grabitja

GRABITJA-TEPELENE-MBULIM.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela12:03 | 21/07/2019

Një banesë është grabitur gjatë natës në fshatin Turan të Tepelenës. Mësohet se grabitësit janë futur në banesë duke thyer derën e jashtme dhe më pas kanë vjedhur një shumë parash.

Banesa është në pronësi të shtetasit me iniciale G.H dhe në momentin e grabitjes nuk ndodhej njeri në shtëpi.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /abcnews.al

basha-selia-PD-1280x608.jpg
nev ila11:43 | 19/07/2019

Politikanët me pranga në duar do të jenë lajtmotivi i qeverisjes së Partisë Demokratike. Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaron se nuk do të lejojnë fuqizimin e mëtejshëm të krimit që sipas tij po kap ekonominë dhe politikën duke çuar në destabilizimin total të vendit. Kjo do të ndodhë që ditën e parë të qeverisjes nga opozita e sotme.

“Ne do të ndërmarrim një operacion të gjerë, të paparë  ndonjëherë me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë”, tha Basha.

Ky operacion bën të ditur Lulzim Basha do të përfshijë krijimin e një kuadri ligjor radikal kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, e hetimin dhe ndëshkimin e gjithë veprimtarisë kriminale të qeverisë në fushën e prokurimeve dhe licensimeve publike. Çdo kontratë koncesionare, çdo kontratë shtetërore do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale dhe do të hetohet pa asnjë përjashtim- paralajmëron kreu demokrat.

“Çdo ent dhe kompani private, çdo person privat e publik i përfshirë në hartimin dhe miratimin e këtyre kontratave , nga juristët e thjeshtë deri tek kryeministri do ti hetohet pasuria dhe të ardhurat pas asnjë përjashtim në Shqipëri dhe kudo që ti ketë”, deklaroi ai.

Hetimi do të përqendrohet tek gjurmimi dhe zbulimi i origjinës së parave të përdorura e do të zbulojë destinacionin e parave të marra nga buxheti.  Ky proces hetimor do të përfshijë pasurinë e të gjithë ish zyrtarëve dhe zyrtarëve të tanishëm.

“Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare në Qipro, në Singapor apo në ishujt Kajman dhe kudo, paratë që kanë përfunduar në vila në Romë dhe në Nju Jork do të zbulohen dhe do tu kthehen shqiptarëve”, tha kryedemokrati.

Për t’ia arritur qëllimit kryetari i Partisë Demokratike bën me dije se kanë marrë ekspertizë të huaj të specializuar për hartimin e një programi të posaçëm për hetimin dhe rikuperimin e pasurive të tjetërsuara dhe të vjedhura të shqiptarëve.

“Ne jemi në kontakt me agjencitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkombëtar nga Europoli tek agjencitë britanike, hollandeze, gjermane dhe amerikane. Të gjitha janë shumë të gatshme të ndihmojnë”, deklaroi Basha.

Ndërkohë Partia Demokratike po harton një ligj që synon të parandalojë  investimin e parave të krimit në ekonomi dhe një tjetër për përgjegjësinë civile të personave privatë dhe bizneseve për dëmet nga korrupsioni. Nuk do të jenë më qytetarët ata që do paguajnë dëmet që i shkaktojnë buxhetit të shtetit zyrtarët e lartë por vetë këta të fundit. Një paketë e tërë ligjore po hartohet edhe për deklarimin dhe kontrollin e aseteve të politikanëve  dhe  punonjësve publikë.

“Politikanët dhe punonjësit publikë nuk do të mundin të blejnë dot as një kostum e më vila dhe makina të shtrenjta apo shkollime jashtë vendit për fëmijët e tyre pa u hetuar për burimin e parave”, theksoi ai.

Burimi i të gjitha këtyre ndërmarrjeve ligjore është lidhja e krimit me qeverinë e sotme deklaroi Lulzim Basha duke premtuar se fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë./ABC News Albania 24/7

cifti-ne-himare.jpg
nev ila16:00 | 07/07/2019

Të moshuarit që u grabitën në Vuno të Himarës para dy ditësh, Kolo dhe Efigjeni Proto 85 dhe 80-vjeç kanë treguar se u dhunuan dhe lidhën me çarçaf nga grabitësit.  85-vjeçari tha se grabitësit i qëlluan me hekur ndërsa më pas i lidhën për t’u marrë 800 euro dhe një shumë lekësh.

Ai thotë se hajdutët në momentin që ishin futur në banesë u thanë që të mos tremben se ishin policë dhe se kishin ardhur për të bërë një kontroll, por kur bënë rezistencë u goditën me çelës dhe çekiç. Kolo Proto tha se iu lut autorëve të mos i torturonin por më mirë t’i vrisnin.

Policia e Himarës është vënë në ndjekje të të dyshuarve por ende nuk ka të arrestuar. Në Vuno ka patur shumë vjedhje dhe grabitje dhe dyshohet se aty vepron si një grup hajdutësh nga fshatrat fqinjë./ABC News Albania 24/7

grabitje-2.jpg
ent ela17:44 | 06/07/2019

Banesa e një çifti të moshuarish në fshatin Vuno të Himarës është grabitur në orët e para të mëngjesit.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 1 pas mesnate, kur dy persona të paidentifikuar dyshohet se janë futur me forcë në banesën e çiftit Kolo dhe Efigjini Proto.

Paraprakisht dyshohet se ata i kanë dhunuar dhe më pas i kanë grabitur 800 euro.

Të moshuarit janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. /ABC News Albania 24/7

 

furgoni-rinas.jpg
G. P.15:24 | 03/07/2019

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh për tre persona të shpallur në kërkim për grabitjen e Rinasit. Klement Çalaja, Eldi Çala, Talo Çela, janë shpallur në kërkim nga Policia dhe vijon puna për identifikimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre, teksa informatorëve do t’ju ruhet anonimati.

Afërsisht 3 muaj nga grabitja spektakolare e 9 Prillit të ndodhur brenda pistës së aeroportit të Rinasit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve për të prangosur tre organizatorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë.

Për arritur në gjurmët e dy vëllezërve Klement Dhe Eldi Çala e po kështu të Talo Çelës, policia ka vënë një shpërblim prej 10 mijë erurosh, duke ruajtura anonimatin. Sipas grupit hetimor, Klement Çala dhe Admir Murataj ishin autorët që hartuar dhe më pas zbatuan planin e grabitjes së rreth 5 mil eurove në momentin që po ngarkoheshin në barkun e avionit të linjës, Tiranë-Vjenë.

46-vjeçari Murataj humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë një kilometër larg Rinasit, ndërsa 20 thasët e grabitura me para nuk janë gjetur ende nga uniformat blu. Ndërkohë, rezultoi se Klement Çala ka siguruar nga Kosova automjetet e përdorur në grabitje, ndërsa vëllai i tij Eldi Çala ka bërë modifikimin e tyre në një ofiçinë në qytetin e Elbasanit. Me urdhër të prokurorisë së krimeve të rënda, gjykata kë lënë në burg 7 të persona të tjerë të cilët akuzohen gjithashtu si të përfshirë në grabitjen e 9 prillit në Rinas dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.
Pas hekurave janë Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli Saimir Çela dhe Hasan Kanaçi. Organi i akuzë ka nisur edhe hetimin pasuror ndaj të arrestuarve dhe familjarëve të tyre në bazë të ligjit anti-mafia. Ata  posedojnë një sërë automjetesh luksoze, llogari bankare dhe prona te paluajtshme të cilat dyshohet se janë krijuar nga të ardhura të jashtëligjshme.

Për këtë arsye, Prokuroria e Krimeve të Rënda u ka drejtuar një kërkesë Bankave, Hipotekës dhe drejtorisë së Transportit Rrugor për origjinën e këtyre pasurive./ABC News Albania 24/7

hasan-1280x720.jpg
Sej rie16:45 | 20/06/2019

Hasan Kanaçi i arrestuar së fundmi për grabitjen e 6 milion eurove në Rinas, dyshohet se është personi që ka informuar nga brenda aeroportit, grupin e grabitësve të 9 Prillit. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, Kanaçi ka bërë veprime të qëllimshme, që kanë lehtësuar autorët në grabitjen e parave.

Zbardhen detaje tw reja në lidhje me super-garbitjen në Rinas, ku u vodhën 6 milion euro pasditen e 9 Prillit. I arrestuari i 7 për grabitjen Hasan Kanaçi është kapur nga kamerat e sigurisë teksa ishte në pistë pranë avionit Tiranë – Vienë ku do të ngarkoheshin bagazhet e udhëtarëve  së bashku më paratë.

Punonjësi i kargos ditën e grabitjes ka ndryshuar radhën e ngarkesave të valixheve. 48 -vjeçari dyshohet se ka qenë, ai që ka informuar  grabitësit, për të gjitha veprimet që duhet të kryenin. Sipas procedurës, paratë duhej të futeshin në fund dhe të mbyllej menjëherë dera e avionit.

Nga pamjet e grabitjes  së 9 Prillit është parë se në momentin kur futen thasët me para, dera nga krahu tjetër rri e hapur. Referuar rregullave të aeroportit vlerat monetare vendoset  në fund, pas sistemimit të bagazheve dhe duhen 1-2 minuta që dera të mbyllet. Por ditën e grabitjes, ka ndodhur e kundërta, pasi pamjet tregojnë se në fillim janë ngarkua disa nga valixhet e udhëtarëve , më pas thasët me para. Në këtë moment dera e barkut të avionit është e hapur dhe nuk mbyllet, pasi pret një tjetër ngarkesë me valixhet e udhëtarëve.

Ky moment u shfrytëzua nga grabitësit, të cilët u futën në pistë me një furgon me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” dhe realizuan grabitjen spektakolare. Organi i akuzës ka nisur dhe verifikim pasuror për të Hasan Kanaçin, pasi në ditën e arrestimit atij ju gjetën në banesën e tij mbi 100 mijë euro. Të arrestuar për grabitje e parave  janë Renaldo Sula, Sajmir Çela, Alkond Bengasi, Oltion Veseli, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini. Ndërsa në  kërkim zyrtarisht për grabitjen janë dy vëllezërit Eldi dhe Klement Çala si  edhe Talo Çela. Ndërsa Admir Murataj që dyshohet të jetë dhe truri i grabitjes, mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë./ABC News Albania 24/7

furgoni-rinas.jpg
G. P.13:42 | 18/06/2019

Gjykata e Krimeve të Rënda cakton masën e sigurisë arrest me burg për Hasan Kanaçin, të arrestuarin e shtatë për grabitjen e bujshme të Rinasit, ku u morën nga një grup i armatosur kriminal rreth 6.5 milionë euro.

Gjatë seancës së sotme, Kanaçi ka qënduar i heshtur para gjykatës, duke mos dhënë asnjë detaj në lidhje me grabitjen e 9 Prillit në Rinas. Ai mësohet të ketë deklaruar në gjykatë se nuk ka asnjë lidhje me grabitjen e bujshme.

Fundjavën e kaluar Hasan Kanaçit iu gjet në shtëpi një shumë prej më shumë se 100 mijë eurosh. 48-vjeçari Hasan Kanaçi, punonjës i aeroportit “ Nënë Tereza” që dyshohet si bashkëpunëtor në vjedhjen e 6 milionë eurove.

Kanaçi merrej me ngarkimin e valixheve në avion dhe dyshohet se ai i ka dhënë informacion bandës së grabitjes. Të përfshirë në supergrabitje dyshohet të jenë edhe persona të tjerë që punonin në aeroport.

Përpos Hasan Kanaçit, të arrestuar janë dhe Renaldo Sula, Sajmir Çela, Alkond Bengasi, Oltion Veseli, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini. Ndërsa në kërkim zyrtarisht për grabitjen janë dy vëllezërit Eldi dhe Klement Çala si edhe Talo Çela.

Pas grabitjes në Rinas u vra në shkëmbim zjarri me policinë Admir Murataj, që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes në aeroport./ABC News Albania 24/7

furgoni-rinas.jpg
ent ela11:05 | 15/06/2019

Arrestohet personi i 7 për grabitjen e 6 milion eurove në Aeroportin e Rinasit më 9 Prill 2019.  Hasan Kançi, punonjës i Aeroportit “ Nënë Tereza” dyshohet si bashkëpunëtor në grabitje pasi burimet nga organi i akuzës konfirmojnë se 48 – vjeçari  merrej me ngarkimin e valixheve në avion dhe dyshohet se ka qenë ai që u ka dhënë informacion bandës së grabitjes.

Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me policinë e shtetit kanë vënë në pranga personin e 7 të dyshuar si i përfshirë në super-grabitjen e Aeroportit të Rinasit më 9 prill 2019.  Ai është 48-vjeçari Hasan Kançi, punonjës i Aeroportit “ Nënë Tereza” që dyshohet si bashkëpunëtor në vjedhjen e 6 milionë eurove. Burime nga organi i akuzës bënë të ditur se Kançi  merrej me ngarkimin e valixheve në avion dhe dyshohet se ka qenë ai që u ka dhënë informacion bandës së grabitjes. Po ashtu i njëjti burim theksoi se të përfshirë në super-grabitje dyshohet tw jenw edhe persona të tjerë që punonin në Aeroport.

Sipas informacionit të policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë dhe lekë. 48 – vjeçari akuzohet për “Vjedhje me armë kryer nëbashkëpunim” “Grupi i  strukturuar kriminal” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, “Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”, “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Gjykata për Krime të Rënda ka rrëzuar të premten kërkesën e 5 të arrestuarve më herët për grabitjen e 9 prillit në Rinas për t’u përballur me bashkëpunëtorin e drejtësisë Alkond Bengasi.

Të dyshuarit i kishin kërkuar Gjykatës që të mos merret si provë dëshmia e dhëna nga Bengasi. Deklarimet  e Alkon Bengasit organi i akuzës i ka pasur kartën më të fortë për të zbardhur ngjarjen, ku u grabitën 6 milion euro. Ndërkohë vijojnë hetimet për të gjetur paratë e grabitura, pasi deri tani prokuroria nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre. Të arrestuar janë Renaldo Sula, Sajmir Çela, Alkond Bengasi, Oltion Veseli, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini.

Ndërsa në  kërkim zyrtarisht për grabitjen janë dy vëllezërit Eldi dhe Klement Çala si  edhe Talo Çela. Pas grabitjes në Rinas u vra ne shkëmbim  zjarri me policinë Admir Murataj, që dyshohet se ka qenë truri i super-grabitjes ne Aeroport. Grupi hetimor vazhdon të kërkojë informacion nga autoritetet e Kosovës për një tjetër të dyshuar i cili njihet si “Tani”. Ndërkohë, për 6 të arrestuarit dhe të kërkuarin Klement Çala, organi i akuzës ka nisur dhe hetim pasuror./ABC News Albania 24/7

gRABITJA-rINAS-1280x721.jpg
Sej rie14:50 | 14/06/2019

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesat e 5 të arrestuarve të grabitje së 9 Prillit në Aeroportin e Rinasit për t’u përballur me bashkëpunëtorin e drejtësisë Alkond Bengasi. Të dyshuarit kishin kërkuar që të mos merren si provë dëshmia e dhëna nga Bengasi. Ishin pikërisht deklarimet e Alkon Bengasit ato që dërgoi përpara drejtësisë disa nga personat e përfshirë në grabitjen e 6 milion eurove pasditen e 9 prillit 2019. Të arrestuar janë Renaldo Sula, Sajmir Çela, Alkond Benagsi, Oltion Veseli, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini. Ndërsa në  kërkim zyrtarisht për grabitjen janë dy vëllezrit Eldi dhe Klement Çala dhe Talo Çela. Ndërkohë vijojn hetimete për të gjetur paratë e grabitura, për të cilat prokuroria nuk ka akoma asnjë provë se ku mund të jenë fshehur. Gjatë grabitjes në Rinas u vra edhe Admir Murataj që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes ku dështoi edhe siguria e Aeroportit. Grupi hetimore vazhdon që të kërkojë informacion nga autoritetet e Kosovës për një tjetër të dyshuar i cili njihet si “Tani”. Ndërkohë, për 6 të arrestuarit dhe të kërkuarin Klement Çala, organi i akuzës ka nisur dhe hetim pasuror./ABC News Albania 24/7

mirko.jpg
ent ela13:10 | 13/06/2019

Familja e Eduard Ndojt, 26-vjeçarit shqiptar të vrarë në 2013-ën në Itali nga pronari i shtëpisë ku kishte hyrë të grabiste, kërkon 125 mijë euro dëmshpërblim nga familja e autorit. Shifra është miratuar edhe nga Gjykata e Apelit në Itali.

Familja e Eduard Ndoj, 26 vjeçarit shqiptar të vrarë në Bresha të Italisë në dhjetor të 2013-ës, ka ndërmarrë procedura ligjore ndaj Mirco Franzoni, i dënuar me nëntë vjet dhe katër muaj burg për vrasje. Viktima u qëllua për vdekje me një pushkë disa orë pasi kishte hyrë në banesën e vëllait të Franzonit.

Familja e Ndoj ka hedhur në gjyq familjen italiane duke kërkuar një dëmshpërblim prej 125 mijë eurosh, një shifër e miratuar nga gjykata e Apelit, por që nuk i është dhënë asnjëherë familjes së viktimës. Avokatja e familjes Ndoj shpjegoi për mediat italiane se autori i vrasjes nuk ka kërkuar asnjëherë falje dhe nuk ka bërë asnjë gjest ndaj familjes Ndoj. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono