Gjykata e Larte

klgj-1280x721.jpg
nev ila19:51 | 12/11/2019

KLGJ ka vendosur kualifikimin e gjyqtarëve Ervis Pupe, Ilir Panda dhe Sokol Sadushi për në Gjykatën e Lartë. Në njoftimin e saj KLGJ ka vendosur gjithashtu, të skualifikojë nga kjo garë kandidaturën e Eduart Qehajaj dhe Florin Demollarit, pasi sipas rezultateve të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit, ata nuk plotësonin të gjithë kriteret e kërkuara.

Ilir Panda
Sokol Sadushi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Sot më datë 12.11.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën miratoi disa vendime të rëndësishme. Më konkretisht, pasi u njoh me rezultatet e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për në Formimin Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për kandidatin z. Eduart Qehajaj.  Këshilli vendosi skualifikimin e tij.  Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Më tej Këshilli, pasi verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, vendosi skualifikimin e kandidatit Florin Demollari. Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjithashtu, Këshilli pasi verifikoi kushtet dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, vendosi të kualifikoi kandidatin z. Hazbi Balliu.  

Në vijim të mbledhjes, Këshilli pasi dëgjoi relatorët për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur, për në Gjykatën e Lartë, vendosi kualifikimin e kandidatëve z. Ervin Pupe, z. Ilir Panda dhe z. Sokol Sadushi.  

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në kërkesat e gjykatave të ndryshme vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

Ndërkohë mbledhja e radhës e Këshillit, për nisjen e procedurës së përzgjedhjes për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatëve, nga radhët e juristëve të spikatur (jogjyqtarë), është ditën e mërkurë, datë13.11.2019, ora 12.30. /abcnews.al

KRONIKE-SOLLAKU-PER-BALILIN-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
nev ila08:58 | 23/10/2019

Ish-prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku është përjashtuar nga gara për Gjykatën e Lartë. Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka përjashtuar Sollakun për arsyen se në vitin 2007 është shkarkuar si kryeprokuror. Ish-kryeprokuroprii tha për Abc News se pasi të marrë vendimin e zbardhur, do të vendosë nëse do ta ankimojë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor skualifikon nga gara për Gjykatën e Lartë kandidatin Theodhori Sollaku. Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar pasditen e të martës, pas verifikimit   të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatit nga radhët e juristëve të spikatur.

Burime nga qeveria e gjyqësorit konfirmuan se arsyeja e skualifikimit të avokatit Sollaku ka qenë shkarkimi i tij si Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2007, nga ish-kryeministri Berisha. Sipas ligjit kandidati ka të drejtën e ankimimit të vendimit në  Gjykatën Administrative të Apelit brenda 5 ditëve nga zbardhja e vendimit.

I kontaktuar nga ABC News Theodhori Sollaku është shprehur se pasi të njihet me vendimin e arsyetuar atëherë do të vendosë nëse do të bëj ankimim. Nëse Gjykata Administrative e apelit vendos në favor të kandidatit të skualifikuar atëherë KLGJ duhet ta rikthejë në garë.

Kjo është faza e dytë e verifikimit të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Një muaj më parë KLGJ skualifikoi 14 nga 22 kandidatët në garë për tre vendet vakante nga rradhët e anëtarëve jo gjyqtarë.

Ndërkohë nga skualifikimet e fazës së parë kandidati Jordan Daci e ka ankimuar në gjykatën administrative të Apelit vendimin e KLGJ.  Ish prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku ishte një nga 8 kandidatët e përzgjedhur për fazën e dytë.

Gara për 3 vende në Gjykatën e Lartë do vijojë për 7 kandidatët e tjerë nga radhët e juristëve të spikatur Jetmira Rragami, Ervin Pupe, Kestrin Katro, Sokol Sadushaj, Ilir Panda, Rezarta Melo, dhe Ardita Buna Alsula./ABC News Albania 

skynews-carles-puigdemont-brussels_4152384-1280x720.jpg
ad min15:18 | 14/10/2019

Një gjykatës spanjoll ka lëshuar një urdhër të ri arresti ndërkombëtar për ish-kryeministrin katalanas Carles Puidgemont, i arratisur në Belgjikë, me akuzën e kryengritjes dhe përfitimit të paligjshëm për pavarësinë e dështuar të Katalonjës në Tetor 2017.

Për të njëjtën arsye u dënuan nga gjykata e lartë spanjolle 9 liderë pro pavarësisë, me 9 deri në 13 vjet burg./ABC News Albania

KRONIKE-META-PAS-VENECIAS-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.58-1280x720.jpg
ent ela16:00 | 21/09/2019

Një raport monitorues i një organizate joqeveritare për situatën e krijuar në Gjykatën e Lartë jo funksionale, ka bërë që presidenti i Republikës ta risjellë në vëmendje numrin prej 30 mijë dosjesh në pritje shqyrtimi si dhe kohën e kërkuar. Përmes një statusi në Facebook, kreu i shtetit shprehet se askush nuk mban përgjegjësi publike për cënimin e të drejtave themelore të qytetarëve për të patur një shqyrtim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm, dhe nga një gjykatë e caktuar me ligj. “Reforma u bë për qytetarët dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë duhet t’i shërbejë vetëm qytetarëve.” shkruan Meta, duke kërkuar marrja e masave që sa më shpejt qytetarët të kenë akses të plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit. /ABC News Albania 24/7

klgj-1280x714.jpg
ad min13:17 | 11/09/2019

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar 8 kandidatë për gjyqtarë, që garojnë për tre vende në Gjykatën e Lartë. 14 kandidatë të tjerë u skualifikuan për mosplotësim të kritereve për atë detyrë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi skualifikimin nga gara për 14 nga 22 kandidatët për Gjykatën e Lartë. Kandidatët garonin për 3 vendet vakante në Gjykatën supreme dhe ishin nga radhët e anëtarëve jo gjyqtarë. Relatorët miratuan 8 kandidatë dhe përjashtuan 14 të tjerë për mosplotësim të kriterëve të kandidimit.  8 kandidatët e kualifikuar janë Jetmira Rragami, Ervin Pupe, Theodhori Sollaku, Kestrin Katro, Sokol Sadushaj, Ilir Panda, Rezarta Melo, dhe Ardita Buna Alsula. Ata tashmë do i nënshkrohen fazës së dytë të verifimimit, mbi pasurinë, aftësitë profesionale dhe do intervistohen nga KLGJ.

Me shumicë votash u miratua skualifikimi i 10 kandidatëve të nga vijimi i garës, ndërsa 4 të tjerë kishin dhënë dorëheqjen. Skualifikimi për kandidatët u bë kryesisht për mospërmbushje të kritereve, që janë mos pasja e një grade shkencorë në fushën e drejtësisë, mos plotësimi i 15 viteve karrierë në drejtësi dhe mbajtja e posteve politike brënda 10 viteve të fundit.

Sidoqoftë sipas ligjit kandidatët e skualifikuar mund ta ankimojnë këtë vendim në Gjykatën Administrative. Nëse Gjykata vendos në favor të kandidatit të përjashtuar, KLGJ do duhet t’i rikthejë në garë, për të vijuar me fazën e dytë të verifikimeve.

Aktualisht Gjykata e Lartë është jashtë funksionit pasi ka mbetur vetëm me një anetar, gjyqtarin Ardian Dvorani. Numri i dosjeve në pritje për shqyrtim ka shkuar në rreth 33 mijë. Plotësimi me tre anëtarë i Gjykatës së Lartë, do t’i hapë rrugën, shqyrtimit të masave të sigurisë. Pas kësaj faze, KLGJ duhet të hartojë projektrregulloren me kriteret për të plotësuar Gjykatën e Lartë me 15 gjyqtarë nga 19 anëtarë që kjo gjykatë ka në total. /ABC News Albania 24/7

gjykata-1280x714.jpg
ad min17:15 | 02/08/2019

Zgjidhet çështja e ekstradimeve në Gjykatën e Lartë. Treshaj e formuar me dy gjyqtarë të komanduar, ka vendosur që  pro ekstradimit të Valentina Dushkut, Besnik Lekës, Robens Berberit dhe Hajri Seferit. Tashme do të jetë Ministra e Drejtësisë që do të marrë vendimin përfundimtarë.

Gjykata e Lartë i ka dhënë zgjidhje çështjeve të ekstradimeve të cilave ‘iu mbaronte afati brenda muajit Gusht. Ardian Dvorani së bashku me dy gjyqtarët e komanduar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor Sokol Binaj dhe Albana Boksi kanë vendosur  në dhomë këshillimi që të rrëzojnë  rekursin e të pandehurve.

Treshja e formuar vetëm për të shqyrtuar këto çështje ka vendosur që ti hapë rrugën ekstradimit të Valentina Dushkut, Besnik Lekës, Robens Berberit dhe Hajri Seferit. Ky i fundit është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi është arrestuar në kuadër të operacionit  “Volvo 4”. Tashmë topi ka mbetur në dorën e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj nëse kjo e fundit do të vendosë pro ekstradimit të 4 shtetasve të kërkuar nga autoritetet e huaja.

Por më e nxehtë është çështja e Hari Seferit, pasi konsiderohet si ndërmjetësi i grupeve kriminale me bandën e “Avdylajve”, të Shijakut. Përveçse në dosjen “vol-vo 4”, ai është edhe pjesë e “dosjes 339”.

Do të jetë ministrja ajo që do të vendosë nëse do ta dorëzojë personin e kërkuar nga italianët që në vitin 2016, apo do ta pezullojë ekstradimin deri sa të përfundojë hetimi nga Prokuroria për Krime të Rënda. Ndërsa Gjykata e Lartë ka mbetur sërish vetëm me një anëtarë në detyrë Ardian Dvoranin, në pritje të caktimit të tre anëtarëve jo-gjyqtarë./ABC News Albania 24/7

GJYKATA-E-LARTE-TRUMP_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela14:20 | 27/07/2019

Administrata Trump tashmë mund të përdorë fondet me një vlerë prej 2.5 miliard dollarë të Pentagonit për të ndërtuar murin në kufi me Meksikën. Vendimi u mor nga gjykata e lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjykata e lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhënë dritën jeshile administratës Tramp për të përdorur 2.5 miliardë dollarë për ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka reaguar menjëherë me anë të një mesazhi në Tuiter duke shkruar: “Uai! Një fitore e madhe për Murin. Gjykata e lartë ka rrëzuar një padrejtësi të madhe duke lejuar vazhdimin e ndërtimit të murit me Meksikën. Një fitore e madhe për sigurinë në kufi.”

Një fitore e rëndësishme për Trump i cili mund të përdorë fonde për Pentagonin, rreth 2.5 miliard dollarë, për ndërtimin e rreth 160.9 kilometra mur në kufi me Meksikën ndërsa beteja e hapur në gjykata të ndryshme vazhdon ende. Kundër këtij vendimi mbeten ende katër gjykatës federalë.

Gjykata e lartë rrëzoi në këtë mënyrë vendimin e gjykatës së apelit të qarkut të nëntë, që ishte rreshtuar me “Sierra Club” dhe një koalicion komunitetesh në kufi, që e cilësonin si shkelje të ligjit përfitimin e fondeve nga ana e departamentit amerikan të mbrojtjes për ndërtimin e murit. Sipas gjykatës së lartë qeveria ka paraqitur prova të mjaftueshme për faktin se nuk ka asnjë bazë për të bllokuar transferimin e fondeve.

Presidenti amerikan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Kufi me Meksikën në shkurt të këtij viti, pas dy muajsh betejë me kongresin amerikan, që shkaktoi dhe “shatdaun” më të gjatë në historinë amerikane. Një situatë emergjence që sipas Trump i jepte të drejtë të mund të përdorte fonde të agjencive të tjera qeveritare për ndërtimin e murit. Një deklaratë që shkaktoi veprime ligjore dhe nga ana e dhomës së deputetëve. Një përpjekje e dështuar kjo me gjykatësin Trevor Mekfaden i cili theksoi se gjykatat mund të zgjidhin debatet mes pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ, vetëm si burim i fundit. /ABC News Albania 24/7

gjykata-e-larte-1-1-1280x714.jpg
nev ila19:00 | 25/07/2019

Mbyllet gara për kandidatët jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë. Ndër 21 emrat e publikuar, janë: Sergjio Mazreku, Ndue Pjetra, Ergys Misha, Aldona Sula, Jordan Daci, Alma Loci, Lindita Troja, dhe Jetmira Rragami të gjithë me profesion juristë. Nga këta, do të zgjidhen 4 kandidatë.

Të interesuarit kanë pasur dy javë kohë që të shprehin interesin e tyre duke dorëzuar dokumentacionin përkatës. Duke iu referuar rregullores, faza e përzgjedhjes do të kalojë në 5 etapa, duke  filluar nga shqyrtimi dhe miratimi nga Komisioni i projektvendimit paraprak të vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve./ABC News Albania 24/7

 

klgj-1280x714.jpg
nev ila20:58 | 23/07/2019

Këshilli i lartë Gjyqësor ka gjetur zgjidhjen për zhbllokimin e Gjykatës së Lartë.

Në mbledhjen e kësaj të marte, u vendos që shqyrtimi i çështjeve të bëhet nga gjyqtarë të gjykatave të Apelit, të cilët duhet të kenë jo më pak se 13 vite eksperiencë pune, e të kenë kaluar vettingun.

Kjo zgjidhje e KLGJ është një nga tre opsionet që misioni EURALIUS sugjeroi për të bërë funksionale Gjykatën e Lartë. Sipas ekspertëve evropianë, ky opsion duhej të ishte masa e fundit që duhej ndërmarrë vetëm në raste të veçanta.

Në Gjykatën e Lartë ka shkuar në 32 mijë numri i dosjeve në pritje, ndërsa ka disa çështje ekstradimi të cilave nëse u kalojnë afatet, rrezikojnë lirimin e personave që presin ekstradimin e zgjidhja e KLGJ ka patur parasysh këtë situatë delikate.

Aktualisht Gjykata e Lartë ka mbetur vetëm me 2 gjyqtarë, nga 19 që duhet të ketë. Për 3 kandidatë jo gjyqtarë ka nisur verifikimi, ndërsa për kandidatët gjyqtarë duhet të përfundojë procesi i vettingut në të dyja shkallët. Cka do thotë se bazuar në këtë proces, ngritja e Gjykatës së Lartë do kërkojë edhe disa muaj./ABC News Albania 24/7

etilda-gjonaj-1280x960.jpeg
nev ila17:15 | 11/07/2019

Plan strategjik për sistemin gjyqësor, Gjonaj: S’ka asnjë forcë për t’i penguar institucionet e reja, debatet politike një ditë do harrohen kurse reforma në drejtësi i shërben brezave.

Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor kanë zhvilluar një takim konstruktiv ku është prezantuar projekt-plani strategjik 2019-2020 për sistemin gjyqësor i cili vjen si derivat dhe kërkesë në zbatim nga Strategjia ndërsektoriale e drejtësisë e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Pasi është njohur nga kryetarja dhe anëtarët e grupit të punës lidhur me planin e veprimit, ministrja Etilda Gjonaj ka vënë theksin te rëndësia që ka kjo iniciativë në kuadër të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë.

Teksa ka falënderuar hartuesit e planit strategjik, Gjonaj ka bërë edhe një rezyme të zbatimit të reformës në drejtësi, ku nënvizoi se “procesi i ngritjes së organeve të reja tashmë janë në fazën ku s’ka më asnjë forcë për t’i penguar në ushtrimin e përgjegjësisë së tyre kushtetuese dhe ligjore”.

Gjithashtu ajo komentoi telegrafikisht edhe sulmet politike ku tha se:

Ata që mundën veç ta vonojnë, por kurrsesi ta ndalojë, uroj ta kenë kuptuar se dëshira dhe nevoja e një populli të tërë për drejtësi është aq e madhe sa s’mund të asgjësohet nga retorika politike të cilat në fund të ditës do të harrohen, ndërsa të nesërmes do t’i ngelen veç institucionet e shëndetshme të një shteti që po vrapon drejt familjes evropiane.”

Ndër të tjera Gjonaj shprehet:

“Me ftesë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndoqa me interes prezantimin e projekt-planit strategjik 2019-2020, për plotësimin dhe forcimin e sistemit gjyqësor në përputhje me Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë. Jam besimplotë se procesi i reformimit do ta kalojë periudhën transitore për të vijuar me funksionimin efektiv të sistemit të drejtësisë. Plotësimi i vendeve vakante dhe funksionimi i Gjykatës së lartë si pjesë edhe e planit strategjik të KLGJ-së do të jetë një ndër prioritetet Këshillit të Lartë Gjyqësor. Shqiptarët tashmë janë dëshmitarë të historisë, se si mundëm të hedhim themelet dhe nisëm të rindërtojmë këtë pallat drejtësi që po ngjall shpresën për të ndryshuar, ashtu siç na ka shtuar forcën për të punuar. Ata që mundën veç ta vonojnë, por kurrsesi ta ndalojë, uroj ta kenë kuptuar se dëshira dhe nevoja e një populli të tërë për drejtësi është aq e madhe sa s’mund të asgjësohet nga retorika politike të cilat në fund të ditës do të harrohen, ndërsa të nesërmes do t’i ngelen veç institucionet e shëndetshme të një shteti që po vrapon drejt familjes evropiane”, shprehet Gjonaj.

Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë dhe Plani Strategjik i KLGJ-së, janë të ndërlidhura me përparësitë e politikave kombëtare, ku ndër të tjera synohet:

  • Përshpejtimi i Reformës së Pushtetit Gjyqësor dhe Akordimit të Burimeve. (Bërja funksionale e Gjykatës së Lartë si prioritet emergjent, duke marrë masat e nevojshme për plotësimin e vendeve vakante në një kohe sa më të shpejtë)
  • Përcaktimi dhe Zbatimi i Standardeve për Ekselencë gjyqësore. ( Rritja e transparencës në emërimet dhe promovimet e gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, përmes sigurimit të standardeve të meritokracisë)
  • Ofrimi Efikas i Shërbimeve dhe funksionimi më i mirë i gjykatave. (Rritja e efikasitetit, saktësisë se te dhënave dhe efektivitetit ne menaxhimin e ceshtjeve gjyqesore nepermjet zhvillimit te nje sistemi elektronik te unifikuar per menaxhimin e ceshtjeve sipas standardeve ndërkombetare.)
  • Zhvillimi i Kapaciteteve të Brendshme të KLGJ-së.( Hartimi i akteve nënligjore për zbatimin e reformës gjyqësore, ushtrimin e përgjegjësive nga ana e KLGJ-së me qellim sigurimin e pavarësisë gjyqësore)
  • Hartimi i Strategjive të Efektshme për Komunikimin e Jashtëm. ( Ofrimi dhe zbatimi i mënyrave novatore dhe të përshtatshme për palët e interesit, në veçanti përmes sistemeve online, për rritjen e bashkëpunimit të publikut me KLGJ-në, personelin administrativ dhe gjykatat).

Në vitin  2016, Shqipëria miratoi reforma kushtetuese dhe legjislative gjithëpërfshirëse, me qëllim forcimin e integritetit dhe qeverisjes së gjyqësorit në vend. Këto reforma përcaktonin edhe ngritjen e institucioneve të reja, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono