grabitje

kisha-durres.jpg
ad min12:57 | 03/06/2019

Kisha Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës ka rënë pre e grabitjes. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në kishë, duke marrë një shumë parash.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa mësohet se autorët kanë vjedhur të gjithë lekët që ndodheshin në arkë, pjesë e donacioneve të besimtarëve. Punonjësit e kishës njoftuan policinë për ngjarjen dhe një grup hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./ABC News Albania 24/7

milanoo.jpg
ad min16:40 | 19/05/2019

Zgjodhi vendin dhe momentin e gabuar për të vjedhur. Kështu hapen mediat italiane në lidhje me arrestimin e një shqiptari, i cili nisi të grabiste një qendër sportive në një zonë të Milanos.

Por për fatin e keq të tij, në momentin që ai nisi të kryejë vjedhjen, duke luajtur në fushën e lojës ishin karabinierët.  Siç shkruajnë mediat, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes së 16 Majit. Autori është një 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Rreth orës 21:00, ai hyri në qendrën sportive “Ardor” dhe iu drejtua dhomave të zhveshjes, ku tentoi t’i hapte me një kaçavide. Por ajo që nuk dinte shqiptari, ishte se përballë tij, në fushën e futbollit po luhej një ndeshje mes policësh, të cilët e pikasën.

Të veshur me tuta sportive, ata e kapën në befasi shqiptarin, i cili mësohet se tentoi të arratisej, por më kot. 33-vjeçari u vu në pranga dhe akuzohet për tentativë vjedhjeje./abcnews.al

grabitja-e-tetorit-2018-1280x709.jpg
ad min22:51 | 08/05/2019

Një shqiptar që jetonte në New York ka pranuar para gjykatës se ai dhe një bashkëpunëtor tjetër shqiptar janë fajtorë të një vjedhjeve të kryer në një dyqan në Breckock Township. Ngjarja ka ndodhur në Nëntor të vitit 2014.

Ndërkohë mediat amerikane shkruajnë se Epirot Krasniqi, u vu në shënjestër të policisë vetëm në verën e vitit 2018. Shkak u bënë gjurmët e gishtërinjve në një pale dorezash duarsh që grabitësit kishin harruar në momentin e vjedhjes.

28-vjeçari pranoi fajin të hënën përpara gjykatësit Thomas G. Parisi dhe u dënua me 23 muaj burg. Ai do ta vuajë dënimin në burgun Berks County. Sipas një marrëveshjeje të bërë për shkak se u pendua, pas dënimit shqiptari do të kalojë pesë vjet në shërbim prove.

Prokurori i çështjes së Krasniqit, tha se ai sëbashku me një shqiptar tjetër morën 5.000 dollarë nga dyqani. Bashkëpunëtori i Krasniqit është Liridon Gashi, 33 vjeç. Ai akuzohet nga autoritet amerikane për një serë krimesh që kanë të bëjnë me vjedhje. 33-vjeçari është vënë gjithashtu në pranga dhe pritet të dalë para të njëjtit gjykatës në Korrik.

Por si ndodhi grabitja në Nëntor të 2014-s?

Vjedhja u zbulua kur menaxheri hapi dyqanin rreth orës 4 të mëngjesit. Ai gjeti produkte të ndryshme të shpërndara nëpër dysheme dhe dy kasafortat poshtë banakut të hapura.

Gjithashtu dy të rinjtë kishin dëmtuar edhe bankomatin në dyqan. Ata ishin siguruar që të shkëpusnin panelin e kontrollit në mënyrë që të mos binte alarmi. Megjithatë shqiptarët nuk arritën të futeshin dhe të merrnin para nga bankomati pasi siguresa nuk ishte prekur.

Mirëpo, 28-vjeçari dhe 33-vjeçari bënë gabimin në ikje. Ata harruan një palë doreza dhe një levë hekuri, që dyshohet se është përdorur për të hapur dyert. Kaq mjaftoi dhe autoritetet i dërguan dorezat në një laborator. Në Janar të 2018-s autoritetet lokale morën një njoftim se gjurmët e gishtërinjve i përkisnin Krasniqit.

Mirëpo dy të rinjtë shqiptar nuk e kishin mbyllur këtu serinë e vjedhjeve. Krasniqi kishte qenë në arrest federal në Nëntor të 2017-s. Shkak ishte një grabitje që kishte bërë sëbashku me Gashin në Providence në Tetor të atij viti.

Ata akuzoheshin se kishin vjedhur një supermarket Target. Aty kishin marrë 14.000 dollarë nga një bankomat. Përveç kësaj ata kishin çarë një mur dhe morën disa substanca në një farmaci.

Për ngjarjen, autoritetet reaguan menjëherë dhe i gjetën shqiptarët të fshehur në tubat e ajrimit. Aty kishin futur edhe mjetet që kishin përdorur gjatë grabitjes, mes të cilave edhe dy radiomarrëse./abcnews.al

pllakata-per-admir-muratajn.jpg
ad min16:03 | 30/04/2019

Në fshatrat rreth Rinasit, banorët ende diskutojnë për grabitjen e bujshme të 9 Prillit. Ndërsa në aeroport vazhdojnë të mbërrijnë blinda me para bankash që transferohen jashtë Shqipërisë.

Grabitja e 9 Prillit në aeroportin e Rinasit vijon të jetë temë e diskutimeve për banorët e zonës së Tapizës. Hashimi, banor autokton pohon se në fshatin e tij po ndodh një fenomen i çuditshëm. Shumë banorë dyshojnë se thasët me para që u grabitën brenda pistës së Rinasit, mund të jenë fshehur ndërmjet, fshatit Tapizë dhe Niklës.

“Nuk dilsha se për ato para, ata kanë lënë jetën. Unë thosha shyqyr se shpëtuan njerëzit, kjo zonë me gjithë ata armë vetëm një i vrarë. Ku t’i linin paret? Ne këtu jemi sikur me qenë në pus. Në radhë të parë shtet s’ka, disiplinë s’ka, rregull s’ka”, tha ai.

Zhurma e armëve të zjarrit vazhdon ta shoqërojë Hashimin dhe sot e kësaj dite.

“Ishalla po qetësohet gjendja se edhe ne me thënë të drejtën atë ditë janë torturuar gratë dhe kalamajtë. Gati 200 fishekë… se kush a grabitësit, a policia? Ka plas lufta, duke u tall me njerëzit e mi. Unë i dëgjoja armët, por bëja sikur nuk dëgjoja gjë për t’i fiksuar ato”, tha ai.

Kurse Endri nuk beson shume tek fjalët se paratë e grabitura janë fshehur në zonën e tyre.

“Ka qenë policia afërt atyre derisa ndodhi dhe shkëmbimi i zjarrit. Normalisht që s’ka lidhje me zonën tonë. Janë larguar dhe janë fjalë”, tha ai.

Grupi i xhirimit i ABC News u  rikthye përsëri në vendin ku  humbi jetën Admir Murataj. Në mes së pllakatës së mermertë, të vendosur aty në përkujtim të tij, qëndron një shkronjë A, që nënkupton emrin e të ndjerit.

Ky është momenti ku shoqëritë private transportojnë paratë e bankave të nivelit të dytë për në aeroportin e Rinasit. Si masë e shtuar për sigurinë, pas autoblindave me para, tashmë qëndron një makine policie me dy efektivë.

Pas grabitjes së dytë brenda pistës së Rinasit, forcat e Policisë Ushtarake janë pozicionuar në të gjitha pikat e nxehta, nga ku ishte thyer siguria e objektit të rëndësisë së veçantë./ABC News Albania 24/7

ragip-hajdini-1280x613.jpg
ad min13:11 | 30/04/2019

Gjykata për Krimet e Rënda dha këtë të martë masën e sigurisë për të arrestuarin e gjashtë në lidhje me grabitjen e Rinasit. Gjykatësi Bid Ndreca vendosi masën “arrest me burg” ndaj Ragip Hajdinit.

50-vjeçari nga Kosova, i përmendur mes anëtarëve të bandës me emrin “Daja”, u zbulua pas rrëfimeve të të penduarit Alkond Bengasi. Ai është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por nuk ka pranuar të flasë.

Mirëpo gjatë seancës së sotme, Hajdini ka thënë se nuk ka lidhje me grabitjen e Rinasit. Ai u shpreh gjithashtu se disponon prova që ishte duke ngrënë drekë diku tjetër në momentin që ka ndodhur grabitja.

50-vjeçari ka kërkuar ballafaqim me bashkëpunëtorin e drejtësisë, Alkond Bengasin. Hajdini ka thënë gjithashtu se ka qenë i pranishëm në varrimin e Admir Murataj, i cili u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit mes grabitësve të rinasit dhe policisë më 9 Prill.

Ragip Hajdini dyshohet të jetë personi që ka siguruar furgonin që u modifikua në Elbasan me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Gjithashtu sipas burimeve, kosovari sëbashku me Admir Muratjan dyshohen që të jenë edhe ata që kanë iniciuar grabitjen.

Burime nga grupi i hetimit bëjnë të ditur se gjurmët e parave janë ndjekur deri tek varrezat e Tapizës, ndërsa më pas janë zhdukur pa lënë gjurmë pasi rrugët nuk kanë kamera sigurie.

Në seancën e sotme mësohet se Oltian Veseli ka ankimuar vendimin që u mor para disa ditësh për arrest me burg pa afat. Kjo masë u vendos edhe për Saimir Çelën, Renaldo Sulën dhe Alkond Bengasin./abcnews.al

KRONIKA-GRABITEN-PARATE-NE-RINAS.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ad min19:27 | 26/04/2019

Një tjetër i dyshuar si një prej autorëve të grabitjes në Rinas bie në prangat e policisë. 50-vjeçari nga Kosova, i përmendur mes anëtarëve të bandës me emrin “Daja”, u zbulua pas rrëfimeve të të penduarit Alkond Bengasi.

Është arrestuar i dyshuari i gjashtë për grabitjen e 9 Prillit në Rinas. Burime nga policia bënë të ditur se ai është shtetasi nga Kosova që njihet mes pjesëtarëve të grupit me pseudonimin “Daja”. Identiteti i tij i vërtetë, sipas burimeve nga grupi hetimor, është Ragip Hajdini.

Policia e Shtetit bëri të ditur zyrtarisht se 50-vjeçari, lindur e banues në Pejë, është i dyshuar si një prej autorëve të grabitjes ne Rinas. Ai dyshohet për veprat penale “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtje pa leje e municioneve luftarake”, “Vrasje e punonjësve të policisë, e kryer ne bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Mësohet nga burimet e ABC News se 50-vjeçari Ragip Hajdini është ndaluar pranë Shkëmbit të Kavajës. Pseudonimi dhe të dhënat e këtij personi, ashtu si dhe për të arrestuarit e tjerë të kësaj ngjarjeje, janë zbuluar për grupin hetimor nga Alkond Bengasi, i arrestuari që ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, Bengasi ka treguar se e kishte parë disa herë këtë shtetas nga Kosova, në shoqërinë edhe të Admir Muratajt. Bengasi ka rrëfyer se për herë të parë me Dajën ishin takuar tek një lokal pranë Shkëmbit të Kavajës, 6 muaj më parë, së bashku me Klement Çalën, Admir Muratajn e persona të tjerë.

Në dëshminë e tij para grupit hetimor, Alkond Bengasi, tregon se pas vrasjes së avokat Ravik Gurrës, ai ishte marre në pyetje në Policinë e Elbasanit sëbashku me të atin e Klement Çalës, Pëllumb Çala. Pikërisht pas lirimit, kushëriri i tij, Klement Cala e kishte paralajmëruar të kishte kujdes mos i kishin vënë ndonjë përgjues dhe i kishte deklaruar “këto ditë do të dëgjosh një tronditje të madhe”, që në fakt do të ishte grabitja e Rinasit.

Po sipas dëshmisë së Alkond Bengasit, që gjendet tashmë në dosjen e prokurorisë, Klement Çala jetonte bashkë me gruan e tij në një banesë, tek Liqeni i Thatë në Tiranë, pranë banesës ku jetonte ai. Në të njejtën zonë jetonte edhe Admir Murataj, të cilit, sipas Bengasit, i vinin shpesh në banesë bashkëshortja e tij Albana dhe dy vajzat.

policia-kontrolle.jpg
ad min21:27 | 25/04/2019

Policia ka zhvilluar një aksion policor gjatë ditës së sotme në qytetin e Krujës në lidhje me grabitjen e Rinasit. Sipas burimeve, janë ushtruar kontrolle në banesën e Elton Piklit dhe Oltion Veselit, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në grabitjen e bujshme të miliona eurove në aeroport.

Efektivet e policisë kanë kontrolluar edhe në zonat e thella malore dhe në zonën e Niklës me qëllim arrestimin e personave të tjerë që janë në kërkim për këtë ngjarje.  Nuk dihet nëse janë gjetur sende, para apo prova të tjera gjatë këtij kontrolli blic. Kujtojmë që Elton Pikli është arrestuar teksa tentonte të largohej drejt Bullgarisë./abcnews.al

Foto-olsi-Rama-1280x697.jpg
ad min20:54 | 18/04/2019

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur vjedhje shtetërore grabitjen e Rinasit. Më tej ai ka nxjerrë një foto të vëllait të Ramës më përfaqësues të kompanisë kinezë, e cila menaxhonte aeroportin e Rinasit.

“Shikojeni pak këtë fotografi. Shikoni Olsi Ramën me kompaninë kinezë që menaxhon aeroportin. Më thauj pak mua udhëtimet që janë bërë në Singapor. Kjo foto është bërë në Singapor. Më thuaj pak se çfarë e shtyu Edi Ramën të shkojë në Singapor dhe vëllaçko Ramën të shkojë në Singapor? Prandaj dhe nuk pyeste, sepse unë jam shef ekzekutiv. Unë kam mazhorancën. Na ndodhi herën e parë, por nuk ka forcë që më pengon mua që të mos ndodhë kurrë më. Por kur i vjedh vetë unë me njerëzit e mi atëherë do të ndodhë edhe për së treti. Kjo është një lidhje faktike. Përgjegjës për sigurinë e aeroportit është Enti shtetëror i aviacionit Civil. Atij i është dorëzuar nga Komisioni i Lartë i Sigurisë të gjitha rekomandimet pas vjedhjes së parë. Gjeneral kanabisi ka mbush këtë xhep këtë muaj dhe xhepin tjetër muajin tjetër. Është vjedhje shtetërore dhe asgjë tjetër”./abcnews.al

Policia-Gjirokaster-933x445.jpg
ad min15:18 | 18/04/2019

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim në Vlorë. Ata dyshohet s e janë autorët e 12 vjedhjeve në qytetin bregdetar.

Policia ka njoftuar se kapi në flagrancë 29-vjeçarin M.H. dhe E. K në lagjen “28 Nëntori” duke vjedhur në një banesë. Ndërkohë A.M dhe L.H, pjesëtarë të grupit të grabitjeve,m në të njëjtën kohë kanë hyrë në një supermarket. Aty mundën të largohen vetëm duke marrë vetëm steka me cigare.

Në vijim të operacionit që uniformat blu e koduan “Piratët”, u arrit të zbardheshin edhe 2 vjedhje të tjera në Vlorë. Ato kanë ndodhur në kohë të ndryshme dhe dyshohet se i kanë i njëjti grup grabitësish.

“Më datë 16.04.2019, është vjedhur banesa e shtetasit S.M, në lagjen “29 Nëntori”.

Më datë 07.04.2019, është vjedhur banesa e shtetasit I.M, në lagjen “Isa Boletini”.

Më datë 30.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit L.Sh, në lagjen “Lef Sallata”.

Më datë 30.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit P.K, në lagjen “Isa Boletini”.

Më datë 15.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit A.H, në lagjen “Pavarësia”.

Më datë 11.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit G.K, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Më datë 07.03.2019, është vjedhur banesa e shtetases L.Sh, në lagjen “24 Maji”.

Më datë 05.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit B.T, në lagjen “1 Maji”.

Më datë 25.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit M.K, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Më datë 15.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit K.B, në lagjen “15 Tetori”.

Më datë 14.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit F.F, në lagjen “24 Maji”.

Më datë 14.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit M.P, në lagjen “28 Nëntori””, janë grabitjet që dyshohet se janë kryer nga grupi i grabitësve./abcnews.al

prishtine.jpg
ad min18:59 | 12/04/2019

Pas grabitjes së ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë edhe në Kosovë është parashtruar çështja e sigurisë në aeroportin e Prishtinës. Duke iu drejtuar qeverisë, ekspertë të fushës kanë deklaruar se struktura ka nevojë për masa shtesë monitorimi.

355 kamera janë të vendosura në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për të vëzhguar situatën e sigurisë. Në Qendrën për Menaxhimin e Kufijve thonë se aeroporti është në mbikëqyrje vazhdimisht gjatë 24 orëve, por kanë kërkuar avancimin e sistemit të monitorimit. Këtë kërkesë ia kanë bërë zv/kryeministrit Fatmir Limaj gjatë vizitës që i bëri kësaj qendre.

“Këto kapacitete të avancohen dhe të ofrohet një siguri në mënyrë që të mos jemi një aeroport i shënjestruar sepse nuk ka siguri”, tha Samir Krasniqi

“Ky vend ka kapacitete e resurse që t’i bëjë të gjitha detyrat. Është pozitive që vendi ynë është i sigurt dhe institucionet tona i bëjnë detyrat si duhet”, tha Fatmir Limaj, zv/kryeministër i Kosovës…

Krasniqi kërkoi gjithashtu nga Limaj që të shqyrtojnë edhe një herë çështjen e kontrollit të kufirit me Shqipërinë. Kjo qendër për monitorimin e kufijve konsiderohet një ndër qendrat më të mira në rajon./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono