grabitesit

grabitesit-1280x738.jpg
Sej rie15:10 | 05/08/2019

Numri i vjedhjeve me dhune ne gjysmën e parë të këtij viti është rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vihet re se autorët e vjedhjeve kanë synuar me së shumti bankomatet.

Numri i vjedhjet me armë apo edhe me thyerje vijon të jetë një fenomen shqetësues për specialistët e seksionit kundër grabitjeve.

Nga Janari deri në qershor u  regjistruan 80 vjedhje me thyerje, duke shënuar një rritje krahasuar me të njëjtin 6-mujor të një viti më parë.

Sipas shifrave zyrtare të Policisë së Shtetit, u grabitën para dhe u tentua me thyerje 13 bankomate të filialeve të bankave të nivelit të dytë. Këto shifra të larta te grabitjeve me thyerje u shënuan në dy muaj, Janar-Shkurt, ndërsa harta e veprimit, ishte, Kamëz, Vorën, Durrësi si edhe në Urën Vajgurore.

Nga hetimet rezultoi se vjedhjet dyshohet të ishin bërë nga një grup kriminal por, nuk kanë rënë në prangat e punonjësve të policisë.

Në 2019 vjedhjet me armë, 20gjithsej, nuk kanë pësuar rritje krahasuar me 6-mujorin e parë  të 2018. Sipas specialistëve të seksionit kundër vjedhjeve tipologjia dhe mënyra e grabitjes është bërë më sofistikuar.

Disa biznese dhe bizhuteri u grabitën në fillim të janarit me armë në zonën e Vorës. Por kulmi do të ishte mesditën e 9 Prillit.

Nën kërcënimin e armëve u grabitën në pistën e aeroportit të Rinasit rreth 5.8 mil euro në total, gjatë kohës që po ngarkoheshin në barkun e avionit, Tiranë-Vjenë. Shuma e marrë shënon rekord. Në atë ngjarje mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit me policinë Admir Murataj dhe janë shpallur në kërkim vëllezërit Klement e Eldi Çala.

Ndërsa  vjedhjet e tjera, kryesisht banesa dhe sende personale ka shënuar rënie të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar. Policia thekson se edhe denoncimet për rastet e mashtrimeve me pasoja të rënda ka ardhur në ulje kjo si pasojë e ndërgjegjësimit e qytetarëve por edhe vetë biznesmenëve./ABC News Albania 24/7

peqin-1280x689.jpg
Sej rie21:20 | 09/05/2019

Një banesë në Peqin është grabitur në orët e paradites. Autorët sipas policisë janë një burrë dhe një grua. Të dy dyshohet se i kanë dhënë një lëng që paralizon kujtesën të zotit të shtëpisë dhe më pas kanë marrë nga banesa një shumë parash.

Një burrë dhe një grua grabitën një banesë në qytetin e Peqinit. Në momentin e ngjarjes ndodhej në shtëpi vetëm kryefamiljari.

Nga veprimet e  kryera nga policia rezulton se në orët e paradites tek banesa e Skënder Beqirit ka shkuar një çift, me pretendimin se gruaja kishte nevoja personale. Ata dyshohet se i kanë dhënë për të pirë një shishe me lëng të moshuarit, duke i paralizuar kujtesën.

Më pas autorët kanë marrë paratë dhe janë larguar pa ushtruar dhunë ndaj 76-vjeçarit. I moshuari ndodhet në spital për ndihmë mjekësore si pasojë e pijes së konsumuar. Familjarët e tij pretendojnë se i zoti i shtëpisë është dhunuar dhe autorët u kanë grabitur kursimet e shumë viteve.

Grupi hetimor ka grumbulluar prova të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve./ABC News Albania 24/7

1556438063-7388198-1280x960.jpg
Sej rie19:21 | 29/04/2019

Katër shqiptarë më 26 Prill kishin hyrë për të grabitur një shtëpi në Monterotondo, Itali. Por planet nuk u kishin shkuar si duhet dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Ishte djali i familjes italiane ai i cili plagosi hajdutin shqiptar. I plagosuri mbeti një 16 vjeçar shqiptar ndërsa autor është  Andrea Pulone, 29 vjeç.

“Ne kemi një detyrim për të mbrojtur të dyshuarin që plagosi shqiptari”, është shprehur sot  kryeprokurori i Tivolit, Francesco Menditto.

“Hetimi ynë gjithashtu synon të identifikojë autorët e tjerë të tentativës së vjedhjes. Disa minuta më parë kam dëgjuar se i riu i plagosur ka dalë nga gjendja kritike për jetën. Ky padyshim është një lajm i mirë”, tha më tej kryeprokurori.

Bazuar në atë që është mësuar, hetuesit kanë rindërtuar dinamikën e fakteve. Ndërsa ditët në vijon do të merret edhe dëshmia e të lënduarit.

Ndërsa sot karabinierët kanë gjetur  makinën që përdori banda për të hyrë në shtëpinë e Monterotondos në periferi të Romës të premten në mbrëmje. Por kjo grabitje nuk arrit të finalizohej pasi hajdutët shqiptarë u përballën me djalin e pronarit të banesën, i cili qëlloi dhe plagosi një nga grabitësit, një 16 vjeçar me origjinë shqiptare.

Ndërsa hetimet tashmë janë përqendruar në makinën e gjetur për të zbuluar gjurmë të lëna nga autorët, të cilat mund të çojnë në identifikimin e tyre.

Automjeti ishte marrë me qira dhe në tentativën për grabitje thuhet se kanë qenë të përfshirë 4 persona.

Ishte ora 19:00 kur një telefonatë shkoni në numrin112: “Hajdutët hynë në shtëpinë time, më duhej t’i qëlloja, por unë nuk mendoj se i kam vrarë”.

Ai që tha këtë fjalë ishte Andrea Pulone, 29 vjeç, shumë i njohur në Monterotondo, sepse ai drejton një lokal, është dhe pjesë e një shoqate, konsiderohet një djalë shumë i mirë, babai i tij është një astrofizikant i njohur, nëna e tij është kandidate për këshillin bashkiak me koalicionin e qendrës. Në orën 7:40, 30 kilometra nga Monterotondo, një makinë ndalon para dhomës së urgjencës Gemelli dhe la një person të plagosur, pastaj iku.  Më pas një telefonatë anonime kishte njoftuar babanë e të lënduarit: “Djali yt është tek Gemelli”.

Çfarë ndodhi në vilën e Monterotondos, në një zonë banimi, ku vitet e fundit ka pasur shumë vjedhje në shtëpi?

Prindërit e Pulone kishin shkuar për pushime në Portugali. Grupi, i cili mund të ketë qenë duke mbikëqyrur lagjen, ka menduar se në shtëpi nuk kishte njeri.  Ata hynë nga një derë anësore në oborr, hoqi grilën mbrojtëse dhe hynë në banesë.

Andrea kishte qenë në katin lart dhe ishte frikësua sepse bashkë me të ishte edhe  dashura e tij. Ai mori armë, të cilën e kishte me dokumentacion, një Glock 21 kalibrit 45. Ai zbriti, dhe i kërkoi grupit të vjedhësve të largohen, por ata nuk iu bindën. Ai në ato momente kishte menduar edhe për fakti se kishte të dashurën e tij lart dhe kishte qëlluar 5 herë. Ai kishte tentuar të trembe bandën e grabitësve, por ai nuk kishte vënë re se njërin nga grabitësit e kishte qëlluar në bark.

Ata të tre nuk ishin të armatosur por thjesht kishin në duar mjete të cilat i përdornin për grabitje. Ata më pas ishin largua nga një maminë në të cilën ishte një bashkëpunëtor i 4 që i priste. Ata e dërguan në qendrën shëndetësore në Gemelli djalin e lënduar dhe më pas ishin larguar. Si pasojë e plagës së marrë adoleshenti shqiptar i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe për pasojë ka dalë me sukses. Ndërsa dosja për këtë ngjarje tashmë është në duart e Prokurorisë në Romë./abcnews.al

Elton-pikli-1280x741.jpg
Sej rie13:40 | 26/04/2019

Ndërkohë, një nga të arrestuarit e tjerë për grabitjen në Rinas, Elton Pikli do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Vendimi për 32-vjeçarin që u arrestua në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, u mor sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg pa afat të arrestuarin e pestë për grabitjen e bujshme në Rinas, Elton Piklin. 32 vjeçari, banues në Krujë, është ndaluar nga autoritetet teksa, sipas dyshimeve, po tentohej të largohej drejt Bullgarisë. Pikli është arrestuar mesnatën e së hënës, pas dyshimeve se është i përfshirë dhe ai në grabitjen e disa miliona eurove në Rinas.

Pikli në pikën kufitare të Qafë-Thanës, i është prerë fleta e arrestit. 32-vjeçari nga  Kruja  është identifikuar nga bashkëpunëtori i drejtësisë Aklond Bengasi. Elton Pikli nuk ka pranuar akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe mohon të jetë i përfshirë në ngjarjen e 9 Prillit, ku u grabitën disa miliona euro në aeroportin e Rinasit.

Ndërkohë Oltion Veseli, një nga të arrestuarit për grabitjen në Rinas kërkon të lirohet nga qelia. Përmes avokatit të tij Ramazan Topuzi, Veseli ka ankimuar masën e sigurise “arrest ne burg” caktuar me parë nga gjykata për Krimet e Rënda. Në ankimin e depozituar në Apel, Veseli pretendon se vendimi që e la në burg është marrë në mungesë të provave dhe fakteve.

Alkond Bengasi e ka identifikuar nëpërmjet fotove Veselin te dreka që ai flet se ka takuar Admir Muratajn dhe dy personat e tjerë nga Kosova të njohur me pseudonimet “Daja” dhe “Tani”. Numri i personave të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje ka vajtur në 17. Prokuroria e Krimeve të Rënda së bashku me Policinë po vijojnë punën për arrestimin e vëllezërve Eldi dhe Klemend Çala që janë të shpallur në kërkim.

Ditën e enjte është marrë në pyetje edhe bashkëshortja e Renaldo Sulës, që ishte shtetase gjermane. Bashkëshortja ka mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria për Renaldo Sulën duke thënë se nuk kishte dijeni për ngjarjen. Prej dy ditësh policia e shtetit ushtroi kontroll ne qytet e Krujës dhe Elbasanit në banesat e personave të arrestuar, të cilët  dyshohen se janë përfshirë në grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për ABC Neës deri më tani nuk janë gjetur prova të rëndësishme që të kenë lidhje të drejtpërdrejtë më grabitjen./abcnews.al

LLESHJA-1280x703.jpg
ent ela15:17 | 10/04/2019

Ministri i Brendshëm, ka reaguar për grabitjen që ndodhi një ditë më parë në aeroportin e Rinasit. Lleshaj tha se koncesionari i aeroportit nuk ka sinjalizuar në kohë Policinë e Shtetit, teksa iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike.

Pas grabitjes në Rinas ku morën një sasi e konsiderueshme parash, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bëri përgjegjës kompanitë koncesionare dhe nënkrontraktorin për mosfunksionimin e sigurisë ne aeroport.

“Nga analiza e deritanishme, rezulton se nuk kanë funksionuar aspak mekanizmat e sigurisë që janë nën përgjegjësinë e kompanisë koncensionare të aeroportit. Kompania kineze që ka koncesionin e aeroportit të Rinasit ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e saj për garantimin e parametrave të sigurisë fizike.  Koncesionari dhe kontraktori i zgjedhur prej tij, që përgjigjet për sigurinë fizike të Aeroportit, nuk kanë arritur të zbatojnë standardet e detyrueshme të sigurisë, që përcaktohen nga legjislacioni vendas dhe nga Organizata Botërore e Aviacionit Civil”, tha Lleshaj.

Lleshaj tha se cënimi i sigurisë së aeroportit, është pasojë e marrëdhënieve të vështira të policisë me koncensionarin që në pothuajse tre vjet ka refuzuar kërkesat për shtim të masave të sigurisë.

“Siguria e jetës, ajo e pronës dhe siguria kombëtare prevalojnë mbi të gjitha interesat e tjerë. Të gjitha masat që do të merren do të jenë plotësisht në funksion të garantimit të sigurisë kombëtare, të jetës e të pronës. Me masat e reja që do të merren do të garantohet një nivel sigurie i ri, shumë herë më i lartë dhe në përputhje të plotë me standardet më të mira ndërkombëtare”, u shpreh ministri

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike për grabitjen me armë brenda aeroportit të Rinasit.

“Në të njëjtën kohë dua të shpreh keqardhjen e thellë për segmente të caktuara të politikës destruktive, që edhe në momentet kur Policia e Shtetit ishte në zhvillim të një përpjekjeje të rrezikshme dhe të armatosur me grupin kriminal, nxituan të rreshtohen kundër saj, të akuzojnë në mënyrë të përçartur dhe krejt të pabazuar atë, si dhe të përhapnin tymin e të pavërtetës, në një kohë kur pritej përkrahja e çdo qytetari apo grupi politik që ndjen përgjegjësinë normale ndaj sigurisë dhe rendit publik të Shqipërisë”, theksoi ai./abcnews.al

ruci.jpg
ent ela10:58 | 29/01/2019

Autori që grabiti një ditë më parë një bankë të nivelit të dytë në Tepelenë dyshohet se është fshehur në zonën e Kurveleshit. Policia ka zbuluar vendndodhjen e të riut nga valët e telefonit, por ende nuk është bërë i mundur arrestimi i grabitësit.

Policia e Gjirokastrës ka zbuluar vendndodhjen e autorit që grabiti të hënën një bankë të nivelit të dytë në Tepelenë. Burime të ABC News thonë se autori është fshehur në zonën e Kurveleshit. Lokalizimi i Kristo Ruçit është bërë i mundur nga valët e telefonit. Policia ndodhet në terren dhe po vijon kërkimet nga toka dhe nga ajri për arrestimin e grabitësit. Ngjarja ndodhi të hënën në mesditë në qytetin e Tepelenës.

Një person i armatosur hyri në bankë dhe terrorizoi punonjësit me kallashnikov. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, autori i veshur me rroba ushtarake mori rreth pesë milionë Lekë nga arka e bankës dhe u largua në këmbë. Autori nuk është i panjohur për policinë pasi i riu rezulton i dënuar më parë për vjedhje dhe trafik droge./abcnews.al

GRABITJET-NE-LUSHNJE-ALARMI_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.39-1280x720.jpg
ent ela14:17 | 21/01/2019

Lushnja duket se është kthyer në shënjestër e hajdutëve dhe grabitësve si në qytet ashtu edhe në fshatra. Banorët duken të alarmuar dhe tregojnë se maskat po godasin në mes të ditës.

Grabitësit po sulmojnë në mes të dites. Banorët në Cinar të Lushnjës ndodhen në një gjendje alarmi. Të pamaskuar dhe djem të moshës 20-22 vjeçarë. Gruaja beson se i ka parë hajdutët që i vodhën shtëpinë. Po lëviznin me makinë. Ajo u kërkoi atyre ta ndihmonin të shkonte në zyrën e aplikimit për pasaportë. Por e refuzuan dhe në kthim Flora Cani gjeti shtëpinë e shkatërruar.

Flora Cani, e Demtuara: “Gjysëm ore nuk e mbusha, ika me makinë dhe kur erdha më pruri një kushëriri i burrit, kur u ngjita shoh derën e hapur se unë e mbylla vetë dhe kur kyra brenda ishte kthyer çdo gjë përmbys”.

Autorët thyen derën kryesore dhe brenda pak minuatave morën çfarë gjetën nga pajisjet elektroshtëpiake dhe deri tek lekët dhe arturinat. Kur zbritën me televizorin të futur brenda një çarçafi komshija mendoi se ishin teknikët që e kishin marrë për ta rregulluar.

“Po rrinin aty kjo po bërtiste. I thirra unë o Flora a je marrë vesh ti për TV, mendova se e kishin marrë për ta rregulluar”.

Banorët janë të trembur dhe nuk i lënë dot shtëpitë vetëm. Thonë se duhet të bëjnë roje jo vetëm natën, por edhe ditën.

“E kyç derën ti po vjen tjetri me levë”.

“Të vjedhë në mes të ditës tjetri ne s’dimë ç’ të bëjmë kemi gjë të gjallë.

“Në 8 e gjysëm të mëngjesit, është turp i madh”.

Në Lushnjë hajdutë e grabitës duket se kanë dalë hapur. Mëngjesin e së dielës një argjendari u sulmua në mes të qytetit. Dëmi i shkaktuar sipas pronarit ishte më shumë 10 milionë lekë të reja. Dy javë më parë disa banesa në fshatin Karbunare u bastisën nga hajdutët. Ata morën edhe ushqimet në frigorifer.

Gazetare e ABC News, Lushnje: Anila Sefa

policia-tirane-640x393.jpg
ent ela08:49 | 04/12/2018

Një tregtar është grabitur mëngjesin e sotëm te Tregu Ushqimor. Nga të dhënat paraprake mësohet se ai është grabitur nga 2 persona. Ngjarja ka ndodhur te Tregu Ushqimor. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Dyshohet se grabitësit i kanë grabitur tregtarit xhiron ditore dhe disa steka me cigare te Tregu Ushqimor.

Informacion Paraprak i Policisë

Në zonën e “Tregut ushqimor”, persona të paidentifikuar nën kërcënimin e një sendi në dukje si armë, i kanë vjedhur pronarit të një dyqani 30 steka paketash.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al

shkoder.jpg
G. P.18:37 | 18/09/2018

Forcat e policisë në Shkodër bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Albion Shabaj, 28 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe. Shabaj, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, me një automjet në përdorim të tij, duke transportuar 6 shtetas të huaj nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, në lagjen Pepaj, fshati Hot, Malësi e Madhe, nën kërcënimin e armës u kanë marrë disa shtetasëve pakistanezë 780 Euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin shtetasi i arrestuar po transportonte shtetasit e huaj, si dhe po punohet për gjetjen e automjetit tjetër./abcnews.al

GRABITJA-NE-KORCE-MBULIM.mpg_snapshot_00.25-1-1280x711.jpg
G. P.08:18 | 13/08/2018

Mbrëmjen e djeshme në Korçë 4 shtetas të maskuar kanë hyrë forcërisht për të vjedhur në banesën e shtetasit E.D, 38 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e Policisë ku sipas deklarimeve të pronarit të banesës, autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar e armatosur dhe gjatë tentativës për të vjedhur, kanë lënduar lehtë njërin prej pjestarëve të familjes dhe më pas janë larguar duke mos arritur të realizojnë vjedhjen.

Nga ana e Policisë, janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin e kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono