gjykimi

klement-balili.jpg
nev ila11:45 | 29/07/2019

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shtyn për në 11 shtator seancën për Klemend Balilin. Seanca e tretë në Apel dështoi për shkak të mos paraqitjes së Balilit dhe avokatit të tij mbrojtës, Theodhori Sollakut.

Klemend Balili u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me 12 vjet burg. Në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, Balili kundërshton dënimin që ka marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda./abcnews.al

GJYKATA-E-LARTE-30-MIJE.dosje_-1280x720.jpg
ent ela16:10 | 23/12/2018

Procesi i Vettingut la me 4 gjyqtarë Gjykatën e Lartë, duke e nxjerrë thuajse jashtë funksionit. Pamundësia e formimit të Kolegjeve 5 anëtarëshe Penale dhe Civile kanë bërë që shifra e çështjeve që presin radhën për gjykim të shkojë në mbi 30 mijë. 

Problemi i dosjeve të mbartura e për rrjedhojë i vonesës në gjykim është krijuar ndër vite për shkak të mosplotësimit të trupës së kësaj gjykate me anëtarë. Viti 2018 e gjeti gjykatën me 9 anëtarë, por procesi i vettingut shkarkoi nga detyra 5 prej tyre, duke e pamundësuar formimin e Kolegjeve me pesë anëtarë çështjet Penale dhe Civile. Referuar të dhënave nga Gjykata e Lartë numri i dosjeve gjyqësore penale, civile dhe administrative që presin gjykimin ka kaluar shifrën 30 mijë.

Aktualisht gjykata shqyrton në themel vetëm çështjet administratie, rekurset e tyre shqyrtohen nga kolegje 3 anëtarësh. Sipas të dhënave në periudhën qershor-dhjetor 2018 janë gjykuar në total 308 çështje administrative, nga të cilat 273 prej tyre në Dhomë Këshillimi dhe 35 prej tyre në seancë gjyqësor. Ndërsa çështjet penale dhe civile nuk mund zbresin në sallat e gjyqeve. Gjyqtarët e mbetur shqyrtojnë në Dhomat e Këshillimit vetëm çështje urgjente, si masat e sigurimit, apo ekstradime.  Të dhënat nga Gjykata e Lartë tregojnë se në dhomë këshillimi në harkun qershor-dhjetor të këtij viti janë shqyrtuar 152 çështje civile dhe 161 çështje penale.

Por ndërsa gjykata është në ngërç, në kryesekretarinë e saj depozitohen çdo ditë mesatarisht 50 rekurse, duke shtuar numrin e dosjeve dhe zënien e çdo hapësire në godinën e Gjykatës së Lartë. Në këtë situatë duket se shpresë sjell vetëm lajmi i nisjes së funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyësor.  /abcnews.al

rexhep-rraja.png
ad min18:11 | 24/10/2018

Dosja e Xhisiela Malokut ka shkuar në Gjykatën e Krujës, ndërsa i pandehuri Rexhep Rraja ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Megjithatë djali i deputetit socialist nuk i pranon akuzat për dhunë dhe përndjekje ndaj Xhisela Malokut. Sot në Krujë u zhvillua seanca e parë gjyqësore. Në këtë seancë avokati i Rrajës, rezervoi gjithashtu të drejtën që në fillim të gjykimit të çështjes në themel të parashtrojë kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke pranuar aktet e dosjes hetimore, por jo akuzën e përndjekjes.

Rexhep Rraja u arrestua disa javë më pare, pasi ish -oficeri i policise Emiliano Nuhu denoncoi në media kërcënimet, sipas tij, nga disa eksponentëve socialistë për të mbyllur dosjen.
Vetë ish e dashura e Rrajës, Xhisiela Maloku vazhdon t’i qëndroje variantit të saj se nuk është dhunuar nga Rexhepi, por denoncimet për dhunën e ushtruar i kishte bërë për shkak të xhelozisë./abcnews.al

vlcsnap-2018-09-18-17h27m41s026.png
ad min18:50 | 18/09/2018

Gjykata e Tiranës çeli gjykimin ndaj katër të rinjve të akuzuar për vrasjen e 18 vjeçarit Marvi Mihali në korrik të vitit 2017. Togat e zeza refuzuan kërkesat për gjykim të shkurtuar dhe ndarje të çështjes. Sipas prokurorisë, në ngjarje ka marrë pjesë edhe një autor i pestë, për identifikimin e të cilit vijon hetimi.

Katër të rinjtë e akuzuar për vrasjen e 18 vjeçarit Marvi Mihali pas konfliktit për një karikues telefoni do të gjykohen në një proces të zakonshëm.
Në seancën e të martës, Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e bërë nga avokatët e të pandehurve Devis dhe Eugen Bitraj, për gjykim të shkurtuar, lloj gjykimi nga i cili përfitohet ulja e një të tretës së masës së dënimit në rast fajësie.

Mospranimi i gjykimit të shkurtuar u kërkua në sallë edhe nga përfaqësuesi ligjor i familjarëve të viktimës. Refuzim të gjykatës hasi edhe kërkesa e bërë nga avokatët e të pandehurve të shpallur në kërkim Kridens dhe Marsel Alla, Në vijim gjykata çeli shqyrtimin gjyqësor dhe prokurori lexoi kërkesën për gjykim dhe parashtroi provat e dosjes. Sipas prokurorit Gjergji Tako, në ngjarjen ku mbeti i vrarë Marvi Mihali ka marrë pjesë edhe një autor i pestë dhe se prokurori po kryen veprimet për identifikimin e tij.

Marvi Mihali u vra në korrik 2017 pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë. Pas ngjarjes u arrestuan katër të pandehurit e dosjes. Fillimisht ata u lanë në masën “arrest në burg” për akuzën e “vrasjes”. Në maj të vitit 2018 barra e vrasjes i mbeti vetëm Dejvi Bitratj, pasi për tre të tjerët akuza u rikualifikua në “moskallëzim krimit”, ç’ka u pasua me lirimin e tyre nga qelia. Disa javë më vonë, prokuroria ndryshoi qëndrim dhe kërkoi në gjykatë riarrestimin e tyre./abcnews.al

selami-roshi.jpg
ent ela13:33 | 12/04/2018

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shkëlqim Selami ishte të enjten për herë të parë në Gjykatën e Tiranës për çështjen penale të nisur ndaj tij. Ai dyshohet për “falsifikim të dokumenteve”, pasi nuk ka pasqyruar në formularët e dekriminalizimit arrestimin e tij në Itali në vitin 2006. Gjykata pranoi kërkesën e avokatit të Selamit për t’u njohur me aktet e dosjes.

Ndërkohë Gjykata e Tiranës ka regjistruar dosjen penale në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, të akuzuar po për “falsifikim dokumentesh”. Sipas prokurorisë Roshi nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në të shkuarën, arrestime, ndalimeve, dëbimeve apo masave të sigurisë në Itali, Zvicër e Gjermani. Seanca e parë ndaj tij pritet të zhvillohet në 16 prill. /abcnews.al

vlcsnap-error025-1-1280x720.jpg
ad min15:08 | 26/11/2017

Të zgjedhësh vetë se sa burg do të bësh. Kështu mund të përcaktohet thjeshtë një nga risitë e Kodit të Procedurës Penale, gjykimi me marrëveshje, procedurë që ka nisur të zbatohet në gjykatat e vendit.

Gjyqtari i gjykatës së Tiranës, Erjon Bani, njëkohësisht kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve sqaron për “ABC News” se si funksionon ky lloj gjykimi.

Nëse akuzohesh për një vepër penale që dënohet jo më shumë se 7 vjet burg dhe pranon fajësinë, mund ta zgjedhësh vetë sa burg do të bësh. Nuk është shaka, por një nga llojet e gjykimit që i ofrohet të dyshuarve për kryerjen e një vepre penale, bazuar në ndryshimet që ka pësuar Kodit të Procedurës Penal. Gjykimi me marrëveshje, i sanksionuar në nenin 406/d të këtij kodi, ka nisur të zbatohet nga gjykatat e vendit. Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Erjon Bani, njëkohësisht kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Shqipërisë sqaron për “ABC News” se si funksionon ky lloj gjykimi.

“Gjykimi me marrëveshje eshtë një marrëveshje mbi kushtet e pranimit të fajësisë dhe caktimit të dënimit. Në këtë marrëveshje merr pjesë prokurori i çështjes, i pandehuri dhe mbrojtësi. Secili nga këta të tre ka të drejtë të propozojë një marrëveshje”.

Për pranimin e marrëveshjes nevojitet vullnet i përbashkët mes palëve dhe se ajo zbatohet për vepra penale për të cilat ligji parashikon dënim maksimal jo më shumë se 7 vjet burg. Ky kufizim nuk gjen zbatim vetëm në rastin e bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Avantazhi kryesor i këtij lloj shqyrtimi është shkurtimi i kohës së hetimit dhe gjykimit. Pas dorëzimit të marrëveshjes, gjykata duhet të shprehet për pranimin apo mospranimin e saj brenda një afati 30 ditor.

“Jo vetëm që përfundon brenda 30 ditëve, por nuk lejohet ankim. Nëse gjyqtari konstaton se plotësohen të gjitha kiushtet kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim ashtu si nuk lejohet ankim edhe kur refuzon marrëveshjen”.

Po çfarë ndodh kur një marrëveshje e paraqitiur nga palët nuk pranohet nga ana e gjykatës?.

“I kthehen aktet prokurorit të çështjes dhe prokuri i çështjes duhet të ndjekë rrugën normale të gjykimit…
Nëse refuzohet njëherë marrëveshja nuk u lejohet prokurorit që të paraqesë përsëri kërkesë për gjykim me marrëveshje”.

Deri në ditët e fundit të nëntorit, Gjykata e Tiranës numëron të paktën 40 raste kur togat e zeza kanë dalë në një vendim përfundimtar përmes gjykimit me marrëveshje./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error295-1280x720.jpg
ad min15:09 | 15/11/2017

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shpalli vendimin përfundimtar ndaj nëntë të akuzuare të dosjes “Xibraka”. Apeli la në fuqi fajësinë, por pranoi kërkesën e palëve për aplikim të gjykimit të shkurtuar. Në këtë mënyrë të pandehurve iu ul një e treta e dënimit të marrë në shkallën e parë.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi të pranojë aplikimin e gjykimit të shkurtuar për nëntë të pandehurit e dosjes “Xibraka”.
Në këtë mënyrë, ndonëse u deklaruan të fajshëm në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tyre për laboratorin e kokainës në aksin Elbasan-Librazhd, të pandehurit përfituan ulje të një të tretës së dënimit. Sipas vendimit të shpallur të mërkurën në Apel, të pandehurit Genci Xhixha dhe Saimir Batku, dy të dënuarit më masë më të rëndë në Shkallën e Parë, me 13 vite burg, do t’u duhet të vuajnë nga 8 vjet e 8 muaj burg. Për Ermal Hoxhën, nipin e diktatorit Enver Hoxha, zbatimi i uljesë së gjykimit të shkurtuar ia ka çuar dënimin përfundimtar në 6 vjet e 8 muaj burg. Dënime më të zbutura kanë marrë edhe të pandehurit e tjerë, mes të cilëve edhe dy shtetasit kolumbianë Cesar Avilla dhe Valter Moreno, të cilët kryenin procesin kimik të ekstratimit të kokainës në laboratorin e Xibrakës.
Në konkluzionet përfundimtare të palëve në Apel, avokatët këmbëngulën në faktin se Shkalla e Parë kishte gabuar kur nuk kishte pranuar gjykimin e shkurtuar. Në atë seancë, pretendimi i avokatëve u konsiderua i drejtë edhe nga prokurori i Apelit.
Vendimi përfundimtar për këtë dosje në shkallën e Parë u shpall në 11 korrik 2017 ku të pandehurit u dënuan në total me 104 vite burg./abcnews.al

I pandehuri      Shk. I     Apeli

Genci Xhixha      13 vjet 8 vjet e 8 muaj
Sajmir Batku      13 vjet 8 vjet e 8 muaj
Ilir Hyseni           12 vjet 8 vjet burg
Ermal Hoxha      10 vjet 6 vjet e 8 muaj
Arjan Dalipaj      10 vjet 6 vjet e 8 muaj
Gentian Gjonaj   11 vjet 7 vjet e 4 muaj
Klement Dalipaj  11 vjet 7 vjet e 4 muaj
Cesar Avilla           12 vjet 8 vjet
Valter Moreno       12 vjet 8 vjet

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono