Gjykata e Tiranës

kastriot-gjuzi-1.jpg
ent ela10:19 | 22/04/2018

Gjykata  e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Kastriot Gjuzin, i akuzuar për vrasjen e Mario Majollarit. Kastriot Gjuzi akuzohet për “vrasje për gjakmarrje” dhe “armëmbajtje pa leje”. Gjatë deklarimeve të tij në polici dhe në gjykatë i dyshuari ka mbajtur qëndrim mohues për vrasjen.

Përmes këtij vendimi Gjykata e Tiranës izoloi në qelitë e paraburgimit Kastriot Gjuzin. Ai dyshohet të jetë ekzekutori i Mario Majollarit mbrëmjen e 10 prillit në zonën e Kinostudios në kryeqytet.

Prokuroria i mbështet dyshimet në pamjet filmike të një kamere sigurie që ka fiksuar Gjuzin pranë vendit të ngjarjes.

Gjatë seancës për caktimin e masës së siguroisë, si edhe në deklarimet e dhëna në prokurori Gjuzi ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij. Ai ka pranuar hasmërinë me Mario Majollarin, por ka përjashtuar përfshirjen në krim. Ai ka shpjeguar se ishte larguar nga banesa pasi e kishte kapur paniku teksa kishte parë ndërhyrjen brutale të policisë në banesën e tij. Ndërsa në momentin e ndalimit, ai ka pretenduar se po kthehej nga Kosova në Shqipëri për t’u vetëdorëzuar.

Avokati dha një argument edhe për praninë e Gjuzit në lagjen e viktimës.

Kastriot Gjuzi u arrestua në 19 prill pranë kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas prokurorisë vrasja e Mario Majollarit është bërë për motive gjakmarrjeje në lidhje me një ngjarje të ndodhur në vitin 2000 ku babai i tij vrau dy persona, një prej të cilëve vëllai i Kastriot Gjuzit./abcnews.al

spaho.jpg
G. P.09:31 | 04/04/2018

Seanca e sotme gjyqësore, ku pritet të jepet masa e sigurisë për 23 të ndaluarit për protestën në Rrugën e Komhit është shoqëruar me momente tensioni mes deputetëve të opozitës dhe policsë.

Edmond Spaho në një prononcim të shkurtër për mediat është shprehur se policia ka ushtruar dhunë mbi ta.

Gjithashtu mësohet gjatë tensionit mes tyre është shkatërruar edhe dera e brendshme e Gjykatës së Tiranës.

“I gjithë grupi i deputetëve dëshironte të hynte në sallë. Forcat e policisë nuk na lejuan, ushtruan dhunë. Siç e shikoni, ja, në çfarë gjendje jemi të gjithë kolegët aty. Të kuptoni shtetin diktatoprial të Edi Ramës, por ka për ta pasur shumë shpejt fundin. Kështu me dhunë edhe si ka rrethuar gjysmën e Tiranës për të zhvilluar gjyqin nuk do ta ketë kollaj. Do të përplaset me qytetarët, do të përplaset me ne. Nuk na del dot me dhunë”, u shpreh Spaho jashtë ambienteve të gjykatës./abcnews.al

gerti-carcani.jpg
G. P.17:30 | 30/03/2018

Gjykata e Tiranës nuk regjistron Armand Dukën si President të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kërkesa e paraqitur nga FSHF-ja për regjistrimin e vendimit të Asamblesë Zgjedhore të 7 Shkurtit 2017 për zgjedhjen e Dukës dhe nëntë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv është kthyer nga gjykata.

Gjykata e Tiranës nuk ligjëron Armand Dukën si President të Federatës Shqiptare të Futbollit. Togat e zeza të kryeqytetit nuk kanë pranuar kërkesën e paraqitur nga ana e FSHF-së në gjykatë për të regjistruara vendimin e Asamblesë Zgjedhore të datës 7 Shkurt 2018 për zgjedhjen e Dukës në krye të federatës, si edhe emrat e 9 anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.

“Gjykata vendosi kthimin e kërkesës”, thuhej në vendimin e gjyqtares Marinela Osmani. Gjykata ka lexuar vetëm dispozitivin e vendimit, arsyetimi i të cilit pritet të zbardhet në ditët në vijim.

Në lidhje me vendimarrjen e gjykatës reagoi edhe Bashkim Fino, kandidati që garoi me Armand Dukën për kreun e FSHF-së.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Fino theksoi se pasi denoncoi publikisht paligjshmërine e funksionimit të FSHF-së, zgjodhi rrugën ligjore, me besim tek drejtësia.

“Përshëndes shpresën që dha sot drejtësia, që çdo manipulim, nuk do ketë sukses para ligjit. Ky ishte një mesazh për të gjithë viktimat e këtij sistemi, që Armand Duka nuk ka për të pasur më sukses me metoda të paligjshme. Procesi vazhdon edhe në KAS-in shqiptar dhe sidomos në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Për një futboll të pastër dhe të drejtë!”, thuhej në reagimin e Finos.

Në zgjedhjet e zhvilluara në 7 Shkurt për kreun e FSHF-së, Armand Duka u shpall fitues në raundin e dytë të votimit me 38 vota, përballë 24 votave të rivalit të tij në gare Bashkim Fino./abcnews.al

balla-berisha.jpg
ent ela12:14 | 09/03/2018

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën per padine e ngritur nga Shkelzen Berisha ndaj Taulant Balles duke ia dërguar Gjykatës së Tiranës. Ndërsa  prokuroria e pushoi kallëzimin.

Berisha u paraqit sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda duke kërkuar rihapje të hetimeve për padinë ndaj Taulant Ballës.  Disa muaj më parë djali i ish-kryeministrit, paditi kreun e grupit parlamentar socialist Balla për shpërdorim detyre.

Shkëlzen Berisha e akuzon Ballën se ka bërë publike në komisionin hetimor parlamentar për privatizimin e OSSH disa materiale me të dhëna te tij personale për qëllime private e politike. /abcnews.al

vlcsnap-error178-1-1280x720.jpg
us er15:30 | 25/12/2017

Gjykata e Tiranës ka shënuar të parin dënim me burg për fotografimin e votës.

Bëhet fjalë për një 21 vjeçar në kryeqytet, që fotografoi votën e tij në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai u dënua me 2 muaj burg, por përfundimisht do t’i nënshtrohet një dënimi alternativ, duke punuar 80 orë në interes të publikut.

Ndryshimi ligjor i bërë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017 për dënimin me burg të personave që fotografonin fletën e votimit nuk është marrë seriozisht nga një 21 vjeçar në Tiranë. Ai nuk ka ngurruar të shkelë ligjin dhe tashmë do të vuajë pasojat. Denis Nuhaj është personi i parë që dënohet me burg nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “shkeljes së fshehtësisë së votimit”. Në përfundim të një gjykimi me kohë të shkurtuar i riu është dënuar me 2 muaj heqje lirie. Nuhaj është gjykuar në gjendje të lirë dhe përpos këtij dënimi ai nuk do të shkojë në qeli. Përfundimisht gjykata ka zëvendësuar dënimin me burg me një dënim alternativ, sipas të cilit 21 vjeçari është i detyruar për të kryer 80 orë punë të papaguar me interes publik.

Sipas vendimit të shpallur nga gjyqtarja Ardiana Beraj, një kopje e të cilit u sigurua nga “ABCneës” i riu është ndaluar ditën e zgjedhjeve. Ai është kallëzuar nga kryetarja e qendrës së votimit të ngritur në ambientet e shkollës “Dëshmorët e lirisë” në kryeqytet.  Atij i është bllokuar në cilësinë e provës materiale edhe një apartat telefonik iPhone me të cilin kishte fotografuar fletën e tij të votimit. Para hetuesve i riua ka deklaruar se votonte për herë të parë dhe se nuk e dinte se fotografimi i votës ishte vepër penale. Ai ka theksuar se nuk e kishte bërë foton për ndonjë përfitim material.

Masat e ashpra ndaj krimeve zgjedhore janë sanksionuar në nenin 327 të Kodit Penal.  Sipas këtij neni fotografimi apo filmimi i fletës së votimit dhe shfaqja e saj tek persona të tjerë përbën vepër penale dhe dënohet me burg nga 3 muaj deri në 3 vjet./abcnews.al

vlcsnap-error525-1-1280x720.jpg
us er13:53 | 21/12/2017

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë gjashtë personat e arrestuar hënën, pas protestës së opozitës para parlamentit, ku PD dhe LSI, kundërshtuan zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme.

Gjykata e Tiranës vendosi “detyrim paraqitje” për të arrestuarit, të cilët akuzohen për akte dhune dhe përplasje me policinë.

Gjatë masës së sigurisë, të pranishëm në sallën e gjyqin ishin edhe deputet e PD dhe LSI.

Sipas policisë, ndalimi i tyre u bë, pasi gjatë protestës, në mënyrë aktive kanë kryer veprime të dhunshme, si: hedhja e sendeve të forta në drejtim të uniformave blu, hedhja e materialeve piroteknike, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë në përmbushjen e detyrës./abcnews.al

policja-1280x789.jpg
us er20:59 | 14/11/2017

Çështjet e divorcit dhe kujdestarisë së fëmijëve kanë shkaktuar shumë plagë sociale në vend, deri edhe viktima.

Kamera e emisionit “STOP” ka filmuar pamje të pabesueshme në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku një konflikt fizik mes një çifti në proces divorci ka përfshirë edhe policët. Situata ka degraduar deri në gjakosje.

Policia: Shpejt patrullën këtu te Gjykata, shpejt se ka të gjakosur.

Sikurse shihet edhe në pamje, forcat e policisë shoqëruan me dhunë disa persona në komisariat, të cilët u përfshinë në sherr.

Madje një punonjëse policie e angazhuar pranë Gjykatës së Tiranës, është gjakosur në hundë nga sherri mes disa personave për një vendim gjyqësor./tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono