Gjirokastrës

Elva-Margariti-1280x742.jpg
Sej rie16:23 | 30/04/2019

Pas katër muajsh në krye të detyrës, ministrja e Kulturës, Elva Margariti mori pjesë  për herë të parë në në një dëgjesë në Komisionin e Medies, gjatë të cilit u diskutua ligji i ri për Trashëgiminë Kulturore dhe zbatimi i tij në qytetin e Gjirokastrës.  Margariti  renditi disa nga investimet që janë kryer në këtë qytet, pjesë e trashëgimisë botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s, me pas  ajo , ndali edhe tek puna e inxhinierëve edhe 16 mjeshtërve të kalldrëmit, që po vazhdon për projektin “Rehabilitimi i infrastrukturës dhe restaurimi i kalldrëmeve në Pazarin Gjirokastër”. Margariti  pranoi se: se këto punime kane ngjallur  debate, por  sipas  ministres  e cila i ka ndjekur nga afër edhe  punimet ,Nuk ka asnjë aspekt teknik për t’u shqetësuar, për mbivendosjen e kalldrëmeve apo të kanalizimeve./ABC News Albania 24/7

gjiro-1280x690.jpg
ent ela19:25 | 28/02/2019

Në qytetin e Gjirokastrës janë zbuluar gjurmët e kalldrëmeve të hershme të këtij qyteti. Bëhet fjalë që ato të jenë ndërtuar 500-vjet më parë. Për këtë arsye është vendosur pezullimi i punimeve për rehabilitimin e rrugicave. 

Duket se në Gjirokastër është zbuluar kalldrëmi i parë i ndërtuar në këtë qytet. Gjurmët e tij u ndeshën gjatë punimeve për rikonstruksionin e rrugicave. Bëhet fjalë për dy fragmente me gjatësi 5 deri në 6 metra.

Për këtë arsye janë bllokuar punimet në bllokun 4 dhe 5 si dhe 2 dhe 4 . Polo tregon se menjëherë u kërkua instancave përkatëse devijimi i projektit. Kalldrëmi sipas tij duhet të qëndrojë ashtu siç e kanë ndertuar mjeshtrit e hershëm.

Gjirokastra ruan të fshehtat e saj të pazbuluara. Një fakt janë edhe harqet mahnitëse zbuluar tek lokal Kashau i cili tashmë do të kthehet në një atraksion më shumë për vizitorët.

Pazari në formën që ka sot është ndërtuar rreth 500 vjet më parë.  Fillesat i ka brenda mureve të kalasë që identifikonin qytetin e Gjirokastrës.

Me rritjen e popullsisë familjet u detyruan të dalin jashtë mureve rrethuese të kështjellës duke hedhur themelet e para të konstruksioneve tregtare. Vjetërsia e pazarit të Gjirokastrës përmendet në dokumentet e udhëtarëve të njohur të pas mesjetës.

Vendi i quajtur si Qafa e Pazarit është një nga pikat më identifikuese të qytetit të gurtë, që vizitohet çdo vit e më shumë nga mijëra turistë të huaj./abcnews.al

Gjykata-Gjirokaster-2-933x445.jpg
G. P.18:29 | 14/01/2019

Policia e Gjirokastrës  ka shoqëruar sot pasdite në komisariat prokurorin Spartak Çoçoli.

Pas informacioneve për një ndalim të mundshëm të prokurorit Çoçoli për një çështje korrupsioni, Prokuroria për Krime të Rënda bëri të ditur se është duke kryer hetime në lidhje me procedimin penal nr. 08/2019 për veprat penale “Korrupsion i gjyqtarëve dhe prokurorëve”,  të parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç .

Në reagim thuhet se Prokuroria për Krime të Rënda nuk ka nxjerrë ndonjë urdhër ndalimi dhe nuk ka kërkuar asnjë masë sigurimi personal në Gjykatën e Krimeve të Rënda për prokurorin Spartak Çoçoli. Po ashtu dhe policia nuk ka proceduar me arrest në flagrancë.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono