gjobe

keedwell.jpg
G. P.15:59 | 11/09/2019

Një inxhinier britanik 71-vjeçar, shpenzoi 30 mijë stërlina për të kundërshtuar një gjobë prej vetëm 100 stërlinash. Në përfundim të gjyqit, i cili nuk i dha të drejtë ai u shpreh i zhgënjyer nga sistemi.

Një gjobë për shkak  të shpejtësisë prej 56 kilometrash në orë në një rrugë ku lejohej vetëm deri në 50 kilometra në orë. Një gjobë prej 100 stërlinash në vitin 2016, i ka kushtuar Richard Keedwell, një inxhinier britanik, shumën e 30 mijë stërlinash.

Pasi kundërshtoi fillimisht gjobën, ai shpenzoi një shumë të madhe parash për shpenzimet ligjore dhe gjyqin, e gjithsesi nuk fitoi. Në fund të kësaj ngjarjeje ai u shpreh i lodhur dhe i zhgënjyer nga sistemi që sipas tij po shtyp njerëzit: Ndihem në  faj për paratë e shpenzuara, theksoi ai.

Në një intervistë për BBC ai shpjegoi se kishte shpenzuar 21 mijë stërlina për të paguar avokatët dhe 7 mijë të tjera për të shkuar në gjykatë.

Keedwell shpjegoi se ishte i sigurtë që nuk e kishte tejkaluar kufirin e shpejtësisë në atë rrugë. Në fund ai tha se një pjesë e parave ishin trashëgimi që kishte planifikuar t’ia linte djalit të tij./ABC News Albania 24/7

demnaj-1280x722.jpg
Sej rie14:00 | 11/08/2019

Qeveria e ka përqendruar aksionin kundër informalitetit ne sektorin e akcizës, ku fokusin kryesor e kanë marrë karburantet.

Mos deklarimi i 233 mijë litrave benzine ne depozitat e Porto Romanos, i kushtoi  një gjobë të majme një kompanie hidrokarburesh.

Një prej subjekteve më të mëdha në fushën e karburanteve është gjobitur me 350 mijë euro për shkak të mos deklarimit të saktë te sasisë që iu gjet në depozitat e Porto Romanos në Durrës.

Masa administrative ndaj këtij subjekti  u vendos në prani të ministres së Financave, Anila Denaj dhe drejtorit të përgjithshëm të doganave, Arlind Gjokuta.

Aksioni kundër informalitetit, i nisur muajin e fundit nga qeveria, ka për qëllim edhe zbulimin e masës në të cilën është abuzuar nga subjekte të caktuara me detyrimet që kanë ndaj buxhetit të shtetit.

Përpara se inspektorët tatimorë të trokasin në dyert e bizneseve, ministrja Denaj kishte një apel të fundit.

Ministrja e Financave paralajmëroi se në ditët e ardhshme do të ketë kontrolle edhe në të gjithë subjektet që bëjnë pjesë në sektorin e akcizës ku përfshihen cigaret, pijet alkoolike dhe kafeja./ABC News Albania 24/7

denaj-1280x802.jpg
Sej rie14:15 | 04/08/2019

Në kuadër të luftës kundër informalitetit, janë bllokuar 500 mijë litra birrë në një fabrikë me vendndodhje në Kashar. Detyrimet e papaguara të akcizës e kanë ndëshkuar subjektin me 70 milionë lekë gjobë nga ministria e financave dhe ekonomisë.

Hodhi për konsum 500 mijë litrave birrë por shmangu detyrimet e akcizës. Në derë i erdhi një gjobë e majme këtij subjekti në Kashar nga ministria e financave dhe ekonomisë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj paralajmëroi të gjitha subjektet e tjera të kësaj natyre se do të kenë të njëjtin fat nëse nuk zbatojnë detyrimet ligjore.

Ministrja Denaj i bën thirrje subjekteve që të evidentojnë të gjithë mallin brenda një regjimi fiskal. Çdo magazinë fiskale do të kontrollohet, duke filluar nga ato më të voglat tek ato më të mëdha paralajmëroi ministrja e financave dhe ekonomisë sipas të cilës aksioni do të vazhdojë gjatë gjithë muajit Gusht./ABC News Albania 24/7

4-1280x665.jpg
Sej rie13:45 | 04/08/2019

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat Edmond Gecaj, ndërsa vendosi burg me afat 2 muaj për Ilson Beqirajn. Te dy këta persona u arrestuan dy ditë më parë për akuzën e gjobëvënës.

Në séance, Prokuroria ka kërkuar ‘Arrest me burg’ për dy të arrestuarit, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të lehtë. Gecaj, 30 vjeç, është një personazh i njohur për blutë e kryeqytetit. Ai dyshohet se ishte “truri” i bandës së gjobëvënësve dhe fokusi i tij ishin biznesmenët. Sipas prokurorisë së krimeve të rënda, rasti i fundit, ku i riu u përfshi në aktivitet kriminal ishte vendosja e një gjobe të majme prej 12 mijë euro një biznesmeni në kryeqytet, i cili në kushtet e shtrëngimit ka paguar te Gecaj 7500 euro. Pasi ka dorëzuar këtë shumë, biznesmeni ka njoftuar policinë e cila ndërmori operacionin e koduar “Përsëritësit” duke prangosur Gecajn dhe bashkëpunëtorin e tij adoleshent, Ilson Beqiri./ABC News Albania 24/7

policia-durres-1.jpg
nev ila11:04 | 31/07/2019

Tre persona janë arrestuar gjatë operacionit “Gjobëvënësit” në Durrës. Në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe Forcat Operacionale të Tiranës të drejtuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Arrestimi i Lulëzim Zallës, Egi Shullazit dhe Klodian Estrefit, të gjithë nga Kruja u bë pasi këta persona në bashkëpunim me njëri – tjetrin me anë të kanosjes dhe dhunës, kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh një biznesmeni në Durrës.

Gjatë operacionit, në momentin e ndërhyrjes, policia u sekuestroi dy personave  shumën 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t’u paguar.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 3 aparate celulare dhe 1 automjet.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë “, në bashkëpunim./ABC News Albania 24/7

Youtube-1280x648.jpg
ent ela08:45 | 22/07/2019

Gjigandi i rrjeteve sociale YouTube rrezikon një gjobë prej 100 milionë dollarësh për shkeljen e privatësisë ndaj të miturve. Mediat amerikane shkruajnë se departamenti i drejtësisë ka kryer një hetim muajt e fundit ndaj rrjetit më të madh social për videot në botë. Prej tyre ka rezultuar se YouTube ka shkelur një ligj që ndalon reklamat tek videot kur përdoruesit janë nën 13 vjeç.

Burime nga departamenti amerikan i shtetit thanë se YouTube grumbullonte të dhëna personale nga fëmijët, për llogari të kompanisë mëmë Google. Kjo është e ndaluar nga ligji për mbrojtjen e privatësisë online për fëmijët.

Megjithatë, drejtuesit e YouTube ende nuk kanë bërë asnjë koment lidhur me këto hetime. Muajin e kaluar, kjo platformë njoftoi se do të bënte ndryshime ku parashikohej krijimi i profileve të veçanta për fëmijët, me akses të kufizuar tek videot që publikohen në YouTube.

Tv Klan

gjermanii.jpg
G. P.11:43 | 03/05/2019

Një person me aftësi të kufizuara është gjobitur nga policia gjermane. Kjo sepse personi, i cili lëvizte me një karrocë elektrike ishte në gjendje të dehur në momentin që agjentët e policisë shkuan ta ndihmonin pasi ishte bllokuar.

U ndalua nga policia gjermane pasi kishte një nivel alkooli në gjak pesë herë më të lartë se ai i lejuari. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur. Por ajo që ka shkaktuar shumë reagime duke bërë që lajmi të bëjë xhiron e botës, është se protagonist i kësaj ngjarjeje është një person me aftësi  të kufizuara në një karrocë elektrike.

Për fatin e keq të tij, ligji gjerman aplikon sanksionet e parashikuara për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për karrocat elektrike.

Për ironi të fatit patrulla kishte ndërhyrë pasi ishte njoftuar nga një kalimtar, i cili kishte vënë re personin me aftësi të kufizuar të bllokuar pasi i kishin mbaruar bateritë e karrocës elektrike.

Agjentët e policisë lajmëruan ambulancën për të dërguar personin në shtëpinë e tij, por ishin pikërisht kontrollet e mjekëve që zbuluan nivelin e lartë të alkoolit në gjak./ABC News Albania 24/7

SI-NDODHI-SHERRI-TIRANA-LACI-1280x720.jpg
ent ela15:05 | 31/03/2019

Pjesëmarrësit në sherrin pas ndeshjes Tirana-Laçi pritet të ndëshkohen nga Komisioni I Disiplinës në Federatë. Rregullorja parashikon 6 ndeshje pezullim dhe gjobë.

Përkufizimi i ngjarjes është i thjeshtë, ishte një turp. Personazhe të Tiranës dhe Laçit turpëruan një ndeshje që duhej të ishte model për të respektuar kujtimin e legjendës Ali Mema, dhe sipas rregulloreve, rrezikojnë ndëshkimin.

Neni 50 I Kodit të Disiplinës parashikon se kushdo që përfshihet në përleshje pezullohet me 6 ndeshje, si dhe merr gjobë 100 000 lekë.

Futbollisti i Tiranës, Majkëll Ngo, u përplas verbalisht me presidentin e Laçit, Pashk Laska, e më pas palët tentuan të përlesheshin edhe fizikisht, besohet pas një debati për mënyrën sesi shkoi ndeshja.

Në vijim, djali i presidentit kurbinas kapi lojtarin e Tiranës nga prapa dhe u përpoq ta godiste, por menjëherë u ndalua nga dy lojtarë kryeqytetas, Hasani e Imami.

Kaosi ishte i madh, megjithë ndërhyrjen e rojeve të sigurisë private, ndërsa Policia e Shtetit ishte tepër e ngadalshme në veprimet e saj. Në konflikt pati edhe kacafytje mes lojtarëve, ku doli i dëmtuar futbollisti laçian Sefgjini, ndërsa drejt tij u vërsul një portier i Tiranës.

Nuk dihet nëse Sefgjini ka goditur, dhe nëse ai vetë është goditur nga portieri kryeqytetas. Gjithë sherri nuk zgjati më shumë se 1 minutë, por mjaftoi për të prishur imazhin e ndeshjes.

Tirana pati pretendime për gjyqtarin Kridens Meta, si dhe për gjyqtarin e katërt, dhe konkretisht për shtesën e dhënë 6 minuta, shtesë e cila u shtua në 9 minuta nga Meta.

Vonesat gjatë ndeshjes, në të vërtetë, nuk e justifikuan as shtesën, dhe as zgjatjen e saj. Gjithsesi, gjatë lojës, nuk mund të thuhet se Meta mbajti krahun e njërës skuadër apo tjetrës.

Në minutën e 53-të ai akordoi 11-metërsh për Tiranën, që ishte në avantazh 1-0. Vendimi ishte i saktë, por penalltia u humb nga Hasani.

Në minutën e 65-të, arbitri anuloi me të drejtë golin e shënuar nga Grent Halili për Tiranën, sepse ai u realizua me dorë.

Meta u informua nga ndihmësit dhe ndryshoi vendimin, pasi fillimisht e dha gol të rregullt.

Në minutën e 4-ët shtesë, ai nuk ngurroi të nxirrte me karton të kuq futbollistin e Laçit, Najdenov, një vendim që mund të ishte edhe i ndryshëm, dhe lojtari kurbinas mund të ndëshkohej edhe vetëm me të verdhë. /abcnews.al

MAL-I-ZI-LIGJI-1280x599.jpg
ent ela19:39 | 05/10/2018

Qeveria e Malit të Zi miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për simbolet shtetërore.

Sipas këtij ligji kushdo që nuk ngrihet në këmbë gjatë këndimit të himnit do të gjobitet me 300 deri në dy mijë euro. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Kulturës së Malit të Zi Aleksandër Bogdanoviç, pas mbledhjes së qeverisë.

Ligji gjithashtu detyron komunat dhe institucionet publike, themelues i të cilave është shteti që të ekspozojnë dukshëm flamurin kombëtar. /abcnews.al

BURQA-AFP.png
G. P.10:21 | 06/09/2018

Policia në Danimarkë ka gjobitur një turiste turke më 134 euro, pasi ajo u fut në një stacion policie për të rinovuar vizën e saj e veshur tërësisht me burka dhe veshjen e zakonshme myslimane.

Punonjësit e plicisë treguan se, 48 vjeçarja nuk ishtë në dijeni të ligjit të ri të vendit skandinav, i cili i ndalon veshjet e tilla në publik. Ky ligj ndalon këdo që të mbajë veshje që mbulojnë fytyrën, si burkat. Ata thanë se gruaja pagoi gjobën, zbuloi fytyrën e saj dhe u largua. Kur ligji u bë efektiv në gusht, shkaktoi shmë protesta dhe debate kundër diskriminimit ndaj myslimanëve.

Organizatat e të drejtave të njeriut e kanë kritikuar këtë ligj si një trend i dëmshëm, i cili po adaptohet dha nga vede të ndyshme europiane si Franca, Gjermania dhe Austria. Veshje të tilla mbahen shumë rrallë në Danimarkë. Sipas të dhënave të vitit 2010, vetëm 200 gra nga 5.7 milionë, vishen në mënyrë të tillë për shkak të besimit të tyre. Ato të cilët e përsërisin diçka të tillë, do të gjobiten me rreth 1300 euro dhe duhet të kalojnë 6 muaj në burg./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono