Gjici

Gjici.jpg
Veronik Istrefaj18:31 | 07/12/2019

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, foli menjëherë pas ndeshjes së fituar 1-3 kundër Tiranës. Numri një i klubit verilindor tha se është i kënaqur me paraqitjen e të tijve, por kërkon ecuri dhe më shumë nga yjet e sulmit.

“Po patjetër, në objektiv jemi. Nuk do të dalim te objektivi. Unë pres që Kukësi të marrë fitore rresht, tre, katër radhazi. Duhet të kapim ritmin e të mos ndalohemi. Besoj se Kukësi është i kompletuar, të gjithë lojtarët janë në formën e duhur.

Kuptohet që po luajtën kështu si sot, do të kemi rezultate pozitive dhe në ndeshjet e ardhshme. Shpresoj që arbitrat të mos gabojnë. Gavazaj sot luajti shumë mirë, edhe pse kishte një rast më përpara për të shënuar. Por kuptohet, jo të gjitha rastet shënohen. Gjithsesi, pres më shumë nga Gavazaj dhe Abazaj.

Janë në rrugën e duhur, por ka ende punë për të bërë. Kampionati është i gjatë dhe ka konkurrencë të fortë. Besoj që do të arrijmë të marrim atë që duam dhe të arrijmë tek objektivat e vendosura në fillim”./abcnews.al

Gjici-1.png
Veronik Istrefaj17:44 | 22/10/2019

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ishte i pranishëm në “Zeqir Ymeri” për të inspektuar punimet e deritanishme të stadiumit të ri. Rikonstruksioni i stadiumit në Kukës ka filluar prej disa kohësh dhe po ecën me ritme të kënaqshme. Numri një i Kukësit tha se stadiumi do të jetë gati për fillimin e sezonit të ardhshëm.

Në fjalën e tij, Gjici tha: “Dua të falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit, për fillimin e punimeve të stadiumit dhe mbështetjen që i ka dhënë Kukësit. Falënderoj qeverinë Rama që ka mbështetur fillimin e punimeve, para shumë qyteteve tjera të mëdha në Shqipëri”.

“Edhe Federata, edhe qeveria, na ka mbështetur për të bërë këtë stadium. Nëse koha do të na ndihmojë, besoj se nga vera e sezonit të ardhshëm do të luajmë në stadiumin tonë”, përfundoi Gjici./abcnews.al

FUTBOLL-KUKESI-REZHINALDO-1280x720.jpg
ent ela17:59 | 14/01/2019

Kukësi pritet të ketë ndryshime të reja në skuadër. Presidenti Gjici planifikon të transferojë sulmuesin Rezhinaldo, dhe të afrojë një sulmues tjetër.

Shpenzimet kanë qenë të mëdha kohët e fundit. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, është detyruar të nxjerrë nga xhepi shuma të rëndësishme për të bërë të mundur afrimet e dimrit, por ndërkaq ai po mendon të rikuperojë.

Pas afrimit të sulmuesit Vasil Shkurtaj dhe të mesfushorit Rrocaj, njeriu që mund ta ndihmojë për t’ia dalë është Rezhinaldo.

Sulmuesi nga Mozambiku konsiderohet si i mundshëm për t’u transferuar tani në janar, edhe pse vetëm kundrejt një shifre aspak të vogël.

Plot 200 000 euro mësohet se kërkon Gjici për kartonin e tij, dhe bisedime në Antalia ka pasur, por jo për të arritur në një marrëveshje.

Rezhinaldo shënoi 7 gola gjatë fazës së parë të sezonit, duke qenë lojtari më I rëndësishëm ofensiv, por afrimi i Shkurtajt ka ndryshuar situatën.

Për më tepër, futbollisti njihet si jo pak problematik në marrëdhënie me drejtuesit dhe me trajnerët, siç ndodhi edhe kur ishte tek Laçi, por edhe në përplasjet që ka pasur me teknikun e Kukësit, Armando Cungu.

Burime pranë klubit verior bëjnë me dijë se presidenti Gjici kërkon që, me paratë e mundshme të fituara nga kartoni i Rezhinaldos, të afrojë në skuadër një sulmues tjetër.

Në këtë mënyrë do të mund të përballonte kërkesën për rrogë, që mund të shkonte në 8 deri në 10 000 euro në muaj.  /abcnews.al

PRESIDENTI-I-KUKESI-Gjici-1280x720.jpg
ent ela21:51 | 08/01/2019

Kukësi nuk është ende i kënaqur me përforcimet, pavarësisht afrimit të dy lojtarëve të rëndësishëm. Klubi verior kërkon të marrë një tjetër sulmues.

Shumëkush mendon se nuk i duhet gjë tjetër për titullin. Me Shkurtajn dhe Rrocajn, Kukësi bëri goditjet më të bujshme në janar, madje ka frikë për konkurrencën, veçse presidenti Gjici nuk duket i kënaqur.

Burime pranë presidentit kuksian bëjnë me dije për ABC News-in se pritej edhe një tjetër afrim, madje sërish në sulm. Këto ditë u diskutua për rivalitetin mes Shkurtajt dhe Rezhinaldos, duke u quajtur problematik për trajnerin Cungu, por Gjici mesa duket mendon se sulmi nuk është ende aty ku duhet.

Për momentin, nuk tregohet se cili mund të jetë lojtari i ri ofensiv, por pistat e vetme janë ato jashtë Shqipërisë, ndërsa problemi kryesor për presidenti mësohet se është rroga. Kukësi nuk u druajt për shpenzimet, duke qenë agresiv, e duke i dhënë Luftëtarit gati 130 000 euro për kartonin e Shkurtajt e të Rrocajt, plus një shumë tjetër të madhe për rrogat.

Klubi verior mësohet se u tregua më i shpejtë dhe më konkret sesa Partizani, që fillimisht ishtë favorit për të marrë ish-lojtarët e Luftëtarit. Ambiciet janë të mëdha, ndërsa shanset për të fituar titullin ekzistojnë që të gjitha, pasi skuadra e Cungu është në vendin e dytë në Superligë, vetëm tri pikë prapa kryeqytetasve. /abcnews.al

 

vlcsnap-error058-1280x720.jpg
ad min11:27 | 10/12/2017

Mladen Milinkoviç mbetet sërish trajner i Kukësit edhe pas humbjes me Lushnjen. Presidenti Gjici nuk pranoi dorëheqjen dhe i dha edhe një shans në krye të skuadrës.

Me siguri ishte humbja më e hidhur në karrierë.
Mladen Milinkoviç nuk e donte veten gjatë ndeshjes ndaj Lushnjes në “Zeqir Ymeri” dhe katastrofa e Kukësit të tij me shifrat 1-3 e bëri që ta kishte të lehtë vendimin që duhej të merrte.

Milinkoviç: “Është turp, një turp i madh, duke filluar nga ne, nga stafi teknik e duke përfunduar tek lojtarët. Kur pëson një humbje të tillë turpëruese edhe unë s’gjej fjalë si të shprehem. Unë e kam marrë vendimin tim, por do t’ia them më parë presidentit, pastaj do ta bëj publik”.

Milinkoviç u takua me presidentin Gjici dhe besohet se i paraqiti dorëheqjen, edhe pse numi 1 i klubit i dha edhe një shans.
Në të kundërt, fitorja e bëri me krahë trajnerin e Lushnjes, Hysen Dedjen.
Shkodrani u shpreh i bindur sesi do të jetë e ardhmja.

Dedja: “Mendoj se kjo na ndihmon shumë, përveç 3 pikëshit na ndihmon shumë dhe në anën psikologjike të këtyre djmeve. Se nuk jemi në, të marr shembullin, të më falin, si ekipi i vjetshëm i Peshkopisë që u dorëzua që në fillim. Ne do të luftojmë deri në fund. Mendoj që me këtë grup lojtarësh, me këtë skuadër kështu si stërviten ne do të shpëtojmë”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono