gjyqtari

KRONIKE-FATOS-QATO-KPK-ABC-M1-T2.mpg_snapshot_00.07-1280x830.jpg
G. P.17:57 | 14/12/2018

Fatos Qato, gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë doli të premten para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Treshja gjykuese e Vettingut konstatoi një sërë problematikash në pasuritë e gjyqtarit. Vetë Qato pretendoi se çdo pasuri e tij ishte e ligjshme dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

“Para 20 vjetësh nuk e dija që do të vinte kjo ditë. Po ta dija do t’i kisha mbajtur të gjitha faturat”. Fatos Qato, gjyqtar në Apelin e Tiranës u shfajësua në këtë formë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për mungesën e mandatit të pagesës së këstit të tretë të blerjes së një apartamenti prej tij në Tiranë në vitin 1997. Qato tha se nuk e kishte ruajtur mandat-pagesën, jo vetëm prej kohës së gjatë, por edhe për shkak se nuk ishte detyrim ligjor. Por gjyqtarët e Vettingut konstatuan mospërputhje të dokumenteve dhe pretendimeve të gjyqtarit dhe në lidhje me pagesën e këstit të katërt dhe të fundit të shumës 28 mijë USD për këtë apartament. Komisioni konstatoi mungesë të burimeve financiare për blerjen e apartamentit, por gjyqtari tha se ishte siguruar nga të ardhura të ligjshme dhe kursime, paçka se nuk kishte dokumentacion për vitet 1983-1993.

Hetimi i KPK-së për gjyqtarin e Apelit ishte bazuar vetën në kriterin e pasurisë. Komisioni vlerësoi të rregullt pasurinë banesë, që gjyqtarit dhe bashkëshortes i ishte dhuruar nga prindërit e kësaj të fundit. E rregullt u cilesua edhe një llogari bankare në shumën e 7 mijë eurove. Por sipas komisionit, gjyqtari kishte pamundësi financiare për të justifukuar blerjen e një automjeti 28.5 mijë euro në vitin 2012 me kontratë financimi leasing. Kjo për faktin se në të njëjtin vit rezultonte se kishte shlyer një tjetër automjet të blerë me herët, bashkëshortja e tij kishte blerë një tokë arë 108 mijë lekë në Pogradec, si edhe shpenzime për shkollimin e fëmijëve dhe për disa udhëtime private jashtë vendit. Problematike për komisioni u vërejt edhe një shumë prej 25 mijë euro për arredimin e banesës gjatë 5 viteve të fundit. Ndërsa vetë gjyqtari tha se kjo shumë ishte ivestuar ndër vite dhe se i vetmi ndryshim i bërë 5 vjeçarin e fundit ishte një kënd 5 mijë euro i dhuruar nga vjehrri dhe vjehrra.

“Për vitet 2005-2015 subjekti ka 8.3 milionë lekë shpenzime të pajustifikuara”, tha relatorja e trupit gjykues. Gjyqtari theksoi se nga viti 1990 deri në 1997 kishte jetuar në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së tij. “Nga viti 1983-2016 unë kam krijuar 45.6 milionë të ardhura, ndërsa kam pasuri vlerë totale pasurie kam më pak se një të tretën e kësaj shume. Çdo pasuri e imja është e ligjshme. Kërkoj konfirmim në detyrë”, tha gjyqtari. Vendimi përfundimtar për Qaton pritet të shpallet në 17 dhjetor./abcnews.al

SHKELQIM-MIRI-MBULIM.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
G. P.12:50 | 27/11/2018

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi gjyqtarin Shkëlqim Miri me 2 vite e 6 muaj burg. Trupa gjykuese vendosi dënimin me 3 vite e 9 muaj burg për gjyqtarin. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfiton uljen e 1/3 së dënimit dhe përfundimisht dënohet me 2 vite e 6 muaj burg. Prokuroria kishte kërkuar dënimit me 4 vjet burg të ish-gjyqtarit të gjykatës se Apelit të Tiranës, i akuzuar për korrupsion.

Gjyqtari Shkëlqim Miri akuzohet se liroi nga burgu të dënuarin për vrasje të dyfishtë Gentjan Doda, kundrejt një ryshfeti prej 20 mijë eurosh. Ndërsa në shtëpinë e gjyqtarit gjatë kontrollit u gjetën mbi 30 milionë lekë. Po ashtu gjykata vendosi dënimin me 1 vit e 8 muaj burg për Kujtim Mirin, kushëriri i gjyqtarit, i cili dyshohet se ka bërë ndërmjetësin në marrjen e rryshfetit./abcnews.al

trump.jpg
G. P.12:58 | 20/11/2018

Një gjykatë në SHBA ka sfiduar dekretin e presidentit Trump lidhur me karvanin me emigrantë nga Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori. Vendimi i fundit i drejtësisë thotë se emigrantët mund të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Donald Trump humbet një betejë në luftën e tij personale kundër karvanit të emigrantëve të nisur nga Amerika e Jugut dhe që po përpiqet të arrijë në Shtetet e Bashkuara. Një gjyqtar federal ka urdhëruar Administratën të pranojë kërkesat për azil të migrantëve pa marrë parasysh vendin ku do të paraqiten.

Më 9 Nëntor, Trump ndaloi pranimin e kërkesave për azil që nuk ishin paraqitur në një pikë hyrje zyrtare në SHBA: në fakt, vetëm ata që futen ligjërisht në Shtetet e Bashkuara mund të paraqesin kërkesa. Duke vepruar kështu, presidenti përdori mundësitë që i ishin dhënë rolit të tij nga ligjet e sigurisë kombëtare dhe theksoi se po vepronte për të mbrojtur tokën amerikane. Norma ligjore u krijua për të penguar mijëra emigrantë që gjenden në kufirin jugor të SHBA-ve dhe që Trump dërgoi ushtrinë t’i ndalonte.

“Cilido qoftë autoriteti i presidentit, ai nuk mund të rishkruajë ligjet e emigracionit duke miratuar rregulla që Kongresi i ka dënuar shprehimisht”, shkruan gjykatësi Jon S. Tigar i San Franciskos në bazë të vendimit.

Zgjedhja e tij nënkupton që, derisa të ketë një apel, emigrantët mund të kërkojnë azil në SHBA. Ndërkohë, sëfundi Trump i bëri thirrje emigrantëve nga Amerika Qendrore në kufi me Meksikën që të kthehen mbrapsht. “Ikni në shtëpi!”, shkruan kreu i Shtëpisë së Bardhë në profilin e tij në Twitter. Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk janë të përgatitura për të pritur këtë “pushtim” dhe ka paralajmëruar se nuk do ta tolerojnë atë./abcnews.al

SHKARKOHET-JANGULLI-1280x720.jpg
ent ela10:14 | 05/10/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli.

Trupa gjykuese e përbërë nga nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari, mori këtë vendim për shkak të paaftësisë profesionale si dhe problemeve të gjyqtarit për mosjustifikimin e pasurisë me burime të justifikuara

Në seancën dëgjimore të zhvilluar të mërkurën, KPK sqaroi se gjyqtari Jangulli rezulton se ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë. Edhe  DSIK ka konstatuar se gjyqtari është i papërshtashëm  për këtë detyrë.

Sipas KPK, Jangulli ka marrë ryshfet bashkë me nje prokuror për lirimin e 3 të pandehurve.

Po sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtari i Administratives Shkodër ka pasur probleme e ankesa edhe sa i takon vendimeve të dhëna prej tij./abcnews.al

MBULIM-PROKURORIA-THANZA.mpg_snapshot_00.31-1280x720.jpg
G. P.12:22 | 24/09/2018

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza është thirrur sot në prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje ne lidhje me hetimin e hapur ndaj tij për falsifikimin e formularit te dekriminalizimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra në korrik të këtij vitit gjyqtarin Thanza, pasi ai nuk e kishte deklaruar një dënim të marrë në Itali në 1999.

Antari i Gjykatës së Lartë, sipas KPK-së, ishte dënuar në Itali me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim. Thanza nuk e kishte deklaruar në formular këtë dënim, por për rastin, përpara trupës gjykuese të KPK-së tha se vjedhjen e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për të ndihmuar nipin e tij të sëmurë që po kurohej në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Në 11 korrik të këtij vitit edhe Prokuroria e Përgjithshme u vu në lëvizje në lidhje me këtë rast, duke dërguar edhe një letërporosi në Itali për të mësuar detajet mbi ngjarjën ku dyshohet se ka qenë i përfshirë gjyqtari Thanza./abbcnews.al

SINKRON-ALIBEAJ.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
G. P.15:36 | 01/08/2018

Deputeti demokrat Enekeljd Alibeaj ka akuzuar organet e vettingut për vendimmarrje politike, edhe për rastin e gjyqtarit Dritan Hallunaj, përgjegjës për lirimin si të pafajshëm të Arben Frrokut, për akuzën e vrasjes së komisarit Dritan Lamaj. Sipas demokratëve, vendime si ky, po vrasin besimin e shqiptarëve tek procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Konfirmimi në detyrë i gjyqtarit të krimeve të Rënda Dritan Hallunaj solli reagimin e menjëhershëm të Partisë Demokratike.

“Konfirmimi në detyrë i gjyqtarit të Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj, përgjegjës për lirimin nga burgu të mikut të Edi Ramës Arben Frroku, vrasësit të komisarit Dritan Lamaj, është këmbanë alarmi për sistemin e ri të drejtësisë”.

Vendimi i pafajësisë për Arben Frrokun që mban datën 3 prill 2015…

Është i mjaftueshëm sipas ish-ministrit të drejtësisë Alibeaj, për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Hallunaj, vendimi i të cilit më pas u rrëzua nga gjykata e Apelit, gjykata e lartë dhe ajo Kushtetuese të cilat dhanë burgim të përjetshëm për Arben Frrokun.

“Nëse gjyqtarët konfirmohen në detyrë pavarësisht se kanë liruar nga burgu vrasës dhe individë të lidhur me krimin e organizuar, atëherë vettingu ka dështuar të kthejë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”. 

Besim edhe i ndërkombëtarëve ky, thekson Alibeaj duke kujtuar deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu referuar pikërisht rastit në fjalë.

Donald Lu: “Persona si Arben Frroku, që vrau një shef policie, por në mënyrë të mistershme u lejua të largohet nga vendi, ndërsa ishte në pritje të apelimit në gjykatë…janë llojet e përsonave që duhet të kenë frikë nga një sistem drejtësie funksional”. (17 nëntor 2015)

Konfirmimi i Hallunit në detyrë e ka një qëllim sipas demokratëve dhe është pikërisht emërimi i tij në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, një nga organet më të larta të sistemit të reformuar të drejtësisë.

Vettingu hanxhar në duart e Edi Ramës. Kështu e quan ish-kryeministri i vendit Sali Berisha vendimin sipas tij kriminal të komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin Hallunaj. Ky vendim, thekson Berisha, tregon se cilët do të jenë monstrat e drejtësisë së ardhshme të reformës Orëelliane që do të vendosin për të drejtat tuaja.

ILIR-TOSKA-1280x720.jpg
ent ela11:45 | 21/06/2018

Ilir Toska, gjyqtari i Apelit Tiranës kaloi me sukses procesin e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të enjten vendimin përfundimtar për Toskën, duke e konfirmuar atë në detyrë. Gjyqtari Toska u shqyrtua me përparësi për shkak të kandidaturës së tij për Këshillin e Lartë Gjyqësore. Në seancën dëgjimore të zhvilluar të mërkurën, KPK relatoi se gjyqtari Toska ishte vlerësuar pozitivisht sa i përkiste justifikimit të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale. Sipas komisionit, Toska gëzonte vetëm një pasuri të patundshme, një apartament të blerë 50 mijë euro në Tiranë./abcnews.al

CESHTJA-VELIERA-1280x720.jpg
ent ela18:43 | 30/04/2018

Edhe pse kanë kaluar 60 ditë nga përfundimi i procesit gjyqësor për Velieren gjyqtari i çështjes Ergys Gashi ende nuk ka zbardhur vendimin. Për këtë arsye Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi që ky rast të verifikohet nga KLD, sepse po pengohet rruga ligjore për këtë çështje.

Ergys Gashi, relatori i trupit gjykues në gjykatën administrative, i cili gjykoi çështjen Veliera do t’i nënshtrohet verifikimit nga Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi nuk zbardhi vendimin brenda afatit të përcaktuar. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nga Durrësi ku zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” tha se ka kërkuar që të verifikohet rasti.

Gjonaj: “Në bazë të kompetencave që ka, ministri i Drejtësisë i është drejtuar Inspektoriatit të Këshillit të Lartë Drejtësisë për inspektimin dhe verifikimin e rastit. Presim rezultatet e raportit të Inspektoriatit të KLD-së dhe pas kësaj ministri i Drejtësisë do të propozojë masat sipas përcaktimeve ligjore të reja”.

Kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako tha se duhet të marrin masa që të zhbllokohet rruga ligjore për këtë çështje.

Dako: “Pa çuar dosjen në sekretari nuk munddet që Bashkia të bëjë apelim, sekretaia e përcjell në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë dhe atje pasi njihet me dosjen, hap procedurën”.

Kur kanë kaluar më shumë se 60 ditë nga përfundimi i procesit gjyqësor për veliera, gjygjtari ergys gashi ende nuk ka zbardhur vendimin . Në këto kushte palët, Bashkia Durrës dhe shoqëria civile kanë pengesë ligjore për ta ankimuar në Gjykatën e Apelit.

abcnews.al

31154128_1892025020830820_8230552851319881728_n.jpg
ent ela10:10 | 22/04/2018

Përse është sistemi gjyqësor në Shqipëri kaq i korruptuar dhe jofunksional? Si duhet kuptuar pavarësia e gjyqësorit? Këto pyetje i drejtoi Zëri i Amerikës një anëtari të Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit, i cili do të japë mësim në Shqipëri muajin e ardhshëm. Stephen Czuleger është pjesë e një programi Fulbright që synon të mbështesë brezin e ri në sistemin shqiptar të drejtësisë. Gjykatësi ishte në studion e Zërit të Amerikës në Los Anxhelos, nga ku bisedoi me Rudina Dervishin mbi pritshmëritë për procesin e reformave në drejtësi.

Screenshot_9-8.jpg
ent ela18:05 | 20/03/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kallëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.

Përmes një njoftimi zyrtar, KPK bëri me dije se ka referuar në prokurori gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ i ish-gjyqtarit Imeraj gjatë procesit të vettingut.

Procesi i rivlerësimit të ish-gjyqtarit Imeraj u ndërpre në 12 shkurt.

Shkak për këtë u bë vendimi i vetë gjyqtarit për të hequr dorë nga mandati i tij në Kushtetuese. Gjyqtari Imeraj e motivoi dorëheqjen e tij me arsye personale dhe shëndetësore. Tashme, i mbetet prokurorisë të verifikojë dhe vlerësojë dyshimet e ngritura nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono