goditje

erion-veliaj-veza.jpg
gra moz15:34 | 15/06/2018

Policia e Tiranës ka njoftuar se është në kërkim të shtetasit që një ditë më parë tentoi të qëllojë me vezë kreun e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Policia bën të ditur se ka referuar në prokurori materialet në ngarkim të tij.

21-vjeçari banues në Tiranë, sipas njoftimit të policisë pritet të procedohet bazuar në nenin 237 të Kodit Penal. Ai parashikon që goditja apo vepra të tjera të dhunës të ushtruara ndaj subjektit për shkak të detyrës dënohen me gjobë ose burgim deri në 3 vjet./abcnews.al

mariglen-muka.jpg
gra moz20:10 | 08/05/2018

Një i ri nga fshati Kamenicë i Korçës pretendon se është dhunuar dhe rrahur keq brenda ambienteve të komisariatit. SHÇBA po heton rastin, kurse dy policët kanë mohuar akuzat.

E thërrasin në polici për t’u marrë në pyetje dhe përfundon pa ndjenja. Kështu tregon Mariglen Muka, një i ri nga fshati Kamenicë i Korçës, i cili pretendon se u dhunua me grushta e shkelma në kokë e në trup brenda në ambientet e komisariatit të Korçës. Fillimisht kujtoi se e kërkonin për dokumentet e makinës. Por kur e futën në një nga zyrat e komisariatit, një polic e pyeste për disa vjedhje.

“Më shau, më goditi, kam rënë pa ndjenja poshtë se më goditi me grushte me shqelme. Brenda në zyrë në komisariat. Në zyrën e inspektori. Inspektori të kërkon, kaq më thanë. Me goditi vetëm ai shefi, jo ky i zonës. Ke sharë, ke kërcënuar, ke vjedhur. Unë s’kam bërë asgjë i thashë. Kërkova doktor po njoftoi një shokun e tij. Unë i thashë ‘o doktor lërma këtu me shkrim. Një ta mbaj unë, një ti. Çfarë ilaçi po më bën’. Më bëri një gjilpërë, unë s’e di për çfarë ishte ajo gjilpëra”.

Disa orë më vonë, Muka është lënë i lirë dhe familjarët e dërguan në spitalin e Korçës.

“Denoncim thashë do t’ju bëj. Bile më kërcënuan për të firmosur letra, “jo kjo është për këtë që të lajmëruam””.

SHÇBA ka filluar verifikimet për policin që dhunoi 34-vjeçarin dhe inspektorin e zonës. Burime konfidenciale nga policia e Korçës, thonë se dy efektivët kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë mbi 34-vjeçarin./abcnews.al

policia-spanje.jpg
gra moz19:35 | 28/03/2018

Agjentët e Gardës Civile kanë shkatërruar një rrjet multietnik që organizonte trafikimin e emigrantëve klandestinë nga Spanja në Britani. Grupi kriminal, i cili kishte në përbërje edhe shtetas shqiptarë, kishte baza në vende të ndryshme të Europës.

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar këtë të mërkurë se kanë asgjësuar një grup kriminal që merrej me organizimin e emigracionit klandestin nga Spanja në Britani, në radhët e të cilit kishte edhe shtetas shqiptarë. Në kuadër të operacionit, i kryer nga agjentët e Gardës Civile dhe Europolit, janë arrestuar 7 persona, shtetas shqiptarë, irakenë dhe spanjollë.

Sipas njoftimit të autoriteteve të Madridit, grupi në fjalë lehtësonte hyrjen në territorin britanik për emigrantët ilegalë përmes trageteve që niseshin për në Mbretërinë e Bashkuar nga portet e qyteteve Santander dhe Santurtzi, në rajonin bask. Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe kryerjen e krimeve ndaj të drejtave të qytetarëve të huaj.

Në kuadër të operacionit, efektivët e Gardës Civile kanë bastisur tre banesa, dy nga të cilat përdoreshin për të fshehur emigrantët para se t’i hipnin trageteve. Gjithashtu janë sekuestruar telefonë të shumtë celularë, kompjuter, karta krediti, para, si dhe karta identiteti dhe pasaporta të shtetësive të ndryshme.

Hetimi i autoriteteve iberike nisi pas konstatimit të rritjes së numrit të shtetasve shqiptarë që përpiqeshin të siguronin akses në portin Santurtzi. Në vijim të hetimit, agjentët zbuluan se grupi kriminal transferonte ilegalisht emigrantë, kryesisht shtetas shqiptarë por edhe nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Pakistani.

Trafikantët i ndihmonin emigrantët të fshiheshin në kamionë dhe automjete të tjera që hipnin në traget, si dhe në konteinerët e kompanive tregtare që niseshin në rrugë detare për në Britani. Zyrtarët spanjollë kanë deklaruar se organizata kishte celula në vende të ndryshme të Europës, si në Francë e Belgjikë, por edhe në Mbretërinë e Bashkuar./abcnews.al

xhafaj12jpg.jpg
gra moz13:49 | 17/03/2018

“Një superaksion i finalizuar nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend”, kështu e ka quajtur ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, aksionin e policisë këtë të shtunë, që u mor për të goditur grupe që merreshin me trafikimin e qenieve njerëzore drejt SHBA-së dhe Kanadasë.

“Goditje njëkohësisht e disa grupeve kriminale. 7 në 1. Shumë shpejt detaje të tjera nga Policia e Shtetit”, shkruan në reagimin e tij në Twitter ministri Xhafaj.

Sipas Fatmir Xhafajt, ky operacion ishte një bashkëpunim ime partnerët amerikanë dhe europianë, që tregon besueshmërinë ndaj policisë së Shtetit.

“Dëshmi e Forcës së Ligjit dhe profesionalizmit në rritje të Policisë. Bashkëpunim i shkëlqyer me partnerët amerikanë dhe europianë. Tregues i qartë i besueshmërisë ndaj Policisë së Shtetit . Forca e Ligjit do të vazhdojë të ndëshkojë të tjera grupe kriminale”, përfundon reragimi i ministrit të Brendshëm.

dilaver-veshaj-1280x665.jpg
gra moz11:00 | 17/03/2018

Një 40-vjeçar ka vrarë me sëpatë kushëririn e tij në Vlorë. Policia ka arrestuar autorin brenda pak orësh. Sherri mes tyre ka nisur për motive pronësie.

Konfliktet e vazhdueshme për vijën e ujit përfunduan me një vrasje mes kushërinjve.
Krimi ndodhi mëngjesin e së shtunës në fshatin Gumenicë të Bashkisë Selenicë.

Dilaver Veshaj në sherrin e fundit me Arben Veshajn e goditi me sëpatë këtë të fundit, duke e lënë të vdekur.
Trupi i 37-vjeçarit u gjet i pajetë 500 metra larg banesës.

40-vjecari u largua nga vendi i ngjarjes, por arratia i zgjati shumë pak pasi u vu në pranga nga Policia e Vlorës.
Në mometin e arrestimit, autori ishte shumë i tronditur.

ABC News mësoi se Veshaj ka deklaruar se e vrava se donte të më vriste, por pa dhënë te tjera detaje rreth asaj çfarë ndodhi.
Të dy kushërinjtë ishin barinj.

Xhaxhai i viktimës, Sotir Veshaj, tha se autori e ka qëlluar fillimisht me pistoletë 37-vjeçarin dhe më pas e ka goditur me sëpatë. Gjithçka ndodhi në sy të djalit 7 vjeç të Arben Veshaj.

Sotir Veshaj: “E kemi mësuar nëpërmjet djalit të tij. Djali është 7 vjeç. Ka qenë në dyqan kur ka qëlluar. Kanë dalë bagëtia. Ky ka ikur për në mal me gjithë djalin. Janë vërsulur qentë. Ky është mbrojtur viktima nga qentë, i ka qëlluar me shkop. Ai ka nxjerrë pistoletën e ka goditur me pistoletë dhe pastaje ka grirë me sëpatë. E ka qëlluar dy tre herë me sëpatë”.

Sipas burimeve nga policia mësohet se shkak i grindjes ishte një vijë uji që kalonte pranë pronave të tyre në vendin, ku mbanin bagëtitë, teksa edhe herë të tjera kishin patur konflikte, për këtë problem./abcnews.al

france-1280x663.jpg
gra moz22:38 | 13/03/2018

Një operacion anti-terror i policisë franceze ka çuar në arrestimin e katër personave në Grenobël. Të ndaluarit janë 4 burra dhe 1 grua, të moshave nga 18 deri në 53 vjeç. Ata dyshohet se i përkasin filialit të një grupi xhihadist i përfshirë në financimin dhe dërgimin e rekrutëve në Siri dhe Irak në periudhën 2014-2015. Sipas raportimeve të mediave franceze, në kuadër të operacionit agjentët e policisë kanë kryer edhe një sërë kontrollesh./abcnews.al

gjoka.jpg
gra moz21:59 | 27/02/2018

Policia në Shkodër ka arrestuar autorët që sulmuan trajnerin e skudrës së Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Në pranga kanë rënë Nehat Fojleta, 19 vjeç dhe Sehar Xhenje, 21 vjeç.

Më 22 Shkurt rreth orës 17:00, në afërsi të fushës sportive, “Reshit Rusi”, 19 vjeçari Fojleta kanosi dhe goditi trajnerin e ekipit të futbollit “Vllaznia”.

Më pas, ai është larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 282 KR, i cili drejtohej nga 21-vjeçari Xhenje.

Mjeti që shërbeu për largimin e autorit të dyshuar të sulmit është sekuestruar nga policia./abcnews.al

luanet.jpg
gra moz20:41 | 22/02/2018

Një çift ka arritur të filmojë momentet, kur një tufë luanësh mësynë drejt makinës së tyre.

Në pamjet shokuese shfaqen disa luanë që përplasen drejt makinës së Abi Tudge, 23 vjeç.

Ajo ishte sëbashku me Jazzy Reynold, 28 vjeç dhe dy fëmijët, të cilët gjendeshin në sediljet mbrapa makinës.

Ata mbetën të bllokuar brenda makinës për rreth 50 minuta, derisa punonjësit e parkut arritën të kapnin luanët.

Në disa foto duken edhe shenjat e putrave të kafshëve që goditën makinën./abcnews.al

duhani.jpg
gra moz16:45 | 26/01/2018

Një studim i kryer në Britani ka zbuluar që duhanpirësit kanë shanse shumë të larta që të goditen nga sëmundjet e zemrës.

Personat që kanë tymosur të paktën një cigare në ditë kanë 50% mundësi më shumë që të preken nga sëmundjet e zemrës dhe 30% mundësi më shumë të pësojnë një goditje në tru sesa ata që nuk kanë pirë duhan asnjëherë.

Sipas BBC-së, sëmundjet kardiovaskulare janë rreziku më i lartë që shkakton vdekshmëri për duhanpirësit. Rreth 48% e duhanpirësve kanë vdekur për shkak të sëmundjeve që lidhen me problemet kardiovaskulare.

Kërkuesit kanë zbuluar gjithashtu, se meshkujt që kanë pirë të paktën një cigare në ditë kanë 48% mundësi më të lartë rreziku që të shfaqin sëmundje zemre dhe 25% mundësi që të pësojnë një goditje në tru, krahasuar me ata që nuk e kanë përdorur kurrë duhanin.

Për femrat ka një rrezik më të lartë për sëmundje zemre, rreth 57% dhe 31% për goditje në tru./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono