist Rrahman Raja. Për deputetn Grida Duma, fakti që vajza nuk ka ende një urdhër mbrojtje dhe kryeministri hesht për rastin e saj, janë prova të qarta të një qeverie që të dhunon me pushtet.

Grida Duma: “Në 48 orët e fundit shqiptarët po ndjekin se si një jetë njerëzore mund të shkelet, dhunohet, coptohet dhe të vritet natën e të vajtohet ditën nga pushteti. Djali i një deputeti që përdhunon, rreh dhe djeg me cigare në mish sipas dëshmisë së saj poston foto me armë dhe simbole me hashash dhe mbetet i lirë. Propaganda shkon më tej, pas dhunimit e përdhunimit po përdoret si klloun për të dëshmuar që “tani është pajtuar me përdhunuesin e madje fajin e ka pasur ajo”. Vetëm me bekimin e Edi Ramës mund të fshihet ky krim makabër, vetëm me bekimin e Edi Ramës bëhet e mundur që:
– djali dhunues i deputetit sot nuk arrestohet dhe është në gjendje të lirë,
– viktima, vajza e përdhunuar është në mëshirë të presionit pa urdhër mbrotje ndërsa jeton në Nikël vetëm me të ëmën me babain e vdekur dhe pa asnjë mbrojtje familjare.
Heshtja e plotë e Kryeministrit për një ngjarje që ka tronditur mbarë shqiptarët është prova e plotë e përfshirjes së tij. Heshtja e Edi Ramës buçet vetëm në veshët e shqiptarëve me thirrje të fortë që shpëtimi I tyre është rrëzimi i këtij pushteti dhunues mbytës e çnjerëzor”./abcnews.al

Grida-Duma-1280x882.jpeg
ent ela14:05 | 06/08/2018

Duke iu referuar të dhënave të Eurobarometrit për vitin 2018, lidhur me gjendjen ekonomike të shqiptarëve, Partia Demokratike deklaron se Shqipëria është në rrezik. “Me këtë rënie shqiptarët do ta kapin mesataren europiane pas 200 vjetësh”– deklaroi deputetja demokrate Grida Duma.

Janë shtuar shqiptarët me gjendje të keqe ekonomikë. Këtë kanë dalë të thonë publikisht demokratët.

“Eurobarometri i 2018 për  Shqipërinë, fakton që  1 milion 750 mijë shqiptarë deklarojnë që gjendja e tyre ekonomike është plotësisht e keqe.

Vetëm në një vit, pra midis 2017 dhe 2018,  janë shtuar  245  mijë shqiptarë më shumë, që deklarojnë se gjendja e tyre ekonomike  është shumë e keqe”.

Dhe ndër shkaqet që kanë sjellë këtë situatë sipas deputetes Grida Duma janë rënia ekonomike, papunësia dhe korrupsioni.

“51% e shqiptarëve deklarojnë se janë të përjashtuar nga shoqëria se nuk gjejnë dot punë.

48% e shqiptarëve deklarojnë që problemin më të madh me korrupsionin e kanë në shëndetësi, spitale dhe ilaçe

85% e shqiptarëve besojnë që gjithë pasuria e vendit i ka shkuar pak të pasurve dhe që diferenca mes të pasurve dhe të varfërve është rritur dhjetëra herë brenda një viti”.  

Këtë herë janë faktuar nga Bashkimi Evropian nënvizoi deputetja Duma duke risjellë në vëmendje se janë denonocuar në mënyrë të vazhdueshme edhe nga selia blu.

“Është jetike një tjetër qeverisje, përndryshe rrezikojmë të ndodhë skenari më i keq për shqiptarët, ai që  parashikon BERZH.
Në këtë skenar, theksohet se nëse vazhdohet me këto shifra në rënie,  shqiptarët do të arrijnë mesataren europiane në vitin 2220”.

Prandaj që kjo kohë e largët të afrohetm Parti Demokratike ofron një zgjidhje të vetme, largimin e qeverisë Rama. /abcnews.al

BYRO-POLITIKE-27-QERSHOR-2018-1280x720.jpg
ent ela10:50 | 28/06/2018

Qershori 2019 do të jetë përcaktuesi kryesor se çfarë do të ndodhë me këtë procesin e hapjes së negociatave me BE-në. Mazhoranca e ka konsideruar sukses, kurse opozita dështim. Për të folur rreth këtij procesi në studion e “Byro Politike” kanë diskutuar Grida Duma, deputete e PD-së, Ervin Bushati deputet i PS-së, Klajda Gjosha deputete e LSI-së, Alfred Peza, gazetar dhe në lidhje direkte zv/ministri për Europën, Gent Cakaj.

Për deputeten demokrate Grida Duma. ky është një kthim mbrapa në një kohë që pritej një PO e sigurtë sipas deklaratave të qeverisë. Sipas Dumës krimi i organizuar dhe droga janë kthyer në një dokument të paprecedentë. “Është e papranueshme strategjia që kemi fituar, pasi jemi të fundit në rajonin ballkanik”.

Deputeti socialist Ervin Bushati deklaroi se Shqipëria ka një rrugë të pakthyeshme drejt BE-së dhe në qershor pritet të hapen negociatat, falë progresit të reformave. Për Bushatin mbetet ende shumë për të bërë dhe qeveria do të vijojë të plotësojë kërkesat.

Depuetetja e LSI-së Klajda Gjosha e konsideron  vendimin një dështim triumfin e paraqitur nga qeveria, Sipas saj ky është një mashtrim i madh që u bëhet shqiptarëve, si politikisht dhe teknikisht. “Vendimi nuk ka të bëjë fare me çeljen e negociatave të Shqipërisë, por do të diskutohet në qershor të 2019. Shqipëria do e këtë të pamundur edhe qershorin e 2019. Ne kemi disa kushte që i janë shtuar vendit tonë që kanë të bëjë me reformën zgjedhore dhe azilkërkuesit”.

Gazetari Alfred Peza citoi presidentin Meta, i cili thotë se ne duhet ta vlerësojmë vendimin e KE dhe Knut Fleckenstein. Në këndvështrimin e tij, Peza thekson se është hapur drita jeshile për çeljen e negociatave në Qershorin 2019 dhe nuk ka kthim prapa.

Zv/ministri për Europën Gent Cakaj në një lidhje direkte në ABC News tha se nuk bëhet fjalë për kushte të reja, por për thellim të reformës. /abcnews.al

byroja.jpg
G. P.10:07 | 07/06/2018

PS-PD në prag të vendimit për negociatat ishte tema në Byro Politike.

Të ftuar: Ervin Bushati, deputet i PS; Grida Duma, deputete e PD; Alfred Lela, analist dhe Alfred Peza, gazetar.

Mes  të ftuarve u diskutua rreth vendimit që do të marrë Këshilli i Europës për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Sipas Grida Dumës, kusht për hapjen e negociatave është shkarkimi i Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm./abcnews.al

seanca-1280x669.jpg
G. P.17:36 | 15/03/2018

Mazhoranca dhe opozita kanë kundërshtuar deklaratat e njëri tjetrit në Mocionin me debat për heqjen e mbi 20 mijë familjeve nga skema e ndihmës ekonomike. Ndjekim disa nga deklaratat që janë bërë deri tani.

Grida Duma: “Pikavarazhi që ju kërkojmë është qëllimi i keq i përdorimit të kësaj skeme tani. Po, filloi në 2012, por tre herë radhazi ju e shtytë VKM-në, që mos t’i niste efektet në vitin elektoral 2017, po t’i nisnit pasi të kishit marrë pushtetin në mënyrë që sapo të vini te zgjedhjet elektorale, përsëri ju me fshehjen e kritereve, t’i çoni te kompjuterat e fshehur me të cilën talleni, “e ka sistemi” dhe më pas mund t’i fusim në skemë dhe 10.000 dhe hajde voto këtu. Njësoj si bëtë për legalizimet, njësoj si bëtë për tapitë dhe për çdo gjë tjetër”.

Ogerta Manastirliu: “Banka Botërore nuk ka thënë kurrë, siç u tha këtu, që 70 përqind e atyre që meritojnë ndihmën ekonomike janë të përjashtuar. Ku e gjetët ju këtë? Banka Botërore ka reaguar në një deklaratë të datës 6 Mars, ku flet për të pavërtetat mediatike mbi ndihmën ekonomike. Sidoqoftë koha e ka treguar edhe siç e ka treguar koha, kush i bën njerëzit për budallenj e paguan kur njerëzit votojnë”.

Albana Vokshi:Askush nuk është kundër pastrimit të skemës, por jemi kundër abuzimit të skemës ekonomike sa herë që vijnë zgjedhjet. Po hiqni 30.000 familje që t’i përdorni si kontigjent për zgjedhjet e ardhshme lokale”.

Dashamir Shehi: “Këta vejnë hartën e Shqipërisë për të ngrënë ndonjë copë Shqipërie për natë. Prandaj ka fukarallëk sot”.

Pandeli Majko: “Unë nuk e kuptoj thelbin e diskutimit tuaj të nderuar kolegë, arsyen se përse doni të ndryshojë ky sistem që ka funksionuar fillimisht në trekëndëshin Durrës, Elbasan, Tiranë dhe nuk kemi folur. Dhe çfarë doni të ndryshoni në këtë sistem, të cilin me letra e keni krijuar ju”.

Arben Ahmetaj: “Këtë e bëni vetëm për arsye politike. Situata e opozitës është e zezë. Nuk ka kauz. Vjen këtu dhe po të dëgjoni kryetarin e opozitës që është monumenti i paaftësisë dhe korrupsionit që në CV-në e tij ka gërhitje, 21 Janarin. Besoj se e mbani mend se si kapiten i parë i gardës doli në majën e çatisë, kryetari i opozitës”.

Blendi Klosi: “Edhe folët shpesh që ku është kryeministri, ku është qeveria, ndërkohë që lidershipi i PD-s e ka braktisur sallën që në mëngjes. Ka lënë këtu kolegët deputetë që presin radhën për të folur, por që serioziteti i tyre dhe pasqyrimi i atyre problematikave e që paraqesin atë debat me të varfrit nuk janë sot në sallë”.

Oriola Pampuri: “Edhe një thirrje tjetër do t’i bëja të gjithë qytetarëve që janë përjashtuar nga ndihma e skemës ekonomike. Ata 30 mijë sepse nuk janë njëzet. Vetë e pohuat ndoshta pa e ditur që janë 30 mijë. Ndoshta janë më shumë. Do të doja të vinin këtu, ne do jemi deri në darkë te dera e parlamentit. Këtu nuk ka shumë deputetë të majtë, shumë deputetë të mazhorancës dhe a e dini përse? Sepse këtu punësimet i bën vetë kryeministri. Kështu që, kë ka takuar kryeministrin e ka punësuar, i ka dhënë medikamentin. Unë do doja të ftoja të gjithë ata që nuk i ka punësuar ende kryeministri. Të vijnë te dera, ta takojnë dhe të punësohen”./abcnews.al

vlcsnap-error480-1280x720.jpg
G. P.10:39 | 10/02/2018

Në Byro Politike në ABC News u diskutua mbi strategjinë e zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Të ftuar: Grida Duma, deputet e PD; Klotilda Ferhati, deputete e PS; Enton Abilekaj, drejtor i Fax News dhe Alfred Lela, drejtor i Politiko.al.
Mes të ftuarve u diskutua mbi strategjinë e zgjerimit të BE-së dhe si pritet kjo të ndikojë në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono