gjiknurit

damianii-1280x724.jpg
ad min20:58 | 04/07/2019

Damian Gjiknuri kryetari i Komisionit për Reformën zgjedhore është shprehur sot se nëse PD kërkon largimin e tij do të veprojë si Presidenti i vendit që ofron largimin për t’i dhënë udhë dialogut PD-PS në lidhje me reformën zgjedhore. I ftuar në “Mbrëmje Ide”, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj është shprehur se PD nuk kërkon vetëm largimin e Damianit, Ramës, Taulanti apo Ulsiut, por pret që ata të shkojnë në burg.

“Nuk ka seriozitet në gjithë këtë histori. Çfarë kemi kërkuar ne? Ne kemi kërkuar që Damiani, Ulsi dhe Taulanti dhe Edi të shkojnë në burg. Jo se është dëshira jonë por që kanë shkelur ligjet e këtij vendi dhe besoj se nuk ka të madh e të vogël të majtë e të djathtë dhe pa parti që nuk e kanë marrë vesh, së paku nga përgjimet e fundit të “Bild” se çfarë masakre kriminale dhe elektorale kanë bërë në kurriz të popullit, publikut dhe demokracisë. Në burg po dhe kjo dhe kjo është një zgjidhe por ajo që kemi kërkuar shumë kohë më parë është ndëshkueshmëria apo pandëshkueshmëria ndan demokracinë dhe shtetin e së drejtës nga diktatura. Kjo mund të ishte një zgjidhje për të gjithë ata që listova dhe të gjithë ata që në një sistem i pavarur që do të hetonte t’i dërgonte atje ku duhet. Nga provat që kanë dalë unë besoj që askush nga këta nuk e ka vendin në Parlament sepse është turpi i shqiptarëve që të përfaqësohet”.

I pyetur se me cilin kusht hyjnë në tryezën e reformës zgjedhore, Alibeaj tha se: “Nuk besoj se është më kusht i ynë dhe ne nuk kemi artikuluar ndonjëherë  kusht për reformën zgjedhore dhe në vetvete reforma zgjedhore nuk përbën një çështje nga të cilat na ndan”./abcnews.al

alibeja-1280x732.jpg
ad min18:45 | 02/04/2019

Opozita është mosbesuese rreth këtij qëndrimi të socialisteve për reformën zgjedhore. Pas deklaratës së kryetarit të Komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri, ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha në studion e ABC News, se problemin nuk e zgjidh reforma. Prioritet i opozitës sipas Alibeajt është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme.

Mirela Milori: PS në Komisionin për Reformën Zgjedhore ju jep një avantazh dhe iu thotë eja të ulemi në tryezën e bisedimeve që të keni të njëjtin status si deputetët e mandatar dhe të kenë edhe të drejtën të vendosin veton, për aq kohë sa OSBE thotë janë dakord me propozimet e tyre. Do ta vlerësoni këtë ftesë?

Enkelejd Alibeaj: Nuk e fsheh që ka njëlloj lëshimi njëlloj çedimi nga pozitat e tyre të forta dhe kokëfortë në fakt. Ne e patëm për një vit e gjysmë mos më tepër Komisionin e Reformës Zgjedhore kur opozita ishte në Parlament. Ne i paraqitem shumë më herët se cilat ishin kërkesat për një proces teknikisht të rregullt. Në fakt ajo çka është kërkesa jonë tani nuk është një kërkesë  që përjashton ato çfarë ne kemi thënë kohë më parë por kërkesa ka evoluar jo thjesht si një dëshirë e jona. Por kërkesa ka evoluar për shkak të atyre që kanë ndodhur të paktën nga 2017 e këtej. Dhe teksa dëgjoj në fakt ato çfarë thotë zotëria që sapo dëgjova tha në fakt më shkon në mëndje një gjë fare e thjeshtë: Thënë kjo nga Damian Gjiknuri, është njeriu i cili organizoi ato zgjedhje të Dibrës të cilat tashmë janë të fshehura ne dosjen 184. Dhe çështja nuk është se do të rregullonin Komisionin e qendrës së votimit i cili realisht mund të bëhet edhe me njerëz apolitik. /abcnews.al 

TABAKU-KUNDER-RAMES-E-GJIKNURIT-1280x720.jpg
ent ela16:32 | 03/04/2018

Është vendosur në krah të protestuesëve përpara drejtorisë së policisë. Kërkon lirimin e të ndaluarëve pjesëmarrës në protestën kundër tarifës në Rrugën e Kombit. Për deputeten demokrate Jorida Tabaku kryeministri Edi Rama dhe ministri Damian Gjiknuri  vazhdojnë t’i gënjejnë shqiptarët se mirëmbajtja e rrugëve kërkon shuma të mëdha parash.

Tarifa e vendosur është antikushtetuese për deputeten e Partisë Demokratike.

Për deputeten Tabaku qyetarët e Tiranës, Kukësit dhe çdo qyteti tjetër që janë bashkuar të protestojnë përpara Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, janë në mbrojtje të interesit, financave dhe ekonomisë së tyre. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono