grek

43f33d27-cef3-434b-bc24-9393e1fe82db-600x450.jpg
R D11:06 | 22/12/2019

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sizmologun grek, Spiros Pavlidis. Kryetari Ruçi e falenderoi profesorin Pavlidis mbi kontributin e tij në studimin e hartës dhe dukurive sizmike të Shqipërisë si edhe për mesazhet e qarta për shkencëtarët, politikanët dhe qytetarët shqiptarë pas tërmetit të 26 nëntorit, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit.

“Tërmeti i 26 nëntorit më ka shtyrë mua personalisht, por edhe si Kryetar i Kuvendit, të reflektoj mbi nevojën e rishikimit të legjislacionit e procedurave, jo vetëm në fushën e ndërtimeve, por në të gjitha marrëdhëniet e veprimet tona mbi natyrën dhe burimet e saj. Unë kam vlerësim të lartë për punën tuaj si edhe të gjithë ekspertëve grekë dhe bashkëpunimin tuaj rezultativ me Parlamentin dhe Qeverinë, për të hartuar legjislacionin, procedurat dhe rregulloret antisizmike.

Prandaj, e konsideroj të nevojshme rishikimin e kujdesshëm të legjislacionit mbi tokën, mjedisin, ndërtimet, ujërat, parandalimin e fatkeqësive natyrore e çështje të tjera që lidhen me natyrën, burimet, pasuritë, por edhe dukuritë e saj. Asnjë paragraf i legjislacionit tonë nuk duhet të devijojë nga mirëkuptimi me natyrën dhe ligjësitë e saj. Kuadri ynë ligjor duhet të respektojë në mënyrë rigoroze ligjësitë e saj dhe rezultatet e shkencave natyrore, gjeologjike, fizike etj. Për këtë do të mirëprisnim edhe kontributin tuaj si edhe të universiteteve dhe ekspertëve të shquar grekë dhe nga vende të tjera”, vuri në dukje Gramoz Ruçi.

Profesori Pavlidis e falenderoi Kryetarin Ruçi për ftesën për të diskutuar bashkërisht për çështjet të zhvillimeve sizmike në Shqipëri si edhe vlerësoi qasjen e drejtë të tij që për trajtimin e tyre duhet një bashkëpunim shumë i ngushte midis shkencëtarëve sizmologë, gjeologë, inxhinierë dhe politikanëve e legjvënësve. “Greqia dhe Italia kanë përvoja të shkëlqyera në studimin e dukurive sizmike, mbrojtjen prej tërmeteve, kufizimin e pasojave të tyre dhe edukimin e popullsisë me kulturën antisizmike. Ju kini shkencëtarë të shquar, me të cilën ne kemi bashkëpunuar dhe po bashkëpunojmë. Legjislacioni dhe rregulloret greke dhe italiane mund të përshtaten mjaft mirë për Shqipërinë sepse jemi në të njëjtën zonë sizmike.

Kjo gjë duhet bërë menjëherë. Legjislacioni dhe rregulloret duhet të parashikojnë dy aspekte: të gjitha ndërtimet e reja duhet të mbështeten në rregullat e rrepta antisizmike, ndërsa ndërtimet ekzistuese duhet të kontrollohen nga aftësitë e tyre për të përballuar lëkundje të mundshme sizmike, karakteristike për zonën sizmike ku bën pjesë Shqipëria. Ju keni një hartë sizmike të hartuar nga sizmologë të shquar shqiptarë, por mendoj se kjo hartë duhet të detajohet në harta zonale për të gjithë territorin e vendit. Përveç kësaj, duhet të bashkëpunojmë për të kultivuar kulturën sizmike të popullsia dhe çlirimin e saj prej stresit që shkaktojnë tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore”, nënvizoi profesori Pavlidis.
/abcnews.al

eftimidis-lekas-sizmiologu-grek.jpg
nev ila20:54 | 12/12/2019

Vendi po i kthehet dita ditës normalitetit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Por lëkundjet e tokës vijojnë në Shqipëri dhe në vende të ndryshme të rajonit, e për pasojë mjaft qytetarë janë të frikësuar nga mundësia e ndonjë goditje tjetër të fortë.

Sizmologu i njohur grek, Eftimis Lekas thotë se pasgoditjet e shumta janë një tregues pozitiv, pasi shmangin një tjetër tërmet të fortë.

Sizmologu i njohur grek, Eftimis Lekkas, thote se lëkundjet e njëpasnjëshme të tërmetit që po shënohen ditët e fundit në rajon, nuk përbëjnë arsye për shqetësim. ai shprehet se është normale që të ketë periudha me veprimtari të lartë sizmike dhe me vone me veprimtari më të ulët.

“Kjo nuk është diçka e çuditshme. Hulumtuam në këtë drejtim, mirëpo nuk nxorrëm dot asnjë konkluzion. Është edhe ky një fenomen natyror që ndjek rregullat e veta. Mirëpo nuk rezulton asgjë që të themi se Ballkani dhe Italia apo Mesdheu Lindor ndodhen në një situatë të rrezikshme. Këtë nuk mund ta themi”.

Sizmologu Lekkas ishte në Shqipëri që në momentin e parë të tërmetit të 26 nëntorit. Ai thotë se tashmë aktiviteti sizmik po zhvillohet normalisht dhe sipas tij kjo është diçka e mirë.

“Ka shumë pas tërmete dhe kjo është pozitive, sepse shtensionon aktivitetin sizmik. Mirëpo, në asnjë rast nuk mund të themi se nuk do të bëhet një tërmet i fuqishëm, kjo shkon përtej fuqive dhe njohurive tona.

Megjithatë, fakti se kemi vazhdimisht pas tërmete, është në drejtimin e duhur. Tërmeti nuk është gjë tjetër veçse energji. Sa më shumë energji çlirohet, aq më pak mbetet. Kështu, zvogëlohet edhe mundësia që të bëhet një tërmet i madh. Sa më shumë kalon koha dhe vazhdojnë pas tërmetet, pakësohet edhe mundësia që të ndodhë një tërmet i fuqishëm”.

Por a ka zona te tjera në Shqipëri që rrezikohen nga një tërmet i fuqishëm?

“Këtë nuk mund ta themi. Sa herë që themi diçka, ndodh e kundërta. Nuk kemi ende njohuritë që të themi “ra tërmet në Durrës, tani do të bjerë në Sarandë apo diku gjetkë”. Kjo është mbi fuqitë tona. Natyra funksionon pa u kufizuar prej njeriut. Natyra na urdhëron, nuk e urdhërojmë”.

Sizmologu Eftimis Lekkas këtë fundjavë vjen sërish në Shqipëri, në krye të një ekipi me 20 inxhinierë grekë. Misioni do të jetë të shqyrtojë shkaqet e shembjes së godinave dhe paraqitja e konkluzioneve qeverise shqiptare./abcnews.al

Prasines-piperies.jpg
nev ila14:15 | 12/10/2019

Autoritetet kufitare greke kanë njoftuar sekuestrimin e një ngarkese specash dhe kungujsh të njelmët që vinin nga Shqipëria. Shkak për sekuestrimin u bë fakti se kishin sasi të madhe të pesticideve.

Në të dy rastet, u gjetën mbetje insekticide, të cilat te specat ishin 0.098 miligram për kilogram dhe në kungullin e njomë 0.024 miligramë për kilogram.

Kapja e këtyre perimeve nga autoritetet greke, ka bërë të mundur ndalimin e këtyre produkteve, që të mbërrijnë konsumatorët në Shtetet Anëtare të BE-së. Ky rast është njoftuar nga autoriteti ushqimor i shtetit fqinj në 9 tetor, i cili u përshkrua si shumë serioz.

Sistemi i paralajmërimit për ushqimin (RASFF), i cili u krijua gati katër dekada më parë në 1979, është kryesisht një “mjet” që përdor BE, i destinuar për shkëmbimin e shpejtë të informacionit midis autoriteteve kombëtare, rreth rreziqeve shëndetësore që lidhen me produktet ushqimore.

Në deklaratat e bëra nga z. Georgios Polychronakis, Këshilltar Special i Shoqatës Incofruit – Greqi, tha:

Ne mirëpresim aktivizimin e autoriteteve greke dhe konfiskimin e dërgesave të rrezikshme të perimeve për import në Greqi. Vitet e fundit, raste të ngjashme të pezullimeve të ngarkesave të frutave dhe perimeve që importohen ose kalojnë nëpër vendin tonë janë të ulëta, në kundërshtim me punën e autoriteteve bullgare të inspektimit. Ne besojmë se të njëjtët mekanizma kontrolli, do të veprojnë për të mbrojtur reputacionin e prodhimeve të eksportuara, të papërpunuara, ose të eksportuara direkt nga produktet greke”. 

Kohët e fundit shqetësimet në lidhje me ekspozimin ndaj pesticideve dhe toksinave janë të larta.

Sipas ekspertëve, fëmijët janë më të rrezikuar se të rriturit sepse trupat e tyre të vegjël janë një shënjestër më e lehtë e toksinave./abcnews.al

memoriali-1280x699.jpg
ad min13:50 | 23/07/2019

Është hedhur në erë me dinamit memoriali i Thimio Lolit në Kranë të Finiqit. Kjo është hera e disatë që sulmohet memoriali i nacionalistit grek, i cili akuzohet për disa masakra ndaj shqiptarëve.
Njoftimi i ngjarjes është nga banorët e zonës, të cilët kanë ndjerë shpërthimin,dhe kanë vënë në dijeni policinë.
Loli ka marrë pjesë në masakrat e shqiptarëve ndaj shqiptarëve në 1914, ka punuar për silogjet “Vorio Epirote”, udhëhoqi sulmet në Sarandë, Kurvelesh, Delvinë e me radhë në gjithë jugun.
Po ashtu ai akuzohet se masakroi çamët në 1944 krah Zervës, dhe pranë memorialit të tij vijnë çdo vit shumë ekstremistë për ta nderuar nën flamurin e të ashtuquajturit Vorio Epir./ABC News Albania 24/7

48564_GRC190123GREECEPARLIAMENTREUTERS_1548248829885.jpg
nev ila18:00 | 18/07/2019

Kostantinos Tasoulis është kryetari i ri i parlamentit grek. Deputeti i demokracisë së re u zgjodh me një numër rekord votash. Emri i tij u miratua edhe nga Syriza, ndërsa partia komuniste abstenoi.

Parlamenti grek ka zgjedhur të enjten kryetarin e ri. Ai është deputeti i demokracisë së re, Kostantinos Tasoulimë e madhe opozitare, SYRIZA, por edhe parti të tjera parlamentare, me përjashtim të asaj komuniste që abstenoi.

s, që mori një rekord votash: 283.

Në një akt të rrallë për Greqinë, kandidatura e paraqitur nga maxhoranca, është votuar edhe nga partia Kjo mund të jetë shenjë e një mentaliteti të ri në politikën greke, në kohën që vendi ka nevojë pikërisht për stabilitet politik e social.

Këto janë dy kushte të domosdoshme që qeveria e re greke të sendërtojë objektivat e veta, që synojnë një ristartim të vendit, më së pari në planin ekonomik.

Fitorja e zgjedhjeve ishte pjesa më e lehtë për Kyriakos Mitsotakis.

Tani fillojnë vështirësitë.

Masat që po përpunon qeveria, për të përmirësuar klimën e ekonomisë dhe të investimeve, do të jenë vazhdimisht nën vështrimin e rreptë të kreditorëve ndërkombëtarë, “trojkës” së famshme që tashmë emërtohen “institucione”.

Qytetarët mund të jenë sot optimistë, por janë gjithashtu të vetëdijshëm se ndodhen ende larg përfundimit të peripecive.

Kreditorët ndërkombëtarë kanë thënë se në shtator do të shqyrtojnë projektin e qeverisë greke për reformën tatimore, që parashikon ulje të ndjeshme të tatimeve për biznesin dhe qytetarët./ABC News Albania 24/7

agimi-i-arte.jpg
nev ila23:48 | 08/07/2019

I formuar nga pakënaqësia e grekëve ndaj ndërkombëtarëve dhe emigrantëve, partia nacionaliste Agimi i Artë doli e humbur në zgjedhjet e së dielës në Greqi. Sipas analistëve politikë, dështimi i subjektit të ekstremit të djathtë është tregues se grekët e kanë kuptuar se problemi nuk janë të huajt por sistemi.

Partia e ekstremit të djathtë, Agimi i Artë, nuk arriti të siguronte asnjë vend në Parlamentin e ri të Greqisë, një rezultat ky që sipas analistëve politikë reflekton një përmirësim të vogël të të ardhurave të vendit pas vitesh të tëra krize ekonomike.

Agimi i Artë, i njohur për mitingjet e tipit ushtarak të shoqëruara me pishtarë dhe përshëndetje naziste, pa të dielën t’i binte mbështetja elektorale në 2.9 për qind, nga 3 që është pragu elektoral dhe nga 6.9 për qind që kishte siguruar në zgjedhjet e 2015-s.

Megjithatë, kryetari Nikos MIHALOLIAKOS bëri një deklaratë sfiduese.

“Agimi i Artë nuk ka marrë fund. Njerëzit bëjnë mirë ta kuptojnë këtë. Ne do të vijojmë luftën tonë për nacionalizëm dhe do të kthehemi aty ku morëm forcë, në rrugët dhe sheshet e Greqisë”, deklaroi MIHALOLIAKOS.

Agimi i Artë ka qenë partia e katërt më e madhe në Parlamentin e mëparshëm të Greqisë, duke patur mbështetjen e grekëve të irrituar nga kushtet e rrepta të diktuara nga Trojka në këmbim të ndihmave financiare. Gjithashtu, subjekti politik mori mbështetjen e grekëve të pakënaqur nga numri i lartë i emigrantëve, kryesisht atyre myslimanë që arratiseshin nga Lindja e Mesme për shkak të konflikteve dhe mbërrinin në ishujt grekë nga Turqia, për të arritur më pas në Europën perëndimore.

Por tani gjërat duket se kanë ndryshuar.

“Elementi i irritimit ndaj ndërkombëtarëve dhe emigrantëve nuk ekziston më. Grekët e kanë kuptuar se duhet të rregullohet sistemi që vendi të ecë përpara”, ka deklaruar analisti Dimitris Mavros për agjencinë “Reuters”.

Zgjedhjet parlamentare të së dielës në Greqi u fituan nga partia konservatore Demokracia e Re, me liderin e saj Qiriakos Micotaqis që të hënën zëvendësoi Aleksis Tsipras në postin e kryeministrit./ABC News Albania 24/7

shtepia-ne-udhekryq.jpg
nev ila20:35 | 29/05/2019

Prezantohet romani erotik, plot sensualitet i shkrimtarit bashkëkohor Vasilis Vasilikos “Shtëpia në udhëkryq”. Vepra, e cila sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve ‘50, është shqipëruar nga Kleo Lati.

Romani  “Shtëpia në udhëkryq” e Vassilis Vassilikos, shkrimtar bashkëkohor grek, u prezantua ne Tiranë.

Romani shquhet për nota të forta erotike, dhe sensualitet. Kjo vepër sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve ’50, e ku  përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore.

Kjo nuk është vetëm një histori dashurie mes Janit student dhe Magdës, gruas së muzikantit Jakov. Është shumë më tepër sesa thjesht pasion, mbushur me fiksime dhe afshe të tepruara, gati patologjike.

Në këtë roman del qartë atmosfera e shfrenuar e Athinës së mesit të shekullit XX, ajo atmosferë që sundonte edhe në Evropë, në kërkim të lirisë së pakufishme.

I vlerësuar për portretizimin mjeshtëror të personazheve, “Shtëpia në udhëkryq”, romani që shënoi majën në krijimtarinë letrare të Vassilis Vassilikos, është përkthyer në 40 gjuhë dhe ka fituar çmimin shtetëror për Prozën e Shkurtër më 1980, si dhe shumë çmime të rëndësishme letrare./ABC News Albania 24/7

57060812_2405369296416094_5244305748753645568_o.jpg
ad min19:34 | 14/04/2019

Një 49 vjeçar grek është arrestuar nga policia në Kakavijë, pasi u kap me rreth 800 fishekë në makinë. Sipas policisë së Gjirokastrës, shtetasi grek u përzgjodh për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë të kufirit. Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit, në pjesën e brendshme të mjetit gjetën një arkë metalike e mbështjell me rroba dhe një qese plastike, brenda të cilës kishte rreth 800 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

55a9b832c04c6d52fedb29fbc803e76d.jpg
nev ila15:28 | 12/04/2019

Athina konsideron si kriter bazë për hapjen e negociatave respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Është ky kushti që i ka vendosur kryeministri grek Aleksis Tsipras homologut shqiptar gjatë takimit që zhvilluan në Samitin 16+1 i vendeve të Europës Juglindore me Kinën.

Janë kursyer në dhënien e detajeve për takimin që zhvilluan me dyer të mbyllura kryeministri Edi Rama me homologun e tij grek Aleksis Tsipras. I pari që shpërndau një informacion rreth këtij takimi ishte kryeministri i Greqisë.

“Takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të punimeve të takimit të kryetarëve të shteteve të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore dhe Republikës Popullore të Kinës”, shkruan kreu i qeverisë greke në foton e publikuar në rrjetet sociale.

Burime diplomatike në Athinë, të pyetura nga televizioni ABC News thanë se takimi zgjati gati një orë dhe u zhvillua në një “klimë shumë pozitive”. Sipas burimeve, Tsipras ka nënvizuar se krahas realizimit të reformave të nevojshme, Athina konsideron si kriter bazë për hapjen e negociatave respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

Në këtë kuadër, Tsipras e Rama kanë diskutuar për çështjen e pasurive të minoritarëve, por edhe për aktet zbatuese të ligjit mbi minoritetet që u miratua para disa muajsh. Një tjetër çështje që u diskutua gjatë takimit lidhej me rishikimin e teksteve shkollore të historisë.

Ndërsa zyra e shtypit e Kryeministrisë shqiptare njofton se biseda mes kryeministrave shqiptare dhe grek u përqendrua në reformat e ndërmarra nga Shqipëria me synim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian si edhe në nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe jo vetëm në rrafshin politik e të fqinjësisë së mirë, por edhe në shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja.

Gjatë më shumë se katër viteve që ndodhet në pushtet Aleksis Tsipras ka vizituar apo pritur kryeministrat e gjithë vendeve të rajonit, me përjashtim të Kosovës, që Athina nuk e ka njohur zyrtarisht si shtet të pavarur. E vetmja vizitë e munguar është ajo e zotit Tsipras në Tiranë apo anasjelltas, e kryeministrit Edi Rama në Athinë.

Por analistët grekë vërejnë se, pavarësisht mungesës së një vizite të tillë, është e rëndësishme që dy kryeministrat i mbajnë hapur urat e komunikimit, qoftë dhe “në fushë asnjanëse”.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim dypalësh në Dubrovnik edhe me kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Li Keqiang gjatë samitit të 16+1 mes vendeve të Evropës Juglindore dhe Kinës.

Gjatë këtij takimi kreu i qeverisë shqiptare i kërkoi homologut të tij përshpejtimin e procedurave që do të lejonin hyrjen e disa produkteve ushqimore në tregun kinez. Kërkesa e kryeministrit Rama për heqjen e ndërsjellë të vizave mori premtimin e kryeministrit Li Keqiang, i cili konfirmoi edhe heqjen e çdo barriere për importin e mjaltit, verës dhe vajit të ullirit shqiptar.

Qëndrimin e tij në Kroaci, kryeministri Edi Rama e ka ndarë edhe me ndjekësit në mediat sociale./abcnews.al

greku-1280x755.jpg
ent ela18:02 | 01/04/2019

Një shtetas grek është ndaluar nga policia helene nën akuzën e importit, transportit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. 60-vjeçari u ndalua në Mazi të Konicës, rreth 10 kilometra nga pika kufitare e Tre Urave. Në portbagazhin dhe sediljet e automjetit të tij u gjetën 56 pako me kanabis, me peshë të përgjithshme 91,2 kilogramë. Policia ka deklaruar se droga ishte sjellë nga Shqipëria, ndërsa ka shtuar se po kryen hetime të mëtejshme./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono