gjoba

Kosova.jpg
Igli Nikolli16:46 | 21/12/2019

Përveç humbjes 2-1 në ndeshjen e 14 nëntorit kundër Çekisë, Kosova u përball edhe me urrejtjen dhe provokimet e tifozerisë vendase. Ndeshja që vulosi kualifikimin e vendasve në Euro 2020, u shoqërua me ofendime raciste.

Problemet nisën që para ndeshjes. Një grupim i tifozëve çekë sulmuan Dardanët. Më pas ishte radha e ndeshjes, aty ku nuk munguan flamujt e Serbisë dhe thirrjet Kosova është Serbi.

UEFA ka marrë vendim në lidhje me mesazhet politike dhe hedhjen e sendeve në fushë, duke gjobitur Federatën e Çekisë me 17.750 euro. “CEDB ka vendosur të dënojë Federatën e Futbollit të Çekisë me 17.750 euro për mesazhe provokuese politike dhe për hedhje të sendeve”, lexohet në njoftimin e UEFA-s. /abcnews.al

ligji-duhani-1280x710.jpg
nev ila16:17 | 18/11/2019

Prej fillimit të vitit ka një dyfishim të gjobave për duhanpirjen si në institucione ashtu edhe në lokale.  Inspektoriati Shëndetësor thotë se shkelës të këtij ligji janë bërë edhe deputetët, të cilët gjithashtu janë gjobitur.    

Nga 1 janari deri më 17 nëntor 2019 Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur 410 masa administrative për shkelje të “Ligjit të Duhanit”. Sipas drejtoreshës së këtij institucioni, Vjollca Braho kemi një dyfishim të gjobave kundrejt shkelësve pasi në 2018 ishin vetëm 180 të tilla.

Një problem tjetër që has Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor sipas Brahos janë edhe ambientet e jashtme të cilat janë izoluar në masën mbi 50% dhe kjo përben shkelje

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor bën të ditur se shkelës të Ligjit të Duhanit janë bërë edhe vetë ligjvënësit, ku gjatë këtij viti janë vendosur 10 masa administrative edhe në institucionet shtetërore./abcnews.al

makinat-1280x720.jpg
ent ela15:34 | 28/10/2019

Rritja e numrit të aksidenteve rrugore ka si shkaktar kryesor drejtimin e gabuar të mjetit nga shoferet dhe këmbësorët që nuk tregohen të kujdesshëm. Gjatë 9 muajve humbën jetën 157 persona sipas të dhënave zyrtare të policisë. Por  ky numër mund të jete edhe më i lartë, pasi në komunikatën e brendshme nuk regjistrohen të gjitha rastet e aksidenteve fatale.

Një ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve fatalë, sipas shefit të Sektorit për sigurinë Rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili janë vetë drejtuesit e automjeteve. Ismaili theksoi gjatë emisionit “ABC-ja e Mëngjesit” se këmbësorët duhet të tregohen më të vëmendshëm kur kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetër.

Për të ulur numrin e aksidenteve me vdekje, ekspertët e sigurisë rrugore propozojnë rritjen e gjobës për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi të lartë dhe që janë gjendje të dehur.

Në 9 muaj kanë humbur jetën 157 persona nga aksidentet rrugore.

Raporti që u fsheh, siguruar ekskluzivisht nga Abc News

Por shifrat vjetore do të ishin edhe më ta larta nëse në komunikatat e policisë do të pasqyroheshin të gjitha rastet e aksidenteve fatale. ABC Neës ka mundur të sigurojë një nga disa rast e komunikatës së brendshme policore që mban datën 15 janar 2019.

Altjon Agalliu ka humbur jetën por, i ndjeri u raportua si i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rrethrrotullimin e Saukut. Agalliu u gjet nga familjarët e tij pas aksidentit disa metra larg mjetit dhe humbi jetën rrugës për në spital.

Gazetar i ABC News: Andi Qosja

 

arrestuar.jpg
Autor E09:21 | 24/10/2019

Në 2 gusht të këtij viti policia arrestoi dy persona me akuzën e gjobvënies. Njëri prej të arrestuarëve, i njohur edhe si koka e grupit është Edmond Gecaj. Grupi i tyre vendoste gjoba në Tiranë dhe zona të tjera duke përfituar nga ky aktivitet shuma të konsiderueshme.

Ndëerkohë, gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe një tjetër anëtar i kësaj bande. 35 vjeçaru V.U i lindur në Tropojë u arrestua sëfundmi në kryeqytet me të njëjtën akuzë.

Por aksioni i policise ku ra ne pranga 35-vjecari eshte ne vijim te operacionit “Përsëritësit“ për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e gjobëvënies.

Koka e grupit të gjobëvënësve është identifikuar si shtetasi Edmond Gecaj rreth 30 vjeç.

Ky person nuk është emër i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi në marsin e vitit 2016, ai së bashku me personin me iniciale S.M, tentuan të vrasin me thikë presidentin e klubit të Korabit, Fehmi Mëziu, por ndërhyrja në kohë e Policisë shmangi ngjarjen e rëndë.

Policia bën me dije se nga hetimet e deritanishme, dyshohet se pjesëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal në bashkëpunim me njëri-tjetrin në periudha të ndryshme kohore, janë autorë të disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie në qytetin e Tiranës.

“Këta shtetas dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7.500 euro”, tha Policia. /abcnews.al

gatime.jpg
ad min16:19 | 21/08/2019

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka ndërprerë aktivitetin dhe i ka gjobitur me 6.1 milionë lekë katër subjekte.

Përmes një njoftimi për shtyp, AKU sqaron se bëhet fjalë për një magazinë ushqimore me shumicë në Lushnje pa licencë, dy restorante në Fier, të cilët gjithashtu nuk zotëronin leje për të zhvilluar aktivitetin,  një restorant në Durrës që nuk plotësonte kushtet higjieno-sanitare.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore duke mbrojtur shëndetin dhe interesin e konsumatorëve./ABC News Albania 24/7

67645359_10156890801451523_7164862746675118080_n.jpg
ad min12:00 | 07/08/2019

Aksioni anti-informalitet vijon dhe nuk ka kursyer as bizneset. Kryeministri Edi Rama paralajmëron një prej restoranteve më të famshme në kryeqytet. Teksa ka postuar një foto me pronarin e këtij restoranti Rama thotë se bizneset duhet të kenë kujdes me kuponat, duke cituar edhe një shprehje angleze që thotë “Dy gjëra janë të vdekura në demokraci, vdekja dhe taksat”.

“Yllin e famshëm të Peshkut në Tiranë, e dua shumë se është punëtor i madh? Po Ligjin e dua edhe më shumë? Pranej Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për herë tjetër me kuponat?Ene mos e harro inglizin, që thot “Dy gjona jon t’vdekme për robin n’demokraci, vdekja ene taksat”?”, shkruan Rama në “Facebook”. 

AKU-1280x720.jpg
nev ila17:53 | 25/07/2019

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur me 9 milionë lekë tre biznese në Fier, Korcë e Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në pasticeri, bar restorante e minimarkete janë gjetur produkte me afat të kaluar përdorimi dhe në kushte jo të përshtatshme higjiene.

Dy prej subjekteve iu bllokua aktiviteti, deri në përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare.

Njoftimi i AKU:

“Drejtoria Rajonale e AKU Fier, Korçë dhe Shkodër, kontrolle në pastiçeri, bar-restorante dhe në minimarkete, vendosen 3 gjoba me vlerë totale 900 mijë lekë të rinj, si dhe bllokohet aktiviteti i 2 prej subjekteve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet e njëpasnjëshme në të gjithë për të garantuar vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore. Nga kontrollet zyrtare ka rezultuar se disa subjekte në Fier, Korçë, dhe Shkodër nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht:

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Idval Gjoza” me aktivitet “Njesi prodhimi dhe tregtimi ëmbëlsirash”, Bilisht, Korçë u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë në kushte të papërshatshme higjeno-sanitare, (në ambientin e prodhimit kishte prani të papastërtive si dhe prezencë ndryshku tek mjetet e punës të cilat ishin dhe tejet të amortizuara).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

  1. Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  2. U bë bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit deri në përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare.
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Luiza Llanaj” me aktivitet “Minimarket” Fier u konstatua se subjekti tregtonte produkte të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit (karamele, çokollata, amita, biskota, kikirika, oriz, pije freskues etj).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

  1. Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
  2. U bë bllokimi i produkteve të konstatuara të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre.
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Selim Cocaj” me aktivitet “Prodhim produktesh me bazë brumi” Velipojë, Shkodër u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (tualeti kishte dalje të drejtëpërdrejtë në ambjentet e prodhimit, mungonte analiza e ujit, muret kishin prani myku dhe mjetet e punës kishin prezencë ndryshku)

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

  1. Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  2. U bë bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit deri në përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare.

AKU vijon punën e pandërprerë në të gjithë vendin, duke kontrolluar zbatimin e kërkesave ligjore nga ana e operatorëve të biznesit ushqimor për të garantuar në këtë mënyrë konsumatorët për sigurinë e produkteve që konsumojnë si dhe për të vijuar mbarëvajtjen e sezonit turistik veror”./ABC News Albania 24/7

 

chapo-9999.jpg
nev ila14:20 | 18/07/2019

Një gjykatë në Nju Jork ka dënuar me burgim të përjetshëm si dhe me 30 vjet të tjera burg trafikantin e njohur të drogës El Kapo. Ai u shpall fajtor për 10 akuza. Gjithashtu ai duhet të paguajë dhe 12.6 miliard dollar, një shumë e fituar nga trafikimi i drogës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoakin Guzman “El Chapo”, trafikanti meksikan i drogës më i njohur në botë, u dënua nga një gjykatë në Nju Jork me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për dhjetë akuza. Duke folur nëpërmjet një përkthyesi, ai e cilësoi burgosjen e tij një torturë psikologjike, emotive dhe mendore 24 orë në ditë.

Dënimi parashikon dhe një 30 vjet të tjera burg. Gjykatësi ndër të tjera i ka urdhëruar të paguajë 12.6 miliard dollar. Një shumë e barabartë me paratë e fituara nga trafiku i drogës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para arrestimit të tij.

“El Chapo”, 62 vjeç, ishte shpallur fajtor në muajin shkurt për trafikun e disa ton kokainë, heroinë dhe marijuanë si dhe disa vrasje si bosi i kartelit të Sinaloas, një prej organizatave meksikane më të mëdha dhe të dhunshme.

I arrestuar në Meksikë, Guzman u ekstradua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në marrëveshjen për ekstradimin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të firmosur në 2017-ën, është përjashtuar mundësia e dënimit me vdekje./ABC News Albania 24/7

gettyimages-935866960_slide-3bc72093cadee4e17546c5aa9f8fa44e8dfaa8eb-s800-c85-933x445.jpg
ent ela11:48 | 13/07/2019

Autoritetet amerikane kanë miratuar një gjobë rekord prej 5 miliardë Dollarësh për Facebook për shkeljen e privatësisë së të dhënave të përdoruesve, duke iu referuar skandalit të Cambridge Analytica. Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA po heton pretendimet se Cambrydge Analytica ka përdorur në mënyrë të paligjshme të dhënat personale të 87 milionë përdoruesve të Facebook. Kompania dhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve në SHBA nuk kanë bërë asnjë koment.

Gjoba 5 miliardë Dollarë që është miratuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve do të duhet të aprovohet nga Departamenti i Drejtësisë. Ndërsa është e paqartë sa kohë do të duhet deri në një vendim përfundimtar. Nëse miratohet, kjo do të ishte gjoba më e madhe e vendosur ndonjëherë nga AMK ndaj një rrjeti social.

Skandali i Cambridge Analytica ka të bëjë me mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve të Facebook. Rrjeti social po hetohet nëse ka shkelur marrëveshjen e vitit 2011, që duhet të njoftojë përdoruesit të japin pëlqimin nëse janë dakord që të dhënat e tyre të përdoren për qëllime të caktuara. /tvklan.al

facebook.jpg
ad min18:35 | 11/07/2019

Qeveria franceze ka vendosur të taksojë gjigandët amerikanë të teknologjisë si Google dhe Facebook, duke shpërfillur kërcënimet e Shteteve të Bashkuara për rritjen e tarifave në shenjë hakmarrjeje.

Franca ka aprovuar vendosjen e taksës për shërbimet dixhitale pavarësisht kërcënimeve për hakmarrje të bëra nga Shtetet e Bashkuara, që e cilësojnë taksimin të padrejtë. Taksa prej 3 për qind do të vendoset për shitjet që gjenerohen në Francë nga kompani shumëkombëshe si Google dhe Facebook.

Qeveria franceze ka argumentuar se firma të tilla me seli jashtë vendit paguajnë pak ose aspak taksa. Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar nisjen e një hetimi ndaj kësaj lëvizjeje, që mund të çojë në rritjen e tarifave.

Taksa e re u aprovua nga senati francez ditën e enjte, një javë pasi ishte miratuar nga Asambleja Kombëtare. Sipas rregullores së re, çdo kompani dixhitale me të ardhura që arrijnë mbi 750 milionë euro, 25 milionë prej të cilave gjenerohen në Francë, do të jenë subjekt i taksimit.

Aplikimi i saj do të përfshijë edhe muajt e parë të 2019-s dhe pritet që deri në fund të vitit të arrijë në 400 milionë euro. Aktualisht, kompanitë paguajnë fare pak ose aspak taksa në vendet ku nuk kanë një prani të gjerë fizike dhe përfitimet e tyre i deklarojnë në vendet ku kanë selitë.

Komisioni Europian vlerëson se ndërsa bizneset tradicionale duhet të paguajnë mesatarisht 23 për qind të përfitimeve të tyre si taksa, kompanitë e internetit paguajnë vetëm 8 ose 9 për qind./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono