gjyqtare

SHTYHET-TAHIRI-MBULIM.mpg_snapshot_00.55-1280x720.jpg
G. P.11:58 | 03/04/2019

Përcaktohen gjyqtarët që do të gjykojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas shortit të hedhur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, mësohet se anëtarët e trupit gjykues do të jenë Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Tahiri do të gjykohet për 3 akuza “trafikim lëndësh narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerje e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Pas dërgimit të dosjes për gjykim, më 26 Mars ish-ministri i Brendshëm tha se do ta provojë pafajësinë e tij, ndërsa deklaroi se procesi bëhet me porosi nga politika./abcnews.al

RUMANI-PROKURORET.mpg_snapshot_00.17-1280x637.jpg
ent ela19:44 | 22/02/2019

Prokurorë dhe gjyqtarë në Rumani i kanë dhënë jetë një proteste, të cilën kanë paralajmëruar se do ta përshkallëzojnë nëse qeveria nuk heq dorë nga ndërhyrjet në sistemin gjyqësor. Ndryshimet e hartuara nga ekzekutivi dobësojnë pozitën e prokurorëve sidomos në çështjet e korrupsionit në nivele të larta.

Prokurorët dhe gjyqtarët në Rumani u mblodhën të premten në një protestë të paprecedentë kundër ndryshimeve në sistemin gjyqësor të përgatitura nga qeveria. Më herët gjatë muajit, ekzekutivi rumun përdori një dekret të jashtëzakonshëm për të modifikuar legjislacionin për gjyqësorin, që mes të tjerash u heq prokurorëve një pjesë të kompetencave të tyre. Sidoqoftë, kjo është vetëm një pjesë e ndryshimeve që social-demokratët kanë bërë në sistemin e drejtësisë në dy vitet e fundit, duke nxitur protesta masive të qytetarëve. Në mbështetje të prokurorëve janë rreshtuar Komisioni Europian dhe Departamenti amerikan i Shtetit, që kanë deklaruar se ndryshimet kërcënojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe sundimin e ligjit. “Këto ndryshime të papritura, të bëra përmes një dekreti të jashtëzakonshëm dhe pa konsultuar Këshillin e Lartë të Magjistraturës pengojnë prokurorët të kryejnë deri në fund detyrën e tyre”, thuhet në një deklaratë të prokurorëve të Bukureshtit. Në shenjë proteste prokurorët kanë paralajmëruar se nga dita e hënë do të bojkotojnë punën, duke bërë përjashtim vetëm për çështjet e rëndësisë së veçantë. Rumania rregullisht renditet ndër vendet më të korruptuara të BE-së dhe Brukseli e ka mbajtur sistemin e saj ligjor nën mbikëqyrje që kur vendi u bashkua me bllokun në vitin 2007. /abcnews.al

KRONIKE-KERKESA-KLGJ.mpg_snapshot_00.09-1280x720.jpg
ent ela14:19 | 13/02/2019

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dërgon pranë Këshillit të lartë gjyqësor kërkesën për hetimin dhe shkarkimin e tre gjyqtarëve që përbënë shumicën që mori vendimin për shfuqizimin e 4 dënimeve me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe dënimin e tij me 25 vjet burg. ABC News disponon kërkesën.  

E paralajmëroi në fillim të javës dhe në mes të saj u bë fakt i kryer. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka dërguar zyrtarisht pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkesën për fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarëve Skënder Damini, Petrit Aliu anëtar të Gjykates së Apelit Vlorë dhe Aleks Nikolli i Gjykatës së Apelit Shkodër, të cilët kanë qenë shumica, 3 prej 5 gjyqtarëve, që kanë vendosur shfuqizimin e 4 dënimeve me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe dënimin me 25 vjet burg.

Sipas kërkesës së mbërritur në KLGj dhe të disponuar nga ABC News, mes të tjerave nënvizohet se në vendimin e datës 8 shkurt të këtij vitit, pas rigjykimit, trupi gjykues i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda i përbërë nga kryesues: Fuat Vjerdha, anëtarë: Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Skënder Damini dhe Petrit Aliu, me shumicë votash ka vendosur të dënojë përfundimisht të pandehurin Dritan Dajti me 25 vjet burgim, falë pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar.

Ministrja e Drejtësise vlerëson se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor për shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. Ndaj Gjonaj i kërkon Inspektoratit fillimi e hetimit disiplinor ndaj gjyqtareve Skender Damini, Petrit Aliu të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe Aleks Nikolli i Gjykatës së Apelit Shkodër. Në përfundim të procedimit disiplinor, Këshilli i Lartë Gjyqësor pasi të ketë shqyrtuar Raportin e hetimit disiplinor ndaj tre gjyqtarëve ministrja e Drejtësisë i sugjeron që marrë masën disiplinore të “shkarkimit nga detyra”, për tre gjyqtarët e dosjes së Dritan Dajtit.

Nga ana tjetër, që në momentin që ishte paralajmëruar ky reagim i ministres së Drejtësië Gjonaj, këtë kërkesë opozita e cilësoi si tallje e pacipë dhe e pamëshirshme me 4 dëshmorët e atdheut të vrarë në krye të detyrës nga Dritan Dajti. Siç kthen në vëmendje opozita, parashikimet ligjore për shkeljet disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk ekzistojnë, pasi gjykata kushtetuese ka shfuqizuar nenet nga 101 deri në 104 të ligjit për statusin e gjyqtarin, nene të cilat parashikonin shkeljet disiplinore.

Në arenën e madhe të ligjeve dhe akteve nënligjore, Ministrja e Drejtësisë me këtë kërkesë sidoqotë e hodhi një top drejt Këshillit të Lartë Gjyqësor, përgjigja e të cilit pritet në ditët në vijim. /abcnews.al

klgj.jpg
G. P.12:39 | 12/12/2018

Një ditë pas krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sot po zhvillohet mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Shqipërisë, për zgjedhjen e 6 anëtarëve gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Për 4 orë, 339 nga 354 gjyqtarë nga të gjitha gjykatat e vendit, qe ishin ne liste, kane votuar per te zgjedhur 6 anëtarë të KLGJ. Tashmë pritet përfundimi i numërimit teë votave për të mësuar fituesit. Një nga 10 kandidaturat, Alma Brati, gjyqtare e Gjykatës së Tiranës është tërhequr dje, duke lënë në garë 9 kandidatë të tjerë.

Medi Bici, Gjykata e Lartë

Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë

Nertina Kosova, Gjykata e Apelit të Krimeve

Astrit Faqolli, Gjykata e Tiranës

Brunilda Kadi, Gjykata e Tiranës

Dritan Hallunaj, Gjykata e Krimeve të Rënda

Manjola Xhaxho, Gjykata e Krimeve të Rënda

Marcela Shehu, Gjykata e Tiranës

Brikena Ukperaj, Gjykata e Apelit të Vlorës

KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë. 6 prej tyre vijnë nga radhët e gjyqësorit, ndërsa 5 të tjerë jogjyqtarë jane miratuar më herët nga Parlamenti./abcnews.al

kpk123.jpg
G. P.15:48 | 15/07/2018

Java e kaluar ishte një jave e ngjeshur me seanca për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për llogari të procesit të Vettingut të gjyqtarëe dhe prokurorëve. Por edhe java që vjen duket se do të jetë e tillë. Mëngjesin e së hënës KPK do të shpallë vendimin përfundimtar në lidhje me rivlerësimin e gjyqtarit të Kushtetueses, Gani Dizdari.

Në orën 13:00 të së njëjtës dite para Komisionit pritet të dalë në seancë dëgjimore, anëtari i Gjykatës së Tiranës, ish-kreu i Gjykatës së Tiranës, Artan Zeneli. Të martën në orën 10:00 kolegu i tij i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, për të cilin u zbulua një dënim fajësie nga një gjykatë italiane, do të njihet me vendimin final nëse kalon ose jo Vettingun.

Një orë më vonë KPK do të kalojë në filtra gjyqtaren e Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova. Ndërsa në 13:00 të së martës para Komisionit do të dalën prokurorja e Tiranës, Antoneta Sevdari.

Të mërkurën, në dy seanca të njëpasnjëshme do dëgjohen në KPK, prokurori i Apelit Tiranë, Arben Nela dhe gjyqtari i Apelit të kryeqytetit, Ervin Metalla./abcnews.al

brikena-ukperaj-1280x720.jpg
ent ela11:40 | 22/06/2018

 

Gjyqtarja e Apelit Vlorë, Brikena Ukperaj (Lubonja) ishte gjyqtarja e radhës që  iu nënshtrua Vettingut. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarja ishte e pastër në pasuri e figurë dhe e aftë profesionalisht. Për Ukperajn ishin depozituar në KPK 12 ankesa nga publiku. Mes tyre edhe për çështjen e falsifikimit të pronave në Karaburun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhilloi të premten seancën dëgjimore për gjyqtaren Brikena Ukperaj (Lubonja). Gjyqtarja e Apelit Vlorë iu nënshtrua me përparësi kontrollit të trefishtë të Vettingut për shkak të kandidaturës për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në seancën që zgjati më pak se 20 minuta, Komisioni tha se nga raportet e përcjella në KPK dhe verifikimi i thelluar kishte rezultuar se Ukperaj ishte e pastër sa i përket pasurisë, e pastër në figurë e integritet, si edhe e aftë profesionalisht për të vijuar ushtrimin e detyrës. Si pasuri të gjyqtares së Apelit u listua 50 % e vlerës së një apartamenti me vlerë 44 mijë euro në Tiranë dhe 30 % e vlerës së një automjeti “Mercedes Benz” të blerë 7500 euro.

Brikena Ukperajt nuk ishte proceduar asnjeherë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por në KPK ishte depozituar një lumë denoncimesh nga publiku për të. Relatorja e trupit gjykues radhiti 12 denoncime në total, ku i fundit kishte mbërritur me e-mail një ditë para seancës dëgjimore.

“Nga verifikimet e kryera nga KPK, tha relatorja, rezultoi se në të gjitha rastet ankesat ishin për vendimarrje që mund të ankimohen në një shkallë më të lartë”.

Në përfundim gjyqtarja Ukperaj kërkoi konfirmim në detyrë, duke thënë se besonte tek procesi i Vettingut, se për profesionin e saj kishte lënë pas dore edhe familjen dhe se kishte qenë e përgjegjshme për çdo vendim që mbante firmën e saj.

Këto fjalë u dëgjuan edhe nga disa prej denoncuesve të saj, të pranishëm në seancë, pretendentë të dhjetëra hektarë tokë në Karaburun. Ata akuzuan Ukperajn për gjykim të padrejtë dhe shkelje ligjore. Vendimi përfundimtar për gjyqtaren Brikena Ukperaj do të shpallet në 25 Qershor 2018./abcnews.al

FADIL-KASEMI-GJYQ-1280x720.jpg
G. P.14:56 | 11/06/2018

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranëdo të gjykojë dosjen në ngarkim të Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Fildez Hafizi, në fund të Gushtit të kaluar. Ky ishte vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila përcaktoi këtë shkallë për gjykim lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës për dosjen e të pandehurit Kasemi.

Gjykata e Tiranës pati dërguar në Gjykatën e Lartë për interpretim të kompetencës për këtë dosje, pasi më herët, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte shpallur moskompetencë për shqyrtimin çështjes. Kërkesa ishte motivuar me vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 16 Mars 2018, sipas të cilit Krimet e Rënda janë kompetente vetëm për gjykimin e veprave penale nën juridiksionin e SPAK.

Por më pas një tjetër vendim i Gjykatës së Lartë këtë dosje ia kalonte Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe jo asaj të Tiranës. Në kushtet e këtij ngërçi mes institucioneve të sistemit të drejtësisë, teksa çështja pritet të nisë shqyrtimin në themel, Gjykata e Tiranës zgjodhi të mos shpallë jokompetencën për çështjen, por të kërkojë interpretim të kompetencës nga Gjykata e Lartë.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, çështja i kalon Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Fadil Kasemi akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe po gjykohet nën masën e sigurisë “arrest në burg”. Nëse deklarohet fajtor ai rrezikon dënim nga 20 vite heqje lirie deri në burgim të përjetshëm./abcnews.al

kpk123.jpg
G. P.15:46 | 17/05/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë publike listën e re me 36 gjyqtarë dhe prokurorë që do t’i nënshtrohen procesit të vetingut në javët e ardhshme.

Në listë përfshihen 7 kandidatë për vendet e lira të mbetura në Gjykatën Kushtetuese, pasi gjatë listës së parë që kaloi në Vetting, vetëm një anëtare nga Gjykata Kushtetuese, Vitore Tushaj, u rikonfirmua në detyrë.

Po ashtu, në listë janë 10 këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, 7 kryetarë gjykatash dhe 9 gjyqtarë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Vetëm tre prokurorë janë përfshirë në këtë listë, mes tyre dhe Besim Hajdarmataj Esmeralda Cami dhe Enkelejda Millonai./abcnews.al

kpk.jpg
G. P.15:16 | 03/05/2018

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, nuk e kaloi Vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi nga detyra pasi mori në analizë pasurinë e saj, integritetin dhe aftësitë profesionale. Sipas KPK-s, gjyqtarja nuk justifikon pasurinë me burime të ligjshme.

Ndryshe nga ILDKPKI-ja, që raportonte deklarime të sakta të pasurisë për Xhoxhaj, KPK-ja mban një tjetër qëndrim.

Ndryshe nga pasuria, gjatë vlerësimit të figurës së gjyqtares nuk ishte konstatuar asnjë kontakt mes saj dhe personave të inkriminuar. Të përshtatshme ishin vlerësuar edhe aftësitë e saj profesionale.

Gjyqtarja që gjatë seancës dëgjimore kundërshtoi pretendimet dhe gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Xhoxha guxoi të lëshonte edhe akuza drejt Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke pretenduar se prej tyre ishte lexuar gabim ligji për deklarimin e pasurisë së bashkëjetuesit./abcnews.al

unioni.jpg
G. P.16:22 | 28/04/2018

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërsisë i bën thirrje politikës të mos ndikojë në procesin e Vettingut. Gerd Hoxha, kreu i rikonfirmuar i Unionit, shprehu mbështetjen maksimale të gjyqtarëve për vijimin e këtij procesi, duke kërkuar zbatimin e tij konform standardeve ligjore.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shprehu mbështetje maksimale për vijimin e procesit të Vettingut, si garanci për një sistem drejtësie të drejtë, të pavarur dhe efikas. Kreu i Unionit, Gerd Hoxha e shoqëroi deklaratën me një thirrje për klasën politike, median dhe opinionin publik.

“Të mos influencojë procesin e Vettingut me deklarata të pabaza e shpeshherë emocionale, të cilat në dukje i shërbejnë integrimit të shoqërisë tonë në familjen e madhe europiane, por në fakt na largojnë përherë e më tepër nga kjo familje e madhe, nga vlerat e saj”.

Hoxha theksoi rëndësinë e ruajtjes së procesit të rregullt ligjor gjatë rivlerësimit të gjyqtarëve. Unioni i Gjyqtarëve iu drejtua me një ftesë organizmit simotër Shoqatës së Gjyqtarëve për rritje të bashkëpunimit deri në bashkimin mes tyre në funksion të mbrojtes së interesave të gjyqtarëve dhe shëndoshjes së sistemit.  Ky ishte qëndrimi i parë publik i Hoxhës, pas rikonfirmimit të tij këtë të shtunë si kryetar i bordit drejtues të Unionit të Gjyqtarëve./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono