gjonaj

gjonaj.jpg
ent ela18:10 | 09/04/2019

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin, ku u takua me homologen e saj Katarina Barley dhe me zyrtarë të tjerë. Në fokusin kryesor të takimeve të ministres Gjonaj ishte ecuria e deritanishme sa i përket Reformës në Drejtësi, ngritja dhe funksionimi i organeve të reja të drejtësisë.

Ministrat e Bundestagut gjerman i siguruan ministres Gjonaj në Berlin se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë me anë të projektit të binjakëzimit për të rritur më tej njohjen dhe perceptimin e publikut në luftën kundër korrupsionit.

Në përfundim të takimeve në Berlin, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, falenderoi ministrat gjermanë për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në hapjen e negociatave dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian. /abcnews.al

 

LAJMET-DT-2-PRILL-GJONAJ.mpg_snapshot_04.17-1280x720.jpg
ent ela20:32 | 02/04/2019

“Brenda qershorit 2019 zgjidhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Inspektoriatit të lartë të Drejtësisë”. Këtë premtoi ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në studion e Mbrëmje ABC News të Mirela Milorit.

“Jemi në procesin e emërimeve kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në dreJtësi ka ngritur gjithë strukturën e akteve të brendshme dhe rregullatore për ndërtimin e skemës sesi do vlerësohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kandidatët për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësië, dhe me këtë proces do kemi të zgjedhur brenda qershorit 2019 anëtarët e Gjykatës kushtetuese Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për gjyqtarë dhe prokurorë”.

Sipas saj ngritja e SPAK dhe BKH do i japin impuls reformës në drejtësi në drejtësi, ndërsa priten vendimmarrjet e para.

“Ngritja e SPAK dhe BKH do i japin impuls reformës në drejtësi. Ne presim që kanditët qëk anë aplikuar pranë KLP të kalojnë në proces vetingu dhe presim vendimmarrjet e para dhe sapo numri minimal do të jetë gati atëherë SPAK do të jetë menjëherë i ngritur”.

Ajo apeloi që politika të qëndrojë jashtë këtij procesi që është jetik për vendin

“Politika duhet të qëndrojë jashtë këtij procesi që është jetik për Shqipërinë për shtetin së drejtës dhe për ekonomi të qëndrueshme”. /abcnews.al

minsitria-drejtesise-1280x637.jpg
ent ela13:45 | 28/03/2019

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është prioritet kyç i Ministrisë së Drejtësisë. Këtë e konfirmoi në një konferencë për shtyp Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, sëbashku me homologun holandez, Ferdinand Grapperhaus.

“Prioritet kyç i Ministrisë së Drejtësisë është lufta kundër korrupsionit si prioritet i BE për çeljen e negociatave dhe për progresin ekonomik, shoqëror të Shqipërisë, sëbashku dhe me partnerët tanë kjo do të jetë një betejë në vazhdim. Bashkëpunimi mes dy vendeve tona ka qenë i ngushtë dhe do thellohet. Holanda është dhe do mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm”.

Ajo tha se në këtë kuadër është nënshkruar dhe dokumenti i bashkëpunimit kundër krimit me Holandën, ekspertiza e së cilës është pjesë e procese reformuese.

“Në kuadër të këtij bashkëpunimi kemi nënshkruar dokumentin e bashkëpunimit kundër krimit dhe kemi konfirmuar interesin e përbashkët në fushën e sigurisë, kundër krimit të organizuar. Shqipëria ka bërë përparime në luftën kundër Krimit. Do t’u mundësojë prokurorëve bashkëpunimin me kolegët e tyre duke rritur shkëmbimin dhe rezultatin në luftën kundër krimit, terrorizmit dhe korrupsionit duke e sjellë Shqipërinë më pranë BE. Ekspertiza e Holandës është pjesë e proceseve reformuese. Lufta kundër krimi do u japë shqiptarëve një shtet më të mirë dhe perspektivën evropiane”.

Në të njëjtën linjë, edhe homologu holandez e vuri theksin te fuqizimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa ka vlerësuar hapat e Shqipërisë gjatë viteve të fundit.

“Kam pasur një vizitë të frytshme në Shqipëri. Duke folur me ju, autoritetet, prokurorinë dhe shumë institucione të tjera ka qenë kënaqësi. Prej dokumentit të bashkëpunimit që kemi nënshkruar kemi shprehur synimin tonë dhe kemi rënë dakord që do ta fuqizonim.
Ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë që të ecë përpara në një proces që është shumë mbresëlënës. Ajo që ka arritur Shqipëria është mbresëlënëse. Hapa janë marrë gjatë viteve të fundit. KLGJ, KLP dhe Inspektorati i Lartë. Ekziston nevoja për të finalizuar organet e specializuara si SPAK si strukturë dhe Byroja Kombëtare e Hetimit”.

Sipas tij procesi i vetting-ut është kyç dhe madhor në këtë proces.

“Vetting-u është kyç në këtë proces dhe madhor. E ka detyruar Shqipërinë të shtyjë formimin e institucioneve të reja kushtetuese dhe institucioneve të tjera dhe kjo na duhet për shtetin e së drejtës. Të luftojmë sëbashku kundër krimit të organizuar kombëtar, i cili ka ndikim negativ në dy popujt tanë. Ky është një çmim që duhet paguar për një të ardhme më të mirë”.

Ministri holandez Grapperhaus tha gjithashtu se është rënë dakord për disa masa konkrete që të kalohet te procesi i përbashkët hetimor.

“Mandati im përfshin rendin, qetësinë dhe sigurinë në Holandë. Kam folur me homologun tim dhe kemi shprehur vullnetin për bashkëpunimin dhe kemi rënë dakord për disa masa konkrete që të kalohet te procesi i përbashkët hetimor”.

I pyetur për protestën e opozitës, Grapperhaus tha se dalja nga Kuvendi nuk është mënyra për të zgjidhur problemet dhe shkon kundër parimeve demokratike. /abcnews.al

Gjonaj-17-masa.jpg
ent ela14:12 | 27/03/2019

Pas shkarkimit nga detyra të kryeregjistrueses në Hipotekën e Kavajës Task Forca Antikorrupsion rekomandoi edhe 17 masa të tjera disiplinore. Për 11 specialistë u mor vendimi për largim nga puna. Të dhënat u bënë publike nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj pas një denoncimi të kryer në platformën e bashkëqeverisjes.

 

 “Pas një denoncimi të kryer në platformën “Shqipëria që duam”, Task Forca Antikorrupsion, ka kryer kontroll në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, me objekt verifikimin e zbatimit të urdhrit të ministrit të drejtësisë të prillit të vitit 2018, për evidentimin, shqyrtimin dhe trajtimin e të gjitha praktikave të prapambetura ose jashtë afatit nga ana e ZVRPP-ve, njëkohësisht verifikimin e cilësisë e transparencën.

Sistemi online i menaxhimit të aplikimeve nuk ka pasqyruar situatën reale të praktikave të trajtuara ose atyre jashtë afatit për faktin se sistemi nuk është administruar, apo përdorur nga administrata e kësaj zyre në mënyrë të vazhdueshme.

Duke mbajtur në konsideratë shkarkimin nga detyra më herët të regjistrueses së ZVRPP Kavajë, në përfundim të kontrollit janë rekomanduar dhe 17 masa disiplinore ku për 11 specialiste të ZRVPP Kavajë është rekomanduar “vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra”, 6 specialistë të tjerë është rekomanduar “vërejtje me shkrim”.

Gjithashtu janë rekomanduar edhe masa administrative  për rregullimin e veprimtarisë s brendshme të ZRVPP Kavajë për përmirësimin e cilësisë”, theksoi Gjonaj/abcnews.al

 

gjonaj-2-1280x664.jpg
ent ela17:45 | 26/03/2019

Ministrja e Drejtësisë së Shqipërisë, Etlida Gjonaj ka qëndruar sot në Prishtinë ku është takuar me homologun Abelard Tahiri. Ata kanë biseduar për zbatimin e reformave të ndërmarra në gjyqësor në Shqipëri dhe Kosovë. Ministrja Gjonaj ka kërkuar shkëmbimin e përvojave në çështjen e ndërmjetësimit, ndërsa ka ofruar mbështetjen e institucioneve të Shqipërisë në integrimet evropiane, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës./abcnews.al

gjonaj-1-1280x710.jpg
ent ela14:24 | 22/03/2019

Në keto mjedise nuk ishte ndërhyrë që në vitin 1998.  Tashmë spitali i burgut në Tiranë do të ofrojë kushte bashkëkohore për trajtimin shëndetësor të personave të bugosur dhe të paraburgosur.

Qeveria ka investuar rreth 29 milion lekë dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj inspektoi punimet e kryera. Këtu mund të marrin shërbim shëndetësor rreth 100 pacientë, ndërkohë që një problematikë e kahershme merr zgjidhje.

Ministrja e Drejtësisë ka treguar se njëkohësisht po punohet për të vënë në zbatim rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare, sa i përket trajtimit të personave me mjekim të detyruar.

Një tjetër problem për këto instucione ka qenë tërheqja e stafit të kualifikuar. Ministrja është shprehur edhe masat që do të ndërmerren në këtë aspekt.

Respektimi i të drejtave të njeriut dhe ulja e popullimit në burgje sipas ministres Gjonaj është fokusi i reformave të ndërmara nga Ministria e Drejtësisë. Në këtë pikë, ndërhyrje janë kryer dhe në burgun e Peqinit dhe të Burrelit./abcnews.al

gjonaj-1280x677.jpg
ent ela14:15 | 20/03/2019

Në sektorin e operacioneve doganore të degës Tiranë janë ndërmarrë 13 masa disiplinore nga pezullim për ngritje në detyrë deri në mbajtjen e një të tretës të pagës për një periudhë prej 6 muajsh për punonjësit e kësaj zyre. Janë këto rezultatet e task forcës anti-korrupsion të bëra publike nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj./abcnews.al

 

 

53591675_550198295388266_455744352782647296_n-1.jpg
ent ela18:18 | 17/03/2019

Reduktohen burokracite ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive ne Korçë. Pas Tiranës shërbimi “Fast Track” prezantohet dhe në këtë qark në prani të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.  Gjonaj vlerësoi punën e Hipotekës së këtij qarku e cila gjatë vitit 2018 sipas saj trajtoi rreth 90% të lejeve të legalizimit që ju përcollën nga ALUIZNI. Ndërkohë në analizën e punës së ALUIZNI-t në Korçë ministrja e Drejtësisë i kërkoi personelit shërbim me cilësi dhe në kohë ndaj qytetarëve. Gjonaj ishte dhe në burgun e Drenovës ku pas shkarkimit të drejtorit i cili  lëshoi një raport për sjellje pozitive ndaj të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gerd Gjenerari tha se askush që shkel ligjin nuk do të tolerohet. /abcnews.al

etilda-gjonaj-1-1280x683.jpg
ent ela15:01 | 06/03/2019

Kanë nisur procedimet penale nga policia e shtetit në Doganën e Durrësit. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në raportimin javor të Task Forcës antikorruspison sipas të cilës janë konstatuar shkelje nga doganierët dhe specialistët e doganës në qytetin bregdetar.

Dogana e Portit Durrës ka qenë shënjestra e radhës  e Task Forcës Antikorrupsion. Praktika zhdoganimi që nuk administrojnë procesverbalin e kontrollit fizik, të formularit të rivlerësimit doganor,Mosrespektimin e parashikimeve ligjore për kontrollin fizik bazuar në risk të ngarkesave dhe  mjeteve të transportit. Për këto shkelje janë dhënë masa disiplinore për 28 doganierë dhe pesë specialistë. Rezultatet e kontrollit i bëri publike ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ministrja Gjonaj njëherësh edhe drejtuese e task forcës antikorrupsion njoftoi se nga strukturat që luftojnë korrupsionin në Policinë e Shtetit, gjatë javës së kaluar, janë evidentuar 17 vepra penale në fushën e korrupsionit, dhe shpërdorimit të detyrës, ku 29 persona janë preceduar penalisht. /abcnews.al

KRONIKE-KERKESA-KLGJ.mpg_snapshot_00.09-1280x720.jpg
ent ela14:19 | 13/02/2019

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dërgon pranë Këshillit të lartë gjyqësor kërkesën për hetimin dhe shkarkimin e tre gjyqtarëve që përbënë shumicën që mori vendimin për shfuqizimin e 4 dënimeve me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe dënimin e tij me 25 vjet burg. ABC News disponon kërkesën.  

E paralajmëroi në fillim të javës dhe në mes të saj u bë fakt i kryer. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka dërguar zyrtarisht pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkesën për fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarëve Skënder Damini, Petrit Aliu anëtar të Gjykates së Apelit Vlorë dhe Aleks Nikolli i Gjykatës së Apelit Shkodër, të cilët kanë qenë shumica, 3 prej 5 gjyqtarëve, që kanë vendosur shfuqizimin e 4 dënimeve me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe dënimin me 25 vjet burg.

Sipas kërkesës së mbërritur në KLGj dhe të disponuar nga ABC News, mes të tjerave nënvizohet se në vendimin e datës 8 shkurt të këtij vitit, pas rigjykimit, trupi gjykues i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda i përbërë nga kryesues: Fuat Vjerdha, anëtarë: Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Skënder Damini dhe Petrit Aliu, me shumicë votash ka vendosur të dënojë përfundimisht të pandehurin Dritan Dajti me 25 vjet burgim, falë pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar.

Ministrja e Drejtësise vlerëson se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor për shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. Ndaj Gjonaj i kërkon Inspektoratit fillimi e hetimit disiplinor ndaj gjyqtareve Skender Damini, Petrit Aliu të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe Aleks Nikolli i Gjykatës së Apelit Shkodër. Në përfundim të procedimit disiplinor, Këshilli i Lartë Gjyqësor pasi të ketë shqyrtuar Raportin e hetimit disiplinor ndaj tre gjyqtarëve ministrja e Drejtësisë i sugjeron që marrë masën disiplinore të “shkarkimit nga detyra”, për tre gjyqtarët e dosjes së Dritan Dajtit.

Nga ana tjetër, që në momentin që ishte paralajmëruar ky reagim i ministres së Drejtësië Gjonaj, këtë kërkesë opozita e cilësoi si tallje e pacipë dhe e pamëshirshme me 4 dëshmorët e atdheut të vrarë në krye të detyrës nga Dritan Dajti. Siç kthen në vëmendje opozita, parashikimet ligjore për shkeljet disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk ekzistojnë, pasi gjykata kushtetuese ka shfuqizuar nenet nga 101 deri në 104 të ligjit për statusin e gjyqtarin, nene të cilat parashikonin shkeljet disiplinore.

Në arenën e madhe të ligjeve dhe akteve nënligjore, Ministrja e Drejtësisë me këtë kërkesë sidoqotë e hodhi një top drejt Këshillit të Lartë Gjyqësor, përgjigja e të cilit pritet në ditët në vijim. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono