godet

avione-luftarake.jpg
nev ila14:00 | 25/08/2019

Përmes një sulmi ajror, forcat e armatosura të Izraelit kanë goditur disa baza iraniane në Siri. Vetë ushtria izraelite ka deklaruar se në këtë mënyrë ka shmangur një atentat të përgatitur nga regjimi islamik në dëm të shtetit hebre.

Qeveria në Izrael ka njoftuar ditën e diel se përmes një operacioni ushtarak ka goditur bazat iraniane në Siri, duke parandaluar një atentat të organizuar nga regjimi në Teheran.

Sipas ushtrisë izraelite, që rrallë herë publikon të dhëna nga operacionet e saj, sulmi i Republikës Islamike do të kryhej përmes dronëve të armatosur.

Kryeministri Beniamin Netanjahu përshëndeti aksionin, duke vlerësuar maksimalisht punën e forcave të armatosura. Izraeli dyshohet se ka kryer disa qindra sulme në Siri që nga fillimi i luftës, në vitin 2011, me qëllim parandalimin e shtrirjes së influencës iraniane.

Një zëdhënës ushtarak deklaroi se sulmet e fundit vunë në shënjestër forcat iraniane në jug-lindje të Damaskut, por një burim zyrtar sirian deklaroi se sistemet anti-ajrore i lokalizuan në ajër mjetet luftarake të qëlluara nga Lartësitë Golan dhe shumica e tyre u asgjësuan përpara se të preknin objektivat.

Sidoqoftë, kryeministri Netanjahu i ka kushtuar shumë rëndësi operacionit, duke deklaruar se forcat izraelite do të veprojnë në çdo sektor ku ndihet kërcënimi iranian.

“Nëse dikush ngrihet për të të vrarë, atëherë vrite i pari”, ka deklaruar Netanjahu, duke cituar sloganin e forcave speciale të ushtrisë izraelite.

Ndërkohë, në një episod tjetër, dy dronë izraelitë u rrëzuan në kryeqytetin e Libanit, Beirut, në një zonë bastion të lëvizjes islamike Hezbollah.

Zëdhënës të fraksionit bënë të ditur se një dron ra mbi çatinë e një ndërtese që shërbente si seli për mediat e organizatës dhe tjetri shpërtheu në ajër, për të rënë më pas në një zonë aty pranë./ABC News Albania 24/7

termet.jpg
Sej rie18:00 | 12/08/2019

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë ka goditur Fushë-Arrëzin pasditen e sotme. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti është regjistruar në orën 15:37 minuta. Epiqendra e tërmetit ka qenë 15 km në Veri Lindje te Fushë-Arrezit dhe thellësia e tij 10 km. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se nga informacionet paraprake nuk raportohet per njerez te lenduar apo deme materiale.

444-1280x721.jpg
Sej rie10:00 | 11/08/2019

Një 51 -vjeçare humbi jetën mbrëmë në Lushnje pasi u godit për vdekje nga një minibus që drejtohej nga një i ri. Viktima Teuta Aliçkolli ka qenë duke pirë kafe së bashku me djalin dhe bashkëshortin në lokalin e tyre në rrugën kryesore të qytetit, pranë shkollës Skënder Libohova. Drejtuesi 22 vjeçar i një mjeti minibusi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e më pas ka përfunduar ne lulishten e qytetit.  Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur dhe bashkëshorti e djali i viktimës. Policia e Lushnjës ka ndaluar të riun. Nga hetimet e para mësohet se shkak i aksidentit ka qenë dhe shpejtësia e larte me të cilën po udhëtonte 22 -vjeçari si dhe konsumimi i alkoolit në doza të larta./ABC News Albania 24/7

tajfuni.jpg
Sej rie11:30 | 10/08/2019

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe mbi 1 milion janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në Kinë, teksa tajfuni “Lekima” po godet vendin. 16 persona rezultojnë gjithashtu të humbur pas një rrëshqitjeje toke, e shkaktuar nga shirat e dendura, bëjnë të ditur mediat shtetërore. “Lekima” zbarkoi në orët e para të së shtunës në Uenling, mes Taivanit dhe qytetit kinez të Shangait.

Stuhia ishte klasifikuar fillimisht si një super tajfun, por u dobësua përpara se të prekte tokën, ku megjithatë erërat fryjnë me 187 kilometra në orë. Rrëshqitja e tokës u verifikua kur një digë u kris në provincën Uenzhou, në afërsi të vendit ku zbarkoi dhe stuhia.

Aktualisht “Lekima” po udhëton me ngadalë drejt provincës Zhejiang dhe pritet të godasë Shangain, që ka një popullsi prej 20 milionë banorësh. Ekipet e emergjencës ndërkohë u kanë ardhur në ndihmë udhëtarëve të shumtë që kishin mbetur rrugëve, të bllokuar nga përmbytjet dhe pemët e rrëzuara. Ndërkohë, shumë zona të vendit kanë mbetur pa energji elektrike./ABC News Albania 24/7

Screen-Shot-2015-11-16-at-11.51.19-PM-1280x968.jpg
nev ila13:53 | 19/07/2019

Një tërmet i fortë është ndjerë rreth orës 13:13 këtë mesdite në zonën e Attikës në  Greqi.

Sipas njoftimit zyrtar të Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte 5.3 i shkallës Rihter me epiqendër në zonën midis Mandrës dhe Magoulës.

Thellësia e tërmetit vlerësohet  5 km nga Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar.

Kohëzgjatja e tërmetit që ishte veçanërisht e dukshme për shkak të thellësisë së ulët, ishte rreth 15 sekonda. Ende nuk është raportuar për dëme të mundshme materiale apo në njerëz, si pasojë e këtij tërmeti të fuqishëm./abcnews.al

 

sejko-1280x706.jpg
Sej rie19:40 | 03/07/2019

Për herë të parë Banka e Shqipërisë ka bërë pjesë të deklaratës monetare konstatimin se zgjatja e situatës politike problematike godet aktivitetin ekonomik të vendit. Gjatë konferencës për shtyp guvernatori Gent Sejko tha se aktualisht nuk po ndërhyhet për stabilizimin e kursit të këmbimit e se niveli i valutave në treg është normal, ndërsa faktorët janë sezonalë.

Banka e Shqipërisë kërkon që të zgjidhet sa më parë situata politike ku ndodhet vendi në mënyrë që të mos goditet aktiviteti ekonomik i vendit.

Guvernatori i bankës qendrore Gent Sejko ishte duke lexuar deklaratën e Këshillit Mbikëqyrës kur tha se zgjatja e kësaj krize dëmton klimën e biznesit duke dhënë pasoja në zhvillimin dhe rritjen e ekonomike. Kjo është hera e parë pas disa muajsh që Këshilli Mbikëqyrës vendos një konstatim të tillë në deklaratën e politikës monetare.

Për Bankën e Shqipërisë forcimi i monedhës kombëtare në këtë periudhë, duke rrëzuar euron dhe dollarin lidhet me efekte sezonale e se për momentin banka nuk e sheh të arsyeshme ndërhyrjen, pasi nuk përbën rrezik për nivelin e inflacionit.

Aktualisht euro këmbehet me 122 lekë dhe dollari me 108. Një vit më parë banka qendrore injektoi një program ndërhyrjeje në treg me qëllim frenimin e rënies së euros, program i cili ende nuk është pezulluar dhe mund të përdoret në momentin që kursi do të ndikojë te inflacioni vjetor. Këshilli Mbikëqyrës edhe në këtë mbledhje vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit të lekut në 1%, duke vlerësuar se kushtet për dhënien e kredisë nga ana e bankave në këtë periudhë janë të kënaqshme./ABC News Albania 24/7

49382277_303.jpg
Sej rie11:50 | 28/06/2019

Temperaturat e larta kanë përfshirë një pjesë të Evropës duke shkaktuar dhe viktima. Autoritetet kanë marrë masa për të mbrojtur banorët duke krijuar pika freskimi në pjesë të ndryshme të qyteteve

Marsejë, qyteti jugor i Francës shënon në këto ditë rekordin negativ për temperaturat më të larta në Evropë duke shënuar deri në 45 gradë Celsius

Por në të gjithë Francën situata është e tillë, si pasojë e një të nxehti të jashtëzakonshëm që vjen si pasojë e presionit të lartë nga Saharaja. Gjendje alarmi është vendosur sidomos në katër zona në të gjithë vendin

Shërbimet meteorologjike franceze paralajmërojnë se situata do të qëndrojë e tillë dhe në ditët në vijim. Rekordi I mëparshëm është ai I 12 gushtit në vitin 2003.

Por temperaturat e larta kanë përfshirë dhe Spanjën, ku viktima e parë është një 17 vjeçar në Kordoba. 34 nga 50 provincat spanjolle janë në gjendje alarmi për shkak të rrezikut të zjarreve. Në Katalonja zjarri ka shkrumbuar 6500 hektarë tokë, ndërsa 400 zjarrfikës janë vendosur në

gjendje gatishmërie.

Ndërsa në Itali viktima e parë e temperaturave të larta është një 69 -vjecar i pastrehë në Romë. Viktima kishte probleme me zemrën.

Ndërsa tre viktima të tjera janë konfirmuar në plazhet në jug të Francës, ku në qytetet më të nxehta si Parisi janë vendosur dhoma freskuese me ventilator, kondicionerë dhe ujë të ftohtë për të moshuarit dhe personat më të rrezikuar nga I nxehti. Autoritetet franceze kanë krijuar një listë të personave që jetojnë të vetmuar dhe I kanë telefonuar për ti paralajmëruar si dhe për tu siguruar që janë mirë.

Në Pragë ku temperaturat kanë qenë pak më të ulëta në krahasim me kryeqytete të tjera evropiane, kafshëve në kopshtin zoologjik iu është dhënë pije freskuese me akull dhe fruta, për t’i lehtësuar gjendjen.

Ndërkohë në Gjermani policia ka ndaluar në Brandeburg një person i cili po udhëtonte nudo me motorin e tij në kërkim të një pike freskimi. Por në njoftimin e saj policia sqaronte se zotëria të paktën kishte vendosur kaskon sipas rregullave rrugore. Policia e ka detyruar të vishet dhe më pas e ka lënë të lirë

Po në Gjermani një tjetër person është zhveshur dhe është future në departamentin e ushqimeve të ngrira në një supermerkat. 32 vjeçari më pas ka marrë një birrë dhe e ka pirë teksa largohej me vrap. Pasi vodhi dhe disa fruta ai u ndalua nga policia.

Temperaturat po kalojnë pragun e 40 gradë Celsius në shumë pjesë të kontinentit.

Shkencëtarët paralajmërojnë se valët e të nxehtit mund të jenë shumë të rrezikshme nëse regjistrohen në fillim të stinës së verës, para se njerëzit të mësohen me temperaturat e sezonit.

Në Bruksel administrate ka publikuar paralajmërime  të ndryshme për tu lejuar banorëve që të marrin masat e duhura si pasojë e temperaturave të larta që vazhdojnë të regjistrohen në vend. Sipas parashikimeve meteorologjike kjo do të jetë një verë e gjatë dhe e nxehtë./ABC News Albania 24/7

0_SSR_MEN_110619warringtondrugsgang_13JPG.jpg
Sej rie10:45 | 12/06/2019

17 anëtarë të një bande janë dënuar, pas një operacioni sekret në Britani. Në mesin e të ndaluar janë edhe dy shqiptarë të identifikuar si Taulant Paja dhe Islam Grana, të cilët do të qëndrojnë në burg përkatësisht 6 dhe 7 vjet. Mediat britanike shkruajnë se një nga detajet që tradhtoi bandën ishte jeta e luksit që bënin anëtarët e saj. Ndërsa mediat e huaja kanë publikuar edhe videon e momentit kur njëri prej pjesëtarëve të bandës, Jamie Simpson është arrestuar, pasi policia rrethoi automjetin e tij tip Ford Transit. Oficerët kanë gjetur 185 kg kokaine të pastën, me një vlerë 20 milionë £, të fshehura brenda në makinë./abcnews.al

juncker.jpg
ent ela14:53 | 26/02/2019

Zhan Klod Junker është sërish në qendër të vëmendjes për shkak të sjelljes së tij spontane. Gjatë një conference për shtyp në Sharm el Sheik, ai ka marrë një telefonatë nga bashkëshortja e tij, dhe për këtë arsye ka vendosur të ndërpresë fjalën e tij duke I kërkuar ndjesë të pranishmëve.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean- Claude Juncker u detyrua të ndërpriste fjalën e tij gjatë një samiti të rëndësishëm me liderat arab në Egjipt, duke iu përgjigjur telefonatës së ardhur nga bashkëshortja e tij, Kristine.

Herën e parë, Juncker e mbylli telefonin, kërkoi ndjesë dhe e futi në xhep. Por zilet nuk pushonin, ndaj pas ziles së tretë, presidenti ndaloi dhe u shpreh:

“Po e ndërpres pak fjalën sepse është duke më rënë celulari. Ndjesë!”

Me të mbaruar telefonatën, Jean- Claude- i u drejtua nga salla duke thënë:

“Ishte dyshuesja e përhershme. Bashkëshortja ime. Do të përfundoj konferencën këtu, sepse ajo nuk ndalon”, u shpreh Junker”, gjë që shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve./abcnews.al

vlcsnap-error020-1280x720.jpg
G. P.17:29 | 02/03/2018

Një makinë e policisë ka aksidentuar një automjet që po transportonte drogë. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë.
Sipas burimeve të ABC News, efektivët e policisë më herët kishin marrë informacion se një makinë, ku ndodheshin dy persona kishte drogë. Mjeti po udhetonte në rrugen nacionale pranë Bistricës.
Policia gjatë ndjekjes e ka goditur makinën nga pas dhe ka ndaluar në flagrance dy persona. Ende nuk ka të dhëna për sasinë e drogës që po transportonin dy të arrestuarit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono