granatë

arkeologe.png
G. P.12:43 | 19/08/2019

Arkeologët e huaj të cilët po bëjnë gërmime në territorin e Parkut Arkeologjik të Apolonisë zbuluan një granatë luftarake tepër të vjetër që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Granata është gjetur me ndezës të gatshëm, ç’ka ka vënë në lëvizje strukturat e specializuara të armëve luftarake. Menjëherë janë ndalur gërmimet dhe po priten forcat xheniere për largimin e saj nga territori i Parkut Arkeologjik.

Zbulime të tilla janë të pritshme gjatë gërmimeve arkeologjike, por të dhënat mbi to konsiderohen të drejta të rezervuara të arkeologëve gërmues./ABC News Albania 24/7

ambulance.jpg
G. P.13:39 | 25/02/2019

Një bari 27-vjeçar është dëmtuar rëndë pasi ra në kontakte me një granatë, e cila shpërtheu. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtëpez të Gjirokastrës dhe Vitjon Lluka po ruante bagëtitë.

Lënda shpërthyese ka dëmtuar në masë të madhe trupin e 27-vjeçarit po kryesisht në fytyrë. Nuk dihen saktësisht rrethanat, por policia njoftoi se po heton për zbardhjen e saj.

Por ka dhe dyshime që ngjarja mund të jetë e qëllimshme për hakmarrje. Në 23 Mars të 2016 në kthesën e fshatit “Andon Poci”, Enrik Lluka vëllai i Vitjon Llukës ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushëririt Dorian Lluka, i cili ngeli i pajetë dhe Birbil Llukës që u plagos. Ky person i dyshuar nuk është arrestuar ende nga policia.

auto_granata1511883576.jpg
ent ela13:41 | 22/01/2018

Një granatë dore ka shpërthyer para një magazinë në qytetin e Fushë-Krujës. Sipas policisë ka patur vetëm dëme të vogla materiale dhe jo në njerëz.  Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen dhe  grupi hetimor po punon  për zbardhjen  e plotë të saj. Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono