gjykata speciale

vlcsnap-error075-1-1280x720.jpg
ent ela14:54 | 13/01/2018

Tentativat për shfuqizimin e Gjykatës Speciale sollën një sërë reagimesh në Kosovë, brenda spektrit politik në vend, por edhe të partnerëve ndërkombëtarë. Iniciativa ishte e shoqatës së veteranëve të UÇK, por dhe të një grupi deputetësh që kërkuan shfuqizimin e saj në një seancë parlamentare dhjetorin e kaluar. Ndërkohë një tjetër zhvilllim vjen nga Vetëvendosje që është përfshirë nga një krizë e brendshme pas dorëheqjve të njëpasnjëshme të drejtuesve të kësaj force politike./abcnews.al

vlcsnap-error099-1280x720.jpg
ent ela14:17 | 13/01/2018

Kryesia e Kuvendit në Kosovë do të vendosë në fillim të javës së ardhshme për iniciativën së deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Mediat kosovare raportojnë se dhe pse nuk figuron si një nga pikat në rend të ditës të seancës parlamentare, mund të vendoset që të diskutohet për këtë temë. Dhe vizita e ndërkombëtarëve, të dërguarve specialë nga Franca dhe Gjermani ditët e fundit në Prishtinë, ëhstë fokusuar tek shfuqizimi igjykatës speciale, me apeilin dhe presionin ndaj liderëve kosovarë që ytë mos e pengojnë atë.

Ata kanë përmendur dhe njëherë pasojat me të cilat do të përballet vendi në rast se nuk votohet në parlament për fillimin sa më shpejt të punës së kësaj gjykate që merret me krimet endodhura pas lufte në Kosovë, ku të dyshuar kryesorë, sipas mediave, priten të jenë figura të njohura të UÇK-së.

Iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Specialen, e cila ende është pezull në Kuvend, përbën “shqetësim ekstrem për BE-në dhe vendet anëtare të saj”, shkruhej në deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga përfaqësuesja e posaçme e BE-së dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë./abcnews.al

vlcsnap-error548-1-1280x720.jpg
ent ela13:38 | 12/01/2018

Liderët kosovarë janë paralajmëruar sërish nga bashkimi europian për sa i përket përpjekjeve për shfuqizimin e gjykatës speciale. Zyra e BE dhe misionet e vendeve anëtare në Kosovë në një deklaratë të përbashkët për shtyp kërkojnë që gjykata të nisë punën sa më parë.

Me anë të një deklarate të përbashkët për shtyp Zyra e Bashkimit Evropian dhe misionet e vendeve anëtare që janë të pranishme në Kosovë, sërish kanë kundërshtuar sërish shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Sipas kësaj deklarate BE shprehet e shqetësuar për faktin se deputetët e Kosovës kanë ndërmarrë iniciativë për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorin e Specializuar.

Në deklaratën e përkthyer dhe publikuar nga mediat kosovare shkruhet se në vitin 2014, Kosova është zotuar ndaj Bashkimit Evropian për të themeluar Dhomat e Specializuara. Ky ishte një hap i rëndësishëm për të dëshmuar përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit. Si rezultat, BE mirëpriti themelimin e Dhomave të Specializuara nga Parlamenti i Kosovës në vitin 2015.

Ndaj cdo përpjekje për të shfuqizuar apo ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara minon seriozisht një përkushtim të tillë dhe do të rrezikonte seriozisht punën e arritur nga Kosova dhe BE-ja për sundimin e ligjit të arritur viteve të fundit. Kjo do të kishte ndikim negativ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në. Prandaj, BE u bën thirrje iniciatorëve të nismës së Parlamentit që të tërheqin këtë iniciativë.

Deklarata mbyllet me fjalinë se BE përkrah fuqishëm përparimin e Kosovës në integrimin e saj evropian./abcnews.al

vlcsnap-error828-2-1280x720.jpg
us er21:42 | 10/01/2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh i shqetësuar për ekzagjerimin që i është bërë përpjekjes për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Ai ripërsëriti edhe njëherë se do të firmosë për shfuqizimin e saj nëse një gjë të tillë do t’ia kërkojë parlamenti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se vendimi për ngritjen e Gjykatës Speciale është ende në fuqi. Kreu i shtetit i quajti të panevojshme teprimet rreth kësaj çështjeje.

Hashim Thaçi, president i Kosovës: “Jam i shqetësuar me ekzagjerimin që i bëhet këtij procesi të opinionit të deputetëve të Kosovës. Duhet kuptuar që vendimet në parlament i marrin deputetët, njerëzit e zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët dhe jo ndërhyrjet brutale apo të dhunshme ndaj grupeve parlamentare, apo thirrjet e ndonjë ambasadori të caktuar se sonte është koha me hedh gaz lotësjellës në parlament. Mendoj se këto thirrje e cënojnë rëndë demokracinë në Kosovë”.

Më tej Thaçi përsëriti se themelimi i kësaj gjykate është pranuar nga ai vetëm për të ruajtur partneritetin me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian dhe NATO-n. Gjithashtu nënvizoi se do të firmoste një vendim të parlamentit të kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Presidenti foli edhe për frikën se nga ky vendim mund të pasojë një izolim i vendit.

“Definitivisht jo. Kosova edhe kështu është e izoluar, sepse nuk ka viza. Themelimi i Ushtrisë së Kosovës është vonuar; nuk na lejohet që të aplikojmë për Interpol, për UNESCO, për Këshill të Evropës, gjë që ishin deklaruar qartë”.

Më tej, Thaçi foli edhe për demarkacionin me Malin e zi. Presidenti i Kosovës nënvizoi se kjo marrëveshje duhet të miratohet në kuvend pasi është e saktë dhe është pranuar nga ekspertët ndërkombëtare./abcnews.al

vlcsnap-error657-1280x720.jpg
us er15:51 | 10/01/2018

Përpjekja për shfuqizimin e gjykatës speciale në Kosovë ka bërë që Franca dhe gjermania të dërgojë një ekip special në Prishtinë për të biseduar me liderët në vend për të bërë një hap prapa rreth kësaj cështjeje

Një delegacion i përbërë nga i dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, Christian Hellbach dhe Shefi i Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Thomas Bertin, do të jenë në Kosovë për një vizitë të përbashkët më 10 dhe 11 janar 2018.

Ambasada Gjermane në Prishtinë, përmes një deklarate për media, bëri të ditur se arsyeja e kësaj vizite janë “përpjekjet e fundit për të shfuqizuar ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar”. Më tej në njoftim shkruhet se vizita zhvillohet në sfondin e shqetësimeve në Berlin dhe Paris lidhur me përpjekjet e fundit për të shfuqizuar ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar. Tema të tjera për t’u diskutuar përfshijnë domosdoshmërinë e vazhdimit të reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe qeverisjes së mirë, të cilat janë thelbësore për afrimin e mëtejshëm të Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Gjatë vizitës së tyre, ata do të takohen me Presidentin, Kryeministrin dhe Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, si dhe me përfaqësuesit e partive politike dhe shoqërisë civile./abcnews.al

 

vlcsnap-error995-1-1280x720.jpg
us er11:50 | 30/12/2017

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë një apel të qartë lidershipit kosovar duke i kërkuar personalisht kreut të shtetit, kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit që të mos prekin apo pengojnë Gjykatën Speciale.

Pas deklaratave të ashpra të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të premten, ku iu bë vërejtje liderëve kosovarë që të ndalojnë përpjekjet për shfuqizim e Gjykatës Speciale, vjen dhe një reagim nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Presidentit Thaçi, kryeministrit Haradinaj e kryetarit të parlamentit Veseli, u kërkohet që ti përmbahen zotimeve të tyre ndaj punës së Gjykatës. “Ne u bëjmë thirrje liderëve politikë në Republikën e Kosovës dhe Deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ta ruajnë zotimin për punën e Dhomave të Specializuara dhe ta lënë të pandryshuar autoritetin dhe juridiksionin e gjykatës”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e Depertamentit të Shtetit

Më tej thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të shqetësuara nga përpjekjet e fundit të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, gjykatë e themeluar për të hetuar për krime kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera serioze të bëra gjatë vitit 1998-2000.

Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson deklaroi pak ditë mëm parë se në Ballkan nuk ka mbaruar kërkesa për drejtësi dhe SHBA-të mbeten të përkushtuar për të mbështetur drejtësinë për viktimat. Deklarata e departamentit amerikan të shtetit përfundon me apelin që liderët aktualë dhe deputetët e Kuvendit të Republikës se Kosovës të mos e prishin këtë arritje duke shfuqizuar gjykaten, tani apo në të ardhmen./abcnews.al

 

 

7871A54A-8EE6-4443-8CD3-FBA643A82D63_w1023_r1_s-1.jpg
us er22:37 | 28/12/2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh mirënjohës për interesimin e ndërkombëtarëve për shkak të përpjekjes për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Ai tha se për këtë çështje duhet të vendosë parlamenti I Kosovës.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, presidenti Hashim Thaçi I është rikthyer çështjes së shfuqizimit të ligjit për Gjykatën Speciale. Kreu I Shtetit tregoi edhe komunikimin e tij me ndërkombëtarët.

Hashim Thaçi, president i Kosovës: “Ka qenë një interesim normal. Kam zhvilluar takime me ta, dhe kam shprehur opinionin tim.Ne duhet të jemi gjithmonë mirënjohës për interesimin që shfaq komuniteti ndërkombëtar, por, në fund të fundit, vendimet janë të njerëzve të zgjedhur nga populli”.

Thaçi ripërsëriti qëndrimin e tij se do të nënshkruante një vendim të Kuvendit për zshfuqizimin e Gjykatës Speciale. Sipas tij kjo nismë nuk është kundër drejtësisë. Gjithashtu porositi që kjo çështje të mos dramatizohet. Ndërkohë, Gjykata Speciale është kërkuar nga ndërkombëtarët dhe do të merret kryesisht me gjykimin e rasteve të krimeve të luftës të kryera nga pjestarë të Uçk-së kundër serbëve gjatë luftës së Kosovës./abcnews.al

vlcsnap-error395-4-1280x720.jpg
us er10:37 | 28/12/2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për mediat në vend theksoi se mbështet iniciativën e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Ai shoti se do të nënshkruajë ligjin për këtë çështje njësoj si çdo ligj që ka nënshkruar deri tani si kreu i shtetit. Por Thaçi tha se askush nuk duhet t’u frikësohet iniciativave qytetare, pasi sipas tij, veprimet ligjore dhe kushtetuese mund të jenë të papëlqyeshme apo zhgënjyese, por nuk i prishin raportet me ShBA-në, BE-në dhe NATO-n. Thaçi ritheksoi se Gjykata Speciale është padrejtësi historike, por ai e ka mbështetur për hir të ruajtjes së partneritetit me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në. Sipas tij, krijimi i gjykatës speciale ka qenë tregues besnikërie e Kosovës ndaj propozuesve se sa një vendim vërtet i nevojshëm. Për këtë arsye sipas tij besnikëria e Kosovës nuk duhet keqpërdorur. Sidoqoftë, bazuar në raportin e publikuar nga organizatat joqeveritare, 51 për qind e shqiptarëve të Kosovës janë shprehur të gatshëm të protestojnë në rast se Gjykata Speciale  akuzon ish-drejtuesit e UÇK-së. Madje, 36 për qind e tyre, janë shprehur se do të ishin në gjendje të vepronin për ta parandaluar ndjekjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Perceptimi publik për sigurinë e dëshmitarëve është i ulët. Rreth 82 për qind e serbëve dhe 49 për qind e shqiptarëve të anketuar, besojnë se nuk ka siguri për të dëshmuar në Gjykatën Speciale./abcnews.al

vlcsnap-error375-2-1280x719.jpg
us er13:56 | 26/12/2017

Mediat serbe shkruajnë se më shumë se 60 ish luftëtarë te UCK-së pritet të akuzohen për krime lufte nga gjykata speciale në Kosovë. Ndër emrat më të përmendur janë Daut Haradinaj, vëllai i kryeministrit të Kosovës dhe Azem Syla.

Daut Haradinaj, vëllai i kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj dhe Azem Syla do të jenë mes personave të akuzuar për krime lufte nga ghjykata speciale në Kosovë. Mediat serbe shkruajnë se janë më shumë se 60 ish luftëtarët e UÇK-së që pritet të akuzohen nga kjo gjykatë.

Disa ditë pasi presidenti i Kosovës dhe kryeministri, Hashim Thaci dhe Ramush Haradinaj, u përpoqën të rrëzonimn një ligj në parlament i cili lejon krijimin e gjykatës speciale, mediat në prishtinë raportojnë se janë bërë gati akt akuzat për më shumë se 60 ish luftëtarë të UÇK-së.

Akuzat e para pritet të zyrtarizohen në mesin e muajit shkurt, sipas portalit Isajder, duke shtuar se presidenti i Kosovës Thaci dhe kryetari i parlamentit Kadri Veseli, figurojnë nën hetim për krime lufte.

Thaci po hetohet si një ish lider politik i UÇK-së dhe kreu i qeverisë së tranzicionit të krijuar nga komandantët e UÇK-së pas mbërritjes së forcave ndërkombëtare në Kosovë ne verën e 1999-ës. Ndërsa Veseli hetohet për rolin si kreu i shërbimit sekret të UÇK-së.

Isajder shkruan se Azem Syla, një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të hetohet për një seri vrasjesh të kundërshtarëve politikë, një hetim që deri tani është drejtuar nga Eulex në kuadër të çështjes “Bllaca 2”

Sokol Dobruna është një tjetër emëri i cili pritet të hetohet për rolin e tij si ekzekutues i gjykatës së UCK-së e cila ishte aktive gjatë luftës dhe pak pas përfundimit të saj.

Daut Haradinaj pritet të akuzohet për rolin e tij në çështjen e njohur si liqeni Radonjic, ku u gjetën trupat e pajetë të 40 serbëve, shqiptarëve dhe romëve.

Prokurorët e gjykatës speciale po hetojnë për rreth 400 vrasje të serbëve dhge shqiptarëve pas vitit 2000, përfshirë dhe shumë vrasje të pazgjidhura të rivalëve politikë të partive që dolën nga UÇK-ja./abcnews.al

 

7871A54A-8EE6-4443-8CD3-FBA643A82D63_w1023_r1_s.jpg
us er12:39 | 25/12/2017

Iniciativa për rrëzimin e ligjit për gjykatën speciale është një plan i menduar mirë i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe bandës së tij. Në këtë mënyrë nis raportimi i mediave serbe duke cituar deklaratën e kryetarit të të komitetit për Kosovën në Asamblenë kombëtare serbe, Milovan Drecun. Ai shtoi se plani i Thacit është që të dërgojë një mesazh për komunitetin ndërkombëtar se mund të destabilizojë situatën në Kosovë nëse ai dhe banda e tij akuzohen për krimet e kryera nga UCK-ja.

Në një intervistë për mediat serbe Drecun tha se me këto lëvizje Thaçi po sfidon Uashingtonin dhe Brukselin, të cilat influencojnë në hyrjen në fuqi të këtij ligji për Gjykatën Speciale. Sipas tij Thaçi po tregon artë se ai dhe ish-liderët e tjerë të UCK-së kanë frikë nga akuzat e kësaj gjykate

Drecun përmendi se peticioni për rrëzimin e ligjit u firmos nga 16 mijë veteranë të UCK-së duke treguiar se në Kosovë ata kanë pushtetin. Sipas tij ata janë 16 mijë ish terroristë që mund të bëjnë gjithcka nëse do të akuzohen për krime. Drecun këmbënguli se Serbia duhet të vazhdojë të ushtrojë presion diplomatik për funksionimin e gjykatës speciale dhe të mbledhë sa më shumë prova për krimet që janë kryer.

Gjykta speciale u vendos të krijohej pas një raporti të këshillit të europës ku raportuesi Dik MArti foli për krimet e kryera nga anëtarëte UCK-sëndaj minoriteteve etnike dhe rivalëve politikë në periudhën 1998 – 2000.

Sipas raportimit të mediave ndër ata që mund të arrestohen është dhe Daut Haradinaj, vëllai i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono