Gramsh

edi-rama12.jpg
G. P.20:05 | 05/09/2019

Një tjetër familje në nevojë ka përfituar një shtëpi të re, në kuadër të nismës së qeverisë. Në familjen Sharku që jeton në fshatin Pishaj të Gramshit, ishte kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu.

Familja e Kujtim Sharkut në fshatin Pishaj të Gramshit ka tashmë një shtëpi të re. Rindërtimi është pjesë e iniciativës së qeverisë për të ndihmuar familjet në nevojë. Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishin pranë familjes që jeton me ndihmë ekonomike.

Fëmijët e familjes, në këtë fillim viti të ri shkollor do të marrin edhe librat falas, pas nismës së qeverisë për shpërndarjen e teksteve falas për të gjithë fëmijët në vend.

“Ajo që është kryesorja dhe që është një mësim i madh për të gjithë është që në të gjitha këto shtëpitë e shkatërruara janë nxënëse dhe nxënës shembullor. Asnjë justifikim që mund të justifikoheshin me “nuk kemi këtë e nuk kemi atë”, por në fakt në këto shtëpi që kemi rindërtuar, ka të tjera për t’i bërë e do t’i bëjmë patjetër, gjithë fjala s’kemi, ia ka lënë vendin fjalës dua të mësoj”, tha Rama.

Kryeministri tha nisma e qeverisë për të ndihmuar familjet në nevojë do vijojë, duke përfshirë edhe grupet vullnetare që merren me iniciativa të tilla, për të ndihmuar edhe shumë familje të tjera./ABC News Albania 24/7

GRAMSH-HECI-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela15:25 | 23/08/2019

Ka nisur shembja e HEC-it që do të ndërtohej pranë kanioneve të Holtës. Pas protestave të banorëve u autoritetet konstatuan një sërë shkeljesh dhe leja e këtij HEC- u revokua. 

7 muaj pas pezullimit të punimeve, HEC-i i  parashikuar për t’u ndërtuar mbi lumin Devoll në hyrje të kanionit të Holtës, në Bashkinë e Gramshit ka nisur teë prishet. Vendimi për të mos lejuar ndërtimin e tij është marrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pas dëgjesave me banorët, të cilët e kundërshtonin, ngritjen e HEC-it.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati, së bashku me kryetarin e Bashkisë Gramsh, Klodian Taçe, ndoqën nga afër aksionin për shembjen e digës.

Hantin Bonati, Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë: “Ka qenë një reagim në një kohë rekord duke u bazuar në shqetësimin e banorëve të Gramshit. Kanioni i Holtës është një nga vendet e shumta turistike që ka Gramshi, ne po mbajmë atë premtim që u kemi dhënë qytetarëve, çdo shqetësim i tyre do jetë shqetësimi jonë kështu që vendet turistike të Gramshit sot do vizitohen më shumë nga të gjithë turistët”.

Zëvendësministri sqaroi se sa i takon mbrojtëseve të tokës nga rrëshqitjet do të ketë sërish dëgjesa me banoret dhe nëse këta të fundit do të kërkojnë edhe largimin e tyre atëherë do të ndërhyhet sërish.

Kanioni i Holtës është një nga pikat turistike më të vizituara në bashkinë e Gramshit. Në vendin ku ishte ndërtuar diga do të ndërhyhet për të rikuperuar dëmtimin e shkaktuar në mjedis. /ABC News Albania 24/7

trupi-i-pajete.jpg
G. P.11:23 | 19/08/2019

Zjarrfikësit në Gramsh gjetën mëngjesin e kësaj të hëne në breg të lumit Devoll një trup të pajetë. Sipas policisë, viktima është Besnik Tabaku 53 vjeç me banim në fshatin Çekrez.

53-vjeçari ishte larguar të dielën nga shtëpia bashkë me qenin e tij dhe nuk ishte kthyer më. Kanë qenë familjaret ata që fillimisht njoftuan policinë. Disa banorë e kishin parë që 53-vjeçari kishte shkuar drejt lumit.

Kërkimet nisën që pasditen e një dite më parë, por trupi i pajetë në lum u arrit të gjendej mëngjesin e sotëm. Qeni nuk ishte larguar nga vendngjarja dhe ka qëndruar tek rrobat e të zotit derisa mbërritën familjarët me zjarrfikësit.

Nga të dhënat e derinatshme burri nuk kishte pirë ujë qe sipas hetuesve ai mund të ketë patur ndonjë sulm në zemër. I ndjeri ishte beqar dhe jetonte me nënën e tij.

/ABC News Albania 24/7

kanioni-i-Holtes-1280x721.jpg
nev ila16:30 | 15/07/2019

Në operacionin e shpëtimit për turistët e bllokuar në kanionin e Holtës u angazhuan edhe forcat zjarrfikëse . Kreu i zjarrfikëses në Gramsh Ilir Llapushi tregon se kur mbërritën në vendngjarje 24 vjeçarja nga Lushnja ishte mbytur. Ai bën apel që turistët të mos futen në kanion pasi është mjaft e rrezikshme sidomos kur ka reshje.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Kanionin e Holtës ku humbi jetën 24 vjeçarja Desantila Sallaku nga Lushnja, shefi i zjarrfikëses në Gramsh  Ilir Llapushi ka folur për operacionin e shpëtimit të turistëve.

Ai tregon se reparti zjarrfikës e mori njoftimin nga policia, ku sipas uniformave blu, në kanionin e Holtës po mbyteshin disa persona.

“Pasi mbërritëm këtu, menjëherë vlerësuam situatën. Tentuam të çajmë rrymën e lumit të Holtës, duke kaluar në anë të shkëmbinjve, pikasëm mbi një shkëmb 3 fëmijë të cilët prisnin ndihmën e dikujt”, tha për ABC News Ilir Llapushi, shef i zjarrfikëses në Gramsh.

Sipas tij, kur zjarrfikësit kanë mbërritur, vajza ishte mbytur, megjithëse ata shpresonin se mund ta gjenin të gjallë. Ajo së bashku me vëllain kishin shkuar në fund të kanionit. Aty gjejnë edhe një  55-vjeçar që kishte hipur në një shkëmb. Pastaj kanë shpëtuar edhe vëllain e vajzës dhe personin tjetër.

“Kur ne mbërritëm në zonë vajzë ishte mbytur. Ne shpresonim që vajza të ishte gjallë bashkë me vëllanë. Ata kishin qenë pothuaj afër fundit të kanionit, aty ku rryma godet më shumë“, tha Llapushi.

Shefi i zjarrfikëseve në Gramsh  tha se ka ende ka turistë në kanion. Ndaj është lënë një person i posaçëm për të mos lejuar depërtimin në thellësi të kanionit./ABC News Albania 24/7

aksident-me-motor.jpg
G. P.09:57 | 08/06/2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat. Dy të rinj që udhëtonin me motor përfunduan ne gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në një nga kthesat e kësaj rruge. Drejtuesi i motorit humbi kontrollin dhe u përplas në anë të rrugës. Të rinjtë morën plagë të rënda dhe nga spitali i Gramshit, ata u dërguan ne për shërbim më të specializuar në Tiranë./ABC News Albania 24/7

makina-Gramsh.jpg
nev ila11:09 | 02/06/2019

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Gramsh. Sipas policisë, nga ngjarja janë shënuar vetëm dëme materiale. Mësohet se ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses ka ndaluar djegien e plotë të automjetit.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa policia veç djegies aksidentale, po heton në pistën e zjarrëvënies së qëllimshme./ABC News Albania 24/7

il-club-alpino-italiano-sezione-di-rimini-protagonista-nella-esplorazione-speleologica-in-albania.-2.jpg
nev ila22:15 | 24/04/2019

Një ekip eksploratorësh italian të shpellave kanë realizuar eksplorimin e një shpelle e cila ndodhet në Tabash në rrethin e Gramshit në Shqipërinë Qendrore bën me dije riminitoday.it.

Ka përfunduar misioni i pestë i eksplorimit të shpellave në Shqipëri. Ky mision ishte planifikuar të realizohej nga data 1 deri në 8 prill”, thonë ata duke përshkruar të mrekulluar atë që kishin parë me sytë e tyre.

Gryka e zbuluar rreth një vit më parë nga ky grup, u eksplorua në një pjesë të saj, në -420 metra nën nivelin e detit. Në këtë thellësi u gjetën mjedise shumë të mëdha dhe të ngurtësuara. Eksploratorët u shprehën se janë treguar të kujdesshëm që të mos dëmtojnë grykën e kësaj shpelle. Ata bëjnë me dije se kanë marrë disa kampione nga brendia e shpellës për tu analizuar nga ekspertët.

Në mënyrë që të mos lihen gjurmë në disa vende, speleologët kanë vazhduar punën e tyre zbathur, madje duke hequr edhe kostumet e tyre, një mesazh i madh ky, për të mos ndotur këto mjedise të pashkelura ndonjëherë. Kjo do të  ndryshonte historikun e vizitorëve turistikë në vendin tonë duke i sjellë ata, jo vetëm për plazhet dhe malet e Shqipërisë por tashmë edhe për shpellat misterioze të vendit tonë.

Ky ekip italian ka vizituar disa galeri të tilla në territorin shqiptar. Ata thonë se kanë shumë të tjera për të eksploruar. Thellësia e kësaj shpelle është rreth 2 km. Formacionet e shquara të gipsit të bardhë që gjenden në dhomat e fundit të saj tregojnë se shpella është e formimit hipogjenik, që formohet nga ngritja e ujit sulfurik i cili është i pranishëm në kanionin që ndodhet aty afër. Nuk është hera e parë që ekspertë të huaj vlerësojnë skutat e panjohura ende të paeksploruara në Shqipëri./abcnews.al

makina-dje.jpg
G. P.09:25 | 14/04/2019

Policia e Pogradecit dhe ajo e Gramshit kanë njoftuar për djegien e pesë makinave në rrethana të paqarta. Njëra nga makinat në Gramsh i përket një efektivi policie.

Pesë makina u dogjën natën në Pogradec dhe në Gramsh. Sipas policisë, automjeti që u shkrumbua në Gramsh pranë komisariatit, ishte pronë e një punonjësi policie. Ai e kishte lënë të parkuar poshtë shtëpisë së tij në lagjen “Sporti”. Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Ndërkohë në orën 2 të mëngjesit të së dielës në fshatin Starovë të Pogradecit, është djegur plotësisht një makinë “Benz” e parkuar në një karburant. Makina është në pronësi të një gruaje me inicialet V.S, kurse flakët u përhapen edhe ne tek tre automjete të tjera, të parkuara brenda karburantit.

“Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit”, thotë policia në një njoftim paraprak./abcnews.al

policia-naten-933x445-933x445.jpg
ent ela10:02 | 13/04/2019

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në fshatin Gribë të Gramshit. Persona ende të pa identifikuar nga policia, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj kryeplakut të këtij fshati  Tajar Veliu 54 vjeç.

Sipas të dhënave, 54 vjeçari ka qenë në ballkonin e shtëpisë së tij kur  autorët e kanë qëlluar me shumë se tre herë me kallashnikov.

Kryeplaku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe pasi ka marrë mjekimin në spitalin e Gramshit është nisur për shërbim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ende mbeten mister arsyet e këtij atentati.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Por deri më tani Drejtoria e Policisë nuk ka dalë me një njoftim zyrtar. /abcnews.al

MAKINA-GRAMSH-1280x720.jpg
ent ela13:01 | 30/12/2018

Një automjet u përfshi nga flakët gjatë paradites në Gramsh. Automjeti tip Renault me targë AA 986 IH mori flakë krejt papritur.

Për ngjarjen është njoftuar reparti zjarrfikës i cili ka shmangur djegien e plotë të makinës. Nga hetimet rezulton se mjeti është djegur nga një shkëndijë elektrike. Edhe pronari i mjetit ka deklaruar në polici se nuk bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono