gjirokastra

GJIROKASTER-LIBRAT-PRINDERIT_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.25-1280x720.jpg
G. P.15:41 | 13/09/2018

Në Gjirokastër ka nisur shpërndarja e librave falas, por edhe shitja e tyre. Në të dyja rastet ka shumë prindër që ankohen, si ata që duhet të kujdesen të mos dëmtojne librin deri në fund të vitit, por edhe ata që i blejnë thonë se çmimet janë të larta.

Shumë prindër në Gjirokastër nuk po i blejnë librat për fëmijët e tyre. Ata thonë se kushtojnë shtrenjtë dhe nuk e përballojnë dot. Gjasat janë që një pjesë e fëmijëve në këtë qytet të nisin vitin e ri shkollor pa tekse mësimore. Nga ana tjetër kanë mbërritur edhe librat që do jepen falas për kategorinë nën nevojë. Janë libra që duhet ti ruajnë dhe ti kthejnë në fund pa dëmtuar. Drejtoresha e shkollës 9 vjeçare në Gjirokastër, Alma Dudumi, njoftoi se prindërit duhet të paraqiten me kartë identiteti për ti tërhequr ato.

Alma Dudumi, drejtoreshë e shkollës A.Z .Çajupi: “Çdo prind dhe fëmijë që do të marri librat do të plotësojë një aktmarrëveshje të librave për gjendjen e tyre dhe për numrin. Prindi do të vijë më emrin, mbiemrin dhe numrin e kartës së identitetit.”

Ky kusht nuk është pritur mirë nga prindërit dhe nxënësit jo vetëm në Gjirokastër. Ka patur shumë ankesa edhe në Tiranë e në rrethe të tjera për këtë gjë. Prindërit janë të mendimit që është e vështirë të menazhosh një fëmijë në mënyre që ai të mos dëmtoje librin përgjatë gjithë vitit shkollor./abcnews.al

xhon-aliteee-933x445.jpg
ent ela23:06 | 15/06/2018

Ish-mafiozi shqiptaro-amerikan nuk i ka harruar kurrë rrënjët e tij. Xhon Alite, me origjinë nga Gjirokastra, ka qenë pjesë e familjes mafioze amerikane Gambino në SHBA në vitet ’80-’90.

Sonte ai ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan për të folur për të kaluarën e tij. Ish-mafiozi i famshëm ka treguar trupin e mbushur me tatuazhe. Në anën e majtë, pranë zemrës ka tatuazh flamurin shqiptar. Të njëjtin simbol e ka edhe në dorë. /tvklan.al

zjarre.jpg
G. P.11:39 | 13/06/2018

Temperaturat e larta të Qershorit paralajmërojnë zjarre dhe për këtë arsye, prefekti i Gjirokastrës organizoi një takim me drejtues institucionesh në rang prefekture. Prefekti Astrit Aliaj pasi analizoi situatën e një viti më parë kërkoi nga të gjitha institucionet gatishmëri. Në takim u fol dhe për mungesën e mjeteve.

Rreth 600 hektarë, kryesisht pyje dhe kullota janë djegur në 6 bashkitë e Qarkut të Gjirokastrës, ku zona më e prekur ka qenë Bashkia Dropull.

Gjatë vitit 2017 janë shoqëruar 30 persona të hetuar për zjarrvënie, dy janë ndaluar dhe 5 ndiqen në gjendje të lirë. Sipas policisë, mes personave të hetuar për zjarrvënie, tre kanë qenë gra./abcnews.al

AHMETAJ-taksa-1280x720.jpg
ent ela15:33 | 22/05/2018

Në vijim të diskutimit mbi aplikimin e Metologjisë së re të taksës mbi ndërtesat, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj ka sqaruar nga qyteti i Gjirokastrës se nuk ka shtyrje të aplikimit të taksës së pronës.

“Në referencë të aplikimit të taskës së ndërtesës, një sqarim për subjektet e qeveritë vendore. Aplikimi i taksës së pronës nuk është shtyrë sic ëhstë keqinterpretuar në lajme, por ka të bëjë me peiudhën tranzitore, që do të thotë se ligji i ka dhënë të drejtë njësive vendore që nuk bëhen dot gati menjëherë për metodologjinë e re, për një periudhë tranzitore mund të përdorin metodologjinë e vjetër. Pra taksa vazhjdon aplikohet, taksa nuk është shtyrë por ka një periudhë tranzitore për të akomoduar metodologjinë e re me bazë vlere”. /abcnews.al

vlcsnap-error739-1280x720.jpg
G. P.22:11 | 15/01/2018

ABC News ka mësuar disa detaje në lidhje me studimin e dytë të kryer për shkarjet e tokës në lagjen “Punëtore” të Gjirokastrës. Në raportin e ekspertëve të ardhur nga Tirana, thuhet se banorët e pallatit pesë katësh do të rikthehen në banesat e tyre pasi objekti nuk rrezikon.
Zona do të monitorohet vazhdimisht nga gjeologët dhe bashkia. Gjithashtu parashikohen edhe ndërhyrje për të shmangur rrëshqitje të tjera të tokës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono