goditet

PUTIN-SKRIPAL-1280x620.jpg
nev ila15:58 | 11/10/2019

Raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të vendosin në Azi janë në gjendje të godasin territorin rus.

Deklarata është bërë nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili theksoi se Moska nuk është aspak e lumtur për situatën aktuale.

Putin nënvizoi se dhe Rusia do të rinisë zhvillimin e këtyre raketave meqenëse dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e bëjnë./ABC News Albania 24/7

policia-e-shtetit-800x447_1-1-1280x670.jpg
nev ila17:38 | 06/08/2019

Tre vëllezër nga Dibra u vunë në pranga në Tiranë, të akuzuar për gjobëvënie. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Xhekson Aleks dhe Eugert Titini u arrestuan të hënën ndërsa pritet që të mërkurën të dalin para gjykatës për t’u njohur me masat e sigurisë.

Ata tentuan t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve.

Operacioni i koduar “BROTHERS”, që u finalizua me arrestimin e tre të rinjve, u krye nga Policia e Tiranës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda./ABC News Albania 24/7

traffico-di-droga-italia-albania-un-arresto-nel-brindisino-1559281543-grande.jpg
ad min15:35 | 31/05/2019

Një operacion i përbashkët policor mes Policisë së Shtetit dhe asaj Italiane, ka çuar në prangosjen e 5 personave, të cilët ishin përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritet ligjzbatuese Italiane kanë prangosur 5 persona me vendim të Gjykatës së Firences.

Ata janë identifikuar si anëtar të një grupi kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike në Itali. Ndërkohë policia ka dhënë edhe detajet e këtij operacioni, ku prangosjet janë kryer në të dy vendet njëkohësisht.

Arrestimet u bë në provincat e Firences, Sienës, Brindisit dhe në Vlorë, ku u përfshinë edhe Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar “Interpol” dhe “Interforca” italiane në Shqipëri.

Siç njofton policia, në qytetin e Vlorës u ndalua një 50-vjeçar, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër, të dy me masë sigurie “arrest me burg” të vendosur më herët nga gjykata e Firences.

Masat janë lëshuar në përfundim të hetimeve të nisura në janar të vitit 2018, nga Skuadra Hetimore e Repartit “Operation”, që kanë mundur të identifikojnë një grup të organizuar kriminal në fushën e narkotikëve.

Operacion policor ndërkombëtar u kodua “SABBIA”, ndërsa u përfshinë një numër i lartë i punonjësve të policisë, Shqiptare dhe asaj Italiane./ABC News Albania 24/7

akullore.jpg
ad min09:30 | 30/05/2019

Një 35-vjeçar nga Tirana ka rënë në pranga të policisë, pasi shiste akullore jashtë kushteve higjeno- sanitare. Në pranga ka rënë L. H. si dhe është hetuar në gjendje të lirë dhe bashkëpunëtori. Këta persona prodhonin akullore në ambiente krejtësisht jashtë standardeve dhe më pas i shisnin ato, duke u bërë një rrezik serioz për qytetarët që i konsumojnë ato, kryesisht fëmijët.

Policia ka sekuestruar:
Lëndë e parë për prodhimin e akullores
Dy makineri për prodhimin e akullores
Ngjyrues boje
Një sasi e konsiderueshme qumësht pluhur

Mbi këta persona rëndon akuza për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”./abcnews.al

 

57154812_326588311378181_5751811557034033152_n-1280x907.jpg
ad min23:29 | 15/04/2019

Francezët e gjithë Evropa dhe mbarë bota i kanë sytë nga zjarri që ka përfshirë katedralen e famshme “Notre Deme de Paris”. Kryeqyteti francez ka marrë një goditje në zemër të tij, ku flakët përpinë dhe  shkatërruan çatinë madhështore të katedrales Notre Dame.

Pamjet e transmetuara nga mediat botërore u shoqëruan edhe me informacionin se flakët erdhën nga shkaqe aksidentale, ndërkohë që në katedralen 850-vjeçare të rrethuar nga skela gjigande, po kryheshin punime për restaurimin e saj.

Operacioni për shuarjen e flakëve ndërkohë, siç raportuan mediat, u përqendrua në pjesën e poshtme, ndërsa shumë zjarrfikës u ngjitën në skelë për të luftuar me flakët.

Katedralja e Notre Damit, të cilës i është kushtuar edhe një roman i shkrimtarit Viktor Hygo, i përshtatur më pas edhe si film dhe mjuzikëll, është një ndërtesë e stilit gotik që çdo vit vizitohet nga 30 milionë turistë. Para syve të tyre këtë të hënë është shembur një nga kulmet e krenarisë së Francës, por edhe të botës./abcnews.al

punetori-shqiptar.jpg
ent ela21:10 | 07/04/2019

Ai po pastronte oborrin dhe nuk ishte në dijeni se dikush do e qëllonte pas koke. Behët fjalë për një punëtor 43-vjeçar shqiptar, i cili ishte në punë kur ndodhi ngjarja.

Me të parë aktin shumë punëtorë të tjerë që iu afruan shqiptarit dhe i dhanë ndihmën e parë. Gjendja e shqiptarit paraqitej serioze dhe ata menjëherë kishin thirrur ambulancën.

Ngjarja ndodhi në Pizzocchera 37 në Salgareda në qendrën e ripërpunimit në Treviso, një kompani që merret me materialet e riciklueshme.

Më pas në vendin e ngjarjes kishte shkuar ambulanca e cila e kishte transportuar shqiptarin në spital.

Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa karabinierët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

sulm.jpg
ent ela14:54 | 23/03/2019

Nëse numri i atentateve dhe si pasojë i viktimave të sulmeve terroriste të ashtuquajtura islamike, shënojnë rënie, nga ana tjetër fenomeni i vrasjeve nga ekstremi i djathtë po regjistron rritje, në Evropë dhe në Amerikën e Veriut.

Shifrat flasin qartë ndërsa përfundimet janë pasojë e tyre. Sipas prestigjiozes “Economist” i ashtuquajturi terrorizmi mysliman në Evropë, aktualisht është reduktuar në shifra minimale, në fakt gati pranë zhdukjes. Në këtë mënyrë del në pah një fenomen i ri: asimilimi në kulturën dhe në shoqëritë evropiane të myslimaneve të brezit të tretë; ata që tashmë kanë si gjuhë nëne atë franceze apo gjermane, dhe për të cilët Afrika e Veriut mbetet toka e gjyshërve.

Sipas të përjavshmes britanike, ky përfundim nis nga të dhëna të qarta. Në vitin 2015 viktimat e atentateve terroriste të natyrës xhihadiste, në kontinentin e vjetër, kanë qenë më shumë se 150. Tre vjet më vonë në 2018-ën, 14. Sipas shifrave kjo është një rënie prej 90 për qind. Duke bërë një krahasim të radhës për të vënë dhe më shumë në dukje reduktimin e këtyre vrasjeve, merret për bazë numri i viktimave nga fruthi në Evropë një vit më parë: 35, pra më shumë se dyfishi.

Por kjo nuk nënkupton se duhet të ulet vëmendja ndaj masave të sigurisë. Gjithnjë sipas “Economist” kriminaliteti duhet të luftohet me vendosmërinë e drejtësisë dhe me shërbimet e inteligjencës. Por faktikisht duhet të shmangen paragjykimet e prera

Por ditët e fundit kanë ndodhur ngjarje që kanë tronditur opinionin ndërkombëtar si në rastin e Zelandës së re, kur firma e terrorizmit i përket ekstremit të djathtë

50 viktima, një përgatitje e detajuar për të vrarë ata që konsideroheshin ndryshe, një vëmendje makabre për detajet dhe dedikimet e shkruara në karikatorët e armës me të cilën ekzekutoi dhjetëra persona. Dhe një transmetim të drejtë për drejtë të atentatit.

“Jam një njeri I bardhë normal” kështu e përshkruan veten Brenton Tarrant pikërisht në momentin kur po kryente masakrën brenda njërës prej xhamive në Kristçërç të Zelandës së Re.

Terroristi Tarant shprehet se është frymëzuar nga Anders Breivik, që në 22 korrik të 2011-ës vrau 69 të rinj të moshës nga 12 deri në 20-vjeç në ishullin e Uotia në Norvegji.

Në videon 17 minutëshe në Facebook – video që tashmë është hequr – shihen armët e ndryshme të Tarant, mbi të cilat 28 -vjeçari kishte shkruar emrat e atyre që mund të konsiderohen si frymëzues të tij, nga Breivik tek Luka Traini, nga Sebastiano Venier, një nga protagonistët e betejës së Lepantos në vitin 1571, ishte dhe titulli i “Remove Kebab”, një këngë e krijuar si një homazh për kriminelin serbët luftës Radovan Karaxhiç, deri tek Anton Lundin-Pettersson, një djalë i cili në vitin 2005, i veshur si personazhi “Darth Vader” hyri në një shkollë dhe vrau me shpatë një mësues dhe një student.

Sipas raportimeve të Daily Mail ekziston dhe një manifest i shkruar nga vrasësi ku thotë se është frymëzuar në mënyrë të veçantë nga Breivik dhe Dilan Ruf, autor i masakrës në Çarlston në 17 qershor të 2015-ës.

Në këtë manifest prej 73 faqesh me titull “Zëvendësimi i madh” Tarant bën pyetje të cilave u përgjigjet po vetë. Manifesti fillon me pyetjen e thjeshtë: Kush je? – Jam një njeri i bardhë normal 28 vjeç, shkruan vrasësi,  i lindur në Australi në një familje punëtorësh me të ardhura të vogla.

Një njeri i bardhë normal, përsërit disa herë ai, që do të hakmerret ndaj pushtuesve dhe të shpaguajë sulmet terroriste islamike në Evropë, duke folur dhe për një gjendje skllavërie të Evropës; të shkaktuar pikërisht nga ata që ai I cilëson si pushtues. Madje duke arritur deri aty sat ë urojë vdekjen e kancelares gjermane Angela Merkel, e para në listë, dhe të kryebashkiakut të Londrës, myslimanit Sadik Khan por dhe presidentit turk Erdoan.

Për fat të mirë, ai gabohet kur e konsideron veten si një njeri i bardhë normal. Pasi nuk mund të mendohet se të gjithë burrat e bardhë normal një mëngjes të zgjidhen dhe të mendojnë të blejnë një arsenal armësh për të vrarë persona që i konsiderojnë të ndryshëm, në momentin e tyre më intim, atë të lutjes. Fatmirësisht në këtë ngjarje asgjë nuk është normale, por vëmendja duhet përqendruar tek konsiderata që autori ka për veten. Tarant njësoj si Breivik dhe si italiani Luka Traini, e shihnin të qënurin ndryshe, me frikë, sit ë ishte një rrezik.

Është pikërisht terrorizmi supremacist i bardhë që në vitet e fundit është rritur ndjeshëm. Numri total i viktimave të atentateve terroriste në vitin 2017 shënon rënie me 27 për qind. Shënojnë rënie si atentatet ashtu dhe viktimat, por duket se është në rritje numri i viktimave të atentateve të ekstremit të djathtë.

Në vitin 2017 në Evropë dhe në Amerikën e veriut, viktimat e atentateve të marra përsipër nga ekstremi i djathtë ishin 17, sulmet 47, ndërsa në vitin 2014 ishin vetëm 3. Në total në periudhën 2013 – 2017 personat që kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve nga persona që lidhen me ekstremin e djathtë, sipas raportit të “Global Terrorism Index” kanë qenë 66.

Në mënyrë të veçantë në Amerikën e Veriut në vitin 2017, ekstremistët e pushtetit të bardhë kanë qenë përgjegjës të nëntë sulmeve dhe shtatë viktimave, mes të cilëve dhe ngjarja në Virxhinia në 12 gusht kur një automjet u përplas qëllimisht me një turmë manufestuesisht të cilët protestonin kundër një mitingu të ekstremit ëtë djathtë: bilanci ishte një viktimë dhe 19 të plagosur.

Në tetor të 2018-ës, një ekstremist qëlloi dhe vrau 11 persona në një sinagogë në Pitsburg. Dhe Kanadaja nuk bën përjashtim nga ky fenomen , duke përmendur në mënyrë të veçantë ngjarjen në qendrën kulturore islamike në Kuebek ku në 2017-ën humbën jetën gjashtë persona.

Shpesh, duke studiuar dhe rastin Italian të Luka Traini, ish kandidat i Lega Nord në zgjedhjet vendore, 28 vjeçari i cili dy vjet më parë në Macerata qëlloi kundër disa njerëzve me ngjyrë, apo atentatin në Zelandën e re dhe atë në Pitsburg, vrasësit nuk kanë një histori kriminale në dosjet e tyre. Por duke studiuar profilet e tyre vihet re një radikalizëm i madh kundër atyre që konsiderohen ndryshe, si në kuadrin fetar ashtu dhe në atë të origjinës.

Pas masakrës në Zelandën e Re, shërbimet e inteligjencës në Bashkimin Evropian kanë shpallur alarmin e kuq për atë që njihet tashmë si terrorizmi I bardhë. Shërbimet e sigurisë në Francë, Britani të Madhe, Gjermani dhe Itali, paralajmërojnë vazhdimisht për rreziqet e ekstremit të djathtë në Evropë.

Një sulm si ai në Zelandën e Re mund të ndodhë dhe në Evropë. Një Evropë ky ekstremizmi radikal i së djathtës, islamofob, supremacist, është në rritje të vazhdueshme. Ky fakt konfirmohet nga një raport i dokumentuar i Associated Press. Shërbimet evropiane të inteligjencës prej vitesh kanë shtuar monitorimet ndaj grupeve të ekstremit të djathtë të cilët konsiderohen si një kërcënim në rritje në gjendje për të kryer sulme të tilla si ai në Zelandën e re

Shërbimet e sigurisë në Francë, Britani e Madhe, Gjermani dhe në Itali në mënyrë të përsëritur paralajmërojnë për rreziqet që vijnë si pasojë e tensioneve në rritje brenda shoqërive perëndimore ndaj emigracionit dhe sulmeve të ashtuquajtura të terrorizmit islamik. Ish drejtori I kundërspiunazhit francez Patrik Kalvar, deklaronte në maj të 2016-ës, se duhen paraprirë dhe ndaluar të gjitha grupet që herët ose vonë mund të shkaktojnë përplasje mes komuniteteve.

Në vitet që pasuan këto deklarata alarmante janë përforcuar. Piter Njuman, kreu i qendrës ndërkombëtare për studimin e radikalizmit me seli në Londër, u shpreh në një intervistë për CNN, se në të gjitha vendet perëndimore është vënë re një rritje, në pesë vitet e fundit të krimeve të urrejtjes por dhe të dhunës së terrorizmit të djathtë. Sipas tj kjo situatë është krijuar si pasojë e thellimit të polarizimit që ka shkruar ekstremizmin jo vetëm nga pala xhihadiste por dhe nga ajo e ekstremit të djathtë.

Brenton Tarant, terroristi supremacist, autor i masakrës së Kristçërç, ndër të thera shkruan në manifestin e tij se do të hakmerrej dhe për Eba Akerlund, një vajzë e vrarë nga një sulm xhihadist në Suedi në vitin 2017. Në Europë supremacistët e djathtë që besojnë në ideologjinë ariane, me ide e programe islamofobe, dhe në shumë raste dhe anti-semite, mbështeten aktualisht në më shumë se një mijë faqe internet që nxisin jo vetëm gjuetinë ndaj islamikëve por dhe betejën kundër abortit dhe politikave sociale në ndihmë të refugjatëve dhe emigrantëve. Mendimi supremacist vjen nga larg por mbështet bazat dhe në tezën e të ashtuquajturës idesë për zëvendësimin e madh që sociologu francez Renod Kamys trajtonte në 2011-ën në një libër me të njëjtin titull: pra tezën sipas së cilës për shkak të reduktimit dramatik të lindshmërisë së racës së bardhë, kjo e fundit do të zëvendësohet nga një racë tjetër – ajo e emigrantëve.

Vendi që ka përjetuar më shumë atentate të ekstremit të djathtë është Mbretëria e Bashkuar, me 12 episode. Pas saj renditet Suedia me gjashtë, dhe më pas Greqi e Franca me nga dy atentate secila. Sipas studimit, pjesa më e madhe e e sulmeve kryhet nga individë të vetmuar që janë pjesë e ekstremit të djathtë, anti myslimanë dhe supremacitë të bardhë. Në Evropë pranë lëvizjeve raciste që lidhen me misticizmin nazist ose të ashtuquajturin separatizëm të bardhë, është rritur në vitet ’90 lëvizja e nacionalizmit të bardhë, që dallon nga grupet raciste ose neo-naziste sepse nuk kërkon një superioritet të racës së bardhë por promovon frikën dhe shqetësimin që ndryshimet demografike do të shkaktojnë zëvendësimin e kulturës së bardhë me kultura që konsiderohen si inferior.

Ekstremi I djathtë që ka qenë përgjegjës për shumë episode dhune në vitet ’80, tashmë është rikthyer në radarët e shërbimeve të sigurisë. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, operacionet anti terrorizëm që lidhen me ekstremizmin e djathtë apo me krimet e urrejtjes janë shtuar me 88 për qind nga 2016 në 2017-ën.

Në Gjermani, agjencitë e shërbimit të inteligjencës kanë rritur në 2019, me 50 për qind numrin e anëtarëve të personelit në luftën kundër grupeve të ekstremit të djathtë. Një numër I konsiderueshëm grupesh neonaziste janë shpërbërë në vitet e fundit në Gjermani. E ndërsa shumë grupe të ekstremit të djathtë janë thellësisht nacionalistë, disa të tjerë si Aksioni kombëtar Britanik po përpiqen që të shtojnë lidhjet në të gjithë Evropën për tu përforcuar.

Nga Mbretëria e Bashkuar në Gjermani. Këtu ka lindur lëvizja “Pegida” “patriotët  evropianë kundër islamizimit të vendeve perëndimore, lëvizje që po furnizojnë fjalimet që kanë të bëjnë me islamizmin dhe anti-islamizmin të lindur në Gjermani. Në shkurt të 2015-ës, “Pegida” ri integroi në komitetin e drejtimit liderin e grupit Lutz Bakmann, që kishte dhënë dorëheqjen në 21 janar të po atij viti pasi e përditshmja gjermane Bild publikoi një fotografi kua ai kishte të njëjtën prerje flokësh dhe mustaqe, të ngjashme me Hitlerin.

Por ekspertët paralajmërojnë se dhuna më potenciale kultivohet nga llojet më të këqija të lojërave elektronike. Këto faqe kanë një publik besnik dhe të gjerë, I përbërë jo vetëm nga kuriozë të thjeshtë, por nga persona që mbi urrejtjen kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre me botën dhe përdorin internetin për të komunikuar me njeri tjetrin, për të shkëmbyer informacione, të nxisin njëri tjetrin, duke arritur deri aty sa të sulmojnë xhami./abcnews.al

droga1-kQMH-U46070681782755kQ-1022x775@CorriereBologna-Web-Bologna.jpg
ad min18:55 | 17/01/2019

Një operacion i madh i policisë në Novafeltria të Italisë, ka bërë të mundur ndalimin e 10 personave, 3 prej të cilëve janë shqiptarë. Ata akuzohen për tregtimin të kokainës dhe marijuanës, raportojnë mediat italiane. Hetimet ndaj grupit kishin filluar në Dhjetor të viti 2017, por mëngjesin e sotëm në saj të operacionit “Sevilja 2017”, policia arriti të godasë bandën.

Bazë e bandës kishte qenë një berberhane në qytetin Novafeltria. Shumë persona janë parë të hyjnë në berberhane. Aty ata nuk prisnin flokët apo të merrnin ndonjë shërbim tjetër, por mbushnin xhepat me lëndë narkotike. Zonat që banda furnizonte me drogë ishin: Romagna, Cesenatico,  San Mauro Pascoli, Forli, Cesena dhe Gambettola.

Kishin qenë banorët e qytetit që kishin dhënë dëshmi të shumta në polici se grupi nuk kishte bazë vetëm berberhaben, por edhe një pikë lojërash fati, një pikë ku shitej mish si dhe një restorant të njohur. Në të gjitha këto pika bëhej i mundur tregtimi i lëndës narkotike. Pronarët e këtyre bizneseve kanë përfunduar në pranga dhe ata janë njerëz shumë të njohur në qytet. Nga pamjet filmike të sekuestruara shikohet një kliente duke blejnë lëndë narkotike ndërsa mban një fëmijë në krah.

Gjithashtu nga të dhënat thuhet se janë bërë 1,500 shitje, ku kokaina është shitur me 90 euro grami. Nga aktiviteti i paligjshëm thuhet se u gjenerua një fitim prej 500 mijë eurosh. Roli i shqiptarëve në këtë biznes të paligjshëm ishte furnizimi i pikave me lëndë narkotike. Policia bën të ditur se dy prej shqiptarëve janë arrestuar në Rimini dhe një i trëtë në San Mauro Pascoli. Gjatë hetimeve, u kryen një sërë kërkimesh që çuan në sekuestrimin e pasurive të shumta, duke përfshirë makina, orë Rolex dhe pasuri të patundshme.

Deri më tani mediat italiane kanë publikuar vetëm emrat e pronarëve të bizneseve ku shitej lënda narkotike. Ndaj tyre dhe tre shqiptarëve është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Pronarët e bizneseve janë:  Giorgio Angeli, 63 vjeç, pronari i berberhanes, Danilo Pavani, 47-vjeç, pronar i restorantit, Francesco Giannini, 48-vjeç, pronari i dyqanit të mishit dhe Fabio Squadrani, 39-vjeç, pronari i pikës së lojërave të fatit. Ndërsa emrat e shqiptarëve dhe 3 italianëve të tjerë të lënë në “arrest shtëpia” nuk janë bërë të ditur për mediat./abcnews.al

operacioni-ne-itali.jpg
ad min22:51 | 08/02/2018

Autoritetet italiane kanë arrestuar tre shqiptarë dhe kanë shpallur një tjetër në kërkim.

L. D, 28 vjeç, A. I, 22 vjeç dhe E. H, 58 vjeç, ranë në prangat e policisë pas një operacioni të kryer në shtëpinë e tyre, në një fermë në Fontanafredda.

Një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka arritur t’i shpëtojë prangave të policisë dhe është arratisur.

Autoritetet kishin vendosur të ndërhynin në shtëpinë, e cila mendohet se ishte baza e bandës kriminale, pasi dyshonin se aty fshiheshin disa mallra, të cilat ishin vjedhur.

Kështu që, policia arriti të bllokonte 2.600 euro, që janë fituar nga aktivitetet të paligjshme si dhe veshje lëkure, disa valixhe dhe ora me vlerë deri në 20.000 euro.

Shqiptarët kishin fshehur në mur edhe një sasi prej dy kilogramësh heroinë dhe kokainë, vlera e të cilës në treg shkon deri në 60.000 euro./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono