Greqia

droga-greqi.jpg
nev ila17:53 | 13/11/2019

 “Rreth 62% e marijuanës së sekuestruar nga policia greke në vitin 2018 në Greqi erdhi nga Shqipëria fqinje”, thuhet në një raport që u publikua të mërkurën nga Njësia Koordinuese e Zbatimit të Drogës dhe Njësia e Inteligjencës Kombëtare.

Raporti përfshin të dhënat për vitin 2018 dhe vlerëson se “Greqia është në një nga rrugët kryesore të trafikut të drogës, e ashtuquajtur “Rruga Ballkanike”, e cila lidh rajonet më të mëdha në botë që prodhojnë opiume (Azinë Qendrore) dhe Lindjen e Mesme me vendet e Evropës veriperëndimore, të cilët janë konsumatorët kryesorë të lëndëve narkotike”.

“Për më tepër, thuhet në raport Greqia është ngjitur me Shqipërinë, e cila është furnizuesi kryesor i marijuanës së papërpunuar në vendet e “kontinentit të vjetër”. “Ndërsa zona detare në Jug të Kretës, sipas raportit, është një pikë tranziti për ngarkesat e marijuanës së përpunuar”.

Raporti vlerëson se “për të dytin vit radhazi, sasi të mëdha kanabisi të përpunuar u kapën në anijet që kalonin në jug të Kretës”. Sipas Raportit” Greqia ka një mori portesh dhe aeroportesh ndërkombëtare ku mundësohet importimi i dërgesave të kokainës me origjinë kryesisht nga vendet e Amerikës Latine”. Raporti vlerëson edhe goditjen e organizatave kriminale të transportit të kokainës.

Sipas Raportit një total prej 560 kilograme kokainë u kap në bashkëpunim me autoritetet greke dhe autoritetet ekuadoriane edhe dy organizata kriminale që vepronin në shkallë të gjerë për shpërndarjen e kokainës u shkatërruan në vitin 2018. “Vlera e tregut e sasive të sekuestruara të narkotikëve në Greqi në vitin 2018 i tejkalon 390 milion Euro, duke marrë çmimet për gram dhe tablet”, vlerëson raporti. Gjithashtu sipas raportit te antidrogës greke në vitin 2018, u bë sekuestrimi më i madh i tabletave capatagon (3,127,360), një lloj droge që përdorej nga ushtarët e ISIS në vatrat e luftës në Siri./VOA

image-3-1280x960.jpg
Autor E17:33 | 13/11/2019

Shtatë banda që operonin në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal. Kjo është ajo që ka zbuluar policia greke gjatë përgjimit më shumë se një viti të një numri të madh personazhesh që merreshin me trafikun, përpunimin dhe shpërndarjen e lëndeve narkotike.

Madje, grupet sipas policisë greke kishin marrë formën e një karteli dhe merreshin vesh për çmimin e drogës që shpërdanin në zonë për të mbajtur nivele të larta fitimi.

Operacioni u finalizua me arrestimin e 22 personave, mes të cilëve ka edhe shqiptarë.

Policia gjeti në banesën që përdorej nga grupet kriminal një laborator të mirëfilltë droge që përpunonte kokainën e ardhur nga Amerika Jugore, hashashin e ardhur kryesisht nga Shqipëria dhe heroinën që vinte nga Turqia duke e shpërndarë më pas në tregun grek, raporton abcnews.al.

Sipas përllogaritjeve paraprake, policia mendon se vetëm njëri nga grupet shpërndante deri në 100 doza në 24 orë duke arritur xhiro 1 000-1 500 euro në ditë.

Secili prej grupeve ishin të specializuar në përpunimin dhe shpërndarjen e një droge të caktuar duke ndarë gjithashtu edhe zonat.

Njëri prej tyre i specializuar për kokainën, kishte arritur deri aty sipas mediave greke që ta çonte çmimin e një grami kokainë në 100 euro.

Për të shpërndarë lëndën narkotike grupi që dyshohet se përbëhej me 50 anëtarë në total, përdorte mediat e ndryshme sociale, por dhe aplikacione në internet me qëllimin që të shmangnin kontaktet e drejtpërdrejta me persona të tjerë.

Gjatë bisedave, ky grup përdorte kode specifike për të mos u kuptuar nga autoritetet.

Sipas mediave greke, hashashi kodohej si “goma”, ose “jeshile”, ndërsa tabletat “karamele”.

Heroina ishte koduar me fjalët “mish”, “gështenja” dhe “kafe”, ndërsa kokaina quhej “e bardhë” ose “dëborë”.

Policia greke sekuestroi një sasi të madhe parash, makina si edhe telefona celularë që përdoreshin nga grupi gjatë aktivitetit të tyre të paligjshëm. /abcnews.al

burre.jpg
Autor E14:50 | 11/11/2019

Pamjet e një burri, ish-luftëtar i ISIS sipas Turqisë i ngecur në kufirin mes këtij shteti dhe Greqisë po bëjnë xhiron e botës.

Sipas mediave turke, burri është një person me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që iu bashkua ISIS disa vite më parë për t’u arrestuar sëfundmi nga ushtria turke gjatë operacionit në Siri.

Turqia e nxorri atë nga vendi në kuadër të deportimit të ish-luftëtarëve të ISIS në vendet e tyre të origjinës, por Greqia nuk ia hapi kufirin raporton Albeu.com.

Kështu, prej disa orësh burri ka mbetur në zonën neutrale mes Turqisë dhe Greqisë duke mos u pranuar nga asnjëri prej vendeve tashmë.

Turqia kërcënon prej muajsh Europën se do t’ia dërgojë ish-luftëtarët e ISIS në vendet e origjinës nëse ata nuk e mbështesin në politikat e saj në Lindjen e Mesme dhe specifikisht ndaj Sirisë.

interpol123.jpg
nev ila09:03 | 04/11/2019

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Nga specialistët e Interpol Tiarana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Kudret Shametaj, 55 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë./abcnews.al

st-peters-square-thumb-large.jpg
ent ela09:49 | 02/11/2019

Italia ishte destinacioni i parë për emigrantët shqiptarë në kërkim të vendeve të punës dhe një standard jetese më të mirë midis 2008 dhe 2018, ndërsa Greqia e dyta. të dhënat janë publikuar nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Evropian.

Gjatë kësaj periudhe 10-vjeçare, 622,000 qytetarë shqiptarë morën leje qëndrimi nga vendet e BE, tha Eurostat.

Italia lëshoi 50 përqind të lejeve (308,000), përpara Greqisë, e cila dha 36 përqind (224,000). Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca gjithashtu ishin destinacionet e preferuara.

Tendenca ka ngritur shqetësime në Shqipëri për shkak të ndikimit të pritshëm demografik në dekadat e ardhshme. /abcnews.al

greqia-2.jpg
ent ela15:05 | 31/10/2019

Athina zyrtare reagoi pas deklaratave të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev lidhur me problemet në zbatimin e kësaj marrëveshjeje pas jo-së së BE për dhënien e një date për hapjen e negociatave. Ministri i jashtëm grek Dendias tha se Greqia do vazhdojë të vëzhgojë nga afër plotësimin e kushteve të kësaj marrëveshje.

Greqia do të vazhdojë të vëzhgojë nga afër përmbushjen nga Maqedonia e Veriut të kushteve të vendosura në marrëveshjen e Prespës, tha ministri i jashtëm grek Dendias.

“Zoti Zaev po shfrytëzon edhe njëherë problemet e qenësishme të marrëveshjes së Prespës, të cilat ne i dinim dhe i kishim paralajmëruar tashmë. Marrëveshja tashmë ka dhënë rezultate dhe Maqedonia Veriore korr përfitime pasi rruga për integrimin në NATO është hapur. Qëllimi ynë është të zgjidhim problemet dhe të zbusim pasojat negative të marrëveshjes përmes rrugës evropiane. Për këtë arsye, ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër respektimin e plotë të përgjegjësive nga fqinjët tanë”.

Dendias kritikoi gjithashtu në deklaratën për Ekathimerinin të martën partinë kryesore opozitare SYRIZA, e cila nënshkroi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në 2018, duke kërkuar që ajo “të shqyrtojë përgjegjësitë e saj për një “Erga Omnes” problematike, duke përdorur një shprehje latine që do të thotë të drejta dhe detyrime që kanë të bëjnë me të gjithë. Dendias tha gjithashtu se Syriza vazhdon ta paraqesë atë si një arritje.

Dendias e bëri deklaratën pasi kryeministri maqedonas Zaev tha në një deklaratë se pjesë të marrëveshjes që i dha fund një kontesti prej një dekade me Greqinë mund të ishte në rrezik, sepse disa nene lidhen me perspektivën e këtij vendi për anëtarësim në BE. /ABC News Albania 24/7

 

 

 

vasilika-1.jpg
ad min14:01 | 31/10/2019

Në Prokurorinë e Gjirokastrës ka mbërritur dosja për çështjen e nënës së Kostandinos Kacifasit, ekstremistit grek që u vra nga forcat Renea vitin e kaluar. Tashmë Prokuroria e Gjirokastrës ka afat deri në 15 ditë për të marrë në pyetje nënën e Kacifasit.

Në 1-vjetorin e vrasjes së të birit, nëna e Kacifas lëshoi thirrje anti-Shqiptare. Për këtë rast nisën hetimet edhe nga autoritetet shqiptare. Vasilia Kacifas është 67-vjeçare dhe banon në fshatin Bularat. Gjatë ceremonisë përkujtimore në 1-vjetorin e vdekjes së të birit ajo nuk i kursye fjalët e rënda ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Duke folur në greqisht, në prani të shumë njerëzve, një numër i madh i ardhur nga Greqia pikërisht për këtë rast, ajo ka bërë thirrje për vrasje, dhunë e luftë.

“Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”, ka thënë ajo./abcnews.al

mustafa-nanoo.jpg
ad min21:32 | 29/10/2019

Në monologun e kësaj të marte në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano u ndal tek nderimet që bëjnë grekët në varrezat e ushtarëve të tyre në Shqipëri. Sipas tij, që në momentin që u vendos që varrezat e ushtarëve grekë të ngrihen në vendin tonë, ato janë shndërruar në një yçkël më tepër në marrëdhëniet e brishta mes dy vendeve.

Mirëpo, Nano vë në dukje faktin që qytetarët grekë vijnë dhe festojnë çdo vit. Moderatori i “Provokacija” mendon që qytetarëtgrekë mund të bëjnë gjëra më të mençura se kaq. Ai u ndal edhe te përvjetori i Kostandinos Katsifas, që familjarët e tij tentuan ta fusnin në axhendën e festimeve.

Megjithatë, ky plan nuk u eci dhe kjo është jë gjë e mirë sipas Nanos.

Monologu i plotë:

Dje ishte data 28 Tetor. Që është përvjetori i fillimit të luftës italo-greke në vitin 1940. Dhe grekët e përkujtojnë këtë ditë. Ka vite që e përkujtojnë edhe në Shqipëri, që ka qenë territori ku u zhvilluan një pjesë e madhe e luftimeve. E ku një numër grekësh humbën jetën. Këta grekë meritojnë nderim e mirënjohje. Meritojnë nderim e mirënjohje edhe nga ne shqiptarët. Sepse luftuan dhe dhanë jetën kundër fashizmit, që në atë kohë ishte armiku i gjithë botës, dhe miku i ndonjë kolaboracionisti shqiptar që ka nënshkruar sulmin ndaj Greqisë nga pozicioni i kryeministrit.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u bë komuniste. Pak më pas, u izolua krejt nga bota. Dhe kështu, për grekët që dhanë jetën në Shqipëri nuk u kujtua njeri. Por pas rënies së komunizmit, kjo çështje ridoli në skenë në trajta të çuditshme. Grekët kërkuan që të rënët e tyre të nderoheshin ashtu si e meritonin. Për këtë, nuk kërkuan që t’i merrnin eshtrat e të rënëve, e t’i nderonin në Greqi. Përkundrazi, kërkuan që të ngriheshin varreza në tokën shqiptare. Dhe autoritetet e këtushme nuk ua prishën. Varrezat u ngritën e po ngrihen. Dhe dihet tanimë se çfarë ka ndodhur. Eshtrat e të rënëve janë shndërruar në një yçkël më tepër në marrëdhëniet tona plot yçkla.

Dhe kështu ndodhi ajo që shumëkush priste të ndodhte. Varrezat u shndërruan në një vend pelegrinazhi për patriotët grekë. Këta të fundit vijnë çdo vit më 28 tetor për të përkujtuar një ngjarje të tyre në tokën shqiptare. Dje, fjala vjen, festuan me pompë 79 vjetorin. 79 VJETORIN. Keni dëgjuar ju të festohet 79 vjetori? Nuk besoj. Robi pret edhe një vit, dreqi ta hajë, që të festojë 80 vjetorin. Dhe pastaj pret edhe dhjetë vjet të tjera, që të festojë 90 vjetorin. Edhe 5 vjet në daçi për të festuar 85 vjetorin. Por jo 79 vjetorin. Mirëpo, duket se në Athinë e bëjnë me qejf këtë gjë. Madje, duket sikur u vjen inat që përvjetorët vijnë kaq rrallë, një herë në vit. Do kishin dashur që të vinin një herë në tri javë, apo njëherë në tre muaj. Dhe vijnë, siç e thashë, me një motivim nacionalist. Fjala e një zv.ministri grek, që kishte ardhur me këtë rast, e demonstronte këtë gjë. “Helenizmi është një dhe i pandarë; prandaj populli është munduar të luftojë për gjithçka që na bën helen”, tha ai. E kuptoni ju? Vjen i biri i botës të përkujtojë një ngjarje antifashiste, dhe flet për helenizmin që duhet mbajtur gjallë. E çuditshme. Mistrece. Bulliste.

Unë gjithnjë mendoj se soji grek është në gjendje të bëjë gjëra më elegante e më të mençura sesa kaq, duhet thënë. Dhe duhet thënë se një gjest e bënë edhe dje, që përveçse ishte 79 vjetori i luftës italo-greke, ishte dhe përvjetori i ekzekutimit të Kacifasit. Familjarët e këtij të fundit, ca nga dhembja, ca ngaqë kanë në kokë idenë fikse se grekët veç vuajnë në Shqipëri, kërkuan të fusnin në axhendën e festimeve edhe Kacifasin. Por askush nuk eci asaj ane. Madje, edhe thirrjeve që synonin heroizimin e Kacifasit nuk iu përgjigj kush. Kjo do të thotë se Athina, por edhe shumica e grekëve të Shqipërisë, nuk e sheh Kacifasin si një patriot grek. Dhe kjo është një gjë e mirë. Me gjithë empatinë që mund të kemi për familjarët e Kacifasit, kjo është një gjë e mirë. Dhe kjo nuk duhet marrë si një gjë që nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Nuk është kështu. Po të kishin mendje të keqe, mund të kapeshin pas hetimit mbi vrasjen e tij që po zvarriten. Por nuk e patën këtë mendje të keqe. Chapeau!   /abcnews.al

edi-rama-takim.jpg
ad min15:52 | 29/10/2019

Kryeministrat e Greqisë dhe të Shqipërisë janë takuar për gati një orë në Athinë. Pas takimit ata nuk bënë deklarata për mediat.

Në pritje të një deklarate të përbashkët, burime pjesëmarrëse thanë se takimi ishte mjaft konstruktiv dhe u zhvillua në një klimë të mirë. Mendohet se Mitsotakis e Rama kanë diskutuar çështje të marrëdhënieve dypalëshe, përfshirë edhe problemet e nxehta ndërmjet të dy vendeve.

Ndërkohë kryeministri shqiptar ka folur për mediat greke ku është shprehur se Shqipëria është një shembull i shkëlqyer i respektit për të gjithë minoritetet, përfshi edhe grekët.

Gjithashtu kryeministri jonë shpreson që pas progresit të bërë me qeverinë e kaluar greke, puna të vazhdojë dhe të gjendet një zgjidhje e përbashkët për të dyja palët. Një ndër çështjet që foli Rama ishte edhe ajo e Kacifas.

“Besoj se dikush që ecën me një armë në dorë dhe kërcënon jetën e njerëzve është i rrezikshëm”, mësohet të jetë shprehur Rama./abcnews.al

kristo-shehi.jpg
Vladimir Prenga09:48 | 27/10/2019

“Nuk kam vendosur akoma se për cilën kombëtare, Greqinë apo Shqipërinë, do të luaj. Kjo është diçka për të cilën më duhet të mendohem”, shprehej para disa kohësh Kristo Shehu për NovaSport.gr, ndërkohë që e njëjta media raporton se 19-vjeçari është ftuar nga trajneri Edoardo Reja për sfidat me Francën dhe Andorrën, që janë të programuara të luhen në nëntor.

Duke parë faktin që Shqipëria i ka mbyllur llogaritë me çështjen e kualifikimit, tekniku italian synon të rigjenerojë kuqezinjtë. Thuhet se Reja vetë e ka ndjekur lojtarin dhe e pëlqen, ndërkohë që së fundmi një person nga FSHF edhe e ka kontaktuar sulmuesin e Panathinaikos.

Novasport shkruan se Shehu e ka refuzuar ftesën për momentin, por nuk ka dhënë një “jo” përfundimtare. Sulmuesi ka kërkuar që të fokusohet te karriera e tij me Panathinaikos, duke lënë të hapur mundësinë për të luajtur si me Shqipërinë, ashtu edhe me Greqinë. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono