Greqi

gre22326775-thumb-large.jpg
eri Ida15:21 | 24/02/2020

Në kuadër të parandalimit të koronavirusit, qeveria greke këtë të hënë ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me rrezikun që i kanoset Greqisë prej koronavirusit që ditët e fundit ka shënuar gjashtë viktima në Itali dhe mbi 200 të prekur.

Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikiliaspas përfundimit të mbledhjes përmes një deklarate për mediat është shprehur se Greqia ka 13 spitale gati për të trajtuar rastet me koronavirus të cilët do të përdoren për karantinë. Ndër të tjera mediat greke raportojnë se ministri ka theksuar se  Greqia është gati për të përballuar situatën vetëm se duhet qetësi, seriozitet dhe profesionalizëm.

Ndërkohë ministri grek ka bërë apel medias të tregohet serioze në informacionet të cilat do të transmetojë. Në mbledhjen e sotme kanë qenë të pranishëm ministrja e Edukimit, Niki Kerameus, ministri i Mbrojtjes Michalis Chrysochoidis, ministri i Brendshëm Takis Theodorikakos, ministri i Shtetit Giorgos Gerapetritis apo dhe ministri i emigracionit Notis Mitarakis të cilët informuan kryeministrin Mitsotakis./abcnews.al

ARTA_KABANTZA_HR1.jpg
R D20:47 | 22/02/2020

Tre shqiptarë janë arrestuar në Arta të Greqisë, të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike. Media greke “epiruspost” shkruan se janë sekuestruar 2 kg e 402 gram heroinë.

Ata e kishin kthyer një copë toke në Keramats të Arta-s në bazë të depozitimit të drogës. Si vend sekret për ta fshehur drogën kishin zgjedhur një tub të ujërave të zeza, të vjetër, që nuk ishte në përdorim.

Oficerët e policisë pas një hetimi për trafikun e drogës arrestuan tre shtetasit shqiptar të moshës, 29, 40 dhe 42 vjeç, si anëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e drogës.

Siç shihet edhe në foto, gjatë aksionit policor u gjetën 9 pako me nga 402 gram heroinë secila.

Gjithashtu u sekuestruan 2 automjete, 700 euro, 4 telefona celularë. /abcnews.al

380329d1-1ffb-4a19-8f97-f04604cf34d6.jpg
eri Ida11:30 | 22/02/2020

Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht një 36 vjeçar i cili ka tentuar të kalojë kufirin me një çantë me para të padeklaruara.

Sipas informacioneve në automjetin që drejtohej nga 36 vjeçari S. S., 36, banues në Berat, uniformat blu kanë gjetur të fshehura në një çantë një shumë prej 34.750 eurosh të cilat ky shtetas tentoi t’i kalonte në Greqi pa i deklaruar para autoriteteve doganore.

Kakavijë, Gjirokastër

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Strukturat Doganore Antitrafik, parandalon dhe godet një tjetër rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohen 34.750 euro, procedohet penalisht poseduesi.

Në vijim të zbatimit të masave të shtuara për luftën ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, Policia Kufitare e Kakavijës, në bashkëpunim edhe me Strukturat Doganore Antitrafik, gjatë kontrollit në dalje të Republikës së Shqipërisë, në një automjet që drejtohej nga shtetasi S. S., 36 vjeç, banues në Berat, gjeti të fshehura në një çantë një shumë prej 34.750 eurosh të cilat ky shtetas tentoi t’i kalonte në Greqi pa i deklaruar para autoriteteve doganore.

Në vendngjarje kanë mbritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar  në DVP Gjirokastër, të cilët kanë bërë sekuestrimin e shumës së eurorve në cilësinë e provës materiale dhe në përfundim të veprimeve kanë proceduar penalisht shtetasin S. S., për veprën penale “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”./abcnews.al

Capture-62.jpg
in a08:25 | 22/02/2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si Dionysus në Athinë, ku një 28-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur me thikë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari ishte në autobus në momentin kur u sulmua nga persona ende të panjohur. Dyshohet se autorët duket si kishim objektiv shqiptarin, pasi as shoferi dhe as pasagjerët e tjerë nuk u lënduan.

Autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa 28-vjeçari u dërgua në spital, pasi ka marrë plagë në krah dhe këmbë.

Mësohet se policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

policia-greke12.jpg
nev ila23:41 | 21/02/2020

Gjashtë oficerë policie të cilët shërbenin në departamentet e sigurisë në zona të ndryshme të Atikës janë arrestuar nga policia greke si të përfshirë në një grup që ofronte mbështetje për personat e implikuar në krime dhe trafik droge.

Provat e reja zbulojnë se si oficerët e policisë përfituan dhjetëra mijëra euro nga personat e kërkuar edhe për vrasje, duke u dhënë atyre pasaporta të rreme dhe duke i ndihmuar në ngritjen e bizneseve në zonë.

Policët në detyrë kërkuan deri në 40,000 euro për “raste të vështira”. Shumë nga ata që blenë dokumente të falsifikuara nga këta policë u akuzuan për trafik droge.

Në total, janë 33 persona të akuzuar si përfshirë në këtë rrjet, midis tyre edhe gjashtë oficerët e policisë përfshirë edhe një eficere femër, të cilët shërbenin në departamentin e sigurisë në zona të ndryshme të Atikës si Pagrati, Vrilissia, Elefsina, etj.

Sipas aktakuzës, oficerët e policisë lëshuan dhe furnizuan me pasaporta të huajt, kryesisht kriminelë shqiptarë. Arrestimet e tyre erdhën pas dy vitesh hetime nga Zyra e Brendshme e policisë greke.

Oficerët e policisë dhe bashkëpunëtorët e tyre lëshuan pasaporta për shqiptarët, ku në disa raste ndaj tyre kishte edhe urdhër-arresti evropian ose të tjerë që dëshironin të bënin biznes në Greqi duke vendosur xhamat e dyqaneve. Kjo veprimtari gjeneroi fitime të mëdha, pasi tarifa shkonte nga 5,000 deri në 40,000 euro për rast./abcnews.al

 

Capture-30.png
So Nila10:45 | 21/02/2020

Vizitorët në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, Selanikut, do të jenë në gjendje të provojnë hotelin e parë inteligjent me 5 yje nga gushti i vitit 2020.

Një ndërtesë tetëkatëshe në rrugën 24 Monastiriou u zgjodh strategjikisht si vend ideal në qendër të qytetit të Selanikut dhe u kthye në një hoteli me emrin ONOMA shkruan Greek City Times.

Falë teknologjisë së fundit, hoteli do t’u ofrojë mysafirëve shërbime plotësisht të personalizuara, që ofrojnë ushqim për secilin individ.

ONOMA Hotel ka një kapacitet prej 83 dhomash dhe gjithsej 164 shtretër.

“Jemi shumë të entuziazmuar për konceptin tonë të ri të hotelit, Hoteli OΝΟΜΑ. Do të jetë e para e markës sonë të re  ‘ONOMA’  “tha Michael Chrysochoidis, Drejtori i Përgjithshëm./abcnews.al

 

 

 

 

termeti-2.jpg
in a08:21 | 16/02/2020

Pak pas mesnate në Greqi është regjistruar një tjetër tërmet. Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.4 të shkallës rihter, në zonën detare në jug-perëndim të Nafpaktos. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Gjeodezik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Ndërkohë epiqendra e tërmetit ishte 7 km në jug-perëndim të Nafpaktos. Githashtu dy lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë dhe gjatë mëngjesit të sotëm në Shqipëri.

I pari është regjistruar në Tabak të Elbasanit, me magnitudë 1.3 dhe tjetri në Bezhan të Korçës, me magnitudë 2.2 të shkallës rihter.

lidhjeeee.jpg
eri Ida08:19 | 12/02/2020

Historiani Arben Llalla ne nje lidhje direkte për ABC e Mëngjesit me Enkel Demin ka komentuar vendosjen e bustit të Vasil Shahini, në Derviçan nga Bashkia e Dropullit. Historiani ka theksuar se Shahini  është një ndër ekstremistët grek i cili është dhe themeluesi i organizuatës terroristë MAVI e cila ka kryer një sërë masakra ndaj shqiptarëve në jugun e Shqipërisë.

Vasil Shahini ka qene sekretar i përgjithshem i Voroi-Epirit. Ka marre pjese ne masakrat e 1914 në jugun e Shqipërisë dhe ne vitin 1942 ka themeluar një organizatë terroriste MAVI që ka organizuar disa sulme terroriste dhe njihet per masakren e Peshkëpisë.  Shahini përfaqëson intelektualin që themeloi organizatën mavi por nuk janë të rastësishëm vendosja e busteve e Vasil Shahinit e Thoma Loli një tjetër terrorist që ka bërë masakra në jugun e Shqipërisë dhe pritet dhe busti i Kaçifës që janë hedhe themelet në Bularat të Gjirokastër. Greqia pjesa ekstremiste e mbeshtetur nga një pjesë e minoritetit grek behet per te acaruar marrëdhëniet me shqiptarët. Çdo gjë eshte e kordinuar me sigurine dhe institucionet greke. Nuk janë rastësi do vendosen dhe shumë të tjerë,” tha historiani Llalla.

Sipas historianit është strategji e grekëve vendosja e busteve dhe rritja e kërkesave të tjera për të drejtat e minoritetit që më pas ti përdorë në OKB për të bërë dhe aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Tashmë do ju jap dhe nje informacion tjetër që është zgjerimi i varresave greke që i kanë në Përmet dhe eshtrat e fëmijëve shqiptarë dhe pleqve janë ndarë gjys  për gjys duke i cilësuar një pjesë ushtarë grek. Këto i duhen Greqisë për të vënë piketimet që me pas të kërkoje në OKB aneksimin e jugut të Shqipërisë”, ka thënë ai.

Gjithashtu nga ABC-ja e Mëngjesit historiani ka deklaruar se grekët po bëhen gati për një paradë që do të zhvillojnë të dielën e 16 shkurtit ku do të kërkojnë autonominë e Vorio Epirit.

Më 16 shkurt kur shteti grek,qeveria greke do të organizojnë paradë me rastin e 107 vjetorin e  shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit që do të ketë paradë zyrtare dhe britma të ekstremistëve grek për luftë ndaj Shqipërisë ku do të kerkohet marrja e autonomisë së Vorio-Epirit”, është shprehur Llalla./abcnews.al

tr-3.jpg
in a07:46 | 08/02/2020

Sipas të dhënave të Organizatës Nacionale për Shëndet Publik (EHOD), në shtatë ditët e fundit numri i të vdekurve si pasojë e gripit në Greqi, është rritur nga 17 në 38 persona. Mësohet se që nga fillimi i vitit si pasojë e gripit kanë vdekur 38 persona.

Mediat e huaja shkruajnë se në vend ekzistojnë dy lloje të viruseve të gripit, H1N1 dhe H3N2 që kryesisht janë të pranishëm tek fëmijët e moshës 0-14 dhe mbi 60 vjeç.

Bëhet me dije se epidemia do të vazhdojë deri në fund të marsit, ndërsa zyrtarët u bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, të marrin masa personale dhe në rast të temperaturave të larta të paraqiten në qendrën më të afërt shëndetësore.

terremoto-creta-sud-italia.jpg
R D09:38 | 07/02/2020

Gadishulli i Ballkanit nuk gjen qetësi. Lëkundjet e termetit janë të vazhdueshme dhe kësaj radhe ato u shënuan në ishullin grek të Kretës.

Termeti i parë, me magnitudë 3.9 Rihter, i dyti me magnitudë 4.0 në orën 4:24 të mëngjesit dhe i treti ishte më i fortë, 4.7 i shkallës Rihter në 5:11 minuta të mëngjesit. Lëkundjet u ndjenë edhe në Turqi. Epiqendra: 40 km nga Palaikastron të Greqisë dhe dhe 397 km në jug të Izmirit.

Mësohet se nuk ka rrezik për cunam në Greqi, Turqi dhe Francë.

Si pasojë e një energjie të madhe të akumuluar nëntokë, lëvizjet e pllakave tektonike me shtrirje në Ballkan kanë shkaktuar tërmete të shpeshta në Shqipëri dhe Greqi, ku më i forti mbetet ai i 26 Nëntorit që i mori jetën 51 personave në vendin tonë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono