gjobat

Lampard-Odoi.png
Veronik Istrefaj18:02 | 12/11/2019

Në pamje të parë, duket se Frank Lampard është një trajner shumë i afërt me lojtarët e tij. Megjithatë, pamja na ka gënjyer, pasi sot, janë zbuluar gjobat që lojtarët e Chelsea marrin në rast të ndonjë shkelje të rregullave, që janë vendosur nga vetë Frank Lampard.

Çdo vonesë para fillimit të stërvitjes, qoftë dhe një minutë, i kushton 20 mijë paundë futbollistëve, një gjobë shumë e majme. Vonesat në grumbullime, para fillimit të udhëtimeve dhe mos zbatimi i orarit në seancat me doktorët kushtojnë 2500 paundë.

Nëse një futbollist i Bluve të Londrës është vonë për mbledhjet e skuadrës, dënohet 500 paundë/minutë. Nëse një nga lojtarët nuk pranon të bëjë punë vullnetare komunitare, që janë vendosur nga klubi, dënohet me 5000 paundë. Këto dhe shumë gjoba të tjera janë publikuar sot. Një klub për t’u marrë shembull!/abcnews.al

SINKRON-BASHA-DURRES-ABCM4T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela13:26 | 11/11/2019

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha premtoi se të gjithë inspektoriatet që ushtrojnë presione të vazhdueshme ndaj biznesit gjatë qeverisjes së demokratëve do të shkrihen.

Në një takim me biznesin në Durrës, Basha foli për një klime të re biznesi që do të krijohet me biznesin e vogël duke lehtësuar barrën tatimore në mënyrë që edhe bizneseve t’i japin mundësi për rritje të fitimit dhe rishikim të pagave të punonjësve duke e çuar pagën minimale në vlerën 300 euro. /abcnews.al

OK-EKONOMIA-RREZON-BEQEJEN-_ABC-M3-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ger ta16:16 | 06/11/2019

Komisioni parlametar i Ekonomisë rrëzoi projektligjin për t’i falur gjobat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit bizneseve të kapuar me produkte të skaduara.

Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja u përball me kundershtimin e kolegëve socialist për draftin që propozoi.

Ligji nuk duhet të miratohet. Kërkoj mbështetjen e deputetëve. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, përjashtimi është antikushtetues. 

Mosdija në lidhje me ligjin nuk është justifikim. Kjo krijon premisa tek subjektet për moszbatim ligji. Kjo periudhë ka qenë aksion kundër informalitetit e sidomos në lidhje me sigurinë ushqimore.”

Socialisti  Beqaj arsyetoi se  bizneset janë lënë në paligjshmëri me qellimin per tu zhvatur.

 “Moszbatimi i ligjit ka qenë kaq masiv saqë deri më 30 qershor  ishte një gjë e pranuar në mënyrë të heshtur, e pa vënë re në mënyrë mikroskopike as nga vetë administrata e AKU-së në vite. Unë jam dakord me pjesën e Kushtetutshmërisë së Ahmetaj. Por shifrat më bëjnë të ndalem. 1415 subjekte paskan qenë në paligjshmëri. Që do të thotë se trupat inspektuese i paskan lënë qëllim për ti zhvatur, e bënin me qëllim për ti bërë presione të paligjshme për ti zhvatur.”

Falja e gjobave nuk u pranua as nga qeveria e cila perfaqesohej ne komision nga zevendesministrja e Bujqesise Ermira Gjeci.

Në total nga 1 korriku deri me 31 gusht Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka gjobitur 52 biznese që tregtojnë produkte shtazore të cilet e kanë ankimuar vendimin e AKU./abcnews.al

 

 

shoferet.jpg
ent ela16:39 | 31/10/2019

Numri i lartë i aksidenteve rrugore me pasojë vdekjen, ka bërë që instancat e policisë së shtetit të angazhohen më aksione blic në të gjithë vendin.

Gjatë 48 orëve, u gjobitën 2078 drejtues mjetesh si edhe u prangosën 34 shofër që ishin nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë u pezulluan edhe 80 leje drejtimi, pasi shoferët ishin konstatuar me shpejtësi mbi normën e lejuar.

Gjithashtu, u vendosën 202 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, të cilat evidentuar nga kontrollet e kombinuara me punonjës policie civilë.

Në njoftimin për mediat, Policia e Shtetit theksoi se “është e angazhuar maksimalisht në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e  parametrave të sigurisë së jetës në rrugë”.

Njoftim i Policisë

Në funksion të operacionit “Tispol”, për zbatimin e ligjshmërisë rrugore në rrugët dytësore dhe zonat rurale, gjatë 48 orëve të fundit, nga efektivët e Policisë Rrugore:

Janë arrestuar 34 drejtues mjetesh, janë pezulluar 80 leje drejtimi dhe janë vendosur 2078 masa administrative.

Policia Rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë, ka vlerësuar me seriozitet planin operacional, duke ushtruar kontrolle të përqënduara në rrugët dytësore dhe rurale.

Kontrollet janë përqëndruar në parandalimin e ngjarjeve rrugore që shkaktohen kryesisht nga drejtimi i mjeteve pas përdorimit të pijeve alkoolike apo në gjendje të dehur, nga drejtimi i mjetit pa leje drejtimi, nga drejtimi i mjeteve pa rrip sigurimi, si dhe në ndëshkimin e atyre drejtuese të mjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtuesve të motoçikletave që nuk vendosin kaskën mbrojtëse.

Një vëmendje e veçantë po i kushtohet kontrollit teknik të mjetit dhe shpejtësisë tej normave të lejuara dhe parakalimeve të gabuara që janë rrezik potencial për aksidente rrugore.

Kontroll po ushtrohet edhe ndaj drejtuesve të biçikletave, me qëllim që ata të pajisin biçikletat me sinjalet zanore dhe me sistem ndriçimi për natën.

Gjatë operacionit “Tispol”, në të gjithë vendin, u arrestuan 34 drejtues mjetesh, nga këta 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 30 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Duke përdorur aparatet drager janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 44 drejtuesve të mjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu, nga kontrollet parandaluese, u konstatuan me radar 36 drejtues mjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe janë proceduar administrativisht me sanksion plotësues 338 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.

Janë vendosur 202 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, të cilat evidentuar nga kontrollet e kombinuara me punonjës policie civilë.

302 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 292 për parakalime të gabuara, 62 për mosvendosje të kaskës mbrojtës, ndërsa pjesa tjetër prej 877 masash administrative për shkelje të ndryshme.

Policia Rrugore është e angazhuar maksimalisht në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Falënderojmë qytetarët që çdo ditë e më shumë denoncojnë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor e çdo paligjshmëri tjetër dhe i ftojmë që të kontribuojnë duke denoncuar në Komisariatin Dixhital dhe 112 çdo rast të paligjshmërisë.

Operacioni vijon.

vlcsnap-error646.jpg
ad min21:35 | 31/10/2017

Banorët e një lagjeje pranë liqenit të thatë në Tiranë ankohen për gjobat që ju janë vendosur nga policia rrugore. Ata pretendojnë se nuk janë informuar për vendosjen e tabelave që ndalojnë parkimin e automjeteve.

Nuk është tharë akoma betoni i tabelës që ndalon parkimin e automjeteve por gjobat nuk u kursyen nga policia rrugore.
Janë banorë të rrugës së ullishtes pranë liqenit të thatë në Tiranë. Në të dy anët e të vetmes rrugë që kanë, janë vendosur tabelat ndalim parkimi. Thonë se nuk janë njoftuar për këtë rregull të ri duke u gjobitur me pa të drejtë.
Tashmë nuk dinë ku të parkojnë automjetet e tyre dhe se pse në një rrugë lagjeje ndalohet parkimi në të dy anët e rrugës.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono