gomone

GOMONE-NE-SARANDE-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.03-1280x800.jpg
G. P.11:27 | 16/08/2018

Një gomone e cila është vjedhur u gjet e braktisur në grykëderdhjen e Bistricës në Sarandë. Ajo është shtatë metra e gjatë dhe dyshohet se i është marrë një shtetasi Italian në afërsi të Korfuzit. Sipas policisë, gjasat janë që mjeti lundrues do të përdorej për trafik droge. Vetë pronari italian kishte bërë denoncim dy ditë më parë në komisariatin e policisë. Ai ka thënë se nuk i ka parë grabitësit, por kur shkoi në breg nuk e gjeti më gomonen.

Gomonia ka mundur të hyjë në ujërat shqiptare deri në zonën e njohur si Kanali i Çukës dhe më pas autorët e kanë futur atë në rrjedhën e lumit të Bistricës duke kaluar në një rrugë tepër të vështirë dhe të rrezikshme. Pronari i mjetit, kishte njoftuar se ka vënë në dispozicion një shumë prej 2.000 eurosh për gjetjen e gomones dhe 3.000 euro për gjetjen e personit që e ka grabitur atë./abcnews.al

gomone-1280x960.jpg
G. P.13:07 | 24/07/2018

Policia e Vlorës ka sekuestruar dy gomone me vlerë totale prej 42 mijë eurosh.

Operacioni i autoriteteve u bë në vijim të punës për evidentimin e personave të dyshuar për pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Policia saktëson se një gomone është 7.4 metra e gjatë, me vlerë 12.000 euro në pronësi të një 32-vjeçari.

Ndërsa gomonia tjetër është 10 metra e gjatë me vlerën që i shkon në 30 mijë euro dhe që është në pronësi të një 50-vjeçari./abcnews.al

droge-2-720x445.jpg
ent ela13:00 | 20/06/2018

Një sasi e madhe kanabis sativa është gjetur në Karaburun, në gjirin e Bristanit. Bëhet fjalë për rreth 500 kg drogë të futur në thasë dhe që ishte hedhur në breg.  Fillimisht u dyshua se kjo drogë kishte  lidhje me gomonen e braktisur në Darzezë të Fierit. Por me pas një burim i policisë kufitare i tha ABC News se pranë drogës janë gjetur dhe dy mjete lundruese të braktisura. Megjithatë policia ende nuk ka dalë me version zyrtar për drogën në Karaburun, por as për gomonen në Darzezë të Fierit. /abcnews.al

gomonia.jpg
G. P.15:16 | 21/05/2018

Një gomone e dyshimtë është bllokuar nga Policia Kufitare, në ujërat pranë vendit të quajtur “Gjiri i Kasolles”, në Sarandë. Policia e ka pikasur gomonen, kur po i afrohej bregut dhe e ka ndaluar atë.

Brenda në mjet është gjetur vetëm drejtuesi, italiani Antonio Summa, 26-vjeç, banues në Brindisi.

Sipas burimeve konfidenciale mësohet se 26-vjeçari italian, ka hyrë ilegalisht në ujërat shqiptare. Policia e shoqëroi atë në Komisariatin e Sarandës, ku po merret në pyetje, me dyshimin se mund të ketë ardhur për të marrë ndonjë sasi droge, në brigjet shqiptare.

Brenda në gomone është gjetur edhe një telefon celular, që është sekuestruar si pjesë e procesit hetimor./abcnews.al

gomonia-ne-vlore-1280x720.jpg
ent ela17:43 | 16/05/2018

Një gomone 7 metra e gjatë u gjet pasditen e sotme në Karaburun gjatë një kontrolli të policisë së Vlorës. Policia ka sekuestruarnë bord dy pako me kanabis si dhe disa bidona me benzinë.

Mjeti lundrues ishte braktisur dhe mësohet se blutë e Vlorës gjatë krehjes së zonës kanë gjetur edhe 100 kg kanabis në gjirin e Bristanit, fare pranë vendit ku u gjet gomonia.  Ende nuk dihet kush është pronari i gomones me dy motorë dhe se ku do të transportohej droga. /abcnews.al

gomone-800x450.jpg
ent ela18:46 | 14/05/2018

Një gomone rreth 20 metra e gjatë është gjetur nga policia e Fierit, në bashkëpunim me policinë e Vlorës.  Mjeti lundrues ishte fshehur, midis pishave në vendin e quajtur Pishë-Poro.

Sipas policisë kufitare të Vlorës, mjeti dyshohet se do përdorej për trafik droge drejt Italisë. Nga verifikimet ka rezultuar se gomonia është e pamatrikulluar, ndërsa numrat e motorëve janë fshirë. /abcnews.al

gomone.jpg
G. P.14:38 | 01/04/2018

Një furgon i mbullur i ngarkuar me kanabis u kap në Orikum te Vlorës. Policia, e cila ishte vënë në ndjekje të mjetit, zbuloi në brendësi të tij 630 kilogramë kanabis sativa të futur nëpër 30 pako. Ndërkohë dy persona janë ndaluar, por sipas policise po hetohet nëse këta kanë lidhje me drogën apo jo. Ende nuk ka të dhëna se cili ishte destinacioni përfundimtar i drogës që është kapur gjatë nates, por është bllokuar dhe një gomone, ndaj dyshohet se ajo do të nisej për në Itali. Policia gjithashtu ka sekuestruar edhe 600 litra benzinë. Policia ka kontrolluar edhe disa banesa në zonën e Orikumit për autorët e drogës. Flitet per  arrestimin e pesë personave, dy prej të cilëve janë skafistë. Gjatë kontrollit, është gjetur edhe 1 kilogram vaj hashashi./abcnews.al

HETIME-PER-DROGEN-E-KAPUR-NE-ITALI.mpg_snapshot_00.21-1280x720.jpg
ent ela15:27 | 27/03/2018

500 kilogramë drogë të sekuestruar në brigjet e Puglias në Itali, ishte nisur nga zona e Nartës në Vlorë. Po në Lagunën e Nartës lënda narkotike ishte magazinuar prej dy javësh në një banesë të braktisur.

Pavarësisht goditjeve të grupeve kriminale në disa qytete të ndryshme të vendit tonë nga Policia e Shtetit nëpërmjet operacionit “Forca e Ligjit”, përsëri trafiku i drogës nëpërmjet skafeve vijonë të jetë aktiv në mënyrë periodike nga Shqipëria drejt brigjeve Italiane.

Rasti i fundit u shënua një ditë më parë. Një gomone 7 metra e gjatë e ngarkuar me 500 kg kanabis u kap në brigjet e Puglias. ABC News ka mësuar nga grupi hetimor se, lënda narkotike ishte magazinuar më herët në një banesë të braktisur në Lagunën e Nartës. Pikërisht aty, kanabisi ishte dërguar dy javë më herët nga zona të thella të malësisë së Vlorës, duke u paketuar e bërë gati për transport. Gjithashtu, në breg të lagunës pranë disa shkurreve u gjetën dy bidona të boshatisur me benzinë, të cilën skafistët e kanë përdorur për furnizimin e gomones.

Ndërkohë, brenda banesës, uniformat blu të qytetit bregdetar sekuestruan ushqim dhe bishta cigaresh që dyshohen se janë konsumuar nga personat, të cilët kishin në ruajtje shtëpinë braktisur. Policia ka ushtuar kontroll edhe në banesat e dy skafistëve të arrestuar në Itali, por që deri më tani nuk rezulton asnjë e paligjshme.

Policia ka sqaruar se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës “Tri Port” dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det. Përgjegjësit u prangosën, duke cuar në pranga  2 punonjës të Stacionit të Policisë Kufitare në ‘Tri Port’, N/Komisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor.

Hetimet i nisur më herët nga SHCBA-ja doli në konkluzionin se 2 efektivët  nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone, i cili u kap me lëndë narkotike mëngjesin e së hënën në brigjet Italiane. /abcnews.al

 

 

vlcsnap-error125-1280x720.jpg
G. P.13:10 | 12/02/2018

Policia Kufitare e Vlorës zbuloi në bregdet një gomone me drogë dhe nje makinë të ngecur në zonën e plazhit të vjetër. Tre persona janë shoqëruar dhe po punohet për kapjen e autorëve dhe zbulimin e destinacionit të drogës.

E ngarkuar mirë, gati për lundrim, por e braktisur në det pranë Petroliferës.

Asnjë njeri në bord. Por policia ka shoqëruar tre të dyshuar.

Me mbishkrimin në gjuhën greke, brenda ishin vendosur pakot me afro 500 kilogramë kanabis sativa.

Pranë tyre edhe ushqimi dhe uji i pijshëm për skafistët.

Policia Kufitare bëri transportimin e saj për në Triport.

Elton Nika: “Gomonia me lëndën narkotike është përcjellë në zonën e Triportit, aty ku Policia Kufitare, Delta Force por edhe Guardia di Finanza kanë nisur edhe peshimin e lëndës narkotike”.

Pesë metra e gjatë, me një motor vetëm një kilometër larg vendit, ku më herët, policia gjeti në zonën e plazhit të vjetër të Vlorës, një makinë me targa italiane, e cila kishte ngecur në det.

Dyshimet ishin se kishte ngecur duke tërhequr një gomone.

Te dyja ngjarjet mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën, por megjithatë është shpejt për të dalë në konkluzione, thonë hetusit.

Në makinën tip “Xhip” u gjetën dhe një palë dokumente të një shqiptari, të cilat po verifikohen.

Sipas Policisë së Shtetit, kapja e gomones dhe e makinës nuk ishte rastësi.

Policia Kufitare e Vlorës bashkë me Forca Delta kishin nisur kontrollet natën, pasi kishin marrë një informacion në rrugë operative për nisjen e një gomoneje me drogë./abcnews.al

marijuana-16.jpg
G. P.17:06 | 26/01/2018

900 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia italiane, pas një operacioni të përbashkët me policinë tonë dhe atë malazese.
Përveç droges, e cila përllogaritet të ketë një vlerë në treg prej 8 milionë eurosh, në pranga janë vënë edhe dy shtetas shqiptarë. Gomonia oqeanike me të cilën u tentua trafikimi i 9 kuintalëve marijuanë ishte nisur nga Mali i Zi.

Një gomone oqeanike që transportonte rreth 900 kilogramë marijuanë, që e shitur në treg do të sillte mbi 8 milionë euro fitime, është sekuestruar nga agjentët operativë të Guardia di Finanza në Bari. Sipas raportimeve të mediave italiane, mjeti lundrues është kapur në lokalitetin Punjokiuzo të Foxhias. Dy skafistët që ndodheshin në bord, dy shtetas shqiptarë të moshave 52 dhe 39 vjeç, janë arrestuar pas një ndjekjeje të gjatë. Kur kanë parë njësitë e agjentëve të Guardia di Finanza, trafikantët kanë hedhur në det një pjesë të ngarkesës dhe më pas kanë braktisur gomonen në një plazh të Punjokiuzo dhe janë larguar në rrugë tokësore.

Në operacionin për kapjen e 9 kuintalëve marijuanë ka patur rol dhe policia shqiptare. Abc Neës ka mësuar se ka qenë policia jonë kufitare që ka sinjalizuar Policinë e Malit të Zi që këta dy shtetas shqiptarë mund të tentonin të kryenin ndonjë trafik narkotikësh, pasi ishin të skeduar si persona të dyshuar në narkotrafik dhe për këtë qëllim mbaheshin nën vëzhgim. Dy shqiptarët kanë kaluar kufirin si qytetarë si këmbësorë në Mal të zi, vend nga i cili mësohet se është nisur gomonia e ngarkuar me sasinë e konsiderueshme të bimës narkotike. Policia jonë Kufitare dhe Guardia di Financa mësohet se janë organizuar dhe pas ndjekjes në det nga ana e autoriteteve navale dy sksfistët hodhën lëndën narkotike në det dhe tentuan t’i shpëtojnë prangave. Por sipas mediave italiane, arratia e tyre ka qenë e shkurtër, pasi ata janë lokalizuar pak më vonë në një vilë dhe janë vënë në pranga./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono