gjykata kushtetuese

gjykata-kushtetuese.jpg
G. P.20:27 | 28/05/2019

Kohët e fundit qarkullon hipoteza se me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, kjo e fundit mund ta konsiderojë nul procedurën për dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” nga Mirela Milori e pranoi se nëse do të ekzistonte Gjykata Kushtetuese do të kishte një tezë ku do mbështetej në Kushtetutë.

Megjithatë ai e konsideroi këtë ide si sterile, pasi vendimi i marrë nga opozita është politik dhe do të thotë që edhe nëse nuk digjte mandatet atëherë do të shkonte në bojkot dhe për rrjedhojë pas 6 muajsh do ishin djegur mandatet.

“Kemi marrë një vendim politik dhe i jemi bindur të gjithë ne deputetët. Ne dorëzuam mandatet, nuk na lidhi njeri dorën. Kjo është vendimmarrja jonë. Ju po thoni që Gjykata Kushtetuese do të kthejë djegien e mandateve në bojkot. Pra kjo nuk e ndryshon faktin që ne kemi marrë vendimin në atë parlament nuk shkojmë. Vendimi është politik. Edhe sikur mos të kishte qenë ai vendim, por të kishte qenë vendim bojkoti ne nuk do kishim qenë në parlament sot dhe diskutimi ishte që pas gjashtë muajsh do ishin djegur mandatet, dhe në fund të Korrikut do kishim djegur mandatet. Ne sot nuk kemi garancinë që rotacioni politik të ndodhë me zgjedhje demokratike të lira dhe të ndershme. Ç’thotë Kushtetuta në nenin 164 që kërkon një procedurë të caktuar që duhet ta ndjekë parlamenti dhe KQZ, të cilat nuk e kanë ndjekur dhe ngihet hipoteza se çdo të vendoste Gjykata Kushtetuese.

E para ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe pse jemi sot në këtë krizë? Sepse nuk kemi Gjykatë Kushtetuese sepse kafshon qeni bishtin në këtë histori. Është një hipotezë që është kushtetuese, por sterile. Sterile politikisht sepse kriza nuk është këtu. Kriza është thelbësisht politike në raport me legjitimitetin e parlamentit që vjen nga një votë e blerë, e dhunuar, e provuar tashmë dhe për këtë arsye ç’diferencë do kishte bojkoti dhe djegia e mandateve. Teknikisht është një zgjidhje kushtetuese juridike që në vetvete mbetet sterile kur nuk janë garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është sterile, duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese. E dyta është një tezë që ka një platformë të veten kushtetuese dhe ligjore, por që vlen zero në kuadrin politik. Ajo nuk i jep zgjidhje problemit themelor. Nuk garanton zgjedhje, nuk garanton garancitë për zgjedhjet e për rrjedhojë do ishte një ushtrim në letër për të provuar një tezë juridike boshe”, tha Bylykbashi./abcnews.al

edi-rama-3.jpg
ent ela14:06 | 22/05/2019

Pas deklaratave të Presidentit të Republikës Ilir Meta ka reaguar kryeministri Edi Rama përmes dy postimeve në tëitter.

“A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar?” pyet kryeministri Edi Rama nga rrjeti social.

Më tej shefi i qeverise vijoi se “Falë Vetingut Gjykata Kushtetuese është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.”

Ndërkohë kryeministri thotë se pret nga Kreu i Shtetit një thirrje në mbrojtje të zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij, mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit” përfundon mendimin e tij shefi i qeverisë, Rama.

/abcnews.al

ilir-meta-2.jpg
G. P.11:50 | 22/05/2019

Presidenti nuk duroi më.

“Unë i jam shmangur kësaj çështjeje publikisht, pavarësisht se me partnerët ndërkombëtarë kam folur hapur prej kohësh”, tha Meta.

 Në aktivitetin organizuar rreth sigurisë në ballkan dhe rolit të aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik, presidenti Meta mesazhet e forta ja drejtoi kujtdo që reformën në drejtësi të votuar tre vjet më parë e quan  “sukses për tu marrë shembull.”

Nëse do ishte me të vërtetë një sukses Shqipëria asnjë minutë nuk do ishte pa gjykatë Kushtetuese. Reforma nuk bëhet me retorikë, bëhet me standarde. Nëse reforma bëhet me emra atëherë asnjëherë nuk ka një reformë të qëndrueshme, por forma të reja për kapjen e institucionit”, tha Presidenti.

Papërgjegjshmëri të plotë në zbatimin e direktivave kushtetuese të miratuara tre vjet më parë për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë ka regjistruar presidenti në memorien e tij.

Dy herë janë hedhur shortet e KED-së, në Dhjetor 2016 dhe më pas kam marrë iniciativë në Nëntor 2017. Kam bërë përpjekjet që gjithçka të bëhet në raport me Kushtetutën. Herën e dytë si president duke e ditur dështimin e herës së parë, kam kërkuar me shkrim angazhimin e delegacionit të BE dhe të Euraliusit që është një mision që paguhet me taksapaguesit europianë për të garantuar zbatimin e reformës në drejtësi në respekt me Kushtetutën dhe ligjet në Shqipëri. E kam folur hapur, por e dimë se çfarë ka ndodhur një vit më parë, kështu që t’i ftojmë kështu që ftoj të gjithë aktorët jashtë mediave që të unifikojmë një qëndrim të përbashkët sepse jemi në një situatë ekstraligjore, sipas parashikimeve të vetë Kushtetutës, që të mos kemi debate kontestime. Ditën e fundit Euralias çon përgjigje që në takim nuk vijmë dot se jemi një mision teknik. Pra një mision teknik do të thitë që ke marrë porosi politike. Unë nuk e di nga u mor kjo porosi politike”, tha Meta.

I njëjti mision që sipas kreut të shtetit shqiptar mbështeti mazhorancën në shkeljen e Kushtetutës në zgjedhjen e prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku.

Ky Euralias si i jep një vërtetim një kryetari shumë të nderuar të komisionit të ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Kushtetutën e Shqipërisë në kundërshtim të hapur në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kjo nuk është drejtësi evropiane”, tha Meta.

Drejtësia europiane dhe standardi që ajo promovon do mbërrijë në Shqipëri vetëm kur në vend të vijnë më shumë investime të huaja nga partner strategjik, përfundoi presidenti meta në mesazhin e tij të fortë./ABC News Albania 24/7

arben-rakipii.jpg
G. P.21:20 | 17/05/2019

Ish-kryeprokurori Arben Rakipi ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Provokacija”. Ai u pyet nga moderatori Mustafa Nano se sa do zgjasë Reforma në Drejtësi në mënyrë që të përfundojë procesi i gjithë.

Rakipi, si një ndër autorët e kësaj reforme, tregoi se kandidatët e Gjykatës Kushtetuese duhet të fillojnë konkurrimin në parlament në Korrik, ndërsa krijimi i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion do zgjasë sepse procesi i zgjedhjes së anëtarëve që do të bëjnë pjesë aty është delikat.

Mustafa Nano: Sa mund të zgjasë reforma në drejtësi, për t’u mbyllur procesi i gjithi?

Arben Rakipi: Gjykata Kushtetuese me ç’shihet duhet të fillojë konkurrimin në parlament të kandidatëve brenda muajit Korrik me gjasa. SPAK-u pastaj mund të zgjasë sepse kriteret e përzgjedhjes së tyre janë pak delikate sepse duhet kujdes i madh dhe më pas komprometohet e gjitha.

Pikërisht, SPAK përdoret edhe nga palët politike si struktura që do godasë edhe rastet e korrupsionit të deputetëve dhe jo vetëm. Ish-Prokurori i Përgjithshëm u shpreh se Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion do të ketë mbështetje të madhe si brenda vendit, ashtu edhe jashtë saj.

“Më mirë se ç’është do të jetë. Nuk mund të kërkohet mrekullia nga një grup njerëzish që në numër mund të jenë 10,15 ose 20 vetë. Ky është një proces që do shkojë paralel me pastrimin ose përsosjen tërë sistemit shqiptar dhe kjo do jetë e besueshme, gjithë të tjerat pastaj mund të jenë pak të ekzagjeruara. Struktura do ketë mbështetje të madhe, si jashtë vendit, si brenda vendit si forcë ekzekutive sepse do ketë policinë e saj”, tha Rakipi.

Për sa i përket pyetjes së Nanos, nëse SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve do jenë nën kontrollin e amerikanëve, Rakipi u shpreh se “Do jenë këshilltarë të afërt dhe të përditshëm, kjo është e sigurtë që do jenë. Kjo mund të marrë trajtën e kontrollit ose të trajtimit, por zemrën këta prokurorë duhet ta kenë. Nëse nuk e kanë nuk i shpëton kontrolli. Duhet të jenë trima, sepse krimi i organizuar nuk luftohet me short. Përveçse aplikimit, përzgjedhësit mund të kenë disa kritere shtesë, të cilat këto janë ndër cilësitë dhe kriteret bazë të një prokurori që të merret me të tilla gjëra sepse janë gjëra serioze dhe që duan trimëri”./abcnews.al

Gjykata-Kushtetuese.jpg
G. P.13:51 | 04/04/2019

Pas shpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë një muaj më parë të vakancës së plotë për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese që zgjidhet nga Kuvendi, ky i fundit ka publikuar edhe listën me gjyqtarë që kanë aplikuar si kandidatë të interesuar për plotësimin e kësaj vakance.

Ata janë Arta Vorpsi, Avni Shehu, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Klodian Rado, Kostandin Kazanxhi, Mitat Dautaj, Ilir Mustafaj dhe Valbona Bala (Pajo).

Tre janë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që zgjidhen nga Kuvendi, përmes një procedure e cila kalon nga renditja e emrave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Bazuar në Kushtetutë, Kuvendi zgjedh gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese me jo më pak se tre të pestat e të gjithë anëtarëve të tij, pra 84 vota deputetësh, ndërmjet kandidatëve të renditur në tre vendet e para të listës së dalë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Gjykata Kushtetuese ka mbi një vit e bllokuar për shkak të shkarkimit të gjyqtarëve si rezultat i procesit të Vettingut, proces që la në këmbë vetëm një anëtare të trupës prej 9 gjyqtarësh të kësaj gjykate./abcnews.al

gjykata-kushtetuese-1280x720.jpg
G. P.17:05 | 26/03/2019

Presidenca publikoi këtë të martë listën e kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Bëhet fjalë për 13 aplikantë dhe ata janë Alban Brati, Arta Vorpsi, Avni Shehu, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Ilir Mustafaj, Irena Reso, Kestrin Katro, Klodian Rado, Kostandin Kazanxhi, Marsida Xhaferllari, Mimoza Qinami dhe Valbona Bala (Pajo)

Në njoftimin e presidencës thuhet se lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar do të përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.

Kandidatët janë emra të njohur në sistemin gjyqësor dhe me një karrierë të pasur profesionale.

Gjykata Kushtetuese për momentin ka vetëm një anëtar. Ajo është Vitore Tusha, e cila qëndron me mandat të mbaruar. Ndërkohë 8 anëtarë të tjerë u shkarkuan nga Vettingu.

Kreu i saj, Bashkim Dedja u shkarkua nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit. Katër anëtarë të tjerë Fatos Lulo, Altina Xhoxha, Fatmir Hoxha dhe Gani Dizdari u shkarkuan nga shkalla e parë e Vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ndërsa, Sokol Berberi dhe Besnik Imeri dhanë dorëheqjen.

Në njoftimin e Presidencës thuhet gjithashtu se më 25 Maj, Gjykata Kushtetuese kalon në vakancë të plotë.

/abcnews.al

edi-ramaa-1280x713.jpg
G. P.12:00 | 14/01/2019

Kërkesës që i refuzoi presidenti vendosi t’i japë zgjidhje vetë. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të jetë Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme pas vendimit për mos dekretim të kandidatit Gent Cakaj në këtë post. Lajmi u mor në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste, por vendimin e bëri publik kryetari i qeverisë në Twitter.

“Presidenti s’e ka çdekretuar ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë, që vjen shumë shpejt, do të jem ‘de jure’ në këtë rol, sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, shkruante ai.

De jure do të jetë kryeministri Rama, ndërsa de fakto duket se punën e Ministrit të Jashtëm do ta bëjë Gent Cakaj njeriu që në këndvështrimin e kryetarit të qeverisë është një mijë herë më i ditur se sa Presidenti i Republikës. Ky i fundit iu përgjigj shkurt po nga rrjetet sociale.

“Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. NO MORE FAKE STATE. Shqipëria e para”, tha Meta.

Zgjidhja përfundimtare e përplasjes presidencë-kryeministri do të vijë nga Gjykata Kushtetuese. Socialistët po bëjnë gati ankimimin për da depozituar në sekretari, e vetmja zyrë që është funksionale në institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë në vend./abcnews.al

 

ilir-meta-2.png
G. P.19:06 | 09/11/2018

Presidenti i Republikës ka shpalluar procedurën e aplikimit për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese. Vendi bosh për gjyqtarë u krijua nga përfundimi i parakohshëm i mandatit të ish-gjyqtares, Altina Xhoxhaj. Pas 23 vitesh karriere në gjyqësor Xhoxhaj u shkarkua nga Vettingu për mosjustifkim të pasurisë.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ndodhet në kolaps me vetëm dy anëtarë. E vetmja që ka kaluar Vettingun është gjyqtarja Vitore Tusha ndërkohë që kryetari Bashkim  Dedja është konfrimuar vetëm në një nga shkallët e organeve të kontrollit të pastërtisë së figurës./abcnews.al

gjykataata.jpg
G. P.11:28 | 28/08/2018

Kuvendi shpall listën e 7 kandidatëve të cilët kanë aplikuar për gjyqtar për Gjykatën Kushtetuese
Sipas një njoftimi për shtyp të bërë publik paraditen e sotme mësohet se kanë aplikuar në garën për kushtetuese juristët: Elsa Toska, Theodhori Sollaku, Fiona Papajorgji, Ilir Panda, Sinan Tafaj, Valbona Bala dhe Vasil Bendo.

Bien në sy në këtë listë, emrat e ish-kryeprokurorit Sollaku dhe ish-anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Panda, të cilët kanë  aplikuar edhe në Shkurt në aplikimet e hapura nga presidenca për vendet vakante në këtë gjykatë.

Thirrjes së presidencës në Shkurt të këtij viti iu përgjigjën 22 kandidatë, një pjesë e të cilëve figurojnë edhe në listën e sotme të aplikimeve të thirrura nga Kuvendi. Aktualisht Gjykata Kushtetuese është krejtësisht e bllokuar pasi në detyrë ka mbetur vetëm kreu i kësaj gjykate Bashkim Dedja, i cili e kaloi procesin e Vettingut si dhe anëtarja me mandat të mbaruar Vitore Tusha, e cila gjithashtu e kaloi me sukses procesin e rivlerësimit.

Sipas ligjit, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë, prej të cilëve tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet, me një të tretën e saj./abcnews.al

Hashim-Thaci-1280x853.jpg
ent ela11:27 | 10/08/2018

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shumë shpejt mund të përballet me gjykatën kushtetuese në vend për sa i përket idesë së tij për korrigjim të kufijve me Serbinë. Lidhja Demokratike e Kosovës po përgatit dokumentet me të cilat do të vërtetojë shkeljet kushtetuese të kryera nga Kreu i Shtetit.

Lidhja Demokratike e Kosovës pjesë e opozitës në vend ka bërë të qartë se nuk do të përkrahë në asnjë mënyrë presidentin tHaci për drejtimin e raundit të radhës së negociatave me Serbinë, dhe as në idenë e tij për korrigjimin e kufijve.

Përkundrazi, LDK po përgatitet që të dërgojë Kreun e Shtetit në Gjykatë Kushtetuese. Deputetja e kësaj partie Vjosa Osmani, konfirmoi për mediat kosovare se janë duke përgatitur kërkesën për interpretim nga Gjykata, për ato që LDK i konsideron shkelje kushtetuese nga ana e Thaçit.

Nga mbledhja e fundit e kryesisë së LDK-së, që u drejtua nga kryetari Isa Mustafa, kjo parti doli me qëndrim edhe më të fortë kundër Presidentit Thaçi, përkatësisht udhëheqjes së dialogut me Serbinë nga ai dhe prekjes së kufijve të vendit.

Nga ana tjetër, Presidenti Thaçi këmbëngul që në takimin e ardhshëm në Bruksel të paraqesë propozimin e tij për korrigjimin e kufijve. Deri më tani ai nuk ka marrë përkrahjen as nga kryeministri, as nga kryeparlamentari, e aq më pak nga partitë opozitare. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono