Gnabry

gnabey.png
Vladimir Prenga16:45 | 19/10/2019

Serge Gnaby ka shënuar edhe golin e dytë të Bayern Munich, që ka përmbysur ndeshjen me Augsburg. Bavarezët e panë veten shumë shpejt në disavantazh, por Lewandovski arriti të barazonte shumë shpejt.

Me fillimin e pjesës së dytë erdhi edhe epërsia e kampionëve në fuqi të Gjermanisë. Sulmuesi anësor, me një gjuajtje perfekte ka mposhtur portierin vendas dhe Bayren po kryeson me rezultatin 1-2. /abcnews.al

Argjentine-Gjermani.png
Veronik Istrefaj23:21 | 09/10/2019

Takimi miqësor mes Gjermanisë dhe Argjentinës është mbyllur i barabartë 2-2. Kjo sfidë u luajt në “Signal Iduna Park”, Dortmund, dhe tifozët e pranishëm shijuan një spektakël të jashtëzakonshëm.

Gjermania do të kalonte e para në avantazh. Lojtari më në formë i momentit në Europë, Serge Gnabry, ishte ai që hapi serinë e golave, në minutën e 16-të. Gjashtë minuta më vonë, talenti Havertz do të dyfishonte për të besuarit e Joachin Low.

Në pjesën e dytë, Argjentina do të zgjohej dhe do të reagonte. Ishte Alario ai që shkurtoi diferencat, në minutën e 66-të, ndërsa Ocampos në të 85-ën vendosi rezultatin final të sfidës në 2-2./abcnews.al

Miqësore, Signal Iduna Park

Gjermani – Argjentinë  2-2
Gnabry 16’, Havertz 22’ / Alario 66’, Ocampos 85’

Gnabry1.jpg
Veronik Istrefaj16:55 | 02/10/2019

Talenti i Bayern Munchen, Serge Gnabry, është njeriu më i përfolur i momentit, pasi në ndeshjen kundër Tottenham në Champions, shënoi 4 gola. Bayern mori një fitore të madhe 7-2 përballë “Gjelave” dhe Gnabry ishte njeriu i takimit.

Pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme, sulmuesi gjerman tha: “Është e vështirë ta përshkruaj me fjalë këtë fitore, 7-2. Askush nga ne nuk e imagjinonte kështu. Edhe të shënoja katër gola, nuk e kisha imagjinuar asnjëherë. Gjithsei, është një ndjesi e jashtëzakonshme. Një fitore e madhe për ne, asnjë dyshim”, tha mes të tjerash Gnabry.

Anësori i Bayern shkroi emrin e tij dhe në librat e historisë mbrëmë, duke u bërë lojtari i vetëm në historinë e Champions që shënon katër gola brenda një pjese loje./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono