gjykata speciale

vlcsnap-error805-1280x720.jpg
ent ela14:13 | 10/02/2018

Me anë të një deklarate të përbashkët për shtyp, ambasadat e vendeve të Kuintit në Prishtinë, kanë përshëndetur vendimin e Prishtinës zyrtare për t’u tërhequr nga iniciativa për shfuqizimine gjykatës speciale.

Përfaqësuesit në Kosovë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Italisë – vendet e Quintit – përshëndetën me entuziazëm vendimin e Prishtinës për tërheqjen nga shfuqizimi i gjykatës speciale e cila do të hetojë krimet që pretendohet të jenë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp nga pesë ambasadat e këtyre vendeve bëhet apel që Prishtina zyrtare të mbajë fjalën e saj dhe që të gjitha institucionet kosovare të respektojnë detyrimet e tyre.

Në dhjetor të një viti më parë, një grup prej 43 deputetësh ndërmori iniciativën për shfuqizimin e ligjit që lejon krijimin e gjykatës special, vendim i marrë nga parlamenti kosovar në 2015-ën. Me seli në Hagë, gjykata ka nisur prej pak kohësh punën e saj për të gjykuar krimet e kryera nga UCK.

Pas kërcënimeve për pasoja të rënda nga ana e SHBA, Be dhe organizate të tjera ndërkombëtare, nëse Gjykata Speciale shfuqizohej, presidenti kosovar Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kreu i parlamentit Kadri Veseli u mënjanuan nga iniciativa e deputetëve duke premtuar se gjykata special do të mund të kishte një aktivitet normal.

Ndër ata që rrezikojnë të akuzohen për krima lufte, janë vetë Thaçi, Haradinaj dhe Veseli, të cilët kanë qenë komandantë në radhët e UÇK-së./abcnews.al

 

vlcsnap-error911-1280x720.jpg
gra moz19:34 | 01/02/2018

Në një konferencë për shtyp në prag të 10-vjetorit të pavarësisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se vendi duhet të përmbushë detyrimet ndërkombëtare nëse dëshiron perspektivë europiane, duke iu referuar këtu Gjykatës Speciale dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Në një konferencë për shtyp në prag të 10-vjetorit të pavarësisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë mesazhin e qartë se krijimi i Gjykatës Speciale është i pashmangshëm, pavarësisht se në të njëjtën kohë është edhe i padrejtë.

Hashim Thaçi: “Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet. Ky është qëndrim i shtetit të Kosovës. E themelojmë gjykatën sepse nuk kemi as pse frikësohemi, nuk kemi pse të hezitojmë. Është e padrejtë, por duhet ta gëlltisim për hir të partneritetit me SHBA dhe NATO-n”.

Në vijim të konferencës, kreu i shtetit u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të ratifikojnë sa më shpejt marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, në mënyrë që vendi t’i shpëtojë izolimit dhe të ketë perspektivë të qartë europiane.

Hashim Thaçi: “Nëse ne veprojmë mençurisht dhe bashkarisht si skemë politike dhe institucionale, që të përmbyllim çështjen e demarkacionit, besoj se do të hapet një mundësi e re. Nëse veprojmë mençurisht dhe e kryejmë atë nuk do të ketë asnjë padrejtësi ndaj Kosovës. Është dicka në duart tona, prandaj deputetët duhet të veprojnë në mënyrë unike, të vënë interesin e shtetit mbi të gjitha”.

Më tej Thaçi ka prekur edhe çështjen e vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç, për të cilën ka premtuar se shumë shpejt drejtësia kosovare do të dalë me rezultate konkrete. Ndërkohë, ai ka përjashtuar pistën e një vrasjeje me sfond ndëretnik.

Hashim Thaçi: “Institucionet e Kosovës në një të ardhme të afërt do të dalin me rezultate konkrete. Po ndjek nga afër institucionet përgjegjëse që po merren me zbulimin, identifikimin dhe mundësisht kapjen e autorit. Të dhënat e para janë se ka qenë një akt kriminal e mafioz. Ka të dhëna të sakta se ka patur motive politike, por jo ndëretnike”./abcnews.al

thaci.jpg
gra moz16:35 | 01/02/2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një bashkëbisedim me mediat në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë, listoi arritjet e tij në politikë. Kreu i shtetit foli edhe për Gjykatën Speciale.

Thaçi nënvizoi se shfuqizimi i saj nuk do të bëhet dhe ky është qëndrimi përfundimtar i shtetit të Kosovës. Pavarësisht këtij fakit, ai ripërsëriti se themelimi i saj është bërë me imponim.

“Eshtë diçka që duhet të gëlltisim për hir të partneritetit me miqtë ndërkombëtarë”, theksoi kreu i shtetit. Thaçi akuzoi opozitën e Kosovës, duke thënë se me kundërshtimin e Demarkacionit me Malin e Zi ka bllokuar procesin e liberalizimit të vizave.

Ndërsa foli përsëri dhe për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç. Thaçi përjashtoi mundësinë që kjo ngjarje të jetë rast i një konflikti ndëretnik./abcnews.al

586e9d13c461886b618b463d.jpg
ent ela11:46 | 01/02/2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se qeveria e tij do të përmbushë detyrimet ndërkombëtare sa i përket Gjykatës Speciale. Në një intervistë për një emsion të Dojçe veles, ai thotë se lufta e Uçk-së ishte e pastër.

Gjatë një interviste për Dojçe Vele, në emisionin “Zona e Konfliktit”, me gazetarin e njohur Tim Sebastian, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Prishtina do t’i përmbushë obligimet, duke përfshirë edhe Gjykatën Speciale. “Kosova i ka përmbushur obligimet e saja sa i përket ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Nuk ka dyshim që Kosova do t’i kryejë këto obligime ndërkombëtare”, nënvizoi shefi i qeverisë. Lidhur me këtë çështje, Haradinaj shprehu shqetësimin e tij për njëanshmërinë e Gjykatës Speciale.

“Është një shqetësim që lidhet me Gjykatën Speciale, dhe disa persona këtu e konsiderojnë si të padrejtë ngaqë ka qasje selektive ndaj krimeve. Kjo gjykatë fokusohet në ngjarje të veçanta të luftës, kështu që supozohet që i drejtohet vetëm një etnie”.

Sipas Haradinaj, në Kosovë nuk ekziston frikë nga akuzat potenciale të Gjykatës Speciale. Ai pohon se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, dhe se këtë e ka dëshmuar edhe në proceset gjyqësore ndërkombëtare. Lidhur me akuzat për krime lufte ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, kryeministri vlerësoi se ngjarjet nuk duhet të përgjithësohen dhe se ka ekzistuar një “kod lufte” i cili është respektuar. “Lufta për liri nuk ka qenë zgjedhje, ne nuk kemi pasur zgjidhje. Kemi mbrojtur veten, kemi luftuar për lirinë tonë dhe jam krenar për këtë”, shoton shefi I qeverisë së Kosovës./abcnews.al

vlcsnap-error591-2-1280x720.jpg
gra moz13:17 | 31/01/2018

Në një postim në pofilin e tij në Tuiter, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  shkruan se duartrokiste të gjithë ata që janë kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale në vend.
Ambasadori shfaqet i bindur, se vetë populli i Kosovës, nuk e mbështet nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Prandaj ambasadori përgëzon politikanët dhe të tjerët që shprehen publikisht kundër kësaj nisme dhe pse është e vështirë të dallohet, se çfarë është e mirë për të ardhmen e Kosovës.
Ky është paralajmërimi i radhës nga ndërkombëtarët, kundër nismës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, që u ndërmor nga 43 deputetë të paralamentit të Kosovës.
Ndërkombëtarët kanë paralajmëruar Prishtinën zyrtare, se në rast se ndodh një gjë e tillë, do të ketë pasoja serioze negative për të ardhmen e vendit, si pjesë e Evropës./abcnews.al

vlcsnap-error919-1-1280x720.jpg
gra moz22:42 | 29/01/2018

Zyra e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federika Mogherini ka konfirmuar këtë të hënë qëndrimin e Unionit kundër nismës së një grupi deputetësh të Kosovës për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale. Në një prononcim për “Europa e Lirë”, zëdhënësja e zonjës Federica Mogherini, ndonëse nuk ka folur për pasojat që do të kishte një vendim i tillë, ka deklaruar se Brukseli është i qartë në qëndrimin e tij.

Në një reagim më herët gjatë muajit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se çdo përpjekje për shfuqizimin e Gjykatës Speciale do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në. Përfaqësuesit e vendeve të Kuintit paralajmëruan mbështetësit e nismës me masa të ashpra nëse ajo konkretizohet. Në mediat kosovare flitet se zyrtarëve që mbështesin shfuqizimin e ligjit për Specialen do t’u mohohet viza për të udhëtuar në vendet e BE-së./abcnews.al

vlcsnap-error536-1280x720.jpg
gra moz21:25 | 24/01/2018

Në Forumin Ekonomik Botëror, Davos, kryeministri Edi Rama është intervistuar nga mediat serbe. I pyetur për ngritjen e Gjykatës Speciale në Kosovë, kreu i qeverisë është shprehur se ky është një proces i pakthyeshëm.

Edi Rama: “Sigurisht, Europa nuk është në formë e saj më të mirë, por lajmi I mirë është se është në një moment ndërgjegjësimi, rreth nevojës për të qenë në një formë më të mirë, kjo është një periudhë tranzicioni shumë inkurajuese nga një e kaluar e zymtë në diçka më të zakonshme në diçka më të ndritshme”.

-Po fjalimi i Kancelares Anxhela Merkel, a ishte gjithashtu inkurajues, si mendoni?

Edi Rama: “Ajo është gjithmonë inkurajuese. Ajo është e vetmja, e cila mbajti gjallë jo vetëm Europën, por edhe vlerat europiane, parimet europiane dhe ëndrrën europiane, duke qëndruar e fortë në një moment shumë të vështirë, kur Gjermania u përball me krizën dramatike të refugjatëve dhe ajo nuk luajti politikisht me këtë gjë”.

-Çfarë prisni nga vizita e Presidentit Trump nesër dhe pasnesër?

Edi Rama: “Po, po pres me kuriozitet të dëgjoj Presidentin dhe jam shumë shpresëplotë që, përsëri, ajo çfarë thashë për Europën është e njëjtë për SHBA-në, janë dy aleatët e mëdhenj strategjikë të Shqipërisë, por janë dy faktorë të mëdhenj, unë mendoj, në të gjithë rajonin. Është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të luajnë një rol strategjik në rajonin tonë, si edhe shtetet vetë të ecin drejt një të ardhmeje më të mirë”.

-A prisni ju që Serbia dhe Shqipëria do të hyjnë së bashku në BE, apo ka disa parashikime që ndoshta Serbia mund të hyjë në BE para Shqipërisë, Çfarë mendoni për këtë?

Edi Rama: “Është një proces i bazuar tek merita dhe ndërsa flasim Serbia është më përpara, sepse Serbia tashmë është duke negociuar dhe ne jemi duke pritur me padurim të nisim negociatat këtë vit. Por është një garë e shëndetshme, le të themi. Po, ne duam shumë të kemi një ecuri shumë më të shpejtë, le të themi, dhe pse jo të jemi thjesht në të njëjtën pozitë në të ardhmen dhe pse jo të hyjmë në BE së bashku, me presupozimin që Serbia të njohë Kosovën”.

-A prisni ju që të ngrihet Gjykata Speciale dhe të filloje punën në Kosovë?

Edi Rama: “Unë mendoj që është një proces i pakthyeshëm, edhe pse mendoj së është e rëndësishme të kesh gjithnjë një mendje të hapur në lidhje me çfarë është më e mira dhe çfarë mund të përmirësohet. Kështu që nuk mendoj se ideja dhe gjykata si e tillë është në ndonjë lloj rreziku dhe nëse ka një debat rreth përmirësimit është një debat i mirë”./abcnews.al

vlcsnap-error075-1-1280x720.jpg
ent ela14:54 | 13/01/2018

Tentativat për shfuqizimin e Gjykatës Speciale sollën një sërë reagimesh në Kosovë, brenda spektrit politik në vend, por edhe të partnerëve ndërkombëtarë. Iniciativa ishte e shoqatës së veteranëve të UÇK, por dhe të një grupi deputetësh që kërkuan shfuqizimin e saj në një seancë parlamentare dhjetorin e kaluar. Ndërkohë një tjetër zhvilllim vjen nga Vetëvendosje që është përfshirë nga një krizë e brendshme pas dorëheqjve të njëpasnjëshme të drejtuesve të kësaj force politike./abcnews.al

vlcsnap-error099-1280x720.jpg
ent ela14:17 | 13/01/2018

Kryesia e Kuvendit në Kosovë do të vendosë në fillim të javës së ardhshme për iniciativën së deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Mediat kosovare raportojnë se dhe pse nuk figuron si një nga pikat në rend të ditës të seancës parlamentare, mund të vendoset që të diskutohet për këtë temë. Dhe vizita e ndërkombëtarëve, të dërguarve specialë nga Franca dhe Gjermani ditët e fundit në Prishtinë, ëhstë fokusuar tek shfuqizimi igjykatës speciale, me apeilin dhe presionin ndaj liderëve kosovarë që ytë mos e pengojnë atë.

Ata kanë përmendur dhe njëherë pasojat me të cilat do të përballet vendi në rast se nuk votohet në parlament për fillimin sa më shpejt të punës së kësaj gjykate që merret me krimet endodhura pas lufte në Kosovë, ku të dyshuar kryesorë, sipas mediave, priten të jenë figura të njohura të UÇK-së.

Iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Specialen, e cila ende është pezull në Kuvend, përbën “shqetësim ekstrem për BE-në dhe vendet anëtare të saj”, shkruhej në deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga përfaqësuesja e posaçme e BE-së dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë./abcnews.al

vlcsnap-error548-1-1280x720.jpg
ent ela13:38 | 12/01/2018

Liderët kosovarë janë paralajmëruar sërish nga bashkimi europian për sa i përket përpjekjeve për shfuqizimin e gjykatës speciale. Zyra e BE dhe misionet e vendeve anëtare në Kosovë në një deklaratë të përbashkët për shtyp kërkojnë që gjykata të nisë punën sa më parë.

Me anë të një deklarate të përbashkët për shtyp Zyra e Bashkimit Evropian dhe misionet e vendeve anëtare që janë të pranishme në Kosovë, sërish kanë kundërshtuar sërish shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Sipas kësaj deklarate BE shprehet e shqetësuar për faktin se deputetët e Kosovës kanë ndërmarrë iniciativë për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorin e Specializuar.

Në deklaratën e përkthyer dhe publikuar nga mediat kosovare shkruhet se në vitin 2014, Kosova është zotuar ndaj Bashkimit Evropian për të themeluar Dhomat e Specializuara. Ky ishte një hap i rëndësishëm për të dëshmuar përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit. Si rezultat, BE mirëpriti themelimin e Dhomave të Specializuara nga Parlamenti i Kosovës në vitin 2015.

Ndaj cdo përpjekje për të shfuqizuar apo ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara minon seriozisht një përkushtim të tillë dhe do të rrezikonte seriozisht punën e arritur nga Kosova dhe BE-ja për sundimin e ligjit të arritur viteve të fundit. Kjo do të kishte ndikim negativ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në. Prandaj, BE u bën thirrje iniciatorëve të nismës së Parlamentit që të tërheqin këtë iniciativë.

Deklarata mbyllet me fjalinë se BE përkrah fuqishëm përparimin e Kosovës në integrimin e saj evropian./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono