Greqia

THE-GUARDIAN-MAQEDONI.mpg_snapshot_00.48.jpg
G. P.12:44 | 15/10/2018

Gazeta prestigjoze britanike “The Guardian”, në një analizë të saj për situatën aktuale në Maqedoni, shkruan se deputetët pritet të votojnë për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, në një moment shumë të rëndësishëm për Ballkanin.

Me një votim që pritet të ketë pasoja në qëndrueshmërinë politike në vend, deputetët maqedonas pritet të vendosin nëse do pranojnë të ndryshojnë emrin në kuadër të marrëveshjes me Greqinë.
Kështu e nis analizën e saj prestigjozja The Guardian, e cila shton se kryeministri i vendit Zoran Zaev, ka ngecur në betejën e tij për të marrë mbështetjen e duhur. Dhe ajo që do të ndodhë do të jetë vendimtare për të. Janë vetëm dy mundësitë për kreun e ekzekutivit maqedonas, ose të marrë dy të tretat e votave në parlament për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës, ose të thërrasë zgjedhje të jashtëzakonshme.

Nëse deputetët maqedonas do të bien dakord për të ndërruar emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut, atëherë vendi do të afrohej në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Europian.
Zaev ka vendosur të ardhmen e tij politike në lojë me nënshkrimin e marrëveshjes me Athinën. Që kur republika shpalli pavarësinë 27 vjet më parë, Greqia pretendon se emri i saj është i lidhur me pretendime territorial. Por lideri socialdemokrat përballet me kundërshtime të forta nga nacionalistët në opozitë, në një momet që i duhen 80 vota nga 120 deputetë të parlamentit. Por koalicioni i tij qeverisës prej dy partish, ka vetëm 72 deputetë.

Zaev deklaron se do të thërrasë zgjedhje të jashtëzakonshme nëse dështon ratifikimi i marrëveshjes në parlament. Por situate në Shkup po ndiqet me shumë nervozizëm në Athinë, ku kryemistri grek Alexis Tsipras, përbalet gjithashtu me kundërshtime për sa i përket marrëveshjes, dhe nga partia e e vogël ANEL që është në koalicion me të. Dhe Greqia duhet të ratifikojë marrëveshjennë parlamentin e saj, nëse ajo miratoghet në Maqedoni fillimisht. Tsipras dhe Zaev u lavdëruan nga përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme në Bashkimin Europian Federika Mogerini. Kjo e fundit u shpreh se të dy liderët kanë shprehur kurajë duke firmosur marrëveshjen, pasi ky është një rast unik për pajtim në europën juglindore. Një rast që mund të mos vijë më për një kohë të gjatë./abcnews.al

evros.png
G. P.12:56 | 11/10/2018

Mediat greke, duke cituar policinë, kanë dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e trefishtë në lumin Evros që ndan shtetin helen me Turqinë. Mësohet se në afërsi të vendngjarjes është gjetur një thikë ushtarake, që mendohet se është përdorur për vrasjen e 3 grave.

Viktimat nuk janë idenfikuar ende, por “Protothema” shkruan se ato janë të moshës 15, 18 dhe 30 vjeç. Ato janë masakruar me thikë ushtarake, ndërsa ishin të lidhura. Ende nuk dihet kush mund të jetë autori apo motivet e krimit. Për këtë autoritetet vijojnë hetimet.

Nga autopsia paraprake, mjekët ligjorë pohuan se krimi është kryer nga vrasës profesionistë duke parë plagët e shkaktuara me thikë. Gjithashtu po hetohet edhe nëse ndaj grave është shkaktuar dhunë seksuale./abcnews.al

fashist.jpg
G. P.10:05 | 11/10/2018

Greqia i ka borxh Gjermanisë miliarda euro. Apo e kundërta? Athina edhe 70 vjet pas përfundimit të Lufës së Dytë Botërore kërkon pagesën e dëmeve.

Për ndërhyrjes ushtarake në Greqi, në maj të vitit 1941, trupat e Hitlerit kanë vënë flamurin nazist mbi Akropol në Athinë. Deri në vitin 1944 ka zgjatur okupimi gjerman i këtij vendi. Gjatë kësaj kohe trupat naziste kanë vrarë shumë grekë dhe kanë plaçkitur shumë pasuri në mbarë vendin. Dëmet ekonomike nga lufta dhe okupimi edhe sot janë një temë grindjeje mes Greqisë dhe Gjermanisë.

Një komision i ekspertëve të Parlamentit grekë ka llogaritur në vitin 2015 se dëmet e luftës kanë qenë të paktën 289 miliardë Euro. Qeveria gjermane ka hedhur poshtë këto kërkesa, me pohimet se të gjitha ogligimet gjermane për dëmet e luftës në Greqi janë paguar më parë. Por kjo çështje ngarkon raportet mes Gjermanisë dhe Greqisë edhe sot. Athina kërkon që këto dëme të luftës të paguhen.

Mënyra e pagesës

Në njërën anë bëhet fjalë për dëmet direkte të bëra nga trupat gjermane në kohën e Luftës së Dytë Botërore, plaçkitjet, vrasjet dhe shkatërrimet. Gjermania u ka paguar viktimave të krimeve të trupave naziste në Greqi 115 milionë Marka. Sipas një marrëveshje nga viti 1960, Gjermania ka qenë e detyruar të paguajë dëmet në bazë të kërkesave individuale.

Por Greqia kërkon pagesa edhe për shkak të huave të imponuara shtetërore. Gjermania e ka detyruar Bankën Qendrore greke në vitin 1942 që t’u japë hua forcave gjermane atje, pa kurfarë interesi, 476 milionë Marka. Me këto para Gjermania e atëhershme ka financuar kostot e okupimit të Greqisë. Këto para nuk janë paguar nga pala gjermane. Një komision i ekseprtëve grekë është i mendimit se Gjermania mbi këtë bazë i ka borxh Greqisë rreth 11 miliardë Euro.

(Mos)marrëveshjet

Qeveria gjermane pohon se kjo çështje ka përfundar. Për këtë çështje është mbajtur një konferencë në vitin 1945 në Paris. Këtu u janë paguar grekëve një përqindje e reparacioneve nga Lufta e Dytë Botërore. Greqia ka marrë gjëra në vlerë (vlera e sotme) prej rreth dy miliardë Euro.

Me Marrëveshjen e nënshkruar në Londër, në vitin 1953, fuqitë perëndimore kanë rënë dakord që kërkesat e tjera të shtyhen deri në nënshrkimin e një marrëveshje paësore. Ndërkohë që Gjermanisë i është garantuar një falje e borxheve. Por kjo marrëveshje e paqës mes Gjermanisë dhe vendeve të tjera nuk është nënshkruar kurrë. Në vend të kësaj, në vitin 1990 është futur në fuqi e ashtuquajtura “Marrëveshja-dy-plus-katër” për ribashkimin e Gjermanisë, e cila është njohur edhe nga Greqia. Kjo Marrëveshje nuk parashikon pagesa të tjera për dëmet.

Burxhet e reja, problemet e reja

Çështja e pagesave për dëmet e luftës ndaj Greqisë është hapur sërish pas krizës financiare dhe buxhetore të Greqisë, në vitin 2010. Athina ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ndihma për të evituar falimentimin e shtetit. Ajo ka marrë kredi në borxhe prej rreth 274 miliardë Euro, ndër to të paktën 55 miliardë Euro nga Gjermania. Disa politikanë mendojnë se këto borxhe mund të mos kthehen dhe të llogariten si pagesa për borxhet e kohës së Luftës së Dytë Botërore. Por shumica dëmuese e ekspertëve mendon se negociatat të reja për pagesën e dëmeve, 70 vjet pas përfundimti të Luftës, nuk do të ketë./DW

greqia.png
G. P.09:31 | 02/10/2018

Qeveria greke ka hartuar një buxhet të lehtësuar nga taksat dhe që shmang shkurtimin e pensioneve. Por teksa kreditorët shprehen skeptikë se Athina mund të arrijë objektivat e saj pa masa shtrënguese, manovra konsiderohet një taktikë e kryeministrit Tsipras për të fituar mbështetje popullore për zgjedhjet e ardhshme.

Qeveria në Greqi publikoi të hënën projekt buxhetin e vitit të ardhshëm, që do të ketë si prioritet rritjen e suficitit përtej kuotës së rënë dakord me kreditorët ndërkombëtarë dhe rritjen e ekonomisë në 2.5 për qind.

Bëhet fjalë për buxhetin e parë që vendi harton që pas daljes nga programi i ndihmave e që mes të tjerash ka si synim edhe shmangien e shkurtimit të pensioneve, siç është kërkuar nga huadhënësit.

Qeveria greke synon që sufici buxhetor të arrijë deri në 4.14 për qind të GDP-së vitin e ardhshëm, por nëse nuk bën shkurtimet e pensioneve, atëherë objektivi ka pak shanse të arrihet dhe mund të ndalet në 3.5 për qind, sa ç’është rënë dakord me ndërkombëtarët.

I ndodhur pas opozitës në sondazhe, presidenti Tsipras është fokusuar në një buxhet më pak shtrëngues, në mënyrë që të sigurojë mbështetjen e votuesve në zgjedhjet parlamentare.

“Lehtësimi i barrës së taksave dhe ulja e kontributeve për sigurimet shoqërore nuk do të ishin të mundura pa performancën fiskale të tre viteve të fundit, fryt i sakrificave të qytetarëve grekë”, thotë drafti qeveritar.

Kryeministri Aleksis Tsipras ka deklaruar se hapësira fiskale për të bërë një manovër të tillë ekziston. Ndërsa zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopulos ka deklaruar të hënën se bisedimet me Komisionin Europian për të shmangur shkurtimin e pensioneve janë në rrugën e duhur. Athina doli nga programi ndërkombëtar i ndihmave në gusht./abcnews.al

policia-greke.jpg
G. P.09:04 | 01/10/2018

Policia greke ka arrestuar 7 shqiptarë, të cilët po kalonin kufirin në këmbë. Në këtë operacion është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 125 kilogramësh marijuanë. Droga ishte futur në 6 çanta dhe në total ishin ndarë në 111 pako. Idenditeti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur vetëm saktësohet se janë të moshës nga 21 deri në 26 vjeç.

Njëri prej tyre rezultonte i kërkuar në Greqi dhe ishte dënuar në Lamia me 6 muaj burg për vjedhje dhe i ndalohej hyrja në territorin grek. Ndërkohë, gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe 4 celularë./abcnews.al

gr.jpg
G. P.21:57 | 30/09/2018

Klima e nacionalizmit, dyshimet, lajmet e rreme dhe fanatizmin ekstrem çuan në rezultatin kontradiktor të referendumit në Maqedoni. Ka qenë ky reagimi i parë i Athinës zyrtare në lidhje me zhvillimet e së dielës në fqinjin e saj verior.

Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Jashtme greke e ka vënë theksin tek dominimi i votës “pro” nga njëra anë dhe pjesëmarrja e ulët nga ana tjetër.

“Nacionalizmi agresiv, fanatizmi ekstrem dhe papërgjegjshmëria politike nuk lejuan zgjidhjen e kontestit, pajtimin mes popujve dhe cënuan përfitimet që buronin nga marrëveshja e Prespës”, thuhet në deklaratë.

Qeveria helene nënvizon se rezultati zhgënjyes vjen në një kohë kur bashkëpunimi i barabartë në rajon, dialogu demokratik, kultura e pajtimit dhe ajo e kompromisit janë më të nevojshme se kurrë.

“Argumentet kundër marrëveshjes së Prespës janë të pavërteta dhe të gabuara. Hapat e ardhshëm për zgjidhjen e problemit kërkojnë kthjelltësi nga të dyja palët, në mënyrë që potenciali pozitiv i që rrjedh nga marrëveshja e Prespës të mos venitet”, thuhet më tej në deklaratë./abcnews.al

pavlopoulos.29.9.708.jpg
G. P.09:44 | 30/09/2018

Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos ka kërcënuar Shqipërinë për negociatat me Bashkimin Europian, përmes çështjes çame.

Ditën e djeshme ai vizitoi Paramithian, qytet ku u vranë 49 burra në vitin 1943, sipas grekëve nga nazistët në bashkëpunim me çamët.

“Vendi ynë fqinj Shqipëria, ndaj së cilës kemi ndjenja miqësore, duhet të respektojë dhe të vlerësojë historinë. Ata duhet ta dinë se çamët ishin bashkëpunëtorë me nazistët.

Nëse dëshirojnë miqësonë tonë dhe fqinjësinë e mirë, mbështetjen tonë për rrugëtimin e tyre evropian që është e dosmosdoshme, duhet të pranojnë menjëherë të vërtetën e pamohueshme historike të së kaluarës kriminale të nazistëve dhe çamëve, dhe nuk duhet ta përmendin përsëri me ne. Sa herë që përmendet çashtja çame, kjo është një çështje nderi për ne. Këtë duhet ta kuptojnë. Nuk është çështje hakmarrje, është çështje drejtësie“, tha Presidenti i Greqisë.

Greqia nuk ka pranuar çështjen çame në tryezën e bisedimeve me Shqipërinë, për të cilën thotë se nuk ekziston. Çamët, grekët i konsiderojnë bashkëpunëtorë të nazistëve dhe që kanë kryer krime ndaj banorëve. /tvklan.al

nikos-kotzias.jpg
G. P.15:46 | 10/09/2018

Ministri i Jashtëm grek njofotoi se shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje me Shqipërinë për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull. Kotzias gjithashtu përmendi se në këtë paketë me 10 çështje, përfshihen kufijtë dhe zonat detare.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, gjatë një vizite në Norvegji ka komentuar zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit. Duke folur për principet e politikës së jashtme helene, ai foli edhe për negociatat me Shqipërinë dhe u shpreh shumë optimist për një zgjidhje të mundshme.

Nikos Kotzias, ministër i Jashtëm i Greqisë: “Përmes kësaj politike të jashtme proaktive, ne jemi shumë afër zgjidhjes së problemeve të vjetra për dekada me Shqipërinë. Shumë shpejt, besoj, do të përfundojmë me sukses negociatat për paketën me 10 çështje. Kjo paketë, përfshin dhe përcaktimin e kufijve dhe zonat detare”.

Kotzias nga Oslo në forumin e Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Norvegjisë për akademikët e politikanët e vendit foli edhe për rolin lider të Greqisë në rajon. Gjithashtu tha se diplomacia greke është “paqësore, dinamike, inteligjente dhe e dialogut”.

Sa i përket marrëveshjes për emrin me Maqedoninë, Kotzias njoftoi se ky akord nuk ka ardhur nga presioni ndërkombëtar. Shefi i diplomacisë greke nënvizoi se çështjet e mbetura pezull me Tiranën dhe Shkupin kanë penguar zhvillimin e marrëdhënieve mes palëve./abcnews.al

tsiprasss.jpg
G. P.21:37 | 09/09/2018

Në bisedimet dypalëshe mes Athinës dhe Tiranës, që pritet të finalizohen me një marrëveshje, sipas kryeministrit grek nuk janë në diskutim Çështja Çame apo ndryshimi i kufijve. Duke folur për këtë temë, Tsipras tha se Greqia mbështet hapjen e negociatave Shqipëri-BE, por ai përmendi edhe disa kushte.

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, i ka përjashtuar Çështjen Çame dhe ndryshimin e kufijve si tema diskutimi në bisedimet dypalëshe me Shqipërinë.

Duke folur gjatë një konference për shtyp nga edicioni i 83-të i Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, kreu i qeverisë së Athinës u pyet edhe për bisedimet dypalëshe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Athinës dhe Tiranës.

“Marrëveshja përfshin rregullimin dhe ruajtjen e piramidave që përcaktojnë kufijtë tanë”, tha Tsipras.

“Ata kufij nuk ndryshojnë. Gjithashtu Çështje Çame nuk ka”, u shpreh Aleksis Tsipras.

Nga ana tjetër Tsipras u shpreh se Greqia mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit fqinj.

Por për këtë duhen bërë disa ndryshime si kufijtë detarë, duhet parë çështja e varrezave të grekëve në Shqipëri, librat e historisë dhe çështja e minoritetit grek.

Tsipras foli edhe për marrëveshjen e Prespës për emrin e Maqedonisë. Sipas tij, në varësi të përparimit që do bëjë Shkupi, parlamenti grek pritet të votojë marrëveshjen brenda Shkurtit 2019.

Ndërsa lidhur me çështjen e Kosovës, Tsipras tha se Greqia po ndjek nga afër këto zhvillime dhe nëse ka një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës që do të jepte vizionin e një zgjidhjeje, Athina zyrtyare  do ta përgëzonte atë./abcnews.al

zjarri-1.jpg
G. P.12:13 | 05/09/2018

Një emigrant shqiptar në Greqi dhe 2 të tjerë egjiptianë janë vlerësuar personalisht nga kryeministri Tsipras për ndihmën e dhënë për të shpëtuar jetë njerëzish gjatë tragjedisë së zjarrit në Atikë. Si shpërblim atyre do t’u jepet edhe shtetësia greke.

Tre emigrantëve që jetojnë prej më shumë se 20 vitesh në Greqi, mes të cilëve një shqiptar, do t’u jepet shtetësia greke për kontributin e tyre në shpëtimin e jetëve të banorëve të Atikës nga zjarri tragjik i 23 Korrikut.

Kryeministri Tsipras shkoi vetë në Mati, në periferi të Athinës, zona që u prek nga zjarri i madh ku vdiqën rreth 100 persona. Ai falenderoi emigrantët e huaj, që sëbashku me kolegët e tyre peshkatarë grekë shpëtuan dhjetëra jetë njerëzish.

Gjatë takimit me banorët e zonës, Tsipras tha se këta njerëz i konsiderojmë qytetarët tanë pasi kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në komunitet.

Po ashtu Kryeministri Tsipras shkroi në Twitter: “Peshkatarët vendas dhe emigrantë bënë një betejë heroike gjatë tragjedisë, duke shpëtuar jetë. Shteti e njeh sakrificën e tyre. Ne i falenderojmë”.

Ministria e Brendshme e Greqisë është angazhuar me procedurat për dhënien e shtetësisë së 3 emigrantëve të huaj, një shqiptar dhe dy egjiptiane./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono