gjykata

policia-compressor-1-1.jpg
ad min10:39 | 31/10/2019

Dy gra kanë përfunduar në pranga nga Policia e Shkodrës për shkak se akuzohen për gjobëvenie. Sipas policisë Ersada Fregjaj 28 vjeçe dhe Merita Bregu 46 vjeçe të dyja nga Velipoja, kanë kanosur dhe i kanë kërkuar 500 mijë lekë një gruaje tjetër. Policia sapo mori denoncimin organizoi operacionin për arrestimin e grave. Sipas policisë midis të arrestuarave dhe denoncueses ka patur një konflikt për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Truma”

Arrestohen në flagrancë 2 shtetase për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar, u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “TRUMA”, si rezultat i të cilit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

E. F. 28 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër dhe M. B. 46 vjeçe, banuese në Shkodër.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, në vendin e quajtur “Truma”, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, nëpërmjet kanosjes, i kanë marrë shumën 50 000 lekë një shtetaseje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma 50 000 lekë dhe dy aparate celulare.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim./abcnews.al

kronike-aksidenti.mp4_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela14:01 | 29/10/2019

Për vdekjen e shpërndarësit të picave në Durrës ende nuk është gjetur autori. Gjykata vendosi dërgimin në shtëpi me masën e sigurisë detyrim paraqitje për shoferin e autobusit Petrit Topallin,  kurse për shoferin e furgonit Ferdinant Torozin u la vetëm 20 ditë burg për sqarimin e rrethanave.

Gjatë kësaj seance nuk tha se cili është autori i aksidentit ndaj Ramazan Batës, trupi i te cilit u gjet tek sheshi në hyrje të Portit pranë Urës së Dajlanit.

Ai u shkëput nga pjesa e fundit e furgonit, por shoferi ka deklaruar sërish që as ishte në dijeni për një fakt të tillë.

Kurse motori i viktimës u gjet poshtë rrotave të autobusit, por prokuroria ka thënë se nuk ka prova që ai u godit nga ky mjet.

Për shoferin e furgonit Ferdinant Torozi u kërkua 20 dite burg me kërkesë të prokurorisë për verifikimin e disa informacioneve shtesë.

Megjithatë për momentin kjo ngjarje ka mbetur pa autorë pavarësisht se përmes një video horror u krijua ideja që viktima është tërhequr zvarrë për më shumë se 1.5 km nga mbikalimi i Shkozetit ku ishte autobusi deri te Ura e Dajlanit.

/abcnews.al

 

PROTESTA-E-STUDENTEVE-MBULIM.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
ent ela12:51 | 29/10/2019

Gjykata Administrative e Apelit vlerësoi të vlefshme padinë e Rektorit të Universiteti të Tiranës i cili kundërshton vendimin e Këshillit të Ministrave që i jep në pronësi Bashkisë së Tiranës 15 ha toke të Kopshtit Botanik.

Ndërkohë një trupë prej pesë anëtarësh do të vendosë nëse kjo padi do të gjykohet nga Gjykata Administrative e Apelit, apo do t’i kalojë për shtyrtim një tjetër shkalle të gjyqësorit.

Vendimin e gjykatës, pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës po e prisnin në hyrje të saj.

Në formë proteste kundër vendimit të qeverisë që i kalon në pronësi Bashkisë së Tiranës 15 ha të  Kopshtit Botanik, studentë e pedagogë marshuan nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës deri tek Gjykata Administrative e Apelit.

Pedagogët thonë se qeveria vendosi t’i kalojë bashkisë në pronësi Kopshtin Botanik pa transparencë dhe në kundërshtim me ligjin për arsimin e lartë.

Ata shprehen se Kopshti Botanik duhet të mbetet në funksion të procesit mësimor dhe tregojnë se do ta mbrojnë me çdo formë./abcnews.al

banoret-e-unazes-se-re-1-1280x680.jpg
nev ila19:28 | 28/10/2019

Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 banorët e Unazës së Re, nga arrest me burg në arrest në shtëpi. Banorët e tjerë u lidhën me zinxhirë në shënjë proteste kundër kryemnisitrit me arsyen se nuk i lejon të protestojnë.

“Arrest shtëpie” është masa e vendosur nga Gjykata e Apelit për 3 protuestuesit e Unazës së Re, të cilët deri tani kanë qenë në masën “arrest në burg pa afat”. Gjykata e shkallës së dytë ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për Gramoz Shehun, Ilir Katirajn dhe Skender Doden, por duke mos pranuar kërkesën e tyre për lirim. Në shenjë protetse për këtë masë, banorët e tjerë të Unazës së re u lidhën me zinxhirë në mënyrë simbolike, për të treguar se kryeministri po u heq të drejtën e protestës.

Në mbështetje të protestuesve ishin edhe përfaqësues nga Partia Demokratike. Ish-deputeti Klevis Balliu tha se prokuroria personale e Edi Ramës nuk lëshon urdhra arresti për hajdutët e projektit të Unazës por merret me protestuesit e pafashëm.

Megjithatë, banorët e Unazës së re janë shprehur se nuk do të ndale dhe do ta vazhdoje betejën e tyre në mbrojte te banesave të tyre. Banorët thone se e kanë njoftuar policinë për cdo protesë dhe se nga ana e komisariatit numër 6 nuk është marrë asnjë masë, për të rregulluar qarkullimin e automjeteve. Në protestën që pritet të zhvillohet, mbremjen e kësaj të Hëne banorët u shprehen për ABC News se do të vendosin ngjitëse në goje dhe do të protestojnë në mënyrë të heshtur për një orë, të lidhur me zinxhirë. /abcnews.al

547b313f-2d2d-49b3-ad99-228aa05fecdf-1280x720.jpg
ent ela10:52 | 28/10/2019

“Arrest shtëpie” është masa e vendosur nga Gjykata e Apelit për 3 protestuesit e Unazës së Re, të cilët deri tani kanë qenë në masën “arrest në burg pa afat”. Gjykata e shkallës së dytë ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për Gramoz Shehun, Ilir Katirajn dhe Skender Dodwn, por duke mos pranuar kërkesën e tyre për lirim.

Në shenjë proteste për këtë masë, banorët e tjerë të Unazës së re u lidhën me zinxhirë në mënyrë simbolike, për të treguar se kryeministri po u heq të drejtën e protestës. Megjithatë, ata kanë thënë se nuk do të ndalen.

Gazetarja e ABC news Glidona Daci raporton se banorët janë lidhur me zinxhirë para Gjykatës, disa prej tyre kanë vendosur dhe ngjitës për ta cilësuar si protestë të heshtur, për shkak të kërkesave të tyre.

Ka pasur shumë qytetarë të arrestuar, por pjesa tjetër janë liruar nga gjykata e shkallës së parë. Për mikrofonin e ABC News banorët shprehen se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre.

“Ata u lanë me arrest shtëpie, kjo gjykatë e prokurori vazhon avazin duke na persekutuar. Jo në burg të na fusin por ne nuk tërhiqemi”.

Në mbështetje të tyre janë edhe përfaqësues të opozitës. Klevis Balliu shprehet se mbajta e tyree në burg është në shkelje të ligjit. Sipas tij këta banorë nuk janë arrestuar për konflikt me policinë thjesht se kanë qenë pjesëmarrës në protestë legjitime.

“I mbajnë në arrest shtëpie që mos dalin në protestë, të mos flain në protestë. Sulmi ndaj unëzës sot është sulmi ndaj protestës dhe të drejtës për të protestuar. Urrejtja e Ramës për protesta është gjenetike”. /abcnews.al

190411181644-trump-mueller-split-0411-exlarge-169.jpg
ad min13:35 | 26/10/2019

Një gjykatëse në Shtetet e Bashkuara urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që t’i japë Kongresit dëshminë e ish-këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller, lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane. Ligjvënësit amerikanë janë duke mbledhur të dhëna mbi hetimin për shkarkimin e presidentit, Donald Trump.

Gjykatësja amerikane Beryl Hoëell urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që t’i japë një komiteti të Kongresit, dëshminë që kishte dhënë para Jurisë së Madhe, ish-këshilltari i posaçëm Robert Mueller, i cili ka hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane. Kjo dëshmi është urdhëruar t’u jepet kongresistëve, teksa ligjvënësit amerikanë janë duke mbledhur të dhëna mbi hetimin për shkarkimin e presidentit, Donald Trump.

Vendimi i 25 tetorit njëherësh konfirmon ligjshmërinë e hetimit për procedurat e shkarkimit të Trumpit, teksa gjyqtarja, Beryl Hoëell urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që t’i dorëzojë materialet pranë Komitetit për Drejtësi të Dhomës së Përfaqësuesve deri më 30 tetor.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se po rishikon vendimin dhe se administrata Trump pritet ta apelojë atë. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nency Pelosi tha se vendimi i gjykatëses “është goditje tjetër ndaj përpjekjeve të presidentit Trump që ta vë veten mbi ligjin”. Kongresi deri më tani ka pranuar vetëm informacione të redaktuara nga raporti i Muellerit./ABC News Albania

rodoni-1280x720.jpg
ad min14:36 | 25/10/2019

Policia dhe prokuroria në qytetin e Durrësit dolën në një konferencë për mediat këtë të enjte ku deklaruan se është kryer arrestimi i 18 punonjësve në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Ndërkohë për 6  të tjerë është dhënë masa “detyrim paraqitje”, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për ish-drejtues të ZVRPP-së së Durrësit, ish-kryetarë komune, juristë, hartografë dhe përfitues tokash.

“Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të procedimit penal Nr. 531/2019, pas një hetimi proaktiv duke aplikuar metodat speciale të hetimit, si kryerje përgjimesh telefonike, filmime, përgjime ambientale dhe vëzhgime, rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë tjetërsuar sipërfaqe toke prej 68 000 m2, nga tokë shtetërore pa frut në tokë are dhe ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Këtë aktivitet e kanë realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, si të akteve të marrjes së tokës në pronësi, kartelave të pasurive në Regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës. Këtë sipërfaqe toke ua kanë shperndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit.

Në këtë veprimtari kriminale janë përfshirë ish-punonjës të ish-komunës Ishëm dhe ish-punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, në periudha kohore të ndryshme nga vitit 2013 – 2018, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës në përpilimin e dokumenteve të falsifikuara. Gjatë operacionit nga Policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal. Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit””, njoftoi policia.

Emrat e të arrestuarëve

Ardian lIjazaj ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuarpër veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”  dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Edlira Nova ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Adrian Kona ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës,i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sulejman Ibrahimi ish-Kryetari i Komunës Ishëm, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjon Beshi ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Bledar Zerba ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë).

Malvina Deçka ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

Renaldo Pastërma ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

Mikel Zaho, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Rovin Meqja, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë).

Dorian Kollaj ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”  dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Enver SHima, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Latif Mullai, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Luigj Bushaj, përfitues toke, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Gjon Proja, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.

Gjergj Bushaj, përfitues, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.

Albert Doda, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.

Lek Ndoji, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

U shpallën në kërkim shtetasit:

1. L. O., administrator i një shoqërie private.

2. L. B., përfitues toke me banim në Bizë.

3. A. R., përfitues, me banim në fshatin Katund i Ri, Sukth.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durres, u kryen ndalimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”, vepra penale të parashikuara nga nenet 186, 248, 259, 287/b dhe 25 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të procedimit penal Nr. 531/2019, pas një hetimi proaktiv duke aplikuar metodat speciale të hetimit, si kryerje përgjimesh telefonike, filmime, përgjime ambientale dhe vëzhgime, rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë tjetërsuar sipërfaqe toke prej 68 000 m2, nga tokë shtetërore pa frut në tokë are dhe ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Këtë aktivitet e kanë realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, si të akteve të marrjes së tokës në pronësi, kartelave të pasurive në Regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës. Këtë sipërfaqe toke ua kanë shperndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit.

Në këtë veprimtari kriminale janë përfshirë ish-punonjës të ish-komunës Ishëm dhe ish-punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, në periudha kohore të ndryshme nga vitit 2013 – 2018, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës në përpilimin e dokumenteve të falsifikuara.

Gjatë operacionit nga Policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal.

Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Drejtoria Hetimore Qëndrore, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, vazhdon hetimin për verifikimin e rasteve të tjera të korrupsionit dhe të shperdomimit të detyrës nga punonjesit e adminitrates publike dhe përfitimin e paligjshëm të pasurisë shtetërore.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e vendosur për të luftuar pa kompromis çdo rast të paligjshmërisë dhe krimin e organizuar e korrupsionin dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

/abcnews.al

egon-velaj.jpg
ad min22:06 | 23/10/2019

Ministres se Drejtësisë i plas skandali në dorë. Drejtori i burgut të Vlorës Egon Velaj u emërua prej saj para 6 ditësh në këtë post, edhe pse ishte ne proces gjyqësor për shpërdorim detyre, pas shkarkimit po nga ministrja Gjonaj, gati një vit më parë, kur ishte drejtor i Aluiznit në Vlorë. Dje ai u dënua nga Gjykata e Vlorës me 6 muaj burg

Një emërim i bërë vetëm 6 ditë më parë nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj përbën skandalin e radhës për mënyrën e rekrutimit të nëpunësve në administratën publike. Është fjala për Egon Velajn, i emëruar javën e shkuar nga Gjonaj si drejtor i burgut në Vlorë, në kuadër të emërimeve të drejtuesve në 12 IEVP, pas shkarkimit të drejtuesve të tyre të mëparshëm.

Është po i njëjti person të cilin në Nëntor 2018 ministrja e Drejtësisë e kishte shkarkuar nga detyra e drejtorit rajonal të Aluiznit në Vlorë për shpërdorim detyre, duke e kaluar edhe për ndjekje penale.

Mbi këtë akuzë publike të ministres, prokuroria nisi hetimin e 6 personave, midis të cilëve edhe të Egon Velaj. Në shkurt të këtij viti, prokurori Anton Pali deklaroi se është provuar se grupi ka kryer  “shpërdorim detyre” dhe kërkoi dënimin e tyre me burg.

Por pa u mbushur ende një vit nga ky vendim dhe teksa ish vartësin e saj ia kishte lënë në dorë organeve te drejtësisë, ministrja Etilda Gjonaj i gjen atij një tjetër vend pune, edhe pse Velaj ishte ende në proces gjyqësor.

Tashmë prej 6 ditësh zoti Velaj është drejtor i Burgut në Vlorë, me firmën, vulën dhe bekimin e ministres Etilda Gjonaj. Por po prej kësaj të mërkure ai është edhe një i dënuar nga drejtësia shqiptare, pasi Gjykata e Vlorës dha vendimin për dënimin e tij me 6 muaj burg, të konvertuar në shërbim prove./ABC News Albania

protestuesit-maliq.jpg
nev ila12:54 | 23/10/2019

Protestuan para bashkisë së Maliqit, dënohen nga gjykata tre protestues të opozitës.

Gjykata Shkallës së Parë në Korçë ka shpallur fajtorë, duke dënuar tre të rinj, që morën pjesë në njê prej protestave të opozitës, të mbajtur në muajin mars para Bashkisë së Maliqit.

Ernald Muçollari, Ledion Maksuti dhe Hyxhers Mete, janë dënuar me 90 mijë lek të reja gjobë, për prishje të rendit dhe qetësisë publike e kryer në bashkëpunim.

Ata kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit, pasi proçesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar, çfarë uli masë e gjobës në 60 mijë lek të reja./abcnews.al

bajri.jpg
nev ila11:29 | 22/10/2019

Ka përfunduar seanca gjyqësore në Shkodër. Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lirojë dhe të shpallë të pafajshëm ish-portierin e Vllaznisë dhe ish-trajnerin e kombëtares së femrave, Armir Grimën, Nelson Hysën dhe Fabiol Rexhepin. Grima u arrestua nën akuzën e trupimit të ndeshjeve dhe si për përfshirjen e tij në grupin “Bajri”.

 

Në operacionin “Oaz” të zhvilluar nga Policia e Shtetit, prokuroria, shërbimet partnere dhe Shërbimi Informativ Kombëtar, u arrestua edhe Armir Grima.

Grima është një nga portierët më me emër në futbollin shqiptar. Ai ka qenë portier i ekipit të futbollit të Vllaznisë në vitet 1998-2001, kohë kur ky ekip është shpallur kampion.

Prokurorja Edlira Cufi kërkoi pafajësinë për mungesë provash dhe gjykata dha pafajësinë për tre të akuzuarit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono