gjirokaster

sotiraq-filo.jpg
G. P.15:24 | 30/07/2019

Tre kryetar të rinj janë betuar këtë të martë dhe kanë nisur zyrtarisht detyrën në bashkitë përkatëse. Konstituimi u bë në Divjakë, Korçë dhe Tepelenë.

Fredi Kokoneshi u betua për herë të tretë në krye të Bashkisë Divjakë. Ndonëse në zgjedhje pa garë, ai u shpreh i keqardhur se do të donte një proces me rivalë, por kjo nuk ndryshon asgjë. Kurse zv/kryeministrin Erjon Braçe, dhe deputet i Divjakës, kërkoi të mos krijohet vakum nga disa kryetarë bashkiakë të opozitës të cilët nuk lirojnë zyrat.

Pas konstituimit të bashkive të Devollit Maliqit dhe Kolonjës, paraditen e së martës është konsituuar edhe këshilli bashkiak i Korçës. 41 këshilltarët e rinj, ku 33 janë të PS dhe pjesa tjetër të partive të vogla të koalicionit të majtë.  Sotiraq Filo, bëri betimin, duke marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit te të bashkisë për 4 vitet e ardhshëm.

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi u betua për mandatin e tretë të qeverisjes lokale. Në Durrës Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e gjyqtares së Shkallës së Pare Mimoza Margjeka lidhur me vërtetimin e mandatit të kryetares së bashkisë Valbona Sako.

Apeli ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke pushuar kështu çështjen kundrejt kryetares së re të Durrësit të dalë nga zgjedhjet lokale të 30 Qershorit./ABC News Albania 24/7

GJIROKASTRA-ARKITEKTET-FJALORI_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela14:40 | 25/07/2019

Nje grup arkiktektësh kanë marrë përsipër t’u mësojnë të rinjve apo dhe vizitorëve gjuhën për trashëgiminë e Gjirokastrës. Këtë ata po e realizojnë përmes një kolane fjalësh.

Gjirokastritet duhet të njohin fjalët e vjetra të arkitekturës së qytetit të tyre. Me këtë qëllim disa arkitektë afrojnë një kolanë fjalësh që shpjegon trashëgimine e këtij vendi.

Arkitekti i njohur gjirokastrit Kreshnik Merxhani thotë se  fjalori i cili pritet të pasurohet edhe më tej, do t’i shërbejë fëmijëve, arkitektëve, restauratorëve si dhe guidave turistike për t’u njohur me prejardhjen e fjalëve dhe si përdoren ato sot.

Në vazhdim të nismës arkitektët duket se do investohen edhe në dokumentimin e një prej pasurive më të rëndësishme të Gjirokastrës. Atë të pikturave murale të cilat i gjen në çdo shtëpi karakteristike.

Gjirokastra numëron pjesën me të madhe të objekteve të trashëgimisë së Shqipërisë. Pavarësisht se ato janë të dukshme për syrin e vizitorëve, e panjohur mbetet terminologjia e përshkruar. Vetëm të moshuarit mund ta kuptojnë, kurse pjesa tjetër e qytetarëve e sidomos brezi i ri e ka të pamundur të zbërthejë enigmën gjuhësore të përdorur ndër vite.” Një fjalë në muaj nga Gjirokastra” do të konkretizohet me një fjalor të mirëfilltë, pasuri që do t’i ngelet kolanës së artë të vlerave gjirokastrite. /ABC News Albania 24/7

policia-kanabis-1280x702.jpg
ent ela10:40 | 24/07/2019

Afro dy mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në thellësi të një pylli në fshatin Fllomo të Dropullit. Policia e Gjirokastrës pasi kishte marrë informacion në rrugë operative organizoi dhe operacionin për parcelat me drogë. Bimët e kanabisit u shkatërruan, ndërkohë që nuk është kapur akoma autori i kultivimit, i cili është shpallur në kërkim. Një javë më parë Policia e Gjirokastrës zbuloi në Dropull, në fshatin Sopil 120 rrënjë kanabis për të cilat hetohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit së bashku me një punonjës të Bashkisë së Dropullit. /ABC News Albania 24/7

FIER-GJIROKASTER-QARKULLIMI_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela13:20 | 22/07/2019

Trafiku dhe aksidentet e ditëve të fundit në këtë sezon turistik ka bërë që Policia Rrugore të kalojë në gatishmëri në plotë. Patrulla të shumta kanë dalë në terren në Fier dhe në Gjirokastër.

Trafiku dhe radhët e gjata të mjeteve drejt jugut ka ngritur policinë e Fierit në këmbë. Nga kjo e hënë patrulla të shumta të qarkullimit u vendosen në rrugët e këtij qarku.

Hapja e by pass-it të Fierit ka lehtësuar situatën, por fluksi drejt Jonit dhe Adriatikut është i lartë

Edhe në Gjirokastër gatishmëria është në të njëjtin nivel. Por duket se në segmentet e rrezikshme ende nuk ka një zgjidhje për të shmangur aksidentet.

Kthesa e Jergucatit, kthesa në Pikën tursitike të Viroit në Gjirokastër, si dhe pika turistike e Ujit të Ftohtë në Tepelenë mbeten tre zonat më problematike .

Vetëm këtë vit në Kthesën e  Viroi u shënuan gjashtë aksidente për shkak të mungesës së sinjalistikës rrugore.

/ABC News Albania 24/7

gjirokastra-pa-uje-1280x726.jpg
nev ila14:29 | 18/07/2019

Në Gjirokastër disa lagje të qytetit nuk e kanë zgjidhur ende problemin me ujin e pijshëm. Banorët thonë se furnizohen një orë në ditë me ujë edhe pse janë taksapagues të rregullt.

Prej më shumë se dy javësh uji i pijshëm vjen vetëm një orë në ditë në lagjen “Punëtore” të Gjirokastrës.

Në këto temperatura të larta banorët nuk kryejnë dot as punët e përditshme.

Ata thonë se janë taksapagues të rregullt dhe shërbimin nuk e marrin.

Investimi prej 5.5 milion eurosh në Gjirokastër zgjidhi problemin e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë vetëm në disa lagje.

Ndërsa lagjja  “Punëtore”  edhe ato në zonën e sipërme të këtij qyteti duke përfshirë edhe bizneset e Qafës së Pazarit vuajnë mungesën e ujit prej vitesh.

Gjirokastra furnizohet nga dy burime ai i Hosit dhe  i Budukut, ky i fundit në muajt e verës gati shteron dhe rrjedhimisht lë edhe banorët pa ujë./ABC News Albania 24/7

aksident-me-makine-ne-gjirokaster.jpg
G. P.10:39 | 15/07/2019

Shtatë persona, 6 prej të cilëve pjesëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Mësohet se dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën pranë fshatit Derviçan dhe shkak është bërë një parakalim i gabuar.

Një automjet tip “Benz” ku udhëtonin pjesëtarë të së njëjtës familje u përplas me një mjet tjetër në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Aksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës pranë fshatit Derviçan.

Në fuoristradën ku ndodheshin gjashtë persona në tentativë për të parakaluar ka goditur një makinë që vinte përballë. Për pasojë, makina që po ikte në Sarandë doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Të gjithë personat që ishin në mjet mbetën të plagosur. Edhe drejtuesi i mjetit tjetër që u përfshi në aksident mbeti i lënduar.

Të dëmtuarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe nuk kanë rrezik për jetën. Të plagosurit janë Romina Turkaj, Renato Turkaj, Vjollca Pitja, Agron Pitja, Klaus Turkaj, Ana Turkaj dhe Kristaq Kola.

Dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë mjeti ku udhëtonte familja që po shkonte për pushime në Sarandë, i cili është futur në parakalim të gabuar. Aksi Gjirokastër-Kakavijë përballet me një fluks të madh automjetesh gjatë sezonit veror për shkak të pushuesve të cilët frekuentojnë plazhet e jugut./

ABC News Albania 24/7

labirinte.jpg
G. P.14:46 | 14/07/2019

Skutat e fshehtat në Gjirokastër ose njohur ndryshe si labirinte do t’u afrohen turistëve si një atraksion i rrallë. Ato janë zbuluar gjatë punimeve në Qafën e Pazarit dhe 400 vjet më parë shërbenin për mbrojtjen e produkteve të ndryshme të tregtarëve.

Dikur u ndërtuan që banorët e tregtarët të ruanin produktet në kushtet frigoriferike. Sot labirintet e lashta të zbuluar në themelet e banesave në Gjirokastër do të kthehen në atraksion turistikë për vizitorët.

Ishin punimet për rehabilitimin e Qafës së Pazarit që hodhën dritë në këtë anë të panjohur të qytetit të gurtë. Objektet e vjetra janë ndërtuar në një moment të caktuar të historisë që përkon me themelimin e qytetit, dhe para viteve ‘90 ato janë mbyllur.

Të fshehtat e Gjirokastrës e vërtetojnë edhe harqet mahnitëse tek lokal “Kashau” të cilat u zbuluan pak kohë më parë. Pronari i këtij biznesi Hairi Kashahu thotë se është një sipërfaqe prej 28-30 m që do të rikonstruktohet duke ruajtur elementët antikë të saj.

Labirintet e qytetit të gurtë shërbenin si mënyrë komunikimi mes tregtarëve, të cilët shkëmbenin mallrat e tyre pa qenë nevoja të shkonin në pjesën e sipërme të qytetit.

Pjesa më e madhe e bizneseve ishin të ndërtuara në disa nivele dhe labirintet përbënin nivelin më të ulët, të ndërtuar në mënyrë të tillë edhe për të ruajtur produktet në kushte frigoriferike për të mos u prishur.

Sa i takon periudhës së ndërtimit nuk ka një datë fikse, megjithëse sipas historianëve mendohen se kanë nisur rreth shekullit të 17-18 periudhë kjo që përkon dhe me themelimin e qytetit të gurtë.

Pazari në formën që ka sot është ndërtuar rreth 400 vjet më parë. Fillesat i ka brenda mureve të kalasë që identifikonin qytetin e Gjirokastrës. Me rritjen e popullsisë familjet u detyruan të dalin jashtë mureve rrethuese të kështjellës duke hedhur themelet e para të konstruksioneve tregtare. Vjetërsia e Pazarit të Gjirokastrës përmendet në dokumentet e udhëtarëve të njohur të pas Mesjetës./ABC News Albania 24/7

turist-1280x713.jpg
nev ila17:15 | 07/07/2019

Për shkak të rregullimeve që po u bëhen kalldrëmeve në Gjirokastër numri i vizitorëve dhe i turistëve është ulur në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë ata që ndodhen këto ditë në këtë qytet të gurtë thonë se kanë gjetur vërtet diçka të bukur. 

Nuk ka aq të huaj sa Gjirokastra të duket në kulmin e sezonit. Grupet e vogla lëvizin përmes gurëve dhe punëtoreve në Qafën e Pazarit. Aty po investohet por kjo i ka kushtuar këtij qyteti 900 turistë më pak se në të njëjtën kohë në sezonin e kaluar

“Jam nga Izraeli. Është hera e parë që vizitojë Gjirokastrën. Kështjella është shumë e bukur. Në këtë qytet aktualisht po ndodhin rikonstruksione në rrugë, dhe mendoj se dhe kjo është pjesë e historisë. Sa i takon ushqimit ne nuk mund ti shijojmë sepse jemi hebre dhe kemi ushqimet tona të veçanta. Duhet të kemi kujdes kështu që kemi marrë ushqim me vete”.

As Drejtori Rajonal i Kulturës Vasil Polo nuk është i kënaqur me vizitorët në resurset e Gjirokastrës. Por ai pret një sistemim të shpejtë të qytetit dhe ritme të mirë të turizmit.

Kalaja dhe Parku i Antogonesë janë dy prej pikat më të pëlqyera për të huajt. Këtu vijnë nga Italia, Republika Çeke, Izraeli, Polonia madje Kina dhe Japonia e Largët.

“Jemi turistë italianë është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Mikja jonë që po na shoqëron është shqiptare, është ajo që na solli në këtë realitet dhe është shumë bukur. Shqiptarët kanë një shpirt të bukur janë njerëz zemërgjerë, të gatshëm. Gatuani ushqime të ndryshme por gatuani shumë mirë, shumë të shijshme”.

“Është hera e parë që vizitojë këtë vend. Qoftet dhe gjirot më kanë pëlqyer shumë këtu. Natyra dhe pjesë e vjetër e qytetit do të më bënin të rikthehesha sërish sepse vendi këtu është shumë i bukur. Unë jam fotograf dhe më pëlqen këtu”.

Turizmi është një nga burimet kryesore të valutës në Shqipëri. Vitin e kaluar ekonomia shqiptare përfitoi 1 miliard e 850 milionë euro të ardhura bruto nga turizmi.  Pjese e saj janë dhe të ardhurat nga Gjirokastra.

“ Jam nga Republika Çeke dhe është hera e parë që vizitojë këtë qytet. Çdo gjë në Gjirokastër më pëlqen. Njerëzit janë shumë  miqësor. Këtu kam provuar vetëm kafen”.

“ Njerëzit janë shumë të mrekullueshëm, këndshëm dhe e kemi shijuar këtë udhëtim veçanërisht prej tyre. Edhe unë jam nga Izraeli. Jam e sigurt që pas 5-10 vitesh do të jetë shumë e nevojshme për turizmin dhe do të vija sërish. Historia është shumë e veçantë, ka vende specifike është shumë i këndshëm dhe pastër këtu.

Në qytetin e gurtë sikurse edhe në zona të tjera turistike, ka patur anulime të rezervimeve për shkak të situatës politike në vend. Operatorët po mendojnë strategji të reja për të joshur sërish të huajt./ABC News Albania 24/7

MBULIM-PROTESTA-GJIROKASTER.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela19:25 | 23/06/2019

Një grup mbështetësish të Partisë Demokratike në Gjirokastër janë përplasur me policinë pasi kanë tentuar të bllokojnë rrugën ku do kalonte kryeministri për të shkuar në takimin elektoral me mbështetësit e tij në këtë qytet.

Protestuesit e PD kanë bllokuar njërin krah të aksit të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë.

Ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë pranë parkut të Viroit, Rama ka kaluar për të zhvilluar takimin elektoral.

Në krye të protestuesve ishte kreu lokal i PD Dasho Aliko. /ABC news Albania 24/7

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono