grabitje

grabitja-itali.jpg
ger ta16:00 | 10/12/2019

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në Prato të akuzuar për veprën e grabitjes dhe rrëmbimit të rëndë.

Sipas mediave italiane dy autorët e arrestuar janë përkatësisht, 29  dhe 19 vjeç. Arrestimi i tyrë është bërë pasditen e së shtunës, ku dy të rinjtë shqiptarë sapo kishin kryer një grabitje brutale, brenda një apartamenti të një familje me kombësi kineze.

Forcat policore duke kaluar në një zonë periferike të Pratos, panë dy të rinj, që më vonë mësuan se janë shqiptarë, e që tërhiqnin një kasafortë të vjedhur, me synimin për ta marrë atë.

Ndërhyrja e menjëhershme e oficerëve të policisë bëri që një prej autorëve të bllokohej menjëherë, ndërsa i dyti u përpoq të përfitontenga situata dhe të arratisej duke përshkuar lumin Bisenzio, ndërsa u arrestua në anën tjetër të bregut nga një tjetër patrullë policore.

Sic bëjnë me dije autoritetet, të dy të dënuarit, duke përfituar nga errësira, më parë kishin arritur në ballkonin e shtëpisë, duke u ngjitur përgjatë një tubi gazi, më pas të hynin në apartament, ku kërcënuan një djalë adoleshent, duke e mbyllur ato në njërën nga dhomat.  Pas kësaj autorët kanë identifikuar praninë e një kasaforte, të cilën e grabitën, ku kanë marrë xhevahire  dhe para të familjes kineze.

Ndërsa në një deklaratë për mediat policia italiane kërkoi të bëhet kujdes në ditët e festave, pasi vjedhjet shtohen./abcnews.al

 

grabitje-tirane.png
ger ta13:40 | 02/12/2019

Një mjeti i një kompanie security, është grabitur sapo ka dalë nga një qendër tregtare në Kashar, ditën e sotme.

Abcnews.al mëson se makina e grabitur është gjetur 500 metra larg vendit të ngjarjes në rrugë dytësore.

Paraparkisht dyshohet se dy persona të paidentifikuar kanë kërcënuar drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin. Ndërsa sipas policisë, ende nuk dihet zyrtarisht se çfarë kishte brenda automjetit./abcnews.al

 

1w756qhighc0.bild_.jpg
in a10:54 | 25/11/2019

Të paktën 1 miliard euro është vlera e bizhuterive të grabitura nga Kasaforta e Gjelbër në Dresden. Policia gjermanie konfirmoi se kjo është grabitja më e madhe e historisë së pas luftës. Ndërsa mediat gjermane e kanë pagëzuar bandën si “Banda e Limuzinës” pasi grabitësit u larguan nga vendi me një limuzinë. Prestigjozja gjermane Bild raporton se autorët janë në kërkim ndërsa zona është e rrethuar nga gajentët e policisë. Ndërkohë ngfa koleksioni shtetëror i arteve në Gjermani konfirmohet se janë grabitur bizhuteri antike me një vlerë prej 1 miliard eurosh.

Sipas Bild, kasaforta e ndodhur nën Urën e Augustit është hapur nga grabitësit nëorën pesë të mëngjesit, dhe njëkohësisht është bllokuar dhe sistemi i alarmit. Më pas grabitësit kanë hyrë dhe dalë nëpërmjet një dritareje të vogël pikërisht në dhomën ku ishte vendosur pjesa më e madhe e thesarit.

Grabitësit fillimisht i kanë vënë zjarrin kutisë shpërndarëse të energjisë elektrike duke paralizuar çdo sistem në ksafortën e gjelbër. Banda e grabitësve kanë marrë bizhuteri historike, diamantë dhe gurë të cmuar, ndërsa përllogaritjet e para flasin për një dëm prej miliarda dollarësh. Ndërsa objekte të tjera si vazo dhe piktura nuk janë prekur me dorë.

Kryebashkiaku i qytetit ka qenë ndër të parët që ka mbërritur në vendngjarje duke u shprehur se kjo nuk ishte thjesht një grabitje e objekteve të çmuara, por në këtë rast ishte grabitur historia e vendit. Ai theksoi se vetëm pak kohë më parë së bashku me 600 artizanë ishte inauguaruar dhe restaurimi i kasafortës së gjelbër, dhe pa këtë të fundit askush nuk do të mund ta kuptojë historinë e vendit.

Kamerat e sigurisë kanë mundur të filmojnë shumë pak nga banda e grabitësve, por Bild raporton se ata janë larguar me një limuzinë.

Kasaforta e gjelbër është e famshme në të gjithë botën për thesarin artistic që mbart. Aty ka ar dhe gurë të çmuar, porcelain, vepra arti, objekte fildishi dhe shumë objekte të tjera të cilat cilësohen si të paçmueshme.

 

 

/abcnews.al

tw.jpg
in a17:58 | 22/11/2019

Prezantoi dokumente të rreme dhe arriti të grabiste një ngarkesë prej 20 ton çokollatë, e cila për momentin duket se është zhdukur. Ngarkesa ishte nisur nga Austria për në Belgjikë. Autori i grabitjes, sipas mediave austriake, kishte dokumente identiteti dhe patentë të falsifikuar. Çokollata e grabitur thuhet se arrin vlerën e 50 mijë eurove.

Me sa duket nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar: ’Në vitet e fundit kemi gjithmonë e më shpesh kamionë të ngarkuar që nuk mbërrijnë në destinacion… edhe me çokollatë’, ka pranuar një zëdhënës i policisë.

/abcnews.al

 

shtepia-e-grabitur-1280x748.jpg
ger ta08:55 | 20/11/2019

Një shumë prej 300 mijë eurosh janë grabitur në një banesë në Fushë-Milot.

Abcnews.al mëson se ngjarja ka ndodhurë mbrëmjen e kaluar, ku tre persona janë futur në banesën e shtetasit Taf Shabani në Fushë-Milot. Në momentin e grabitjes në banesë ka qenë vetëm e zonja e shtëpisë.

Autorët janë paraqitur të maskuar si efektivë policie. Zonja e shtëpisë, rrëfen se pasi janë afruar në shtëpi i kanë thënë kësaj të fundit se janë policë nga Tirana dhe se i ka ikur djali nga burgu, ndërsa i kërkojnë t’u tregojë ku e ka fshehur.

Më pas ata janë ngjitur në katin e dytë të banesës duke zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë. Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë janë larguar. Sipas zonjës së shtëpisë personat ishin tre dhe nuk i njihte, pasi janë larguar ata, është lajmëruar i zoti shtëpise dhe policia e Kurbinit.

Erdhën të tre dhe isha duke bërë një byrek si plakat më. Ku e ke djalin? Hyni njëri, jemi prej Tiarane tha të ka dalë djali prej burgu ku e ke fut, e  ke këtu? Tre persona pashë unë që këtu, pastaj s’më lanë më me lujt më. Pastaj më morën mua, më futën nëpër dhoma dhe më thonin ku e ke fut djalin. I thashë për Zotin djali është në burg. Jo thanë, djali ka ik, ku e ke fut. Ku e ke strehuar. Pastaj mbrapa hynë duke kërkuar andej, ku i ke armët më thonin se ka djali armë. Nuk e di i thashë ne jemi gra, i mbajnë burrat armët nuk i mbajnë ne”, tha zonja e shtëpisë.

Ndërsa Taf Shabanit i zoti i shtëpisë tregon se vlera e parave të grabitura është mbi 300 mijë euro.

300 e ca mijë euro. Kanë që në ‘90 kalamajt në Itali”, tha ai./abcnews.al

 

marchisio.jpg
Vladimir Prenga10:31 | 30/10/2019

Claudio Marchisio ka rënë pre e një sulmi mbrëmjen e djeshme. Mediat në Itali raportojnë se katër persona të armatosur kanë hyrë me forcë në vilën e ish-mesfushorit të Juventusit në Torino. Thuhet se ata kanë detyruar Marchision dhe gruan e tij të hapë kasafortën.

Grabitësit janë larguar me bizhuteri të vjedhura dhe ora, vlera të cilave nuk është përcaktuar. Policia po shikon pamjet për të identifikuar personat përgjegjës. Ish-futbollisti është i radhës që bie “viktimë” e grabitësve.

Edhe në Spanjë futbollistët kanë hasur në një probleme të tillë. Para pak kohësh ishin disa shqiptarë që u ndalën për vjedhjen e shtëpive të lojtarëve të Real Madrid dhe Atletico Madrid. /abcnews.al

posta-shqiptare.jpg
nev ila12:43 | 22/10/2019

Grabitet posta në Fushë Bulqizë. Sipas të dhënave të para, gjatë grabitjes në filialin e postës janë dëgjuar të shtëna armësh ku dyshohet se janë vjedhur 4 milion e 600 mijë lekë të vjetra.

Dyshohet se ka qenjë një person i vetëm i maskuar , i cili pasi ka qëlluar vetëm një herë me një armë automatike ka thyer derën dhe është futur në zyrën e postës ku shpërndaheshin pensionet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërsa policia pas sinjalizimit është vendosur në ndjekje të autorëve. Sipas policisë, nga grabitja me armë nuk ka persona të lënduar./abcnews.al

 

MBULIM-MINISTRIA-E-BRENDSHME-PER-AKUZAT-E-PD.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
ad min15:44 | 03/10/2019

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur një hetim për mënyrën si janë vjedhur disa pajisje elektronike dhe pjesë makinash në magazinat e Qendrës së Automjeteve të Transportit në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Autorët janë ende të paidentifikuar ndërsa kallëzimi është referuar në Prokurorinë e kryeqytetit. Në njoftimin e policisë thuhet se, pajisjet ishin jashtë funksionit dhe se mund të jenë marrë për skrap.

Po të njëjtat burime sqarojnë se kanë që  dy personat të cilët kanë kapërcyer nga muri duke marrë sende, që nuk ishin vendosur në një ambient të veçantë, por një hapësirë në oborrin e jashtëm./ABC News Albania 24/7

elbasan-tentativ.jpg
ad min22:20 | 18/09/2019

Një person ka tentuar të grabisë një dyqan në lagjen ‘5 Maji’ të qytetit të Elbasanit. Autori ka hasur në rezistencën e shitëses. Gjatë përleshjes, autori e ka qëlluar me çekiç në kokë, duke e lënë të plagosur.

Grabitesi E. Carruni mësohet se është me probleme mendore dhe policia po punon për kapjen e tij. Ndërkohë që shitësja e plagosur Anxhelina Panxhi 30-vjeçe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore./ABC News Albania 24/7

bankomati.jpg
ad min08:27 | 26/08/2019

Një bankomat i një banke të nivelit të dytë është vjedhur në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ngjarja ka ndodhur në Kavajë, ndërsa siç njoftojnë uniformat blu, grabitësit morën një sasi të vogël parash.

Autorët e vjedhjes mbeten ende të paidentifikuar. Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi kontrollet për identifikimin e tyre. Nga ana tjetër, grupi hetimor po administron çdo provë të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë grabitje./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono