Gjilani

ndryshime-ne-youtube.jpg
Vladimir Prenga13:18 | 22/01/2020

Yenisey bëri një gabim të rëndë, duke hedhur në kanalin “Youtube” videon e ndeshjes me titullin e gabuar. Aty specifikohej se po luhej me Gjilani (Serbi), por më pas është korrigjuar dhe është bërë Gjilani (Kosovë). Klubi dardan ka dalë edhe me një komunikatë, duke sqaruar gjithçka ndodhi dhe se si erdhi ai ndryshim.

“Gjilani po zhvillon ndeshje miqësore kundër skuadrës ruse Yenisey Krasonyarsk. Gjatë transmetimit të ndeshjes zyrtarë të klubit rus e kishin etiketuar në kanalin e tyre në “Youtube”, Gjilanin si klub nga Serbia.

Në marrëveshjen e ndeshjes të nënshkruara nga zyrtarë nga dy skuadrat, figurojnë vendet e origjinës së skuadrave të pranuara për zhvillimin e saj, nga ku skuadra e Gjilanit mjaft qartë figuron si ekip nga Kosova dhe ekipi rus kishte pranuar zhvillimin e takimit.

Pas reagimit të zyrtarëve të klubit të Gjilanit, nga ku dhe u shqyrtua mundësia e ndërprerjes së takimit, zyrtarë të klubit të Yenisey e përmirësuan gabimin e bërë gjatë transmetimit, duke e ndërruar vendin e origjinës së klubit tonë dhe tani figuron ekip nga Kosova”, shkruhet në reagimin e Gjilanit. /abcnews.al

gjilani-youtube.jpg
Vladimir Prenga11:53 | 22/01/2020

Gjilani po luan një ndeshje miqësore në Turqi, aty ku po zhvillon fazën përgatitore. Kundërshtar është ekipi i Yenisey, ku më parë është aktivizuar Enis Gavazaj. Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë.

Klubi rus po e transmeton ndeshjen në kanalin zyrtar në “Youtube” dhe ajo çka bie në sy është titulli i vendosur te videoja,ku thuhet se Gjilani i përket Serbisë. Edhe në futboll rusët nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës dhe kjo nuk është hera e parë që e shfaqin diçka të tillë.

Tifozët e Gjilanit nuk e kanë pritur mirë diçka të tillë dhe e kanë shprehur në rrjetet sociale. Sigurisht në shenjë hakmarrje presin që skuadra e tyre të fitojë në këtë ndeshje, që vetëm miqësore nuk mund të konsiderohet me këtë sjellje të klubit rus. /abcnews.al

svraka.jpg
Vladimir Prenga20:56 | 17/01/2020

Gjilani ka bërë edhe një tjetër afrim. Klubi dardan i ka bërë një dhuratë tjetër trajnerit Gentian Mezani. Ata arritën akordin me mesfushorin Muamer Svraka, të cilin i prenë edhe biletën për në Turqi ku po zhvillojnë gjilanasit fazën përgatitore.

Mesfushori qendror ka një karrierë të pasur, teksa për vite të tëra ka qenë pjesë e Zeljenicar në vendin e tij, ku u shpall për tre vite kampion. Gjashtë muajt e fundit ka qenë pa ekip, ndërkohë që deri në maj është aktivizuar në Slloveni me Triglav.

Svraka njihet edhe për shënimin e golave, falë aftësisë së tij goditëse nga distanca. Në vitin 2018 është shpallur nënkampion në Estoni me skuadrën e FCI Levadia dhe ka shënuar plot 13 gola.

Mesfushori ka provuar edhe dy eksperienca në Kroaci me Rudes dhe Istra, ndërkohë që ka luajtur edhe në Iran me Paykan. Svraka ka qenë pjesë edhe e kombëtares së Bosnje Hercegovinës, duke u aktivizuar në 6 ndeshje./abcnews.al

greca-1280x853.jpg
Vladimir Prenga19:08 | 10/01/2020

Bedri Greca e pëson pas një deklaratë të dhënë një ditë më parë, ku shigjetonte trajnerin Gentian Mezani. Edhe pse sulmuesi anësor deklaronte se drejtuesit kanë qenë korrektë, nuk ka shpëtuar. Paralajmërimi i Grecës për të shkuar në FIFA ka bërë që Gjilani të reagojë dhe ta bllokojë lojtarin deri në verë.

“Ditëve të fundit nëpër mediat shqiptare, lojtari Bedri Greca ka dhënë disa deklarata që në vete përmbajnë shumë të pavërteta, madje duke tejkaluar ç’do etikë, me ç’rast i njëjti ka tentuar të njollosë punën e jashtëzakonshme që po e bën trajneri, Gentian Mezani.

SC Gjilani njofton mediat dhe gjithë opinionin publik se Bedri Greca edhe më tutje është lojtar i klubit tonë, sipas kontratës së vërtetuar në FFK, që është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.

Bëjmë të ditur se klubi nuk ka asnjë obligim ndaj tij, ndërsa për shkeljet disiplinore dhe veprimet tjera deri te shkëputja eventuale e kontratës, klubi do t’i drejtohet organeve kompetente në FFK”, shkruhet në komunikatën e Gjilanit. /abcnews.al

greca-1280x853.jpg
Vladimir Prenga18:00 | 09/01/2020

Bedri Greca e ka me trajnerin Gentian Mezani. Sulmuesi anësori, i cili në verë u largua nga Tirana dhe pranoi propozimin e Gjilanit, tashmë është lojtar i lirë. Futbollisti kryeqytetas fajëson teknikun vlonjat për largimin e tij nga Gjilani.

“Nuk e di as vet pse trajneri vendosi të më largojë, ndoshta paaftësia e tij. Ai i frikësohet futbollistëve si unë”, shprehet Greca për “Insporti.com”. Sulmuesi vijon të flasë në lidhje me situatën te skuadra që garon në Ipko Superliga.

“Gjilani ka probleme brenda skuadrës, jo nga drejtuesit. Drejtuesit e klubit janë tejet korrekt. Me Mezanin kam marrëdhënie pune, asgjë më shumë. Në aspektin financiar janë për notën dhjetë, edhe pse paga për muajin nëntor dhe dhjetor ende nuk më është dhënë. Kjo do të rregullohet shumë shpejtë”, ka thënë mes të tjerash Greca. /abcnews.al

greca-dhe-otto-john.jpg
Vladimir Prenga17:05 | 06/01/2020

Otto John, sulmuesi i Skënderbeut, nuk ka pasur hapësira të shumta te korçarët dhe në Kosovë thuajse në çdo merkato tentojnë ta bindin sulmuesin nigerianin. Prishtina raportohet se është në bisedime me të, por korçarët janë ata që vendosin.

Futbollisti 21-vjeçar dëshiron të jetë i rëndësishëm dhe në Korçë kjo duket e vështirë. Sulmuesi sivjet ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Superiores, por vetëm pesë prej tyre i ka nisur nga fillimi. Otto John ka shënuar vetëm një gol, në sfidën e fituar në transfertë me Laçin.

Më parë ai ka shkëlqyer pikërisht në Kosovë, ku ka qenë i huazuar te skuadra e Trepça ’89. Prishtina beson se sulmuesi mund t’u bëjë punë dhe po tenton ta mbyllë me sukses marrëveshjen me Skënderbeun për transferimin e Otto John.

BEDRI GRECA – Anësori iu bashkua Gjilanit në verë, pas një eksperience te Tirana. Greca në të shkuarën ka luajtur në Superiore edhe me Flamurtarin e Kukësin, ndërkohë që mund të rikthehet sërish në elitën e futbollit shqiptar.

Ai është nën kontratë me Gjilanin, por bashkëpunimi mes tyre pritet të ndërpritet dhe të zyrtarizohet shumë shpejt. Greca ka oferta nga Superiorja dhe pritet të vendosë se ku do ta vijojë karrierën. /abcnews.al

plaku-gjilani-1280x853.jpg
Vladimir Prenga12:21 | 05/01/2020

Sebino Plaku do të jetë krahu i djathtë i Tomislav Busic te Gjilani. Sulmuesi ka nënshkruar dhe është zyrtarizuar sot pjesë e skuadrës së drejtuar nga Gentian Mezani. Ai i bashkohet kolonisë së futbollistëve që lanë Superioren për të luajtur në Kosovë.

“Gjilani dhe futbollisti nga Shqipëria, Sebino Plaku, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, nga ku do ta mbajë futbollistin e lartcekur si pjesë e skuadrës së Gjilanit deri në fund të këtij edicioni garues.

I lindur në Tiranë, Plaku, karrierën e tij futbollistike e nisi me Partizanin e Tiranës. Sulmuesi më i ri i Gjilanit, pas vetes ka karrierë të gjatë futbollistike, ndërsa në këtë edicion ai luajti për skuadrën e Llapit nga Podujeva.

Sebino Plaku, gjithashtu kishte luajtur edhe në skuadra të ndryshme në Shqipëri, ku karrierë kishte bërë edhe në kampionatet Europiane, më saktësisht në Poloni me skuadrën e Slask Wroclaw dhe në Norvegji me skuadrën e FC Hamkam”, njofton klubi i Gjilanit. /abcnews.al

Sebino Plaku dhe menaxheri Altin Firat duke pozuar pas hedhjes së firmës
plaku-1280x853.jpg
Vladimir Prenga11:31 | 05/01/2020

Sebino Plaku do të ndryshojë skuadër në Kosovë dhe do të jetë Gjilani ekipi i ri. Pas një pjese të parë të sezonit te Llapi, sulmuesi ka pranuar ofertën e klubit gjilanas dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Gentian Mezani.

Vetë trajner i Llapit, Tahir Batatina, ka konfirmuar se është mbyllur gjithçka dhe Plaku do t’i bashkohet Gjilanit. “Kemi arritur marrëveshje me skuadrën e Gjilanit që ta transferojmë tek Gjilani Sebinon”, tregon fillimisht Batatina për “Zëri.info”.

Më tej ai shton: “Kemi kaluar jashtë zakonisht mirë me lojtarin, i cili është një super profesionist dhe super djalë dhe i kulturuar. Unë mendoj se do ta ndihmojë shumë Gjilanin, pasi  e njeh edhe skuadrën dhe lojtaret që janë aty”. /abcnews.al

Sebino-Plaku-Llapi.png
Vladimir Prenga09:35 | 05/01/2020

Sebino Plaku pritet të ndryshojë skuadër. Sulmuesi kryeqytetas zgjodhi në verë t’i bashkohej skuadrës së Llapit, ndërkohë që për të ka mbërritur prej ditësh një ofertë nga Gjilani i Gentian Mezanit. Vlonjati e do Plakun në skuadrën e tij.

Bisedimet kanë përparuar dhe raportohet për një akord mes palëve, por më parë duhet zgjidhur çështja e kontratës. Plaku ka marrë një pjesë të konsiderueshme të pagesave te Llapi, që normalisht do t’i kthehet diçka pas.

Gjasat janë që Gjilani të paguajë dhe sulmuesi të vihen nën urdhrat e trajnerit  Mezani, i cili kërkon titullin kampion me skuadrën e tij. Ballkani i vendit të parë është pranë dhe shanset janë të mëdha që në fund tifozët gjilanas dhe “Skifterat” të gëzojnë ngritjen e një trofeu. /abcnews.al

Sebino-Plaku-Llapi.png
Vladimir Prenga12:07 | 02/01/2020

Sebino Plaku në shënjestër të disa klubeve, në Kosovë dhe Shqipëri. Sulmuesi, i cili është nën kontratë me Llapin, mund të ndryshojë ambient së shpejti, por fillimisht duhet të zgjidhë çështjen e kontratës me klubin nga Podujeva.

Gazeta Sheshi raporton se në Superiore e duan klube si Partizani dhe Teuta. Me të kuqtë ai ka luajtur edhe më parë, kurse durrsakët e kanë tentuar edhe në verë.

Në garë për shërbimet e Plakut është vënë edhe Gjilani, klub që synon të përforcohet dhe të tentojë fitimin e titullit kampion në IPKO Superliga e Kosovës. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono