Gjylameti

gjylameti-1280x714.jpg
Sej rie12:40 | 01/07/2019

Kryetarja e Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti po ndjek numërimin e votimeve në një qendër votimi në Kombinat. Ajo tha për ABC-News se protestat nuk i shkatërruan zgjedhjet. Lidhur me numrin e votave të pavlefshme, Gjylameti tha se është në shifrën normale, duke krahasuar me historikun e zgjedhjeve.

“Edhe për Tiranë kemi pasur një pjesëmarrje të rritur lidhur me atë që kemi patur nëse ndjekim PS-në në vitin 2015 apo qoftë edhe në vitin 2017 dhe përsëri kemi një rritje të konsiderueshme.  Ajo që vëmë re se pas një klime politike tejet të nxehu, me thirrje për bllokim, për dhunë e të tëra, qytetarët shqiptarë treguan edhe një herë nëpërmjet kësaj pjesëmarrje shumë të lartë për Tiranën, përtej situatës dhe temperaturave shumë të nxehta, dhe përtej atyre pikave të nxehta që kemi pasur me protesta në Kombinat por edhe nëpër pikat e tjera, pjesëmarrja ka qenë e madhe”./abcnews.al

64320818_446715789225298_5152553036719063040_n-1280x853.jpg
ent ela15:00 | 14/06/2019

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, fushatën elektorale e vijoi në njësinë administrative numër 11.  Ai u tha qyetarëve se 30 qershori është mundësia e tyre për t’u dhënë lamtumirën personave që përfaqësojnë tranzicionin.

30 qershori për Erion Veliajn është festë. Kryebashkiaku i Tiranës njëkohësisht kandidati socialist për një mandat të dytë në krye të bashkisë së kryeqytetit iu tha banorëve të njësisë administrative numër 11.

“Data 30 qershor për ne është festë, nuk i bëjmë gjërat se kemi inat ata, por i bëjmë gjërat se duam familjen tonë, duam qytetin tonë, duam Laprakën, duam Don Boskon, duam njësinë 3, duam Bregun e Lumit, për sa kohë që njerëzit janë të qartë për këtë, as nuk duhet kacafyt fare. Kjo është për asfalt, kjo është për pastrim, kjo është për ndriçim, kjo për kënde lodrash, kjo për shkollë”.

Veliaj iu tregoi projektet që ka gati, ndërsa iu kërkoi të mendojnë për të ardhmen duke shigjetuar politikanët në opozitë.

“Takova një aty pak më parë që tha: “jam çam, s’kam votuar asnjëherë, por e di çfarë, ti e mbajte llafin. Ata ikën nga koalicioni, por ti vazhdove dhe e bëre sheshin’. Për sa kohë që zgjedhjet do bëhen dhe për sa kohë që tani të gjitha figurat e tranzicionit i kemi përballë, pra ata tre-katër vetë që përfaqësojnë të gjitha të këqijat që ky vend ka kaluar për 30 vjet, kemi një mundësi t’u themi: ‘Bella ciao’, hajt shko në shtëpi, ne do të vazhdojmë përpara sepse s’mund të na mbash peng. Ata i kanë rregulluar kalamajtë e tyre, të rregullojmë edhe ne familjet e këtij qyteti”.

Veliaj inspektoi punimet e kryera në rrugën “Egnatia” një zonë të harruar prej vitesh tashme e transformuar plotësisht. /ABC news Albania 24/7

blerina-1280x712.jpg
ent ela18:47 | 25/03/2019

Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti e ftuar në “Mbremje Ide” ka hedhur poshtë zërat se ka pasur një konflikt mes saj dhe Kryeministrit Edi Rama, pas mbajtjes së Kongresit.

Mirela Milori: Ishit lajm ditën e djeshme dhe ditën e sotme, sepse sipas disa mediave për ju nuk ka qenë një ditë e qetë e shtuna. Pse? Burime nga PS dhe po citoj  një nga portalet që kanë botuar dhe ka folur për znj. Gylameti; “Burime nga PS pas përfundimit të Kongresit thanë se Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarja e PS në Tiranën kanë debatuar ashpra”. Keni debatuar me Edi Rama?

Blerina Gjylameti: Po thua që kam debatuar ndonjëherë ashpër?! Unë diskutoj kur kam çështje që nuk kanë lidhje me atë që është puna e përditshme dhe i them, është pjesë e natyrës time të drejtpërdrejtë. Nuk kam pasur asnjë konflikt dhe nuk besoj se kam ndonjë konflikt.

Unë jam në detyrë sikundër e shikoni dhe sot vij si kryetare e PS për Tiranën. Ajo çfarë për mua ka më tepër rëndësi që të flasim nuk është çështja se si unë individualisht ndërlidhem me njerëzit e tjerë në PS, por besoj shumë më tepër ka rëndësi se si funksionon ekipi i PS qoftë i Tiranës qoftë i Shqipërisë për atë çfarë qytetarët presin.

Mirela Milori: Keni pasur apo jo edhe një komunikim verbal pak me tone të ngritura me Edi Ramën?

Blerina Gjylameti: Asnjëherë! Thash që nuk është çështje debati me tone. Kritika konstruktive dhe diskutime nuk thash që nuk ka. Nëse nuk do të kishim do të ishim në një sistem tjetër, jo në këtë që kemi./abcnews.al

GJYLAMETI-1280x760.jpg
ent ela20:44 | 12/03/2019

Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti është shprehur se deputet e rinj të opozitës me pranimin e mandatit po i rikthejnë normalitetin Parlamentit shqiptar. Këto deklarata deputetja socialiste i ka bërë mbrëmjen e sotme nga emisioni “Provokacija” në “ABC news”.

“Çështja është se një pjesë e mirë e atyre kolegeve që kanë qenë në listat e dyta ose në pjesën e dytë të listës të PD dhe LSI po rikthejnë edhe një herë në normalitet Parlamenti shqiptar. Ky ishte një vendim që nuk duhej ndërmarrë nga ata dhe në momentin që është ndërmarrë nga ata ne duhet”.

Më tej deputetja e PS-së është shprehur se opozita dhe mazhoranca kishin debate të mira pa praninë e kamerave sesa me praninë e tyre nëpër komisionet parlamentare.

“Jo vetëm ato 5 minuta të një debati që mund të përçohet që nuk ka asgjë të përbashkët me një debati që duhet të ndodhi, është për t’u dënuar. Puna janë e përditshme përtej atij debati 5 minuta pavarësisht se i dënoj me shumë forcë dhe unë jam nga ato që jam ngritur disa herë edhe pse kam qenë shumë  e re në parlament, për të dënuar gjuhën që përdoret kundër grave. Për të gjitha gratë që janë në politike por jo vetëm. Sepse unë mendoj në momentin që përdorim nj gjuhë të tillë jo etem dhunojmë atë që mund t’i drejtohemi por të gjithë ato që përfaqëson secili prej nesh. Puna që behet e përditshme është shumë herë më e madhe sesa ajo që shfaqet. Edhe parlamenti nuk do bëjë dallim nga ajo që ka shoqëria shqiptare një shoqërie e cila është në tranzicion. Dhe besoj si në media ashtu edhe në çfarëdolloj sektori tjetër kemi ato momente ku nuk është krenar askush për çfarë ndodh por kemi dhe ato momente e tjera që shikojmë që gjërat ecin para. Që nga pjesa e komisioneve, puna që bëhet me votuesit puna që behet në terren me njerëzit gjithë ajo pjesa që bëhet pas për të arritur në projektligje që kur të arrihet në fund të ketë ndikim. Jam e bindur dhe mua tua them këtë sekret por të gjithë e dinë është sekret që nuk e themi me zë të lartë por ndërkohë është , që kur nuk janë kamerat diskutimi që kemi të dyja kahet e politikës është tërësish ndryshe nga ai që kemi kur shikojmë kamerat”.

Gjylameti duke komentuar punimet gjatë seancave parlamentare dhe e ka cilësuar ditën e enjte si të tmerrshme.

“Ajo dita e enjte në Parlament është nga ato ditët e tmerrshme. Ajo që duam të themi është se nuk kemi përballje të alternativave por kemi njërën palë që merret me përbaltje dhe një pjesë se çfarë duhet të bëjë”./abcnews.al

gjylameti1-1280x720.jpg
ent ela19:52 | 22/02/2019

Frika për reformën në drejtësi dhe zgjedhjet lokale janë për deputetet socialiste Blerian Gjylameti shkaqet kryesore të lënies së mandateve të deputetëve të opzoitës. E ftuar në studion e Mbrëmje në ABC News Kryetarja e Partisë Socialiste të Tiranës përmendi disa nga arsyet që çuan në këtë pikë opozitën, një ndër to është është dhe mungesa e alternativës.

“Alternativa që sot ofrojnë kolegët e mi të opozitës me keqardhje e them se alternativa e tyre është politikë qorrase dhe nje tentativë për të parë pushtetinn në tavolinë. Nuk është ratsi se qytetarët votuan në 2017 për alternativën e PS. Zgjehdjet u njohën nga mazhoranca e opozita. Të punojnë çdo ditë për të krijuar alternativën e re qeverisëse.

Duhet të kuptojmë arsyet që çuan në këtë zgjidhje ekstreme dhe të parecedentë. Mjafton që të shohim historinë me alternativat qeverisëse. Tentuan të krijojnë kaos të merrnin me dhunë pushtetin por morën një menaxhim profesional nga policia. Është e papranueshme se çfarë duan të bëjnë Nëse në 2017 të gjithë e mbajnë mend tenden që nuk jepte alternativë, por donte të bllokonte.

Në bazë të asaj marrëveshje u propozua për të ndaluar përdorimin e administratës. Pranuan zgjedhjet. I tremben KLP e KLGJ do të duhej të votonin dhe për SPAK”.

Gjylameti shprehet se mazhoranca ka qenë gjithnjë e gatshme për dialog , por nuk është për marrje pushteti në tavolinë.

“Në asnjë moment nuk ka munguar shtrirja e dorëa për negiocim e dialogim. Drafti është në parlament nëse duan të bashkëpunojnë, që reforma elektorale të hynte në fuqi, fjala nuk mungon as hapësira për të ofruar alternativën e tyre nuk mungon.

Rezultati i zgjedhjeve nuk përcaktohet në tavolinën e negociatave, nuk vihet, zgjedhjet parakoshme që ne të kemi kosto”.

E pyetur nëse kjo situatë mund të çojë në përplasje civile Gjylameti i bën apel qytetarëve që të distancohen nga aktet e dhunës, pasi çdo forcë politke vjen në pushtet përmes votës së lirë.

“Nuk besoj se do shkojë në një situatë të tillë. Unë u bëj thirrje qytearëve që të distancohen nga këto akte. Dhuna nuk çon askund. Secila forcë politike në pushtet duhet të vijë përmes votës së lirë”. /abcnews.al

vlcsnap-error629-1-1280x720.jpg
us er14:40 | 08/12/2017

Partia Socialiste iu rikthye çështjes së konçesionit të konteinerëve, të cilin e ka cilësuar si një prej aferave korruptive më të mëdha të ish-qeverisë Berisha. Deputetja Blerina Gjylameti citoi median amerikane “Bloomberg”, duke thënë se publikimi i saj konfirmoi denoncimin e PS. Me këtë rast, ajo pyeti Prokurorinë përse nuk e heton çështjen në fjalë./abcnews.al

 

vlcsnap-error524-1-1280x720.jpg
us er13:15 | 24/11/2017

Për të dytën ditë radhazi socialistët i kërkuan Prokurorisë të hetojë burimin e parave me të cilat, sipas tyre, selia blu pagoi disa kontrata lobimi pranverën e kaluar, pak muaj para fushatës zgjedhore. Kryetarja e degës së PS Tiranë Blerina Gjylameti kërkoi nga Basha që të tregojë nëse ka përdorur para të pista për këto transaksione dhe përse nuk i ka deklaruar këto shpenzime në KQZ.

Kryetarja e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti, i kërkoi edhe njëherë Prokurorisë të hetojë burimin e parave, të cilësuara si të dyshimta prej socialistëve, me të cilat selia blu pagoi disa kontrata lobimi pranverën e kaluar, pak muaj para fushatës zgjedhore. Deputetja Gjylamenti kërkoi gjithashtu nga kryedemokrati Basha që të tregojë nëse ka përdorur para të pista për këto transaksione dhe përse nuk i ka deklaruar këto shpenzime në KQZ.

Socialistët insistuan me pyetjen e tyre drejtuar Prokurorisë, përse nuk fillon hetimet në lidhje me paratë e shpenzuara nga Partia Demokratike për disa kontrata lobimi pak muaj para zgjedhjeve të fundit, që sipas PS-së nuk janë deklaruar nga  selia blu pranë KQZ-së.

“Në total, shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për peridhën mars-qershor kapin vlerën e 825 mijë USD, më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike deklaroi në KQZ. Sot jemi në kushtet e rënda të shkeljes së ligjit nga ana e Partisë Demokratike. Në deklaratën e shpenzimeve që Partia Demokratike ka depozituar në KQZ nuk figurojnë fare të raportuara këto shpenzime. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave.”

Deputetja Blerina Gjylameti, njëherësh kryetare e PS-së së Tiranës, kërkoi nga kryedemokrati Basha që të tregojë burimin e parave të përdorura për transaksionet drejt Amerikës, duke ngritur dyshimin se bëhej fjalë për shuma të ardhura nga veprimtari kriminale.

“Këta që flasin për ditë për para të pista e vota të blera, ku i kanë gjetur 1 milion dollarë? 2.  Pse Partia Demokratike e Shqipërisë ka përdorur llogaritë e një kompanie offshore për të bërë pagesa në emër të Partisë Demokratike? […]A është financuar Partia Demokratike nga para të pista, nga persona të dyshuar për veprimtari kriminale? Të gjitha kontratat e nënshkruara me kompanitë lobuese mbajnë emrin, mbiemrin dhe firmën e Lulzim Bashës. Ndaj, ai sot nuk mund të fshihet, por duhet të dalë dhe t’i përgjigjet secilës prej këtyre pyetjeve.”

PS i kërkoi organeve të drejtësisë të hetojnë atë që e cilëson një “skandal”, ndërsa thekson se ka ardhur koha që politika të ndahet njëherë e mirë nga lidhjet e saj me krimin; e njëjta akuzë kjo e fundit që demokratët i rezervojnë socialistëve./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error430.jpg
us er20:07 | 31/10/2017

Deputetet Blerina Gjylameti dhe Elisa Spiropali do zëvendësojnë Saimir Tahirin në funksionet në Partinë Socialiste. Vendimi është marrë mbrëmjen e të martës në mbledhjen e kryesisë. Kështu, Blerina Gjylameti merr drejtimin e socialistëve të Tiranës, ndërsa Elisa Siropali do jetë koordinatorja e platformës për bashkëqeverisjen me qytetarët.
Njoftimi për pezullimin e ish-ministrit të Brendshëm nga funksionet në parti, u shpall nga kryeministri Rama në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar socialist dhe erdhi pas akuzave të ngritura nga prokuroria për përfshirje të emrit të tij në përgjimet e drejtësisë së Katanias, të bandës së narkotrafikut ku bëjnë pjesë vëllezërit Habilaj.
Zëvendësimi i Tahirit është bërë i ditur pas mbledhjes nga sekretari i përgjithshëm Taulant Balla.

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono